ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Bekim Shyti është autori i fotografive të para publike nga nga Epopeja në Prekaz

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Më 11 mars 1998 po verdallisesha në Tiranë, si pula kur i pritet koka. Flitej e përflitej për një luftim të madh në Prekaz të Drenicës, por as pas 5-6 ditëve nuk kishim informacion konkret. Video e fotografi nga vendi i betejës jo se jo.
Po marrë mundin për të rrëfyer ndodhinë e 11 marsit 1998 – për ta kujtuar publikimit e parë të fotografive që ka bërë Bekim Shyti në Prekaz, ku ishte pjesëmarrës i varrimit të 55 martirëve. Po ndihem i detyruar të rrëfej, sepse edhe pse kanë kaluar 24 vite, ende po vazhdojmë me rrëfime që ngjajnë në legjenda, edhe pse ishim edhe protagonistë. Kjo për shkak të një prirje dekadente për të glorifikuar sa më shumë historinë, sepse nuk po na duken mjaftueshëm historike ndodhitë reale. Këtë ndiesi ma krijoi këto ditë intervista e Prof. Rexhep Gjergjit (TV7 -“pressing”, më 7 mars 2022), por edhe rrëfimet e mëhershme të vetë protagonistit Bekim Shyti dhe protagonistëve të tjerë.
Në paraditën e hershme të 11 marsit 1998 po pija kafe në terasë të lokalit “Çaplin”, pas Muzeut Kombëtar në Tiranë. Aty kalonim kohën ne të hutuar e brengosur për zhvillimet që po ndodhnin në Kosovë. Në afërsi, në trotuar, vërejta një djalosh shtat-hedhur, flokëgjatë, të lidhura prapa kreje si frizurë vajzash. Meqë më ngjau i shqetësuar, e luta të pinte një kafe me mua. Por ai, për shkak të mosnjohjes dhe mungesës se kohës, refuzoi. I shkova pranë për t’u sqaruar. Ai u arsyetuar se po priste taksi për të shkuar në Aeroport, sepse po kthehej në Zvicër. Insistova, duke i premtuar se po u bë shkak kafja ta humbte fluturimin, do ia kompensoja dëmin. Shpejt u njohem dhe krijuam besim reciprok. Rrëfeu: “Kam ardh nga Kosova për të kontaktuar me UÇK, që t’ia jap negativin me fotografi të cilat i kam bërë gjatë varrimit në Prekaz dhe dua të angazhohem në UÇK. Por meqë nuk gjeta mundësi kontakti, po kthehem në Zvicër…”
Të fotografisti në afërsi zhvilluam negativin. Binda Bekimin se duhej të jepte intervistë në Telivizionin Shqiptar (RTSH), sepse emtonte edhe emisionin e lajmeve për Kosovën. Me atë rast do t’i prezantonte fotografitë.
Kontaktuam gazetarin Asllan Bajrami, redaktor i emisionit. Bekimi fillimisht hezitoi, sepse nuk kishte përvojë përkatëse, por më shumë për shkak të dukjes se tij kulleriste. E binda, pikërisht se ai, si origjinalitet autentik, emigrant kullerist, kishte rëndësi ekstra t’i rrëfente përjetimet e tij gjatë varrimit në Prekaz, t’i prezantonte fotografitë, dhe ta publikonte përcaktimin që do të angazhohej në UÇK.
Asllan Bajrami dhe Besa Qeku e mirëpriten lutjen tonë.
Ato fotografi dhe rrëfimi i Bekimit, të emetuara disa herë në RTSH gjatë asaj nate të 11 marsit 1998, tronditen e shkunden Shqipërinë, siç u informuam ditën e nesërme, sepse këdo që takonim, kryetemë kishte ato fotografi dhe përjetimet e Bekimit…
Në ndërkohë Bekimin e kontaktova me Ilir Konushevcin, i cili e angazhoi Bekimin në ushtrimet ushtarake për komandos, nën komandën e Kadri Kastratit, Ushtarak i afirmuar për trajnime të komandosëve në kuadër të Ushtrisë Jugosllave (JNA).
Bekimi ishte shumë sportiv, sepse në Gjenevë kishte marrë pjesë në gara për karate. Komandantin Kadri e luta ta toleronte Bekimin me atë frizurë, meqë pash se të tjerët kishin rruar kokën. Të nesërmen Bekimi ka kërkuar të rruhet njësoj si, tashmë, bashkëluftëtarët. Pas dy javësh ushtrime u vendos të hynte fshehurazi në Kosovë, bashkë me komandos tjerë. Në Tropojë, në rrugëtim drejt Kosove, i ka shoqëruar Qerim Kelmendi. Policia shqiptare i pat hetuar dhe arrestuar, meqë ashtu ishin urdhëruar nga kryeministri Fatos Nano dhe kryepolici i Shqipërisë Sokol Baraj. Fatmirësisht shpejt pat ndërhy për lirim të tyre zv-kryepolici i Shqipërisë Iliri Çano. Komandoset hynë në Kosovë. Bekim Shyti u shqua si komandos i guximshëm, i shkathët, që nuk iu nda luftës deri në çlirim të Kosovës, as kur plagosej…
Kaq të thjeshta ishin ato zhvillime fisnike, tashmë historike.
Ishte rastësi atë ditë njohja ime me Bekimin, publikimi i fotove të bëra gjatë varrimit në Prekaz, të cilat nxiten mitizimin e Adem Jasharit si Komandant legjendar i UÇK-së!
Epopeja e Prekazit ishte kthesa e madhe, e cila nxiti shpërthimin e Kryengritjes çlirimtare të Vëgjëlisë liridashëse të Kosovës. Këto zhvillime nuk kanë nevojë për glorifikim, sikur ishin zhvillime ushtarakisht të paraplanifikuara, apo me glorifikime të tjetërsojt.
Nuk është aspak e ndershme që autorsinë e fotografive të varrimit të jasharëve në Prekaz, të publikuar për herë të parë në RTSH më 11 mars 1998, të mundohen ta përvetësojnë të tjerë, kur në fakt autor ishte Luftetari i shquar, por tejet modest: Bekim Shyti!
***
Fotografinë e huazova nga FCB i gazetarit Asllan Bajrami. Është shkrep pasi është krye intervista në ambient pranë RTSH-së në Tiranë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Po Asllan Bajramin (Hajrije spikericen qe e quante Ramush Haradinajn me cinizem dhe injorance Hajrush Ramadan Hrajrushaj) ku e gjjete o Brahim Kelmendi?!

    A e dine ti se Asllan Bajrami eshte i afert familjar i udbashit famekeq Hilmi Bajramit.

    Asllan Bajrami deri ne fund,me mish dhe me shpirte ka qene kunder UCK-s o Brahim aga!

    E keni ba kuloshter krejt me patriotizem o shoq!!!

    Por…ia qe Sabri Kicmari, Asllan Bajrami dhe do drugar te tjere, kurve za sve!

    “Patriota” per cdo stine, cdo klime dhe hyqymet. Ncncncncncccccc!!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu