Kisha mesjetare e Shën Venerandës në Pllanë është ndër monumentet e rëndësishme kishtare të Shqipërisë Veriore, me vlera historike dhe arkitektonike. Përmendet si kishë famullitare në juridiksionin e Dioqezës së Arbërit që në vitin 1407. Përmendet në mënyrë konstante nga relatorët e shek. XVII, XVIII, XIX, etj, si kishë famullitare e Pllanës. Mendohet të jetë ndërtuar në shek. XIII-XIV.
Mban statusin Monument Kulture i Kategorisë së I-rë.