ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Rreth figurës atdhetare të haxhi Rushan Mujës nga Çegrani!

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Shpërndaj

Në foto: Haxhibaba Neim Sulë Muja

Nga: Nafi Çegrani, Çegran

Figura atdhetare e haxhi Rushan Mujës !

* Ishte atdhetar i kombit shqiptar nga Çegrani, të cilin duhet ta kujtojnë brezat…

Rushan Rexhepi lindi në fshatin Çegran të Gostivarit, atje ku ky vendbanim i madh etnikisht shqiptarë struket rrëzë kodrinave të Malit të Thatë, buzë Vardarit. Ishte i biri më i madh nga 4 djemtë e haxhi Sulë Mujës : Osmani I cili vajti në luftërat e Anadollit dhe nuk u kthye më. Kurse Rushani, Raufi dhe Neimi u kujdesën për jetën dhe egzistencën e familjes së tyre e cila kishte kaluar rrëmuaja e rrëmete, plotë vuajtje e tmerre ndër breza e vite… Ishin pasardhës fisnikësh me prejardhje dhe rrënjë, fillimisht nga Çamëria I fisit Prroj, e të cilët pas dëbimeve nga tatarër ortodoks greko –rus, u vendosën në pllajat e Matit, ku më vonë edhe nga andej u shpërgulen nga hataja , djegjet dhe plaçkitjet e horghive serbosllave që vërsuleshin nga Shumadija,ikën duke u shpërngulur edhe nga andej me plang, fëmijë e mushka të ngarkuara me plaçka…dikur në verën e vitit 1646 u vendosën në vendbanimin që sot quhet Çegran.
Çegrani, siç ceka më lartë, ashtu siç kam përmendur edhe në librin tim monografik me titull : “Çegrani dje Trungu i fiseve”, shtrihet në pllajat e ledinave të gjata rrëzë Malit të Thatë nja 6-7 km në lindje të Gostivarit dhe luginës së Pollogut.
Historia e këtij fshati të madh që nga koha e Serbisë së vjetër apo edhe të Jugosllavisë komuniste, etnikisht i banuar nga shqiptarët, është i përmbushur me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare. Këtu banojnë shumë fise e familje të njohura për nga traditat si fisnikë, bujarë e mikpritësa, që kanë rrënjët dhe historinë e tyre, por ka edhe nga ata të cilët në shekuj e dekada janë përballur me rrebeshe e vuajtje të kohërave përplotë uragane e stuhi. Shumë burra nga koha e dominimeve serbosllavo-çetnike, disa nga vojvodët e kohës si Ristja i Turçanit dhe hordhitë e tij të armatosur me hanxharrë e bajoneta, me dhjetëra e qindra të rinj nga ky fsgat dhe të atyre që kanë gravituar me Çegranin, i kanë lidhë me tela me gjemba dhe i kanë dërguar në rrugët pakthim, drejtë vdekjes, ku në rudiunat e Balindollit i kanë therr dhe masakruar me thika e bajoneta dhe kufomat ua kan hudhur në lumin Vardar… Masakër e cila edhe sot mbahet mend nga brezat e moshuar !
… Haxhi Rushan Sulë Muja, si një atdhetar i cili kishte rrënjë nga fisi që i takonte, pat vepruar në këto troje, ndërmjet viteve 1937-1946 duke qenë një samuraj i vërtetë, ishte veprimtarë dhe patriot i kombit shqiptarë nga këto anë. Si i tillë morri pjesë me grupin e armatosur guerilesh që e kishte formuara vetë dhe ishte në mbrojtjen e fshatarëve të pambrojtur të kësaj ane, e që kishte bër emër me nam gjer në Zajaz të Kërçovës, ishte vëllazëruar edhe me trimat e Zajazit, Mefail Shehun dhe Mefailin e Vogël. Si i tillë haxhi Rushani i haxhi Sulë Mujës me grupin e tij guerile tëarmatosur cdhe shumë burra trima nga Çegrani dhe Korita u futën në betenën e Treskës që zhvillohej kundër çetave të armatosura antishqiptAZre komuniste (partizane), Me nxitim e ndihmuan shumë trima vullnetarë Xhemë Hasën e Simnicës i cili gjendej në ballë të betejës.
E mbaj mend, haxhi babë Rushanuin, mi tregonte edhe shumë fotografi interesante ku kishte dal me Kalosh Danin e Zajazit, madje edhe me Mefeailat dhe Xhemën… ( Por të njëjtat plaku me nam, fotgrafitë i dogji në zjar nga droja që kishte sepse, me ardhjen e komunistëve në pushtet, atë dhe vëllezërit e tij, haxhi Raufin dhe gjyshin tim haxhi Neimin, udba i survejonte dhe i mbante në lisdtat e saj si njerëz të rrezikshëm për regjimin komunist, shpesh thirreshin edhe në « biseda informative » aq më shumë edhe nga fakti si pjesëmarrës në Luftën e Treskës, madje edhe përshkak se pas vrasjes së Mefail Shehut- Zajazit, familja e tij ishin vendos në shtëpinëe gjyshërve të mi, sepse Mefaili ashtu ia kishte lënë amanet. Jetuan bashkë me të parët e mi, me xhaxhallarët dhe gjithë familjen Muje, gjersa u shp♪rngulën për në stamboll diku kah vitet 1955. Njëri djal i Mefailit,me emrin Mixhait,i cili vdes në nërkohë, varrin e ka në Çegran. Kurse vajza e Mefailit, të cilën ne e thirrnim Tata Safije, nga shtëpia e pleqëve të mi doli nuse, sipas traditës sonë, u martua në fshatin Negotinë ku sot jetojnë bijtë e saj… !
Kujtimet e bashkëfshatarëve të mi, edhe sot janë të freskëta, bindëse dhe interesante. Dhe I mbajnë mend këto histori dhe vujtje shqiptari ndër breza…
Thonë, historia, e cila është mësuesja e jetës, nuk do të duhej ti harrojë asnjëherë atdhetarët e mëdhenj të kombit tonë. Ata janë emra të shenjtë e të shtrenjtë të popullit. Pa aktivitetin e tyre madhor, historia e popullit shqiptar e këtyre anëve rrëzë Malit të Thatë do të ishte e varfër. Pra, historia nuk do duhej ti harrojë këta emra të këtyre atdhetarëve, sepse, ata kanë lënë gjurmë të thella në jetëshkrimet tyre historike e dokumentare…
Andaj, edhe figura e haxhi Rushan Sulë Mujës dhe vëllezërve të tij, Xha Osmanit, madje haxhi Raufit dhe gjyshit tim , haxhi Neimit, nuk është harruar, siç nuk duhet harruar as emri I Milaim Pelivanit I cili si bash bëri bujë të madhe në Turkinë e Kemal Ataturkut dhe Jedrene. Më 1939 ngrijti Flamurin shqiptarë me shqiponjën dykrenare në Çikago të Amerikës me rastin e Lojërave Olimpike që u zhvilluan atje ato vite, e ku fitoi medajlen e artë si bash pelivan dhe zuri vendin e oarë.Sot, padyshim se emrin e tij duhet ta mbajnë institucione apo ndonjë rrugë në qytetin e Gostivarit, apo edhe në Tiranë. Pse jo?
Kjo, zatën është edhe figura e ndritur patriotike e haxhi Rushan Sulë Mujës, një atdhetar i denjë i kombit, i cili, edhe në ato vite të hershme, është angazhuar për Shqipërinë e Madhe dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare në këtë cep të Ballkanit.

haxhi Rushani me kosovarë

Gjyshi im haxhi Neimi i haxhi Sulë Mujës, ishte burrë me nam si babai dhe biri. Ishin 4 vëllezër axha Osman ishte vllaiu më i madh, i cili i ri vajti në rrugët pakthim në Luftën Jemenit . Pas tij ishte haxhi Rushani, kryebalist dhe i vëllazëruar me Kalosh Danin dhe Mefail Zanazin , madje vjente në rradhë haxhi Rauf Sulë Muja . Kurse haxhi Neimi ishte mjfat i guximshëm , ishte krenar dhe ruante traditën dhe zakonet, dinjitetin e tij si tunxhi, duke u bërë ballë stuhive dhe uraganeve të jetës në këtë cep të Ballkanit ! Si i ri,thonë rrëfimet për te se, gjersa kishte kullotur bagëtinë në afërsi të fshatit sllav- Tumçevisht, kishin dal nga fshati afro 12 vetë dhe e kishin sulmuar që ta vrisnin për shkak të kullosave.

Por ky, kishte pas një shkop të fortë me krabë dhe i pjekur në flakë zjarri, shkop thëne me nye dhe që është lakuar, por jo të thyhej kurrë. E pasi haxhi Neimit, në kulmin e rinisë i asaj kohe, mjaft i zhdërvjellt dhe luftarak, kishte arritur që 12 vojvodët kreneq të Tunçavistit ti shtrinte për toke, disa prej tyre kishin arritur të iknin e disa kishin mbetur të mbuluar me gjak..


Që atëherë gjyshi im njihej si një samuraj shqiptar i cili sytë dhe hundën i kishte si shqiponjë mali…!
Duhan “kaçak” pinte me çubuk të sjellur nga Misiri dhe sumlla qe e thithte në gojë ishte prej fildishi dhe e madhësisë së një kokër arre e lëmuar dhe e përshkuar me nuanca ngjyrash guri të çmuar…!

( Vijon )

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu