ARKIVI:
17 Nëntor 2024

A lufton dikush tjetër për ty, apo ti duhet të luftosh vet për vendin tënd …?

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Foto e Aftenposten: Rusia tashmë është duke përdorur edhe armë të paligjshme ndaj Ukrainës.
Nga: Gjergj Kabashi
Kushdo që i përcjell ngjarjet e ndërlidhura me pushtimin e Federatës Ruse në Ukrainë si dhe luftën e jashtëzakonshme mbrojtëse ukrainase, këtë luftë të pabarabartë të ushtrisë, popullit e të shtetit të Ukrainës ndaj atij pushtimi të pa provokuar, e vëren mungesën e gazetarëve shqiptarë duke raportuar nga ajo luftë pothuaj e përmasës botërore.
Zhurmagjinjt më të mëdhenj të “gazetarisë” së Gadishullit Ilirik, nuk dëgjohen për së gjalli rrugëve të profesionit!
Në të vërtetë është vetëm një gazetar i Top Channel të Tiranës, që raporton kohëpaskohe, por nuk dihet se a raporton nga Kiev apo Lviv, qyteti ukrainas në afërsi të Polonisë.
“Gazetarët trima” të “Arnautistanit” i vëren çdo natë të lume , si në “oda burrash” duke i shqyer “fëlqitë”, “gërmazin” e duke bërtitur si të çmendur nëpër studio.
Disa prej gazetarëve të shpifur, tashmë janë bërë “heronj” të paturpshëm të bashkëpunimit me shërbime të huaja sekrete dhe jo që nuk turpnohen, por me gjasë këtë e konsiderojnë aftësi e shkathtësi të tyre, andaj as “syni vërr” nuk u bënë, pasi jetojnë nën sqetullat e gjirafave pushtetore!
Apo ishin (ndoshta edhe janë ende!) “gjeneral” shërbimesh sekrete të partive, që dikur kanë bërë me gisht se kë duhej rrahur , vrarë, uritur apo larguar nga skena (“e tyre!”) politike … ?!  
Vetëm nga Norvegjia, Suedia, Danimarka, Gjermania etj etj, janë me qindra gazetarë që drejtpërdrejtë e përcjellin luftën në Ukrainë. Gazetarë që plagosen dhe vriten si gjithë të tjerët.
Gazetarë të uritur e të pagjum, si vendësit e Ukrainës.
Ata nuk janë “cicerona” si dofar “merobaze” e si ca fosile të “gazetarisë” së Kosovës!
“Trimnia” nuk kërkon ashpërsi-egërsi “arnaute”, por kulturë njerëzore ndërsa gazetarët e botës së qytetëruar janë të kulturuar, prandaj edhe jetojnë e vdesin për ata që kanë të drejtë, siç kanë të drejtë ta mbrojnë vendin e shtetin e vet Ukrainën, ukrainasit!
Koloneli Dilaver Goxhaj nga Tirana, i njohur si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së , në një intervistë të përkryer dhënë gazetares së njohur Rudina Xhunga, e risolli në vëmendje “thembrën e Akilit” të Shqiptarëve pa kulturën e duhur shtetërore, të cilët e vetrrënojnë vazhdimisht, duke menduar se të tjerët luftojnë dhe mendojnë për ta.
Si në luftën e Pranverës 1999, kur NATO ndërhyri nga ajri kundër ushtrisë së Jugosllavisë së mbetur.
Kohërat e tilla të ndërhyrjeve “humanitare”, kanë kaluar tashmë!
Një proverb kinez, thotë: “Njeriun duhet ta mësojmë që të zë peshkun vet, e të mos i jepet peshku gratis!”.
E ti, Shqiptar/e, a mësove të zësh peshkun vet …?
A kuptove, “arnaut” …?
As në Ukrainë bota nuk po lufton për Ukrainasit, por po i ndihmon në mënyra të tjera , pasi ukrainasit po tregohen popull i zoti dhe i vetëdijshëm se janë ata dhe vetëm ata që mund e duhet ta mbrojnë shtetin dhe lirinë e vet.
NATO është ajo që e duan të gjithë Shqiptarët për sigurinë e tyre, përpos atyre që s’kanë gjak shqiptari, por logjika e jetës dhe ajo ushtarakae gjithmonë ka thënë të vërtetën e thjeshtë: se je Ti e Ajo që ke përgjegjësi parësore për ta mbrojtur vendin tënd nga çdo lloj agresioni i jashtëm.
Një foto satelitore që i tregon pozicionet e artilerisë ruse në verilindje të Mariupol, që është i rrethuar nga forcat ushtarake ruse, e diel më 19 mars.      Foto: Imazh satelitor©2022 Maxar Technologies përmes AP / NTB (Aftenposten)
Duhet të jesh individ dhe popull i marrë nëse që nga ardhja e Lirisë së Kosovës, si rezultata i çlirimit nga NATO e UÇK, nuk i ke marrë me seriozitetin maksimal përbetimet e Serbisë për Kosovën si “srpska zemlja” dhe thirrjen e saj të vazhdueshme se do ta rikthejnë herdokurë këtë pjesë të “vendit të vet”.
Krejt i marrë dhe i verbër, pa asnjë dyshim.
Edhe politika e Rusisë e ka përgatitur shumë vite me herët opinionin e brendshëm e të jashtëm pushtimin e Ukrainës, pasi gjithnjë ka folur për Ukrainën si jo-shtet, si tokë e “histori ruse” etj.
Retorika e Serbisë qe dyqind vite ka qenë dhe mbetët kopje e retorikës luftarake të Rusisë Cariste Dje e Federatës Ruse Sot …!
Ndërtesa totalisht të shkatërruar në qytetin e rrethuar të Mariupol në Ukrainën Lindore të premten. Koha për tu dorëzuar para ushtrisë ruse kaloj gjatë natës të së hënës. Mariupol është qytet me mbi 500.000 banorë.
Javën e kaluar isha në Kosovë për një javë ditë. Ishin të rralla lokalet e “periferive” të vendit ku nuk pihej duhani pandërpre prej të gjithë “burrave” pa asnjë grua në lokale. Të vjen keq kur i sheh ato fytyra të hijshme e të enjtura njëherit për shkak të jetës pa rregulla. Megjithëse ekziston Ligji për Mospirjen e Duhanit në objekte të Mbyllura, “arnauti” nuk do të dëgjoj për ligjin e tillë, se ai është “popull” që ka zënë të asimilohet qyshkur dhe ndërgjegja e tij nuk i jep pesë para për rregulla.
Një ditë më zuri sherri dhe e piva, pa dashtas, duhanin e huaj!
Dhe mu desht pastaj që ta lija “jaknen” dy ditë përjashta, që ti hiqej era e duhanit!
Kështu, vetvrasja e tillë shëndetësore nuk ndodhë askund në rajon; as në Serbi, as në Mal të Zi, as në Maqedoni, por vetëm aty ku jetojnë “arnautët” e nuk duan ti lënë që të jetojnë Shqiptarët si popull i ndriçuar dhe i kulturuar.
“Popujt e tillë” të përgjumur e të padisiplinuar, nuk bëjnë Ushtri moderne dhe tregohen të pavëmendshëm, se nuk i lë gjumi dhe kllapia e pandërpreme.
Ata mendojnë për “duhanin”, për “gjygymat e çajit të rusit” pas vetës, “për namazin” , apo për dreqin e mallkuar!
Një fakt i hidhur dhe një e vërtetë që s’na e ka ëndja as që ta dëgjojmë për vetën, pasi na e rrëzon përtoke “triminë tonë” epike!
Kjo foto u shpërnda në gjithë botën … Ukrainasja shtatzënë vdiq nga plagët e shaktuara nga artileria e Rusisë ndaj spitalit të fëmijëve në Mariupol.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pikerisht kjo pra qe thuani zotni Kabashi.

    Nuk njerez me te ligje,me qyqar, me kurva, me zuzar, me servil, me poltron, me cinik dhe injorant, se sa disa te te ashtuquajtur shqiptar.

    Gjate kohes se luftes ne Kosove, disa “patriot sdhqiptar” ne Itali, ne bashkepunim me disa italian te poshter, te pamoralshem, cinik dhe injorant, thuhet se i kane ndare burrat nga grate e tyre ( behet fjale mbi disa femra ose gra shqiptare te fese muslimane) dhe i kane kthyer burrat e tyre prapa ne Kosove, Shqiperi a dikund tjeter, ndersa grate e bukura ose te reja i kane ndalur per veti ne Itali!

    Nderkaq, gjate nje emigrimi masiv te shqiptareve nga Kosova, diku gjate qweverise Hoti ose Haradinaj ( nuk jam i sakte ne kete rast)-femrat shqiptare neper maxharri (Hungari) i kane ndare nga burrat ose bashkeshortet e tyre, dhe i kane cua maxharret (hunet) per “esksperimente” te ndryshme, ndersa meshkujt ose burrat e tyre, ua kane cua ne biseda informative, ku i kane rrahur dhe malktretuar si bisha te egra, ose i kane kthyer serish ne Kosove!

    Mos te flasim ketu se sa shqiptar iu bashkangjiten UCK-s….As 3 % e tyre.

    Nejse!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu