ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Mbrojti përdorimin e armëve bërthamore në debatin televiziv

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Carl Bildt

Tweet

@carlbildt
We have no right to ignore what’s said onstate TV these days. This unfortunately has all the potential for getting much worse.

“Do të jetë një sulm bërthamor në qoftë se do të ketë një “përpjekje paqeruajtëse” nëpërmjet NATO-s.

Në një program debati rus të transmetuar në kanalin shtetëror në kohën më të dëgjuar, temë ishte Ukraina. Atje, Sergei Alexandrovich Mikheev mbajti një tirade rreth pasojës së ndërhyrjes perëndimore në luftën në Ukrainë.

Me lehtësi në formulime, ai deklaroi në vijim:

– Për Poloninë: Nuk do të mbetet asgjë nga Varshava për 30 sekonda. Gjermania, Estonia, të gjithë Balltikët…,” deklaroi Mikheev.

Mikheev është i njohur nga burime të pavarura si një debatues në emër të regjimit të Putinit dhe për propagandën ruse. Të hënën mbrëma, ai foli ngrohtësisht për përdorimin e armëve bërthamore.

Ai vazhdoi pastaj me retorikë shumë kërcënuese që synonte vendet baltike dhe mbrojti një zgjerim rus për të lidhur enklaven e Kaliningradit me Rusinë.

“Dhe kur vjen puna te vendet Baltike, e di se ka probleme në kufijtë e Kaliningradit. Ndoshta është e rëndësishme të ngrihet një korridor për në Kaliningrad? Pse jo, më pyeti Mikheev.

Ai nuk mori kundërshtim nga debatuesit e tjerë përpara se të vazhdonte.

“Mua më duket se vende si Lituania dhe Polonia janë “tepër të guximshme”. Ata nuk e kuptojnë se ne mund t’i trajtojmë ato shumë më shpejt sesa mund të trajtojmë operacionin që kemi nisur në Ukrainë. Një korridor do të jetë një operacion ushtarak lokal.

Pjesë të debatit zgjuan reagime të forta. Midis tyre është ish kryeministri dhe ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt.

“Ne nuk kemi të drejtë të injorojmë atë që po thuhet në TV shtetëror rus këto ditë. Për fat të keq, kjo ka potencialin për t’u bërë shumë më keq,” shkroi ai në Twitter.

Karen-Ana Egeni, studiuese në Institutin për Studime të Mbrojtjes, thotë se ky program televiziv njihet për akuzat dhe se nuk duhet t’u shtojë atyre gjithë peshën e botës.

Megjithatë, ajo vë në dukje se një korridor nga Rusia nëpërmjet Suwalkit për në Kaliningrad është i rëndësishëm në mendimet strategjike ruse.

“Në fund të fundit, ata kanë siguruar kontroll të mirë mbi Bjellorusinë dhe prandaj më të lehtë për të zbatuar një lloj të tillë operacioni nëse ndjehen mjaft të kërcënuar,” thotë Eggen.

Ajo thotë se nuk ka gjasa që rusët të kenë më shumë fat përballë trupave të NATO-s në qoftë se përpiqen të hapin rrugën e tyre nëpër Poloni.

“Çështja është se çfarë Putin është i gatshëm të rrezikojë në qoftë se ndjen presion aq të fortë sa duhet. Kërcënimi bërthamor është pas tij si frenuesi përfundimtar, por funksionon,” thotë Eggen.

Një korridor nga Bjellorusia në Kaliningrad nëpërmjet Suwalkit është i rëndësishëm në mendimin strategjik rus, sipas Eggen

Kremlin: Mund të përdorë armë bërthamore në kërcënim ekzistencial

Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në lidhje me konfliktin e Ukrainës nëse përjeton një kërcënim ekzistencial, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Peskov e bëri deklaratën në një intervistë me CNN të martën.

“Ne kemi sigurinë vendase si një koncept dhe ajo është publike. Mund të lexosh të gjitha arsyet pse mund të përdoren armët bërthamore. Kështu që në qoftë se ka një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëhere ato mund të përdoren në përputhje me konceptin tonë,” tha Peskov.

Deklarata erdhi pasi gazetari Kristian Amanpour e shtyu Peskovin të përgjigjet në se ai është “i bindur apo i sigurtë” se presidenti Vladimir Putin nuk do të përdorë armë bërthamore në lidhje me luftën në Ukrainë.

I pyetur se çfarë mendon Putin se ka arritur në Ukrainë deri tani, Peskov përgjigjet:

– Së pari, ende jo. Nuk e ka arritur ende.

Aftenposten

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu