Foto në Akademinë e Shkencave në Tiranë, me akademikë e studjues historie, Tiranë, 21 shkurt 2022
Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Kujtime nga Shqipëria dhe Kosova
Dy libra, dhuratë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nga Milazim Krasniqi, studjues “Sekrtetet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova” dhe Kleitia Vaso, studjuese e re ”Fluturim, Flight” (Flight në anglisht).
Kthimi në Suedi
Programi për nder të Epoposë së Jasharajve … me më të merituarat, nxënëset e mia:
Luela, Ema, Elma e Erva
Vizitat e Ministres së Punëve të Jashtme, Zv. Ministres nga Kosova dhe Ambasadorës së Kosovës në Stockholm
Në vendin e punës, Sinan Kastrati, Malmö, Mars 2022
Në mëngjes herët ishim nisur një grup prej shtatë -tetë vetësh nga Suedia, shumica mësues nga Malmö për në Kopenhagë dhe prej atje, me avion do të zbrisnim në Shkup.
Rruga nga Shkupi për në Kosovë, deri në Han të Elezit, ishte ajo rrugë e ish Jugosllavisë por nga Kufiri, brenda Kosovës, ishte rrugë për lakmi, gati si rrugët në shtetet përendimore.
Në Prishtinë mbërrim në mbrëmje. Qyteti i Prishtinës dukej i madh. Me lagje të reja luksoze, rrugë,me ciment e beton e me pakëz hapsira gjelbrimi që nuk mund të gjeje as edhe gjilpëren ku mund ta lëshosh.
Nga Turjaka në Tiranë
Pasi kishim pushua dy netë një ditë dhe ishim shmallur me më të afërmit tanë, Murati dhe Mediu erdhën e më më muarën mua, në Malishevë.
Të dielën në drekë u nisëm me dy makina nga Kosova për në Shqipëri.
Unë kisha marrë ushqim në Turjakë, pulë të pjekur, bukë e djath Turjake, ushqim të shishëm që edhe gishtat i lëpinin Mediu e Murati.
Dhe u nisëm për në Shqipëri që para 30 vjetëve as në andërr nuk e kishim parë Shqipërinë
Rruga e Kombit ”Ibrahim Rugova” ishte arritja më e madhe e këtyre 22 vitev të fundit. Nga Pishtina e Prizreni, nëpër Kuks, Rrëshen e Mirditë e deri në Milot por mjerisht rruga ende nuk ishte krye. Nuk kishte vende pushimi për udhtarë pa pagesë gjatë rrugës, WC etj, por sapo e kaluam kufrin e hymë në Shqipëri, ishte vendosur një rampë ku duhej pagua disa euro për taksë rrugore.
Një ndejë në lokalet e Ministrisë së Arsimi, Tiranë, 21 shkurt 2022
Në të dy anët e rrugës shiheshin gjurmët e ish sistemit socialist, burgje e shtepi internimi ku shumë të burgosur kishin qenë të ngujuar e kishin bërë punë të detyrueshme, shtëpi kooperativash gjade gurësh nëpër maje malesh.
Vizita në Shqipëri, për mua ishte vizita e parë ta quaj zyrtare pas asaj të vitit 1979, kur si student i Letërsisë Shqipe i Univerzitetit të Prishtinës, isha mysafir në Univerzitetin e Tiranës, atherë i vetmi univerzitet në Shqipëri.
Kufiri shtetëror në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me doganierë e policë ishte ende por edhe këtu, kishte shumë dallime. Nuk ishte kufiri si ai i vitit 1979. Derisa atherë për me shkua në Shqipëri, duhej udhtua deri në Qafë Thanë, pikën kufitare në mes të qytetit të bukur, Strugës dhe Pogradecit, qytetit të Lasgushit e duhej këthyer në Hanë të Hotit, afër Shkodrës, për me dalur në Tuz e në (Titograd) Podgoricë në Mal të Zi, tash hym dhe dualën në Qafë të Morinës, te Vermica afër Kuksit dhe Prizrenit.
Ndryshim tjetër në kufi ishte se askush nuk na pyste a keni ndonjë libër ndërsa atherë, frigën më të madhe pushteti jugosllav e kishte nga gazetat, revistat, librat, fotografitë (me parulla të PPSH-së e xhaxhit Enver), këngët etj. Mjaftonte vetëm titulli i librit psh. ”Nënë Shqipëri” e D. Agollit apo, ”Përse mendohen këto male”, ”Domri i (vetmisë) madh” dhe na i merrnin librat… Mua, ma muarën librin ”Mendimi politik dhe shoqëror i Rilindjes Kombëtare” që më kishte porositur një miku im për temë magjistrature.
Kishte edhe raste të tjera kur profesorëv univerzitarë, iu merreshin librat dhe i maltretonin. Bile, më kujtohet një rast kur edhe të madhit Eqrem Çabejn ia kanë marrë të gjitha librat doganierët në Vermicë, në ish karaullën që shërbente si pikë kalimi në mes të ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë.
Kishte shumë ndryshime por malli për Shqipërinë ishte i pakufi
Ndryshimi ishte i madh dhe i pakrahasueshëm por jo i dëshirueshëm. Më 1979, rrugët e Tiranës ishin të boshatisura. Shihej vetëm ndonjë ”Urban” (autobus qyteti), taksi apo makina “shtetëore” por më së shumti kishte biciklistë.
Unë nga dhoma e hotelit ”Arbëria”, natën vonë e mëngjeseve herët shikoja se si i fshinin rrugët gratë me disa fshisa që ne Turjakë, si çobanë i merrnin në bjeshkë, fshisa nga drunjët e shkozës sepse druri i shkozët, ishte më i fortë e kishte rrema të hollë e fletë shumë.
Në Ministrinë e Arsimit, Tiranë, 21 shkurt 2022
Qendra e Tiranës, ”Sheshi Skënderbej”, atherë kishte përmendoret e Leninit, Stalinit, Enver Hoxhës dhe të Gjergj Kastriotit- Skëndertbeut.
Për çdo njërin tregohej nga barcoletë (batutë, mahi), se si Stalini i lutet Leninit të hyjnë në Dajt të pinë nga një kafe e ai e falenderon me dorën në zemër … shenjë nderimi e respekti.
Tash ishte vetëm statuja e Skënderbeut e ata të tjerët i kishin largua, lënë në ndonjë muze apo zhdukur fare. Edhe Hotel ”Dajti” nuk ishte më ndërsa Hotel ”Arbëria” që atherë pata buajtur, më tha një miku im se është ”privatizua”.
Po kjo është vetëm pamja e jashtme që posa afrohej Tiranës, që në Milot, rruga që vazhdonte për Lezhë e Shkodër, Fushë Krujë, të zihej fryma nga tymi i makinave të shumta e pritjet e gjata që nuk besoj se kam parë e ka aq shumë makina e mjete tjera transporti as në Berlin, Bratisllavë, Bukuresht e … Beograd, rrugë që e kisha bërë disa herë nga Suedia për në Kosovë.
Megjitha, hymë disi në Tiranë dhe u vendosëm në një hotel që më shumë i ngjante një bujtine apo hani se sa hotelit.
Por Tirana është Tiranë me shumë të mira që për mua si shqiptar i Kosovës, kam veç kujtime që nuk i harroj, kur isha për herë të parë si student, Tiranën e vitit 1979.
Shqipëri, Tiranë shkurt 2022
Vizitën e parë që e bëmë, bashkë me një grup mësuesish nga Suedia, ishte ajo në Ministrinë e Arsimit, pastaj në Akademinë e Shkencave dhe së fundit, në Qendrën e Botimeve për Diasporën me mëues. Dinoren, Mirelën, Meritën, Mediun, Muratin, prof. Muhamet Shatrin, poeten nga Finlanda, Fikrije Salihun etj.
Me Mimoza Hysën dhe poeten, Erina Çoku, Tiranë, 22 shkurt 2022
Kudo na pritën e na përcollën mirë e me fjalë të mira e edhe më shumë premtime.
Në Ministrinë e Arsimit, na piti Zv, ministrja Nina Guga, në Qendrën e Botimeve të Diasporës, Mimoza Hysa kurse në Institutin e Historisë ishte një ndejë do të thosha me burra të penës e të punës. Takimi u mbajt në një sallë në Akademië e Shkencave të Shqipërisë. Aty na pritën dy studjues historie, akademik Beqir Meta dhe Marenglen Verli.
Nuk mund të harroj fotografitë e akademikëve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që i ishin varur fotografitë e tyre në muret e sallës ku ishim ulur. Shumë nga ta i njihja, Eqrem Cabejn, Shaban Demirajn, Dh. S. Shuteriqin … e deri te ky i fundit, kryeakemiku, Skënder Gjinushi, ish kyetar e një partiet ë vogël, me orientim të majtë dhe ish kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nën qeverisjen e socialistëve.
Vizitë në Qendrën e Botimeve të Diasporës, Tiranë, 22 shkurt 2022
Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi
sinan.kastrati@hotmail.com
Malmö, 24 mars 2021
Nje reportazh qe te clodh qysh sa lexon titullin .Pershkrimi i juaj z.Sinan realist , duke vene ne pah ndryshimet e koherave e sistemeve. S”ka dyshim qe Shqiperia ka ndryshuar shume e do te ndryshoje per te mire ! Ju pershendes mik e patriot !
Ritë e nderuar, përshëndetje !
Faleminderit për fjalët e tua miradashëse!
Ti kur flet e bën edhe gurin te qaj. Çdo koment tëndin e lexoj me qef sepse fjala jote ka peshë. Ti i ngul fjalët që askush, as me tarrakop (kazmë) nuk mund ti lëkund.
Të pleqnofshin fëmijët e ju besoft pazari (thënie nga Kosova)!
Naten !
Sinani, Suedi
Perralla e fjale boshe do t”i quani cfare do lexoni si me poshte mik e vella Sinan. Falenderimet e urimet ju takojne ju per cdo analize , kujtime e shkrime qe lexoj ne median e Drinit .Ju si nje mesues jeni nje shembull qe nuk harroni e shkruani kujtimet ne vizitat e ndersjellta Kosove e Shqiperi .Nuk e dij por nje gje eshte e sigurte qe nxenesit qe keni pasur dje dhe sot jane me fat .Pra falenderimet e mija shkojne gjithmone ne shkrimet e juaja dhe pse jo pak here kemi jo nje linje te njejte ne ide politike .Por na bashkon atdhetarizmi dhe kjo mjafton . Uroj qe ne udhetimin e rradhes ne Tirane te gjeni nje qeverisje te “djathte ” e jo si te sotmen neokomuniste e maskuar ! Pershendetje e diten e mire z. Sinan !
Zonja Ritë, faleminderit shume .
Une mendoj se me ty dhe Mal Uken, jo vetem atdhetarizmi qe na bashkon, e qe eshte kryesore por s’kemi asnje mendim ndryshe. Jemi te dyte djathtiste.
Te pershendes kudo qe je .
Sinani
Detyrohem te jap nje sqarim per linjen jo te njejte midis ne te dyve.E dij qe jeni i djathte e antibolshevik.Le te leme menjeane rinine dhe rruga nga erdhi infektimi apo me qarte edukimi.Une anoj ne te djathten qe sot e cilesojne ekstreme.Ne shkrimin tuaj te fundit ( vazhdimi i udhetimit te shkurtit ) permendni Ballistet e pa dashur perseritni historine e partizaneve sllave e shqiptare qe pushtuan Shqiperine me 1944 – ren.Perseris nje historian te nderuar kosovar qe thote se krejt historigrafia qe ka shkruajtur gjirokastriti ( enferr shtese e imja ) eshte 95% e rreme.Te djathte na qeverisen por si u sollen ? Ah , Malsorin M. Uka e kujtoj shpesh e do te na mungojne komentet e tij .Shpresoj mirekuptim te plote .
Ritë, të kuptova. Ndoshta keni te drejte.
Nje pasdreke e mbremje te kendshme !
Sinani, Suedi
P. S. Sot eshte kohe e fyohte ketu ne Malmö.