Albright në Prishtinë me 12.06. 2019
PRISHTINË, 25 Mars 2022-Behlul Jashari/ Në Kosovë sot është ditë zie. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e premte (25 mars 2022), ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit.
“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Presidentja Osmani.
Me vendim të Presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Flamujt – SHBA – Kosovë -Sheshi e busti Madeleine Albright në Prishtinë. Foto: Behlul Jashari , më 24 Korrik 2019 .
Dje, Seanca e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u shënua 23 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, filloi me një minutë heshtje, në nderim të figurës së ish-Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.
Kosove – Prishtinë – Newborn-foto: Behlul Jashari, mars 2019
Në seancë u shfaq një video lidhur me rolin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në luftën e Kosovës, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit të saj.
Kosova – SHBA
Në seancë u theksua se populli i Kosovës gjithmonë do ta kujtojë me respektin më të lartë zonjën Albright.
Video lidhur me rolin e ish Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në luftën e Kosovës,
|