ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Perverziteti i historisë në formën kafkiane-groteske

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Pa njerëz në rrugë: Ndalesa e qarkullimit shkakton mungesë njerëzish në rrugët e Kievit. Foto: Aris Messinis/AFP

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Agresioni brutal rus ndaj Ukrainës tashmë ka anashkaluar rendin e vjetër të sigurisë.
Putini do të përdorë të gjitha forcat për t’i përmbushur qëllimet e tij në Ukrainë, duke përfshirë edhe armët bërthamore, nëse është e nevojshme.
Fundi i përrallave të një brezi mbi lirinë e pacënueshme

Në fillim të kësaj jave, djali im më kërkoi t’i lexoja një histori para gjumit nga Bibla e fëmijëve. Fakti që bota e të rriturve aktualisht po tronditet me dhunë, mesa duket nuk i ka shpëtuar syrit të shtatëvjeçarit. Zgjodha tregimin “David mposht Goliathin”, në të cilin një djalë i patrembur përdorë llastiqet me guralec për të vrarë kundërshtarin gjigant të armikut. Brutal, por fatkeqësisht më bashkëkohor se pedagogjia me të cilën më lejuan të rritesha. Shumë nga brezi im e kanë përvetësuar faktin se dhuna nuk i zgjidh problemet. Fatkeqësisht, kjo mund të mos ndodhë tutje, së paku jo nga 24 shkurti i këtij viti.

Ky është rrëfimi me të cilin e hap shrimin e saj e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” në nr e saj dixhital, që i kushtohet «të paepurve» të Ukrainës. Historia e kopertinës përshkruan Volodymyr Zelenskyy-n si “Churchill-in të veshur me një xhaketë leshi”.
Në këtë nr “Der Spiegel” sjell edhe intervistën me John Spencer, një ekspert amerikan për luftërat urbane, i cili flet për skenarin e “Lutës së David vs Goliath” që tashmë po ndodhë në Ukrainë.

Ndërkohë, NATO ka theksuar unitetin e aleancës, ndërkaq Papa e cilësoi pushtimin rus të Ukrainës si një “shpërdorim pervers i pushtetit”, që po ekspozon njerëzit e pambrojtur ndaj “dhunës brutale”.

Ministria e Jashtëm gjermane, Annalena Baerbock ndërkohë e cilëson sulmin rus ndaj Ukrainës si një “pikë kthese gjeopolitike”. Lufta ruse në Ukrainë është një “pikë kthese gjeopolitike me efekte të gjera në sigurinë evropiane”, theksoi Baerbock. Prandaj, gjatë zhvillimit të një strategjie të re të sigurisë kombëtare, Gjermania dhe Evropa duhet të rimendojnë politikat e tyre të sigurisë.[1] Përrallat nanuritëse të një brezi marrin fund.

Nëse nuk mësojmë nga historia, jemi të dënuar ta përsërisim atë

Më 7 prill 1939, Italia e udhëhequr nga Benito Musolini, pushtoi Shqipërinë.
Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania e udhëhequr nga Adolf Hitleri, pushton Poloninë.
Historia botërore e merrë si datë të fillimit të LDB, jo 7 prillin, por 1 shtatorin 1939!

Krimeja u pushtua nga Federata Ruse e Putinit në mars 2014.
Rusia fashiste e Putinit rifilloi pushtimin e plotë të Ukrainës në 24 shkurt 2022.
Lufta për Ukrainën filloi në mars 2014 apo në shkurt 2022?

Ministria e Mbrojtjes njoftoi në 19 mars se Forcat ajrore ruse kanë përdorur një raketë të re hipersonike për herë të parë në Ukrainë. Raketat Kinzhal të lëshuara nga gadishulli i Krimesë kanë shkatërruar një depo karburanti që i përkiste forcave të armatosura ukrainase në jug të vendit. Sulmi përdori gjithashtu raketa lundrimi të lëshuara nga Deti Kaspik.

Ukraina duket ta ketë fatin e Shqipërisë së vitit 1939 e më shumë atë të kurdëve të Irakut kundër Shteti Islamik (2014).
Duket se duhet të përfundojë pushtimi i plotë i Ukrainës dhe të filloi ai i Polonisë, Moldavisë a Finlandës, që të shpallet fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Viktimizimi i Shqipërisë, duke toleruar bota pushtimin e saj nga Italia fashiste pa farë kundërshtimi e fare në heshtje, u pasua me pushtimin e Polonisë nga Gjermania e Hitlerit. Ky akt shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore, që do të përfundojë me ndarjen e hekurt të Europës në dy pjesë dhe fillimin e Luftës së Ftohtë.

Viktimizimi i Ukrainës sot, i hap oreksin Putinit për marrsh drejt Polonisë, Bllkanit a Baltikut…

Rifillimi i një Lufte të re të Ftohtë kujt do t’i shërbejë, demokracive liberale që të vazhdojnë propagandën mbi Lirinë si parakusht i Shtetit të së drejtës, apo demokracive iliberale, që ta vazhdojnë “eksperimentimin” e armëve të reja…?!
Ata që nuk e kuptojnë historinë janë të dënuar ta përsërisin atë!
Ndërkaq përsëritja e historisë gjithmonë merrë përmasat e tragjikomedisë. Situata aktuale në Ukrainë mbetet gjithësesi tragjike, por e transferuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po dëshmohet si situatë perverse kafkiane-groteske.

Vdekja entropike e Europës

Demokracitë e Evropës Perëndimore nuk e bën dot analizën e duhur ku ishin katandisur nga elitat e tyre politike. “Perdja e Hekurt” ra sërish dhe atë brenda natës.
Në Gjermani ju dha fund epokës së Angela Merkelit. Ajo tashmë gjithnjë e më shumë do ët cilësohet si epokë e humbur. Në Francë era e presidentit francez, Emmanuel Macro, duket se tek tani po fillon.Paraqitja në garë, në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022, si një lloj surprize e llojit të vet, me kandidaturën e eseistit të famshëm Éric Zemmour, një francez me origjinë hebreje, i cili kohët e fundit themeloi një parti radikale të krahut të djathtë, vetëm sa e ushqenë neofashizin europian.

Europa përsëri po ngulitet në kurthin që kjo elitë e dështuar e dy dekadave të këtij shekulli e ripozicionoi: të zgjedhë mes reaksionarëve autentikë (neofashistëve), që anojnë më shumë nga Putini, dhe një konglomerati të liberalëve modern të somnabulosur.

Lufta e re e Ftohtë, respektivisht perdja e hekurt mes Europës dhe europianëve, ndanë kontinentin e vjetër edhe nga Azia. Demokracitë liberale të Europës së ndarë, natyrshëm prodhojnë sistemin e mbyllur, ndërkaq ai tip sistemi, sipas ligjeve natyrore, është i dënuar me zhdukje graduale (vdekje entropike).

Ka dy dekada që Kosova vazhdon të bëjë jetën në këtë tip sistemi të mbyllur, e ndëshkuar o të pajtohet të humbas veriun, o të vazhdojë të jetë e mbyllur duke vegjetuar drejt vdekjes entropike. Në qendrat europiane të dominuara nga neofashistët, që koketonin me Putinin, seç ishte promovuar një tip absurd i albanofobisë, që nuk mund të mirrej vesh ku e ka burimin real.

Intenca e Putinit për ta universalizuar rastin e Kosovës, kishte kultivuar pa venerueshëm një lloj albanofobie të paakceptueshme nga racioja e shëndoshë, në shumë qarqe politike europiane!

Putini po e promovonte aktin e shkëputjes së Kosovës nga kthetrat e hegjemonisë serbe (1999) si një model a alibi për ta ripushtuar Krimenë (2014) dhe ndërkohë Donbasin dhe Ruhanskin. Ndërkaq pasi ka imponuar një lloj rusofobie gjithandej në Europë [kjo lagje që flet për rusofobinë e cilëson luftën në Ukrainë si përplasje midis oligarkëve ukrainas të gazit të lidhur me strukturat politike amerikane dhe oligarkëve rusë nën mbrojtjen e Putinit], sigurt po ecën drejt imponimit të një tipi të Jaltës 2, duke imponuar zonat e influencës ruse, që de fakto nënkupton se mëton të promovojë një Rend të Ri.

Si do ta shpjegonte Gjergj Fishta ynë i madhë, ai njohës i mirë i racios dhe gjenealogjisë së shpirtit europian, këtë tip urrejtjeje që kultivojnë neofashistët europian, që vazhdojnë ta mbajnë Kosovën tërësisht të izoluar, ndërkaq Shqipërinë politike dhe jo vetëm atë, por edhe kombin shqiptar, jashtë BE-së, duke vazhduar të kultivojnë albanofobinë në nivelin që edhe Putini mund tua kishte zili!?

Shmangia e luftërave bërthamore të 1962 dhe 2022 domosdoshmëri

Pas gadi katër javë lufte dhe përshkallëzimi të saj ka një përpjekje nga diplomacia europiane e rizgjuar për të ndalur luftën përmes negociatave. Kriza e Ukrainës e vitit 2022 ka filluar të krahasohet me krizën e raketave Kubane të vitit 1962, e cila filloi me vendosjen e raketave bërthamore sovjetike, avionëve luftarakë dhe trupave tokësore, duke e lënë botën në prag të luftës bërthamore. Lufta qe shamangur atbotë (1962) meqë askush nuk e konsideronte normale që njëra nga dy forcat të vendoste raketa disa qindra kilometra larg tjetrës. Situata ndryshoi pas shpërbërjes së BRSS.

Por ai që në Samitin e Sigurisë në Mynih (2007) kishte cilësuar shembjen e Bshkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike” të shekullit 20-të, do të hartonte ultimatumin e njohur të 21 janar 2022 drejtuar NATO-s. Përmes tij ai i kërkonte Perendimit angazhim me shkrim për të mos zgjeruar NATO-n në Ukrainë dhe Gjeorgji, por edhe tërheqjen e personelit dhe armëve të Aleancës Atlantike nga Lindja.

Ashtu si pritej, ultimatumit të Putinit, Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë aleatët e saj do t’i jipnin përgjigjen e duhur: Jo.

Ariu i Sibirit u trand nga hidhërimi. Ai nuk ia kishte dalë ta riciklonte historinë e vitit 1962. Tani vringëllon raketat e reja hipersonike, duke mos përjashtuar as kërcnimin për përshkallëzim të luftës drejt Ballkanit e Baltikut. Për këtë arsye, tani jemi më afër se kurrë një konflikti global — një lufte bërthamore, e koduar me emrin beteja finale e realitetit.

Pse dy Republikat shqiptare kanë nevojë për një strategji kombëtare

Prej vitesh, së paku që kur Republika e Kosovës shpalli pavarësinë (2008), respektivisht që kur Shqipëria politike aderoi në NATO (2009). Këtë vit, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut — NATO, pas përfundimiallkanin Perendimor, vendimi i Qeverisë së Kosovës për përshpjetim të procedurave për anëtarësim në NATO, duhet shikuar si pjesë e strategjisë kombëtare të sigurisë.

Jetike është që të bëhet hapi i parë drejt aderimit në NATO — ai drejt partneritetit në Programin e Paqes të NATO-s, që është vendimtar drejt hapit pasues, aderimit me të drejta dhe obligime të plota në NATO — për të përmbyllur arkitekturën e sigurisë nacionale.

Këtij hapi mund t’i paraprijë akti i instutucionalizimit të Strategjisë Kombëtare, që duhet të jetë produkt i një pune të përbashkët të institucioneve të dy republikave tona.

Strategjia e Putinit: getoizimi i Ukrainës

Politologu i njohur Johannes Varwick supozon se Putini do të përdorë të gjitha forcat për t’i përmbushur qëllimet e tij në Ukrainë, duke përfshirë edhe armët bërthamore, nëse është e nevojshme [2]. Johannes Varwick është profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politikës Evropiane në Universitetin e Halle-Wittenberg. Në një intervistë me rrjetin editorial të Gjermanisë (RND), Varwick shpjegon se ai beson se Putini do të bëjë gjithçka që është e mundur për të pushtuar Ukrainën dhe për të vendosur një qeveri të re në Kiev. Profesor Varwick vë theksin se nëse kjo do të thotë një përshkallëzim bërthamor në fund, atëherë Putini do të përdorë edhe këtë mjet. Nëse një pushtim i Ukrainës mund të arrihet vetëm me bombardime që nënkupton “çilimin e djegur’ si në Grozny apo Aleppo, atëherë Putini do të shkojë po aq larg. Ai është i gatshëm të marrë çdo rrezik.[3]

Ushtaraku ynë Dritan Goxhaj, tek analizon përparimin e ushtrisë ruse drejt realizimit të doktrinës dhe strategjisë së Putinit në Ukrainë, lidhur me mundësitë e përfundimit të luftës ka dy teza:
e para, “në rast se Rusia do të pranojë një armëpushim, por ajo do të mbajë kontrollin e Detit Azov, Të Mariupolit, Donabsit, Luhanskut, Mikolajevit dhe Khersonit, atëhrë kjo do të ishte një humbje e pjesëshme për Ukrainën.

Por nëse kësaj do i shtohej edhe Odesa, atëherë kjo do të ishte një humbje totale për Ukrainën.”

Prandaj, konkludon ai, përparimi i shtrenjtë dhe i ngadalë i forcave ruse në këtë luftë, nuk duhet të keqinterpretohet ashtu si po bëhet deri më tani, si dështim i qëllimeve politike dhe ushtarake të Moskës.[4]

Por lufta ruse në Ukrainë ka të gjitha premisat që të cilësohet si “War of Choice” [sipas Haas-it”] dhe që t’mos shndërrohet në varrin e Rusisë, Putini duket se do të pajtohet me pushtimin e zonave më strategjike të Ukrainës dhe getoizimin e saj.

Duke pas parasysh këtë qëndrim të Putinit, Perendimit ndodhet para alternativës: t’i ofrojë dialog Putinit dhe të dorëzohet ose të angazhohet me gjithë kapacitetet për “ngrirjen” e kësaj lufte. Por edhe “ngrirja” e saj ndërkohë, përderisa Rusia po shkon drejt futjes nën kontroll të plotë të zonave më strategjike të Ukrainës si: daljet në Detin e Zi dhe në atë Azov tok me Odesën, nënkuton një lloj kapitullimi dhe pranimi të aktit getoizues.
Sidoqoftë, lufta nuk do të përfundojë me kaq, por do të shkojë gradualisht duke u shndërruar në një luftë tipike partizane.

Përfundim

Fitorja eventuale e Putinit në Ukrainë, do t’i hapte rrugë objektivit të radhës — Ballkanit Perendimor, meqë këtu Putini ka arritur me kohë ta shnëdrrojë Serbinë dhe “Srbska Republikën” (Bosnjë e Hercegovinë) në vasale të Rusisë. Strategjin ruse për Ballkanin, Putini pretendon ta realizojë përmes këtyre vasalve , pra “me dorën e ballkanasve, që ballkanasit të luftojnë me njeri-tjetrin, duke i shkaktuar telashe dhe trazira NATO-s dhe BE-së në Ballkan dhe duke i dobësuar aleancat perëndimore.[5]”

Le të kujtomë këtë fakt kuptimplotë, vetëm dy-tri vitet e fundit, Rusia ka furnizuar Serbinë me dhjetëra tanke T-72MS, pajisje të blinduara zbulimi, avionë MIG-29 të modifikuar, Helikopterë Mi-35 M dhe Mi-17V5, komplekse raketash “Kornat”, “ZRKP”, “Pancer C1M” etj.6 Tërë ky arsenal është e qartë, cak ka Kosovën dhe shqiptarët, pa përjashtuar edhe fqinjtë tjerë.

Fitorja evenduale e Putinit në Ukrainë, do të ndryshonte sjelljen e Beogradit për 180 gradë, duke mos hezituar të hidhet në përqafimin e plotë të Rusisë e gatshme të startojë me farë aventure ushtarake. Shih për këtë, edhe Europa ndodhet midis formësimit të saj strategjik dhe vdekjes entropike. Gjeopolitika europiane, rrjedhimisht edhe ajo shqiptare, ndërkohë përballen me gjakimin e Putinit për ta revizionuar historinë, respektivisht rikthimin e saj mundësisht te viti 1991, duke e rifilluar me një marrëveshje të re të tipit të Jaltës 2. Në këtë kuadër, si gjeopolitika europianoperendimore edhe ajo shqiptare, janë të thirrura të mbrojnë interesat e veta jetike.
______________________________________

1.   https://www.spiegel.de/politik/deutschland/ukraine-annalena-baerbock-kuendigt-sicherheitspolitische-neuaufstellung-an-a-727befac-a329-4f61-bc70-5acae464efbf

2. https://www.rnd.de/politik/johannes-varwick-wie-reagiert-putin-wenn-er-mit-dem-ruecken-zur-wand-steht-MN7B7PX7KFDS7NG36JMD5UUJSI.html

3. Po aty

4. https://www.facebook.com/dritan.goxhaj.3538

5. http://www.gazetadita.al/a-mund-ta-zbatoje-putini-skenarin-ukrainas-ne-ballkan-deshifrimi-diplomatik-dhe-ushtarak-i-nje-paralajmerimi-te-ri-rus/?fbclid=IwAR3wLmNsSTGdBkhqFfOElIOE6fk02H_iQTsgHKlVPxzB-QVxYx1TJR7vm2g

6. http://www.gazetadita.al/putin-dhe-shqiptaret-si-eshte-e-mundur-qe-ne-mes-te-nje-lufte-presidenti-i-rusise-se-madhe-permend-vazhdimisht-shqiperine-e-vogel/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu