ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Thyerja e shpresave të qytetarëve, produkt i politikanëve të papërgjegjshëm!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Veprimtarët e viteve të ’90-ta edhe pse i kaluan afro 3 dekada larg atdheut nuk u shkëputen për asnjë çast nga vendlindja, edhe pse të politizuar, asnjëherë nuk u shantazhuan, edhe pse të injoruar nga pushtetarët, asnjëherë nuk u ndalën së vepruari për të mirën e vendit të tyre.

Duke e analizuar situatën në shtetin e Kosovës 23 vjet pas çlirimit, pa dashje u ktheva në vitet e ’90-ta, u ktheva në lokalet e shkollës fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, ku asokohe në një lokal të përbashkët punonin dy sisteme paralele të arsimit. Në njërën anë ishin të barrikaduara strukturat serbe që gëzonin të gjitha privilegjet e pushtetit, ndërsa në anën tjetër ishim ne shqiptarët që punonim të ndarë prej tyre në kushte tjera.

Përkundër të gjitha vështirësive, me ne ishte morali i fortë për mbjelladituri tek ai brez shkollarësh, të cilët bashkë me ne përjetonin katrahurat me plot vështirësi të kohës.

E gjitha kjo bëhej më e lehtë falë financimit nga mërgata shqiptare, ku me kontributin e qytetarëve dhe mirëmenaxhimin e mjeteve financiare nga institucionet shtetërore dhe atyre arsimore në veçanti (LASH-i), e mbanim gjallë sistemin paralel të arsimit shqip në Kosovë në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë.

Pushtetarë të rinjë me mentalitet të vjetër qeverisës

Edhe përkundër ndërrimit të pushteteve, qasja e qeverisjes mbeti e njëjtë! 23 vjet pas lufte në shtetin e Kosovës, përseri përballë njëra-tjetrës ndodhen dy shtresa të popullatës. Në njërën anë janë të privilegjuarit e pushtetit, gjegjësisht familjet e pushtetarëve, militantët partiak dhe oligarkët ekonomik, ndërsa përballë tyre janë shumica e pupullatës shqiptare, të pa punë dhe të harruar nga shteti, të cilët jetojnë në kushte të vështira dhe varfëri ekstreme.

Duke e mos e parë asnjë “dritë në fund të tunelit” për një jetë më të mirë në shtetin e kapur dhe kriminalizuar, qytetarët e lënë pas dore, të nëpërkëmbur nga politika dhe të shfrytëzuar nga oligarkia kriminale, po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë me kosto të lartë për të ikur nga Kosova, ndërsa ata të cilët nuk i kanë mundësitë e blerjes së vizave, janë duke e pritur me padurim liberalizimin e vizave për të ikur sa më parë dhe sa më larg nga vendi i pashpresë!

Politikanët e korruptuar dhe injorantët politik fundosën shpresat e qytetarëve

Përderisa politikanët e korruptuar i kishin thyer shpresat e qytetarëve, “shpëtimtarët” e veshur në petkun e pushtetit, injorantët dhe praktikantët politikë, janë shndërruar në vrasësit më të mëdhenj të ardhmerisë së vendit tonë.

As okupatori serb nuk ua ka shkatërruar ardhmërinë gjeneratave të reja në këtë masë sesa kusarët e politikës, të cilët e duke e trajtuar shtetin si plaçkë lufte, e rrjepën dhe e bënë leckë.

Dallimi në mes pushtetarëve paraprak dhe këtyre aktualë, qëndron në kohë dhe në kauzat e rrejshme, ndërsa kapja e shtetit ka mbetur e njëjtë dhe e pandryshuar!

Thyerjen e shpresave të shqiptareve të Kosoves nuk mundi ta bëjë regjimi okupues serb përmes formave më të vrazhda të represionit; helmimit të nxënësve, mbylljen e shkollave e fabrikave, burgosjen dhe vrasjet sistematike, por, po e realizojnë fatkeqësisht me sukses politikanët e papërgjegjshëm shqipfolës nga paslufta e deri në ditët e sotme të cilët ua bën jetën ferr qytetarëve në pjesën e shtetit të liruar nga pushtuesit serb.

Pabarazi qytetare dhe padrejtësi në të gjitha segmentet e jetës

Tani e mbi dy dekada ndaj shumicës shqiptare në Kosovë është ushtruar presion psikologjik me pabarazi qytetare dhe padrejtësi në të gjitha segmentet e jetës, duke filluar nga degradimi i sistemit shëndetësor, arsimor e kulturor e deri tek mohimi i punësimit në sektorin publik, për shkak se të gjithë pushtetarët pa dallim dhe politikanët në përgjithësi u përkujdesën për punësimin e familjarëve të tyre dhe të militantëve partiak pa konkurs dhe pa përmbushjen e asnjë kriteri bazik.

Kjo përveqse mohim i së drejtës së qytetarëve për punësim në shtetin e tyre, paraqet aktin e parë të krimit dhe të fundit të thyerjes së të gjitha shpresave për jetë në Kosovën e çliruar nga barbarët serb.

Popullata e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social i mbajti mbi kurrizin e saj pseudopatriotët dhe pseudokomandantët, që u shndërruan në “sheik” kundrejt një popullate të varfër.

Intelektualët e mirëfilltë dhe atdhetarët e vërtetë u injoruan dhe anashkaluan nga të gjitha qeveritë e pasluftës. Vendet e tyre i zunë servilët dhe puthadorët, karrieristët dhe lakmitarët e pushtetit.

Përderisa në vitet e 90-ta, udhëheqësit politikë, aktivistët dhe veprimtarët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin dhe respektoheshin aq shumë nga populli, në Kosovën e sotme, politikanët shikohen me ironi nga popullata, të cilëve përveqse u mungon pushteti moral, janë bërë sinonim i të këqijave, si; nepotizmit, korrupsionit, krimit të organizuar e dukurive të shumëta negative si produkt i gënjeshtrave të politikanëve mashtrues.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu