ARKIVI:
18 Tetor 2024

Qeveria Kurti nuk mund të krahasohet me qeveritë e korruptuara e kuislinge të dy dekadave të fundit

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Deputetja e PDK-së, Eliza Krimohoxha, në seancën e sotme tha se Qeveria e Kurtit jo vetëm që nuk e avancoi vendin në asnjë sferë, por pati ngecje të plotë deri në atë masë sa të rinjtë nuk shohin më asnjë perspektivë dhe qëndrojnë para dyerve të ambasadave të huaja për t’i siguruar vetes një të ardhme më të mirë jashtë Kosovës.
“Qeveria nuk ka arritur të zbatojë vizionin e zhvillimit ekonomik, nuk ka krijuar klimë për investime të huaja. Nuk ka pasur kurrë një vit më të brishtë për të investuar. Qeveria hezitoi të investonte në projekte investimi si gazi amerikan. “Qeveria gjithashtu nuk arriti të menaxhojë pandeminë,” tha Krimohoxha.
Koment:
Çdo krahasim i Qeverisë së Kurtit me qeveritë e korruptuara dhe kuislinge të Pdk-së, Aak-së dhe LDK-së është dashakeq, hipokrit dhe i pa logjikshëm.
Sepse, qysh në vitin e parë, Qeveria e Kurtit u përball me një vend të shtrirë per toke, në një kohë kur pandemia dhe kriza globale energjetike dhe së fundmi lufta në Ukrainë, errësuan jetën e miliarda njerëzve në mbarë botën.
Nëse Albin Kurti nuk ka bërë përparim në asnjë fushë gjatë qeverisjes së tij njëvjeçare, atëherë e pyes deputeten e PDK-së, Eliza Krimohoxha, se çfarë progresi ka bërë partia e saj në Kosovë gjatë qeverisjes së saj dymbëdhjetëvjeçare?
Krahasimi i një viti të qeverisjes së Kurtit në një kohë pandemie, krizë energjetike globale dhe lufte në Ukrainë, me qeveritë më të korruptuara të të gjitha kohërave, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, është një skandal monstruoz që nuk ka lidhje me argumente të sakta.
Natyrisht, qeveritë mund të krahasohen përmes kritereve dhe parametrave përkatës si punësimi, prurja e investitorëve të huaj, niveli i prodhimit, niveli i fuqisë blerëse të konsumatorëve, menaxhimi i krizave të papritura etj.
Mirëpo, Qeveria e Kurtit e gjeti një shtet të mbytur nga kriminelët kuislingë të Prontomafisë 1,2 dhe 3.
Pra një shtet të mbytur nga kriminelët kuislingë të partive Pdk, Ldk dhe AAK.
Qeveria e Kurtit, përveçse hasi që në fillim në një shtet të ngulfatur, vazhdimisht tentoi t’i heqë të njëjtit nga fyti litarin e këtyre xhelatëve për ta aftësuar për rimëkëmbje dhe rritje të ngadaltë ekonomike.
Përveç kësaj Qeveria Kurti hasi edhe në një krizë globale pandemike dhe energjetike. që kërcënoi shëndetin dhe buxhetin familjar të qytetarëve si kurrë më parë në historinë e shtetit tonë të ri.
Sepse fatkeqësia globale që ka përfshirë në fshehtësi gjithë botën nuk është diçka që ndodh çdo ditë.
Përveç kësaj Qeveria Kurti që nga dita e parë, është marrë me largimin e njerëzve të korruptuar nga institucionet dhe bordet shtetërore, publike, arsimore, kulturore, shëndetësore, diplomatike, sportive, mediatike dhe të sigurisë.
Pra me largimin e xhelatëve mafiozë, oligarkik dhe kuislingë të qeverive të mëparshme, që kishin vetëm një qëllim:
Të pasuroheshin përmes grabitjeve të buxhetit, doganave, taksave, donacioneve, fondeve zhvillimore, si dhe përmes manipulimit të tenderëve dhe privatizimeve.
Rrjedhimisht, ulja e papunësisë u arrit nga bandat e mëparshme (që aktronin politikë shtetformuese dhe bënin politike shtetrrënuse) duke dëbuar investitorët dhe qytetarët nga Kosova.
Grupin e parë e dëbuan duke i kerkuar haraç, ndërkaq grupin e dytë duke ia grabitur pasurinë, votat dhe shpresën.
Pra vetëm kjo Qeveri e Kosovës ka hasur në kriza të pazakonta shëndetësore, ekonomike dhe sociale që nuk i kanë kursyer as vendet më të fuqishme në botë, si SHBA-të dhe vendet e BE-së.
Sepse edhe ato pësuan minuse siç i pësoi vendi ynë i dobët gjatë pandemisë dhe krizës globale energjetike.
Eliza Krimohoxha duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Astrit Deharit dhe tradhtinë e interesave kombëtare përmes lobimit për copëtimin e territorit shtetëror me paratë e taksapaguesve.
Ajo duhet të mbajë gjithashtu përgjegjësi për krimin e organizuar nën drejtimin e zhvatësve të qeverive të mëparshme, të cilët plaçkitën pamëshirshëm vendin duke u bërë milionerë të shumëfishtë.
Prandaj unë personalisht, mund të konstatoj me siguri të plotë, se Qeveria e Kurtit është qeveria e parë e qytetarëve të Kosovës, ndërsa qeveritë e udhëhequra nga kryeshefi i Eliza Krimohoxhes dhe i burgosuri i Hagës, Hashim Thaçi, kanë qenë gjithmonë qeveri të oligarkëve.
Pra Qeveri të oligarkëve që u pasuruan duke pastruar si lavatriçe paratë e pista të Hashim Thaçit, Isa Mustafes, Ramush Haradinajt e kështu me radhë.
Përveç kësaj, këto Parti Banditësh janë përpjekur që territorin e shtetit ta nxjerrin në treg për shitje, ndërsa për Qeverinë e Albin Kurtit Kosova është një vlerë e shenjtë kushtetuese dhe juridike që duhet ruajtur si sytë e ballit.
Pra, kur Eliza Krimohoxha flet për Qeverinë e Kurtit, ajo duhet të ngrihet për respekt në këmbë, të gjunjëzohet para Kryeministrit dhe ta pyesë:
Zoti Kryeministër, a më lejoni t’ju pastroj këpucët me gjuhën time që prodhon shumë lëng , sepse vazhdimisht lëpin koska si gjuha e kudrës.
Përveç kësaj ka aromën e hudhrës”!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu