Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin z. Hovenier. Bashkë diskutuan për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për synimet dhe prioritetet pas 1 vjeçarit të punës.
Ministri Sveçla ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve, si aleat kyç i Republikës së Kosovës dhe është rikonfirmuar mbështetja në arritjen e objektivave tona.