ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Dy detyrat e shenjta të politikës sonë të brendshme dhe të jashtme

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Ramiz Kelmendi në SHBA do të ishte dënuar për gjenocid ndaj popullit amerikan dhe do të ishte varur qysh të nesërmen në litar, nëse do të kishte hedhur në treg një sasi kaq të madhe helmi.
Në Kosovë jo vetëm që s’po i ndodh asgjë, por po i lejohet propaganda udbashe për copëtimin e territorit të Kosovës.
Ndaj nuk duhet të jetë askush Ajnshtajn për ta kuptuar se për kë po punon ky njeri.
Ky njeri punon për Aleksandar Vuçiqin dhe Vladimir Putinin, si dhe për Kryeudbashin e tyre kryesor në trevat etnike shqiptare Baton Stanishiqin.
Zoti e di se sa shqiptarë të pafajshëm vdiqën nga helmimi me barëra të skaduara dhe ushqime të helmuara nga Serbia.
Jam 100% i bindur se 90% e importuesve kryesorë të mallrave nga Serbia që flasin shqip e dinin se çfarë po bënin.
Të gjithë shqiptarët duhet të dinë një gjë.
Politika jonë përfaqësuese ka dy detyra të shenjta në politikën e brendshme dhe të jashtme që duhen trajtuar urgjentisht, njëkohësisht dhe paralelisht.
1. Duhet të miratojë ligjin për inspektimin dhe lustrimin sa më shpejt të jetë e mundur. Por nëse nuk merr dy të tretat e kërkuara të votave për shkak të komplotit të opozitës, atëherë ose duhet të kërkojë ndihmë nga qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ose të gjejë një hapësirë ​​ligjore që do ta lejojë Qeverinë ta ç’kapë shtetin pa pengesa, ose kjo e fundit duhet të pranojë se përballet me pengesa të pakapërcyeshme dhe duhet ta kërkojë ndihmën e popullit.
Dhe meqenëse rrëmbyesit nuk e kapen shtetin me butësi, por me dhunë, Qeveria duhet të përdor metoda të rrepta ligjore për t’i hequr zvarrë nga timoni i komplotit, e jo t’u bëjë apele dhe lutje.
2. Në politikën e jashtme, Kosova duhet t’i shfrytëzojë rrethanat e volitshme ndërkombëtare, për të lobuar jo vetëm për njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur, por edhe për anëtarësimin urgjent në NATO dhe për procesin e përshpejtuar të anëtarësimit në BE.
Mundësisht në një paketë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Dhe do të ishte edhe më ideale që lobimi të koordinohej me të gjitha këto vende nën kujdesin e Kroacisë, e cila është aleati kryesor dhe më besnik i Kosovës në Ballkan.
Diplomatët tanë duhet të lobojnë pa turp, ndërgjegje të keqe, inferioritet dhe ngurrim, sidomos tani kur arroganca, cinizmi dhe hipokrizia e disa vendeve kyçe të BE-së është bërë e dukshme.
Ata duhet të kërkojnë prerazi nga liderët vendimmarrës të superfuqive aleate që ta detyrojnë Serbinë të përcaktohet një herë e përgjithmonë se a dëshiron të mbetet përgjithmonë zorrë e trashë e Rusisë në Ballkan, apo e ka ndërmend të bëhet sinqerisht alate e besueshme e perëndimit.
Sepse nëse kjo e fundit nuk ndodh, atëherë nuk ka kuptim dhe efekt pozitiv asnjë përpjekje tjetër.
Sepse çdo tentim i butë dhe racional për ta bindur Serbinë me fjalë të buta dhe investime marramendëse jo vetëm që ka dështuar por është dëshmuar si kundërproduktiv.
Përveç kësaj diplomatët tanë duhet t’ua bëjnë të qartë diplomatëve kryesorë evropianë, se kanë bërë një gabim të pafalshëm jo vetëm duke shpallur kriminelin e luftës Vuçiçin lider kryesor të Ballkanit Perëndimor, por edhe duke investuar shuma marramendëse të parave në Serbi.
Sepse pikërisht me këto para krimineli i luftës Vuçiq, armatosi shtetin e tij deri në dhëmbë dhe kërcënoi sërish jo vetëm paqen në Ballkanin Perëndimor por edhe vetë Perëndimin.
E bëri këtë duke eksportuar fashizmin klerikal serb në Mal të Zi, duke lobuar pa pengesa që shumë vende të botës të tërheqin njohjen e Kosovës dhe duke themeluar “Balkan Open-in”, që nuk është gjë tjetër veçse “Bruksel i Mbyllur” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe më keq:
Vuçiq duke futur në xhep liderët kryesorë shqiptarë, Edi Ramën, Avdullah Hotin dhe Ali Ahmetin, arriti t’i bindë këta tradhtarë dhe mashtrues të popullit të tyre që t’i burgosin shqiptarët në burgun serbo-rus të quajtur “Bota Serbo-Ruse”.
Ose edhe më saktësisht i bindi këta matrapazë që ta largojnë popullin e tyre mijëra kilometra larg anëtarësimit të plotë në BE.
Ndërsa në fjalimet e tyre në OKB, diplomatët tanë nuk duhet të mburren me qëndresën heroike të UÇK-së dhe heronjve të rënë në altarin e shenjtë të lirisë, sepse fatkeqësisht asnje diplomat i Perendimit nuk alivanoset nga dhimbja për ta.
Në vend të kësaj duhet theksuar plotësisht dëmin që na shkaktoi Serbia jo vetëm në luftën e fundit, por në periudhën prej 150 vjetësh.
Theks i veçantë duhet t’i kushtohet masakrave të panumërta që shteti gjenocidal serb ushtroi ndaj fëmijëve tanë engjëllor dhe nënave të tyre.
Theks i veçantë duhet t’i kushtohet gjithashtu përdhunimit të grave, fshehjes së krimeve, respektivisht zhvendosjes apo transportimit të kufomave të masakruara në varrezat masive në Serbi me kamionë frigoriferik, dëbimit masiv të shqiptarëve, djegies së shtëpive dhe ambienteve të tyre afariste, grabitjes së fondeve dhe dokumenteve pensionale e kadastrale, e kështu me radhë…..
Përveç kësaj, diplomatët tanë duhet t’ua bëjn të qartë kolegëve të tyre nga vendet kryesore perëndimore, se ata bënë një gabim të pafalshëm dhe kërcënuan sigurinë e tyre kur, në vend që ta detyronin Serbinë të kërkonte falje dhe të paguante dëmshpërblimin, shpresuan se liderët e saj do të hiqnin dorë nga ndjenjat vëllazërore ndaj Rusisë së Putinit, në momentin e parë që shtetit të tyre u ofrojnë një perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Jo vetëm kaq, por hipokritëve evropianë duhet t’u bëhet e qartë se ata bënë një mëkat të rëndë ndaj shqiptarëve të Kosovës, kur ua vodhën pronat së bashku me politikanët e tyre të korruptuar. Sepse në njërën anë ishin bashkëpunëtorë në krim, e në anën tjetër e dënuan popullin e Kosovës me izolim.
Sepse nuk është as turp dhe as rrezik t’u thuash të vërtetën hipokritëve evropianë, sidomos kur në takim marrin pjesë diplomatë amerikanë dhe britanikë, të cilët jo vetëm që kishin vazhdimisht qëndrim korrekt dhe konstruktiv ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, por edhe ndaj problemit Kosovë-Serbi, me përjashtim të devijimeve gjatë Administrates Trump.
Sepse të gjitha përpjekjet për të zbutur egërsirat evropiane me një qasje të butë dhe servile, dështuan dhe rezultuan kundërproduktive.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu