ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Debati për “shami”, i panevojshëm dhe eksploziv!

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Në foto: Gra iraniane që duan të lirohen nga tirania e shamisë, që shpesh duhet ta bartin për tu treguar “me namuz” , para burrave të “pa namuz”e tiran …!
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Tashmë shpërtheu edhe një zhurmë grindavece për “shami”, për shkak se një vajze adoloshente i është pamundësua të frekuentoj shkollë të mesme shtetërore në Gjakovë, me kokë të “mbuluar”. TV-emisioni “pressing” mbrëmë debatoi këtë tematikë, që panevojshëm po na imponohet nga islamistët, si tepër eksplozive.
Musafirë në studio për ta debatuar “problematikën” ishin Hoxha Husamedin Abazi, Avokatja islamiste Nora Huseinovic-Veliu, Feministja Zana Avdiu, ish zv-ministri i Ministrisë së arsimit Nehat Mustafa, Filozofi Blerim Latifi dhe Politologu Sadri Ramabaja.
Fatkeqësisht nuk qe e pranishme edhe Drejtoresha e shkollës, Florentina Gjergjaj, e cila tashmë qenkësh nën mbrotje të policisë, sepse e kanë kërcënuar islamistët, të cilët nuk po u tremben më institucioneve për ruajtjen e rendit, sepse i kanë kap ato…
Më erdhi keq që hoxha dhe avokatja ishin skajshmërisht të politizuar, nuk ishin objektiv e konstruktiv në paraqitjen e “problematikës” në aspektin islam e juridik. Ndërsa Feministja Zana Avdiu pati hanë të keqe – iu tek me zhurmua sikur çështja e “shamisë” qenkësh çështje vetëm feministe. Ish-zvendës ministri e paraqiti në mënyrë korrekte proceduren e vendimmarrjes se udhëzimit administrativ nga Ministria e arsimit, përmes të cilin ndalohej bartja e “uniformave fetare” në shkolla fillore e të mesme. Profesorët universitarë Blerim Latifi e Sadri Ramabaja u angazhuan për aspekte filozofike, politike, kulturore, nga qasja e Iluminizmit evropian.
Në jetë gjithmonë shkohet përpara me përjashtim të “muslimanëve” që shikojnë e ecin prapa …
Tani konkretisht: ishte mashtrim komplotist i hoxhës dhe avokatës islamiste prezantimi i shamisë si uniformë obliguese islame. E vërteta faktike, bazuar në Kuran, nuk e ka përcaktuar “shaminë” apo çfarëdolloj mbulese si të domosdoshme për ta mbuluar kokën (fytyrën jo se jo, siç po e imponojnë talebanët në Avganistan). Në Kuran vetëm njëherë është përcaktuar mbulimi i grave, si vijon:
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë SHAMITË mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” [Kurani, surja An-Nur/24, ajeti 31]
Ky është versioni i shqipëruar nga Teologu mysliman Sherif Ahmeti.
Në Kosovë tre versione të Kuranit janë të “zyrtarizuar”. Pos shqipërimit nga Sherif Ahmeti, janë edhe shqipërimet nga teologët mysliman Efendi Nahi dhe Feti Mehdiu. Në shqipërim të Nahit, në vend të emrit shami, që e përmban shqipërimi i sipërcituar i Sherif Ahmetit, përdoret shprehja PELERINË. Ndërsa Feti Mehdiu e ka përdor emrin MBULESË.
Dallimet në shqipërime kanë të bëjnë me arabishten arkaike të tekstit të Kuranit. Megjithatë, asnjëri version nuk e përmban udhëzimin, aq më pak obligimin, për mbulim të kokës nga besimtaret myslimane.
Gra të Dukagjinit duke korrë kollomoq (misër) dhe vajza medvegjase në rroba kombëtare. A duhet edhe ato pasi kanë më shumë të drejtë “se të tjerët” të kërkojnë të shkojnë në shkolla e institucione në rroba kombëtare? 
Lus këdo që e lexon këtë informim sqarues, t’i informon sidomos deputetët, sepse islamistët po këmbëngulin që Kuvendi ta anulon atë Udhëzim administrativ, nëse nuk e anulon Ministresha Nagavci.
Ju falënderoj edhe për keqkuptime!
***
https://www.youtube.com/watch?v=mmDMcbZsmyY&fbclid=IwAR1-I_rIpTjK1Q56katrUXJACyn7t3PhnYQ4diav_EtH2QbUqZhfvqntc1g
Të interesuarit këtu mund ta përcjellin debatin 104 minutësh:
Bartja e shamisë në shkolla/ Debat në studion e Pressing
https://www.youtube.com/watch?v=mmDMcbZsmyY&fbclid=IwAR1-I_rIpTjK1Q56katrUXJACyn7t3PhnYQ4diav_EtH2QbUqZhfvqntc1g

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nuk eshte me rendesi hiq se qka shkruan ne Karun lidhur me shamija, sepse kjo eshte qeshtje e Muslimanve, dhe neve si Shqiptar nuk duhet as nuk kemi te drejte te mirremi se qka bejen Muslimanet.

    Kosova eshte shtet laik sekular dhe parlamenti e cakton kodin e veshjes ne institucione publike te cilit duhet ti permbahen shtetasit e Kosoves.

    Ata shtetas te Kosoves qe jane musliman…llogaritet sipas BIK se jane rreth 35 deri 38 mije Musliman…ata mund te organizohen ne shkollat speciale me kodin e tyre te veshjes.

    Nese ska kos te veshjes atehereedhe ndonje person mundet me ardhe ne shkolle nudo ose me bikini…edhe askush nuk ka te drejte me e pengue me qene nje profesor mashkull cullak duke i dhane mesim nje muslimaeje te mbuluar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu