ARKIVI:
27 Nëntor 2024

Dita e e ngritjes se Flamurit në Deçiq

Shkrime relevante

Në Pollatë të Podujevës u vu gurthemeli i kishës katolike, të pranishëm edhe gazetarët e “The New York Times”

Arber Gashi, Prishtinë Dje pasdite, në fshatin Pollatë të Besianës është vënë...

Poezi kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Luan Dibrani "Flamuri i Lirisë: Pavarësia dhe Bashkimi i Shqipërisë" Në thellësinë...

Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës!

Florim Zeqa Liberalizimi i vonuar i vizave erdhi si mundësi e artë...

Kosova tradicionalisht feston Pavarësinë e Shqipërisë

Prishtina - 28 Nentor 2018. Foto: Behlul-Jashari - Në Kosovë 28 Nëntori - Dita...

Pavarësia e Shqipërisë dhe thirrja për bashkimin kombëtar: Rruga drejt një Shqipërie të Bashkuar

Nga: Luan Dibrani Në historinë e kombit shqiptar, pavarësia ka qenë një...

Shpërndaj

Nga K. P. Traboini
DITA E NGRITJES SË FLAMURIT NË DEÇIQ
Festimi i parë është bërë nga Dedë Gjon Luli
më 6 prill 1912, te Kisha e Traboinit.
1. Në forume sociale është ngritur një pyetje jo krejt pa baza. Dita e e ngritjes se Flamurit në Deçiq eshte thjeshte përkujtim apo dhe festë? Në histori ngjarjet janë të mpleksura. Gëzimi e hidhërimi në histori kanë qenë bashkëudhëtarët e përhershëm të shqiptarëve. Por pse të ngatrrohemi me këmbët tona më kësisoj debatesh a polemikash? 6 prilli 1911 është ditë përkujtimore. Nuk ka si të quhet ndryshe. Njerëzit kujtojnë një ngjarje të madhe historike, unike për llojin e vet nder pesë shekuj robëri. Por është krejt e natyrshme që njerëzit shtrojnë dreka e darka, hanë e pinë, kujtojnë ngjarje, njerëz dhe pak gëzim e kanë se thënë të drejten 6 prilli është shoqëruar me gëzim nga Hoti e Malësia edhe atë ditë që ngjarja ka ndodh. Madje përvjetorin e parë e ka festue Hoti e në krye të sofrave ka qenë vetë Ded Gjo Luli sipas kujtimeve të Martin Ujk Çekut dhe të tjetëve. Në atë përvjetor të parë me 6 prill 1912, simbas dëshmive, Palok Traboini, sekretari i Ded Gjon Lulit ka ble në Shkoder me shpenzimet e veta 8 teneqe me shpirto (mbase quhet mastikë dhe pihet përzierë me ujë si uzo) për burrat e Hotit në atë festë. Pra ata që e bënë histori Deçiqin, pikërisht ata ishin të parët që e festuan. A mundet ne për shkak të rrjedhimeve historike, të faktit se për atë akt të pashembullt në histori ku u vranë me qindra malësorë ta konsiderojmë ditë humbje që të mos gëzojë njeriu. Prandaj nuk jam krejt në një mendje me ata që e konsiderojnë ditë përkujtim e jo ditë gëzimi. Shqipëria nuk është bëre kurrë deri më sot sepse jemi një kafshatë nga Arbëria historike, mirëpo nuk mund ta kthejmë ditën e pavarësisë së cunguar në ditë pikëllimi. Se nuk ka komb në Europë të ketë humbur 2/3 e trojeve të veta. Mirpo përtej perkujtimit ne kemi nevojë për gëzim për shpresë. Gëzojmë për gjysmen e gotës me verë duke e anashkalue trishtimin për gjysmën bosh. Shqiptarët në Histori që nga Gjergj Kastrioti e këtej nuk kanë realizuar asnjë sukses të madh historik, veç humbje, e humbje pa fund, e pak vend ka për gëzime ekzaltuese, e megjithatë do të gjejme edhe sebep për të gëzuar çfarë na frymëzon për daljen nga gjendja dhe ecje me guxim në avancime historike. Gëzuar pra 6 Prillin, dita kur për herë të parë që nga Kastrioti i madh, u ngrit flamuri shqiptar në trojet shqiptare. Parë në këtë prizëm është gëzim e festë e madhe jo vetëm për Malësinë por gjithë Kombin, kudo ku ka shqiptarë. Dëshmorët i kujtojmë e kurrë nuk i harrojmë, po bëhen përpjekje për të evidentuar të renët e për tu shpallur zyrtarisht Dëshmorë të Kombit por gjithësesi Bratila e Hotit në Deçiq mbetet Termopila Shqiptare, aureola e historisë e lavdia për të cilën ja vlen të krenohemi e frymëzohemi si komb edhe në shekujt që vijnë.
2.
Desha të shtoj një aspekt tjetër. Personi që e kërkon 6 prillin si mort e jo si gëzim, në vend të debatojë për idenë e tij të cilën unë e kundërshtoj, nisi të merret me një montazh që një dashamirës, mesa kujtoj koloristi Ndoc Simoni, kishte krijuar me foton e tim ati me Ded Gjon Lulin e në sfond Flamuri i Deçiqit. Kurrë nuk kam pretenduar se pikërisht kjo paraqitje të jetë autentike, por thjeshtë një montazh idesh, Heroi me sekretarin, në mes Flamuri që ky i fundit solli nga Vjena. Një simbolikë e asgjë tjeter. Ku është disinformacioni këtu? Montazhe idesh bëhen kudo, jo për të mashtruar por për të përçuar një ide a mendim. Me montazh idesh bashkohen njerëz madje edhe epoka të ndryshme historike. Mirëpo diku padija e diku cmira nxjerrin krye dhe kërkojnë të bëjmë zhurmë për të thënë se jemi dhe ne këtu. Provincializmi shpesh shfaqet me një protoganizëm verbal e vetderdhje të injorancës. Akoma më tej për shkak të mungesës së dijeve edhe një dozë arragancë për ta mposhtur bashëbiseduesin me sulme personale.
Nuk mendoj që ky teoricien elektronik, që pretendon se di gjithçka mbi e nën dhe, meriton shumë vëmendje, të cilën ai gjithësesi e dëshiron, por nuk po ja japim akoma më tej këtë kënaqesi. Ka punë më të dobishme për të bërë njeriu se sa të çajë drrasa me komentues interneti që nuk kanë as kulturën minimale të komunikimit intelektual në mediat sociale.
©️ Kolec Palok Traboini

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër