ARKIVI:
27 Nëntor 2024

Uniteti është gur, përçarja është rërë

Shkrime relevante

Në Pollatë të Podujevës u vu gurthemeli i kishës katolike, të pranishëm edhe gazetarët e “The New York Times”

Arber Gashi, Prishtinë Dje pasdite, në fshatin Pollatë të Besianës është vënë...

Poezi kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Luan Dibrani "Flamuri i Lirisë: Pavarësia dhe Bashkimi i Shqipërisë" Në thellësinë...

Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës!

Florim Zeqa Liberalizimi i vonuar i vizave erdhi si mundësi e artë...

Kosova tradicionalisht feston Pavarësinë e Shqipërisë

Prishtina - 28 Nentor 2018. Foto: Behlul-Jashari - Në Kosovë 28 Nëntori - Dita...

Pavarësia e Shqipërisë dhe thirrja për bashkimin kombëtar: Rruga drejt një Shqipërie të Bashkuar

Nga: Luan Dibrani Në historinë e kombit shqiptar, pavarësia ka qenë një...

Shpërndaj

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Kushdo prej “intelektualëve” kokëtul shqipfolës që nga xhelozia e sëmurë ndaj ndonjë “rivali” ose shkaqe tjera idiote s`është në gjendje të mendojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta kur vendit dhe kombit i kërcënohet rreziku i zhdukjes përfundimtare, ka nevojë për një car apo sulltan, e kërkon dhe e gjen atë. Me pasoja vetë-shkatërruese…

Të nderuar bashkëkombës, shkrimet e mia i dërgoj te disa qindra shqiptarë, shumica prej tyre i lexojnë ato dhe më paraqiten duke dhënë mendimin e vet për temën. Unë nuk jam gazetar prandaj nuk shkruaj se çka ka ndodhur, ku ka ndodhur, si ka ndodhur etj., por përpiqem të analizoj ndonjë temë aktuale nga këndvështrimi im, i profesionit tim, i personit që për shumë breza ka lindur dhe jeton larg trojeve të stërgjyshërve të mi, por gjenetikisht jam 100% me prejardhje shqiptare. Dhe, për ta thënë pa doreza, pa modesti: Nga mosha ime shumë e re (17-18 vjeçare) prej vitit 1994, në shumë mënyra, jam një prej atyre që kam dhënë më tepër kontribut për shqiptarinë në përgjithësi (Shqipërinë, Kosovën, FYROM-in, Kosovën Lindore dhe Malin e Zi) sesa shumë “intelektualë” që kanë lindur dhe jetojnë tokat arbërore. Shembull: në vitin 1999 kur Serbia i masakronte shqiptarët e Kosovës, kam shkruar 2 letra goxha të serta në demaskimin e “popullit qiellor” serb, të cilat letra u botuan në 2 prej gazetave më të mëdha Perëndimore. Por, kishte një behane aty, redaksitë kërkuan të paguaj goxha shumë lek për shërbimin, nëse jo – zero botim. Pagova. Imagjinoni shumën…

Pse e them këtë? Armiqtë tanë u paguajnë shumë lek gazetave të mëdha Perëndimore të cilat pastaj i botojnë rrenat e tyre…Po shqiptarët? Duhet të reflektojnë.

PS: 

Shkrimet e mia, të mira apo të këqija janë 10000% të pavarura dhe atdhetare. Por ama, shumë portale shqipfolëse nuk i botojnë. E dini pse? Sepse atyre “patriotëve” jo edhe aq të dobishëm për lexuesit (kombin dhe vendin), në radhë të parë nuk u pëlqen feja ime katolike (nuk jam praktikues) dhe ndoshta janë “mysliman jashtëzakonisht të moralshëm dhe devotshëm”. Dhe, të tillëve, përveç tjerash, ose u mungon tërësisht vetëdija kombëtare ose u prishen interesat private financiare nëse i botojnë (…). Unë nuk paguhem për shkrimet, dhe populli jonë i skllavëruar, i indoktrinuar dhe në terr informativ nuk ka aspak dëme nëse i lexon, përkundrazi, mund të ketë dobi.

Pa marrë parasysh se unë nuk i quaj zotëri dhe zonja hajdutët, servilët, mercenarët dhe tradhtarët që bashkëpunojnë me armiqtë tradicional dhe janë duke shkatërruar Vendin dhe Kombin. Si mund ta quaj një mi një zotëri?!

Ndryshe, mua më shkruajnë shumë atdhetarë dhe intelektualë të mirëfilltë të vendit dhe diasporës, prej më të shkëlqyeshëm që i kemi. Kam mësuar shumë prej tyre. Sot po e paraqes (jo në tërësi) letrën e njërit prej tyre, atdhetarit dhe intelektualit brilant, por duke mos e treguar identitetin e tij. Ishte një koment për artikullin tim të fundit: Karakteri i vërtetë i “Kryeministrit shqiptar” del në pah kur është i droguar.

***

Wed, 6 Apr at 4:30 am

Ju, me shumë të drejtë, shkruani:

“Një numër i konsideruar i popullit nuk duan të shohin se çfarë tregon kjo për Ramën si krijesë njerëzore. Ata thjeshtë duan të shohin atë që duan të shohin. Në fakt, kokëtulët e tillë që verbërisht i shërbejnë sulltanit, punojnë edhe kundër mirëqenies dhe ardhmërisë së fëmijëve, nipave dhe mbesave të veta. E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë”.

Pra, duhet të jemi të vetëdijshëm se vetë populli shqiptar, duke i lejuar vetes të ketë në krye një kryedrogar, një kryetradhtar, një kryeservil dhe kryeargat të serbosllavizmit, ai popull domosdo që po shkon me vetëdije drejt vetëshpërbërjes, drejt vetëshfarosjes, drejt vetëshuarjes. Prandaj nuk ia vlen të (…) një popull të tillë, i cili është i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal dhe, për pasojë, nga vetëdija kombëtare (…)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu