Kapiten Rudi në front
Sinan Kastrati, Suedi
Lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe qenies së tyre kombëtare, më 1943, 1944 zvillohet në dy fronte, kundër fqinjëve tanë, në perëndim të Kosovës, në kufi me Malin e Zi, me qendër qytetin me natyrë të bukur të me burime të shumta uji e male, Pejës dhe në Veri, në kufi me Sangjakun, Serbinë, me Mitrovicën e pasur me xehe.
Kjo luftë u zhvillua dhe u organizua nga ushtarët vuulnetarë shqiptarë nga Kosova e oficerët e shkollura nga Gjakova e Shkodra.
Në popul kjo periudhë njihet edhe si Koha e Shypnisë, ku shqiptarët nga të dy anët e kufirit, muarën frymë lirshëm. U hapën shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe administrata përgjithësisht ishte në gjuhën shqipe. Deshëm e s`deshëm ta pranojmë, meritë për këte ka Italia dhe Gjermania ”fashiste” të cilat na hoqën qafe zgjedhën serbe.
Shqiptarët në ish Mbretëinë Serbe (Kroate e Sllovene) nuk trajtoheshin si njeërëz dhe nuk i gëzonin as të drejtat më elemntare, të drejtën për jetë e të mos flasim për të drejtat për punë, shkollim, për mjekim e informim në gjuhën shqipe. Në Kosovë nuk kishte të mendohej për ABETARE apo gazetë të përditshme. Vinte vetëm ”Politika” beogradase e shprëndahej nëpër ”opshtina”. Edhe aty ku kishte kryetar komunash shqiptarë, ata nuk dinin të lexonin …. (Kjo pas ”çlirimit”, edhe pas vitit 1945)
Prandaj duke pasur parasysh këto kushte të mjerueshme, ”Në krahasim me gjenocidin serb, me shfarosjen totale, fashizmi dhe nacizmi sollën lirinë dhe i shpëtuen shqiptarët e Shqipnisë Irredentiste sepse ndalën gjenocidin serb, shumfish ma të rrezikshëm. Tash, a tingëllon kjo absurde” dhe sidomos shqiptarët e Kosovës që ishin në kufi me Malin e Zi dhe Serbinë.
Ukë Imeri -Kastrati nga Turjaka, luftëtari ushtar i Kapetan Rudit në Qafë të Çakorrit deri në Nokshiq
Mbrojtaja e tokave tona shekullore edhe ashtu të tkurrurua, ishte nevojë dhe domosdoshmëri. Ngo kjo gjendje e padurueshme, populli shqiptar i Kosovës rroki armër dhe u organizua për mbrojtje por tash ishte shumë më mirë sepse kishte edhe kuadro ushtarake vullnetarë që e komandonin dhe e udhëhiqnin luftën.
Mbrojta e tokave shqiptare në Qafë të Çakorrit 1*) e deri në Plavë e Guci është bërë nga vullnetarë shqiptarë, të udhëhequr nga oficerë të shkolluar nga Shqipëria dhe Kosova, oficerë që kishin krye akademitë ushtarake në Itali. Më të njohur që njihen janë: Kapetan Rudi 2*) nga Gjakova dhe Kapetan Palushi 3*) nga Shkodra.
Kazermat e Ushtrisë së Shypnisë kanë qenë në Pejë. Kjo ndërtesë më vonë, pas ripushtimit të Jugosllavisë socialiste është përdor si shkollë, Gjimnazi i Pejës.
Ushtarët vullnetarë nga Bajraki i Astrazubit, rrethi (serezi i Rahovecit) ishin nga katundi Turjakë: Ukë Imeri-Kastrati, Halil (Lil) Derguti- Kastrati, Asman Cufë (Isuf)- Kastrati, Avdyl Imeri -Kastrati nga Turjaka, Rexhep Hajdari- Paqarizi nga Dragobili, Nezir Sinani- Paqarizi, Zeqë Brahimi- Paqarizi nga Lubizhda, Azemi, djali i Veli Bajramit nga katund Panorc, është vrarë në lufte, etj.
Edhe pse ishin nga ”Bajraki i Astazubit” 4*), nga katundi Astrazub (Astrazup) nuk kishte asnjë vullnetarë. Sëpakut askush nga ish ushtarët që unë kam bisedua nuk e kanë zënë në gojë e as mbajt në mend asnjë ushtar nga Astrazubi 5*)
Imer Seferi, njëri nga luftëtarët vullnetar në mbrojtjen e Pazarit të Ri
Vlen të përmendet Imer Maliqi i Nokshiqit 6*) i Nokshiqit i cili njihej si burr trim, më i njohur e luftëtari më i madh, krahas Ali Pashë Gucisë. ”Ai na ka pritur si miqët më të mirë në konakun e tij, luftëtarërëve nga Kosova. Na ka dhânë bukë. ”Te Imer Maliqi pam burrin e besës, bukës e fjalës. Te Imer Malqi i Nokshiqit, si ushtarë të Shqipnisë i kemi hângër dy silla të Bajramit në kohën kur luftonim kundër sllavo-komunistëve serbë e malazezë, në mbrojtje të tokave etnike, viti 1943 -1944”. Kështu më ka thënë Ukë Imeri -Kastrati (Baba i autorit Sinan Kastrati).
Thyerja e kufirit me Serbinë, në Leposaviq’
Ndryshe nga fronti i Perëndimit, që lufta ishte më e organizuar nga ushtria me eprorë profesionistë ushtarakë, me komandë në gjuhën shqipe e me kazerma ushtarake, në Veri të Kosovës, organizimi ishte krejt në dorën e vullnetarëve. Nuk kishte ushtri të rregullt e as oficerë që muarën pjesë në luftën për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve historike, Pazarin e Ri.
Pazari i Ri (Novi Pazari, qytet në Serbi)
Shumë shqiptarë të organizuar vullnetarisht, nga Bajraki i Astrazubit, Rrethi (Serezi) i Rahaveci kanë shkua në Pazar të Ri 7*) me i ndihumua vëllezërit tanë të Sangjakit, në Pazar të Ri (Novi Pazar) që ishin nën terrorin serbo-qetnik.
Vullnetarët nga Bajraku i Astrazubit, janë tubua në odën e Hajdar Malokut në Plaqicë, katund afër Kijevës dhe Murges dhe prej aty janë janë nisur për në Mitrovicë e Leposaviq.
I pari që e ka thye frontin ka hypur mbi Vigun e lumit Ibër, ka qenë Avdi Hamidi- Kastrati i katundit Turjakë. I dyti, pas Avdi Hamidit, ka shkua Haxhi Fazlia- Berisha i Carravranës dhe i treti, ka hyp në Vig, Sadri Hisen Syla- Krasniqi i Damanekit, katund afër Turjake, më 1944. Kur kanë kalua vigun shqiptarët, serbo-qetnikët kanë ikur.
Vullnetarët shqiptarë nga krahinat e ndryshme të Kosovës, që kishin shkua në luftë në mbrojtje të Sangjakut dhe popullsisë së pambrojtur i drejtohen Avdi Hamidit nga Turjakam e këto fjalë:
-Prini Aga i Zatriqit se ju ka hije he lum Bajraku ! Duke pasur parasysh se edhe në luftërat tjera, udhëhqës ishin burrat nga Zatriqi. Një nga më të njohurit si udhëheqës i Luftës së Nishit, ishte Dan Zatriqi 8*)
Lil (Halil) Derguti – Kastrati nga Turjaka, luftëtar në mbrojtjen e tokave nga serbo-malazezët, sllavo-komiunist
1*) Qafa e Çakorrit
Çakorri është mal i cili shtrihet në Alpet Shqiptare, në kufi në mes Malit të Zi dhe Kosovës, në një lartësi 2,058 m. Çakorri përbën ujëndarësin në mes lumit Lim dhe Lumëbardhit të Pejës. Përbëhet nga rreshpet argjilore të Paleozoikut dhe dolomitët kristalore të Triasit.
Çakorri është e mbuluar me pyje halore dhe kullota alpine. Është i njohur për bukurinë e tij natyrore. Qafa malore e Çakorrit (1,849 m), lidhë Andrijevicën dhe Pejën me rrugën e ndërtuar në vitin 1926, e cila është lidhja më e shkurtër në mes
Kosovës një pjesë të madhe të bregdetit Adriatik. Për shkak të reshjeve të rënda të dëborës dhe ortekëve të shpeshta trafiku në muajt e dimrit ndërkrehet rregullisht. (Nga Wikipendia, Enciklopedia e lirë)
2*) Hysni (Muharrem) Rudi (1917-1947). Ushtarak, veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare dhe poliglot. (Fliste shqip, serbisht, turqisht, italisht dhe nga pak frëngjisht).
Hysniu kreu Gjimnazin në Tiranë, Kolegjin Ushtarak në Romë (1936), Akademinë Ushtarake në Torino (1938) dhe Shkollën e Lartë Ushtarake të Inxhinierisë në Romë (1942).
U arrestua nga organet e Sigurimit Jugosllav, u dënua me vdekje dhe u pushkatua në Shkup në gusht të vitit 1947.
Rexhep Hajdari. Paqarizi nga Dragobili, bashkëluftëtar me Ukë Imerin e Lil Dergutin
Marrë nga:”Një emër i eklipsuar që bën dritë në faqet e historisë sonë”
MUHAMET SHATRI BOTA SOT, 17 KORRIK 2019 NË ORA: 20:46
3*) Kapetan Palushi
Për Kapetan Palushin nuk di shumë. Baba dhe kusherinjët e tjerë që kishin shërbye si ushtarë në Pejë thonin se Kapetan (kështu e quanin ”Kapetan”, jo ”Kapiten”, e folmja e Turjakës me rrethinë), ka qenë shkodran. Ishte shumë i zoti si oficerë. Kishte shkua bashkë me ushtrinë gjermane, me një kolonë kamionësh të ushtrisë gjermane, nga Qafa e Çakorri në drejtim të Beranës (Ivangradit). Baba më thonte se e pash ”Kapetanin”, të veshur me uniformë gjermane, por nuk isha i sigurtë prandaj vrapova dhe e zura automjetin dhe e thirra ”Zotëri Kapetan, ku po shkoni, ku p ona leni neve?
Sadri Hiseni- Krasniqi nga Damaneku i Turjakës, luftëtari në mbrojtjen e Pazarit të Ri
-Ukë, tha Kapetan Palushi ”Pleqt tanë në Shkodër kanë thân ”Mâ mirë âsht me kân qen i t`fortit se plak i t`ligit”. -Pa fitojnnë komunistat, fara e keqe prandaj edhe unë po iku e ju, pishni ndonjë urë e ndoshta i p`shtoni pushkatimit …. ”
4 *) BAJRAK m.
- vjet. Flamur. Bajrak i kuq. Ngriti bajrakun. Shpirtin jepe e shko, bajrakun mos e dorëzo! fj. u.
- hist. Njësi ushtarake e më vonë administrative, që u krijua në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë sipas organizimit fisnor dhe që i zuri vendin këtij organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve.
- etnogr. Shami e kuqe, me lule e me xhufka, që e mbanin krushqit si flamur kur shkonin të merrnin nusen. Bajraku i dasmës (i nuses).
- fig. Njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët. E kemi pasur bajrak ndër nuse.
- përd. mb. Që e ka trupin të gjatë e të drejtë; i bukur, i hijshëm. Me shtatin bajrak.
* Është me bajrak keq.: është me nam të keq, është i njohur prej të gjithëve. Ndërroi bajrak: tradhtoi, ndërroi flamur.
BAJRAKTAR m.
- vjet. Flamurtar (edhe fig.). Bajraktar i mendimit shqiptar.
- hist. Kreu i bajrakut, që përfaqësonte interesat e shtresës më të pasur e të privilegjuar dhe që drejtonte bajrakun në bazë të kanuneve patriarkale. Kullat e bajraktarit. Sillej si bajraktar.
- keq. Njeri që sillet ashpër e me mendjemadhësi, që i pëlqen vetëm të sundojë e të urdhërojë; ai që drejton punën me metoda të vjetruara, patriarkale e konservatore. Bajraktar i vogël. Ishte bërë bajraktar.
- etnogr. Krushku që mbante bajrakun e dasmës, kur shkonin të merrnin nusen; krushku i parë. Bajraktari ecte përpara.
5*) Astrazubi (Astrazupi)
Astrazubi, është katundi më në Jug- Lindje të të katundeve Magjarr, Marali, Dragabil dhe Javiq (Burim), në rrugën Malishevë Rahovec. Tash i takon komunës së Malishevës por njihej më shumë se Malisheva, shkaku i ”Bajrakut” që në shumë lufta ka përfaqësua shumë katunde të rrethit të Llapushës e deri në Bllacë, Arllat, Llapushnik, Kijevë, Sferrkë e Gashit (sipas pleqëve)
Avdi Hamidi- Kastrati, i pari që e theu frontin në Leposaviq
6*) Kajë Galja (Gali, dëshmor i Betejës së Nokshiqit, ishte i shoqi i Kajës, nga martesa e saj e parë në Nokshiq; mënyrë tradicionle e mbiemrave të grave të martu-ara), ose Kajë Shabanja, kur ishte vajzë, e njohur edhe si Kajë Selmanja, ose, ndryshe, e njohur si motra e Zhujit, siç kishte dëshirë ta quante veten dhe siç njihet në këngë popullore, është bijë e shquar e familjes Zymeraj, e martuar në Nokshiq. Kaja dhe Zhuji ishin fëmijët e dy vëllezërve, Shaban e Selman Muça.
Kajë Galja ishte pjesëmarrëse në mbrojtjen e atdheut nga sulmet e Malit të Zi: Beteja e Nokshiqit, më 1879, si dhe betejat në Nokshiq, më 1912-1913 dhe, përsëri, betejat në Nokshiq, më 1918-1919, ku luftoi së bashku me fëmijët e vet: Zymerin, Imerin e Begen. Pra, u shquan për atdhe dhe këndohen në këngë popullore edhe fëmijët e Kajë Galës, nga martesa e dytë, të lindur në Nokshiqin e famshëm: djemtë Zymer Maliqi e Imer Maliqi dhe e bija Bege Maliqja. Të shquar nga pasardhësit e Gjekës, të parit të Koshutanit të sotëm.
(Përdoruesi: Albanian Historian)
7*) Pazari i Ri (ose Tregu i Ri, serbisht Нови Пазар/Novi Pazar) është qytet në Serbinë Jugore, qendra e Sanxhakut, themeluar më vitin 1456 nga Isa-beu, menjëherë pasi osmanët morën qytetin e vjetër të quajtur Ras. Kur turqit morën qytetin Ras ata ia dhanë emrin Pazar,[1]sepse ky vendbanim ishte i njohur si vend tregtarësh. Qysh në vitin 1461 janë shënuar ardhja e tregtarëve të Venedikut. Për shkak se ky vend ishte i njohur edhe më herët si vend tregtarësh turqit pastaj e quajtën Yeni Pazar.
Novi Pazari u krijua dhe u zhvillua përgjatë rrugëve, të cilat para 5 shekujve kalonin nëpër këto treva. Ngritjen e shpejtë, posaçërisht gjatë shekullit XVI dhe XVII e arrin para se gjithash falë rrugëve, të cilat kalonin nëpër këtë regjion dhe rrugën e njohur të Bosnjës, e cila nga Sarajeva shkonte nëpër Foqë deri në Plevle. Mandej, rruga shkonte për Prijepole, Senicë, N. Pazar, Mitrovicë dhe tutje nëpër Kaçanik për Shkup e Selanik. Ndërsa, krahu tjetër nga Prishtina në drejtim të Nishit, Sofje e tutje drejt Pllovdivit dhe Stambollit.[2]
Pazari i Ri është kryeqytet i Sanxhakut. Është vendosur në kryqëzimin e lumenjve Joshanicë, Rashkë dhe Dezhevë, në një lartësi mbidetare 496 m. Është i rrethuar me malet e larta të Golijes, Rogoznës dhe Rrafshnaltës së Peshterrit. Në vitin 1991 Pazari i Ri ka pas 85 500 banorë, ndërsa sot konsiderohet se i ka rreth 120 000 banorë.
8*) Sipas këngë popullore, Dan Zatrqii ishte udhëheqës i luftës së Nishit
Kapiten Rudi, para se të pushkatohej nga regjimi ish jugosllav
Prej Prokuple e deri ne Nish
Prej Propkuple e deri n’Nish,
Asht mbush rruga me dervish.
Dervishet po falen bajraqet s’po nalen.
Dervishet po luten,
Bajraqet s’po nguten.
Maliq Pasha ne ate te zi,
T’kofte pirolla moj Malesi.
Shqipnia mori fushes,
E mbloi timi i pushkes.
Maliq Pasha ne ate te bardhe,
ugurolla bajraktare .
Bajraku i Zeqirit ,
S’po doket prej timit.
Kur i rane takamit t’pare,
Me batilin balle per balle.
Bini djem dushmanit,
Per hater te vatanit.
Kur i rane takamit te dyte ,
me kaurrin fyt per fyte.
bini djem dushmanit,
Per hajret e imanit.
Kur i rane takamit trete ,
Me batilin heshte per heshte.
Bini djem t’i bina ,
Bajraqet t’ia perzina.
Imer Hoxha prej Bellenice,
fort po qitshin Kemenica.
Kemenica t‘gurit,
Bini djemlosha kaurrit.
Kapakli Bajraku ,
s‘po doket prej gjaku.
Nami i Pashe Maliqit,
Preu shpata e Dan Zatriqit.
Kenduar nag Salih, Feriz dhe Ali Krasniqi nga Drenovci i Llapushes.
Kjo kenge i kushtohet betejave te ashpra te cilat i zhvilluan bajraqet e Shqiperise gjate luftes Ruso-turke 1870 -1878. Ne anen Ruse ishin forcat serbe kurse ne perberje te forcave turke ishin shumica shqipare. Ne keto luftime u dallua Bajraku i Ostrozubit. Pjesa me e madhe e treves se Llapushes ishte pjese e ketij Bajraku . Ky Bajrak ne popull nihej si Kapakli Bajraku, pasi ne luftera luftetaret e ketij bajraku luftonin me pushke te tipit Kapakli.
Bajraqet shqiptare luftuan per te mbrojtur trojet etnike te Shqiperise verilindore pra Sanxhakun e Nishit ( sot Serbia jugore).
Kenga perfundon me nje refren kuptimplote qe edhe sot e kesaj dite perdoret per te aluduar ne dike qe fiton fame ne krahe te dikujt tjeter: ,,Nami i Pashe Maliqit, preu shpata e Dan Zatriqit”.
Pra luften e bene shqiptaret por nami i mbeti pashait turk ose Turqise . Ka edhe isa variante te kesaj kenge. Marrë nga një faqe e forumit në Internet.
Feriz e Ali Krazniqi – Prej Prokuple deri ne Nish 1
https://www.youtube.com/watch?v=L5r1VQMGKxY
Artikujt tjerë të konsulltuar :
- ”Lufta e shqiptarëve në Qafë të Qakorrit deri në Plavë e Guci!”
SINAN KASTRATI, BOTA SOT, 26 DHJETOR 2017 NË ORA: 14:40
”BALLISTËT E FAMILJES SË ALI AGËVE NGA TURJAKA!”
HTTPS://WWW.BALLIKOMBETAR.INFO/BALLISTET-E-FAMILJES-SE-ALI-AGEVE-NGA-TURJAKA/
SINAN KASTRATI, SUEDI, MALMÖ, 20 DHJETOR 2016
- ”Kush ishin ushtarët e tjerë vullnetarë të kapiten Rudit nga Turjaka, Panorci, Dragobili, rrethi i Llapushës” ? Revista Drini, 16 qershor 2020
HISTORIA
4) ”Tre trimave të dy gjeneratave, Ballistë!”
NGA: SINAN KASTRATI, Bota Sot, 20 DHJETOR 2016 NË ORA: 13:17
https://www.botasot.info/historia-lajme/626184/tre-trimave-te-dy-gjeneratave-balliste/
5) ”Kur dhe ku është shtypur Abetarja Gegënishte”, Drini.us, 7 Maj 2021
https://drini.us/kur-dhe-ku-eshte-shtypur-abetarja-gegenishte/
Ku autori (jam unë autor) flet për disa nga prijësit e fisit Kastrat nga Zatrqiqi:
Dan Zatriqi, KASTRATI, ishte udhëheqës i LUFTËS së Nishit, më 1977/1978, bashkë me Rahovecin Podrimqak, Imer Hoxhën e Bellenicës.
Halili e Musa, vëllezër, ishin KASTRAT, kaçakët e parë shqiptarë I pret në besë, dhëndërri, Bejta Syla e Veziri i Shkodrës, në Shkodër.
Hajdar Aga i Zatriqit, ishte kryeroja e Vezirit të Shkodrës, Kastrat, Shaban Polluzha, udhëheqësi i Luftës së Drenicës, 1943-1944 ishte Kastrat, Hasan Zatriqi nga Turjaka, komiti i fundit, ishte me fis Kastrat. Balistët: Imer, Seferi, Met Gjemajlia, Asman Cufa, Avdi Hamidi, Sahit Mstafa, ishin Kastrat, nga Turjaka.
Avdi Hamidi, ishte i pari qï hyri në VIG, te Leposaviqi i sotshëm dhe i theu qetnikët serb që bënin masakra te vëllezërit tanë në Pazar të Ri e Sangjak. Bashkë me te, i dyti ishte Haxhi Fazlia i Crravranës dhe Sadri Hiseni i Damanekit.
Lil (Halil) Derguti, Avdyl Imeri e Ukë Imeri (baba im), luftuan në Qafë të Qakorrit, në Berane, Plavë e Guci në mbrojje të tokave shqiptare, më 1943, 1944 dhe të katundeve tjera men ë krye Kapetan Rudin e Gjakovës dhe Kapetan Palushin e Shkodrës.
Hajdar Aga i Zatriqit, ishte kryeroja e Vezirit të Shkodrës, Kastrat, Shaban Polluzha, udhëheqësi i Luftës së Drenicës, 1943-1944 ishte Kastrat, Hasan Zatriqi nga Turjaka, komiti i fundit, ishte me fis Kastrat. Balistët: Imer, Seferi, Met Gjemajlia, Asman Cufa, Avdi Hamidi, Sahit Mstafa, ishin Kastrat, nga Turjaka.
Avdi Hamidi, ishte i pari qï hyri në VIG, te Leposaviqi i sotshëm dhe i theu qetnikët serb që bënin masakra te vëllezërit tanë në Pazar të Ri e Sangjak. Bashkë me te, i dyti ishte Haxhi Fazlia i Crravranës dhe Sadri Hiseni i Damanekit.
Lil (Halil) Derguti, Avdyl Imeri e Ukë Imeri (baba im), luftuan në Qafë të Qakorrit, në Berane, Plavë e Guci në mbrojje të tokave shqiptare, më 1943, 1944 dhe të katundeve tjera men ë krye Kapetan Rudin e Gjakovës dhe Kapetan Palushin e Shkodrës.
Edhe Gjergj Kastrioti ishte Kastrat, por jo nga Turjaka.
Pra, siq shihet, Turjaka ka me çka krenohet, me vasha të bukura e djem të hishëm, me ushqime të shishme që vetëm plakat turjakase din të gatuajnë që edhe gishtat i lëpinim.
6) ”Fashizmi ndali gjenocidin serb mbi shqiptarët e Shqipnisë irredentiste
Drini.us, 8 Shkurt 2022, Agim Morina, Londër
Fashizmi ndali gjenocidin serb mbi shqiptarët e Shqipnisë irredentiste
7) ”Kapetan Rudi që luftoi në Qafë të Çakorrit!”, fokusi, 22.03.2018
Malmö, 7, 11 prill 2022