Nga: Nail Draga, Ulqin
Sherif Delvina, E vërteta mbi Epirin, Botoi:”Fllad”, Tiranë, 1999
Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me hapësiren etnogjeografike shqiptare sidomos asaj jugore ka vite që është bërë objekt studimi për personalitete të shkencës dhe kulturës shqiptare. Ne veçanti kjo çështje fitoj një dimension tjetër pas dështimit të monizmit sepse ne pluralizëm u krijuan rrethana të tjera të favorshme duke mos pasur tema tabu, apo qasje ideologjike siç ishte më parë në Shqipëri. Nder studiuesit më të zellshëm dhe serioz ne këtë gamë bën pjesë Sherif Delvina, i cili ne këtë aspekt ka dhënë një kontribut më peshë për historiografinë kombëtare shqiptare.
Ne shek.XIX, tek fqinjët tanë na u paraqiten dy projekte politike të cilat ishin tërësisht ekspansioniste në dëm të popujve tjerë për të realizuar endrrat e tyre mesjetare. Fjala është për “Megaliidenë” greke(1843) dhe “Naçertanien” serbe(1844) ku si qellim final kishin rimbëkëmbjen e perandorive të tyre mesjetare ate të Bizantit dhe të Car Dushanit. Dihet historikisht se pasojat e këtyre projektëve i kanë përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejt shqiptarët duke filluar nga Kongresi i Berlinit(1878) dhe Konferenca e Londrës(1913) sepse më së dy të tretat e hapësirës etnogjegrafike shqiptare u aneksua nga fqinjët tanë sllavet dhe grekët.
Por, megjithë këto përfitime territoriale oreksi i tyre nuk ka të ngopur që dëshmohet me politikën e tyre shtetërore të zhvilluar ne vazhdimësi, duke shpifur e trilluar ne lidhje mbi autoktoninë iliro-shqiptare dhe hapësiren etnogjeografike shqiptare në Siujdhesën Ballkanike.
Ne këtë gamë të qasjeve janë të njohur në veçanti disa struktura klero-shoviniste greke, të cilët ende trumpetojnë për jugun e Shqipërisë, duke shpikur dhe krijuar sajesa te ndryshme territoriale. Ne këtë aspekt ato shpiken sajesen Vorio Epiri që është aspiratë territoriale ndaj shtetit shqiptarë. E tërë kjo politikë ne rrethana të reja shoqërore pas dështimit të komunizmit është transparente dhe nga ana e tyre bëhët gjoja për mbrojtje te të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri, ku këto qarqe të tillë i konsiderojnë të gjithë shqiptarët ortodoksë.
Duke qenë dëshmitarë i të gjitha këtyre akrobacionëve politike më pasoja për popullin dhe shtetin shqiptarë, intelektuali dhe studiuesi i zellshëm Sherif Delvina opinionit shqiptarë i dhuron librin “E vërteta mbi Epirin”.Është ky një libër i veçantë për nga lënda e trajtuar dhe me një qasje analitike dhe argumente shkencore që demaskon politikën shoviniste greke ndaj aspiratave dhe falsifikimëve të realitetit historik dhe gjeografik të jugut shqiptar.
Libri paraqet një përmbledhje të artikujve të botuar nga viti 1992-1999 ne gazeta të ndryshme në Shqipëri. Nuk ka dyshim se ne saje të tyre artikujve të cilët për nga përmbajtja janë shkencorë, analitikë dhe publicistikë autori ka bërë sensibilizimin e opinionit shqiptarë ne lidhje me disa çështje të cilat ose kanë qenë tabu apo të panjohura për opinionin e gjërë.
Autori librin e ka konceptuar në atë mënyrë që përbëhët prej nëntë pjesëve të cilat paraqesin një unitet të qasjeve të autorit për hapësirën etnogjeografike shqiptare nga koha antike e deri në ditët tona.
Në këtë botim më vlerë autori ofron të dhëna më interes për hapësirën etnogjeografike shqiptare, duke theksuar së para Kongresit të Berlinit(1878), Shqipëria e kishte sipërfaqen 110.000km2, më popullsi kompakte shqiptare dhe më pakica kombëtarë të parëndësishme. Kongresi i Berlinit u quajt nga rilindasit më të drejt varrimi i Shqipërisë, por ky nuk kishte qenë ende varrimi i Shqipërisë, sepse pas atij kongresi në Shqipëri ngeli Kosova, ngeli Maqedonia, Çamëria, Grebeneja, Kosturi, dhe sundimi osman ishte i përkohshëm, kurse pushtimi nga fqinjët ishte i përhershëm.
Por, më 1913, kinse në luftën kundër turqëve, me përkrahjën e Fuqive të Mëdha, këto toka u quajtën “turke” dhe hapësira etnogjeografike shqiptare u zvoglua gjithnjë. Madje nëse analizohen të dhënat nga viti 1491 kur janë bërë regjistrimet e Ballkanit të pushtuar nga osmanët, në Ballkan del se janë mbi 266 mijë familje në trojet shqiptare, duke filluar nga veriu e deri në Artë.Ne atë kohë ne kemi pasur popullatë më të madhe se grekët dhe territor më të madh se grekët e serbët, Shqipëria është rrudhur dhe është bërë mbi tre herë më vogël se çka qenë.
Delvina është i qartë ne konstatimet e tija kur ceken pa hezitim se duhet thënë e vërteta duke u bazuar ne dokumentet e kohës pamvarësisht se tash jemi ne rrethana të reja shoqërore dhe politike me fqinjët tanë. Andaj më të drejt cekën se nuk duhet heshtur për spastrimin etnik të territorëve shqiptare në shek.XIX, siç është rasti për 300.000 shqiptarët e shpërngulur më dhunë nga Sanxhaku i Nishit, po ashtu për historinë e Artës, të cilët grekët e morën pas 1878-ës, pastaj për Sulin etj. I brengosur për prezantimin dhe falsifikimin e të kaluarës sonë historike ne tekstet shkollore tek fqinjët grek, ai na ofron shembullin e suliotëve. Ato thekson Delvina grekët i kanë në çdo tekst shkollor, ku në to thuhet se suliotët janë hedhur nga shkëmbi i Zallongut për të ruajtur nderin. Këtë ngjarje heroike të vjedhur nga heroizmi shqiptar grekët e kanë kthyer nga vetja dhe i mbajnë si heroizmin më të madh të tyrin! S’ka tekst grek ku nuk është Marko Boçari, Bubulina etj. Ne ruhemi se mos na prishet politika me grekun.Ne duhet ta dimë se ç’na kanë marrë e ç’na kanë ngrënë vazhdimisht fqinjët tanë konstaton më të drejt Delvina.
Ne këtë botim më vlerë autori trajton ne detaje “Megaliidenë” si dhe sajesen e shovinstëve grek “Vorio Epir” e cila ka të bëj më pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, duke dëshmuar në mënyrë shkencore për përkatësinë iliro-shqiptarë të Epirit. Ndërsa duke bërë fjalë për minoritarët grekë ai më të drejt konstaton se ato janë shumë vonë të pranishëm ne territoret shqiptare, gjegjësisht janë ardhacakë, argatë të sjellë këtu në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe përbëjnë një enklavë në viset shqiptare.
Duke marrë kompleksin politik te grekëve për këto territore dhe ndaj popullatës shqiptare ortodokse falsifikimi i të dhënave historike dhe i statistikave demografike kur është në pyetje numri i minoritarëve shqiptarë në Greqi dhe i minoritarëve grekë në Shqipëri është bërë dëtyre patriotike dhe shtetërore numër një e shovinizmit grek. Nga ana tjetër me qellim heshtet numri i mbi dy milion arvanitasve ne Greqi.
Dhe në fund duhet thënë se një libër i tillë është i mirëseardhur jo vetëm për studiuesit dhe individet që iu intereson çështja kombëtare dikur dhe sot, por edhe për opinionin e gjërë. Botuesit shqiptarë mendoj se do të bënin një punë më vlerë nëse ketë botim do ta përkthenin në gjuhën angleze në tërësi apo apo në formë të sintetizuar. Sepse vetëm ne këtë formë do të informojmë opinionin ndërkombëtar në lidhje mbi realitetin shkencor, autoktoninë dhe vazhdimësinë historike iliro-shqiptare të kësaj pjesë të hapësirës etnogjeografike shqiptare. Të dhënat e ofruara ne saje të konsultimit të një literature selektive shkencore, hulumtimit të dokumentave te trajtuar në sinkroni dhe diakroni bëjnë që libri “E vërteta mbi Epirin” të jetë një enciklopedi ne vehte për këtë regjion gjeografik i cili ka pasur një të kaluar të bujshme historike nga koha antike e deri në ditët tona.Dhe një libër të tillë ka mundur të na ofrojë vetëm Sh. Delvina i cili është padyshim studiuesi më i zellshëm dhe erudit i kësaj çështjeje në kohën tonë.
In memoriam
Sherif Delvina
(1932-2022)
Në Tiranë me 7 pill 2022, në moshën 90-vjeçare vdiq Sherif Delvina, historiani, studiuesi, përkthyesi, dramaturgu, intelektuali dhe publicisti i shquar, autor i disa botimeve shkencore nga fusha e historisë. Ai rridhte nga një familje e shquar intelektualësh dhe patriotësh, me ndikim në historinë e Shqipërisë. Si rrallë kush mblodhi dhe dëshifroi e interpretoi harta të disa autorëve europianë nga antikiteti e dei në vitin 1913, kur më së gjysma e hapësirës etnogjografike shqiptare nga vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës iu dhuruan fqinjëve(sllavë e grekë).
Prof.Sherif Delvina është autor i 14 librave, 18 libra me bashkëautor, ndërsa ka publikuar me qindra artikuj e studime në shqip dhe gjuhë të huaj.
Nga botimet veçojmë:E vërteta mbi Epirin(1999), Kosova një mit serb, apo një realitet historik shqiptar(2000), Mid`hat Frashëri: minister fuqiplotë në Athinë,1923-1926(2002), Udhëtarët e huaj në Shqipëri-gjerë në fund të shekullit XIX nga Lumo Skendo(2012) etj.
Në nderim të autorit më këtë rast po ribotoj recensionin për librin “E vërteta mbi Epirin”të shkruar në vitin 2004.