ARKIVI:
16 Tetor 2024

Këshilli Zgjedhor i Forcës së Diasporës (FED) e zgjodhi Lirim Gashin kryetar, ndërsa Fati Buzollin sekretare të kësaj force politike

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Të dashur miq dhe mikesha,
Dje Këshilli Zgjedhor kompetent i Forcës së Diasporës (FED) dhe delegatët që morën pjesë në seancën konstituive të organeve të partisë më besuan funksionin e Kryetarit të pjesës politike të Lëvizjes, më saktësisht funksionin e Kryetarit të Forcës së Diasporës për Kosovën, për çka e falënderoj përzemërsisht secilin pjesëmarrës veç e veç.
Çka është Forca e Diasporës (FED) ?
Është një platformë e gjerë për kontributin vullnetar të diasporës, jo vetëm për shqiptarët autoktonë dhe minoritetet që jetojnë në dy shtetet shqiptare në Ballkan, por edhe për shqiptarët autoktonë që jetojnë në të gjitha trevat etnike.
Pra, bëhet fjalë për Forcën Kontributore Vullnetare të Diasporës, e cila funksionon si lëvizje në mërgim dhe si parti politike në vend.
Më saktësisht, bëhet fjalë për një urë lidhëse midis gatishmërisë së vazhdueshme të diasporës për të kontribuar në forcimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan dhe nevojës së shqiptarëve autoktonë dhe minoriteteve që jetojnë në të gjitha trevat tona etnike për ta mirëpërdorur këtë gatishmëri.
Sepse shqiptarët autoktonë që jetojnë në dy shtetet shqiptare në Ballkan dhe në të gjitha trojet etnike, kanë një nevojë të madhe për të përfituar nga kontributi vullnetar i diasporës në fusha të tilla si zhvillimi i përgjithshëm, politika, diplomacia, arsimi, shkenca, kultura, sporti, investimet dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Sepse në të gjitha trevat etnike ku jetojnë shqiptarët autoktonë dhe pakicat kombëtare ka nevojë të madhe për të përfituar nga potenciali shumëdimensional i diasporës, sepse mbretërojnë kushte të vështira për jetesë dinjitoze dhe prosperitet.
Në kuptimin metaforik dhe organik, Fuqinë e Diasporës do ta përshkruaja si një person që e la zemrën në vendlindje duke marrë me vete arteriet në mërgim për ta furnizuar me gjak dhe ajër.
Sepse shqiptarët kudo që shkojnë dhe çfarëdo që bëjnë, e mbajnë mendjen dhe përqendrimin te vendlindja, sepse janë lindur, rritur dhe kanë lënë pas njerëzit e tyre më të dashur, me të cilët ndajnë ndjenjat dhe kujtimet më të bukura.
Për fat të keq, politika zyrtare në dy shtetet shqiptare e vlerëson diasporën vetëm në fushata zgjedhore, sepse ka nevojë për votat e saj.
Me përfundimin e fushatave zgjedhore, diaspora nuk konsiderohet më si një vlerë e pashmangshme dhe e pakrahasueshme që ka dëshmuar rolin e saj vendimtar në të gjitha fazat e historisë paqësore dhe luftarake, por vetëm si kontribuese në rritjen e buxheteve familjare përmes donacioneve dhe si kontribuese në rritjen buxhetit të shtetit nëpërmjet kontributeve doganore dhe tatimore.
Sepse potenciali shumëdimensional i diasporës nuk përdoret më për të forcuar shtetin dhe nëpërmjet forcimit të shtetit për të rritur mirëqenien e njerëzve që jetojnë në dy shtetet shqiptare në Ballkan dhe në të gjitha trevat etnike autoktone, përkundrazi, parmundësohet sidomos pjesa e gatshme e Diasporës për të investuar dhe për t’u riatdhesuar, përmes barrierave burokratike dhe korruptive që i dalin në rrugën.
Pse ndodh kjo?
Sepse diaspora nuk ka zë (lob) të fortë në politikën tonë zyrtare.
Dhe pikërisht këtë rol do ta marrë përsipër Forca e Diasporës për Kosovën.
Sepse do të bëhet zëri më i fuqishëm jo vetëm i diasporës në politikën zyrtare të dy shteteve shqiptare, por edhe zëri më i fuqishëm i njerëzve që jetojnë në të gjitha trevat etnike.
Për suksesin e këtij misioni ju garantoj që do ta përdor të gjithë potencialin tim fizik e mendor, si potencialin e bashkëpunëtorëve dhe bashkatdhetarëve të mi.
Jeni të mirëseardhur kudo dhe në çdo kohë dhe për çdo detaj tjetër do t’ju njoftoj në kohën e duhur.
Kan være et bilde av 2 personer, folk som sitter, folk som står og innendørs
Lirim Gashi dhe Fati Buzolli
Fati Buzolli, Mehmet Manovi dhe Lirim Gashi
Mehmet Manovi: Forca e Diasporës(FeD), autorizon Lirim Gashin (Kryetar) dhë Fati Buzollin (Sekretare), të fillojnë më emërime të drejtuesve të FeD-it nëpër komuna të Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu