Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI
Nga 24 shkurti 2022, Bota është sjellë para një provimi që sot askush nuk ka dituri që t` ia sheh fundin zgjidhjes: vazhdim i luftës në Ukrainë, apo paqe për njerëzimin. Lidhur me këtë, Ambasadori i Rusisë në Bosnje Hercegovinë lajmëroi se: “ Rusia nuk është në luftë në Ukrainë. Ruisa, tha Karabahov, në Ukrainë është në një ofenzivë speciale ushtarake.E ofenziva speciale i ka qy qëllime: demilitarizimin e Ukrainës dhe pengimin që ai shtet të antarsohet në NATO”. Ambasadori jo me fjalor deiplomatik, por me fjalor nga arsenali imperial rus theksoi edhe këtë, se: “Federata Ruse është e inteesuar për ujin, naftën dhe arin, në të gjitha ato shtete që i takonin dukur BRSS-ës. Dhe me që ai është hebrej Hazar, e Hazarët janë hebrej që nja 150 000 muarën pjesë në anën e Hitlerit (1941-1945), Zelenski është i lidhur me qarqet e NATO-s. Kurse, Rusia është me qëndrim se: TRE popuj vllazër: Rusët, Bellorusët dhe Ukrainasit, duhet ta respektojnë parimin e Putinit për interes gjeostrategjik të “vllaun e madh”, kupolë e të cilëve është Federata Ruse.
Afër dy muaj luftime në Ukrainë për ta okupuar, Rusia i ka zhvëndosë nga trevat e Ukrainës, nepër botë rreth 14 000 000 banorë. Kjo do të thot, sa popullsia e Serbisë dhe Bullgraisë. Dhe, për ambasadorin rus në Sarajevë është diçka shumë e thjeshtë, se kemi të bëjmë me: “një ofenzivë speciale”! Edhe më konkretisht. Kjo luftë nuk është botërore, por do të ketë pasoja KATASTROFALE globale, sepse deri me tash janë bërë mbi 250 miliardë dëme. Vetëm kryqzorja “Moskva” në të cilën Bush dhe Gorbaçov i dhanë simbolikisht fund Luftës së Ftoftë, nuk dihet se sa jetë njerëzish ka marrë me vete në fundin e detit tërbuar. Jo, nuk brengoset neonacizmi rus për tragjedinë me përmasa tragjike në Ukrainë, për afro 45 milionë banorë. E vërteta makinerinë vrastare, të cilën e drejton V. Putin, sepse Rusia Cariste, Rusia Komuniste dhe Rusia nazifashiste doli se tani e kanë një emrues të përbashkët: zhdukjen e popujve që nuk janë rus. Në realitet më 2022, llograitet se në Federatën Ruse jetojnë 160 popuj të ndryshëm. Ata, me vetdijësimin e tyre kombëtar, me kohë do të krijojnë Ukraina tjera, sado që Donjeksu dhe Donbasi të thuhet se kanë popullsi ruse, instalimi i tyre i përngjanë politikës së kolonizimit serbian të Kosovës dhe Maqedonisë më 1912-1999, me metoda monstruoze nazifashiste. E vërteta Serbia nazifashiste më 1938 në Kosovë dhe Maqedoni pati nxier një ligj që shqiptarëve ua lejonte vetëm 0.40 ari tokë për shtëpi nëse “duan të jetojnë në Jugosllavi”. Por, atyre nëse jeta u ngushtohej i kishin dy rrugë: 1. Të konvertohen për fillim në ortodks, e pastaj kombëtarist i priste rikonvertimi në serbianë; 2. Nëse edhe këtë “dhuratë” serbe nuk e donin ishte Konventa Jugosllavo-Turke që ua mundsonte shpërnguljën në Anadoll. Këtyre fatmjerëve u ishte caktuar një afat kohor që mund të shpërngulën në Turqi, deri në prill të vitit 1944. Sot llogaritet se në Turqi jetuekan 22 000 000 banorë me origjinë shqiptare.
Sot në shumë mese të Evropës ndihet fjala se: “Lufta në Ukrainë do të mbarojë shumë shpejtë”. Madje, këta folës e kanë fiksuar 9 majin 2022, si përfundim të operacionit special rus. Në këtë ditë planifikojnë rusët se do të mbahet edhe një paradë ushtarake, në shej të kapitullimit të Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore.E unë mendoi se shënimi i këtillë i “okupimit të Ukrainës”, me hitlerizëm të shënohet humbja e Hitlerit, tregon diçka më tepër po zihet në Kremlinin e përgjakur. Po tregon se Vllodimir Putini ka ndertuar një kauzë, ka “ndërtuar një dhomë banimi”, por në asnjë anë nuk ka koridor, as për hyrje e as për dalje. Edhe më konkretisht. Lufta e Putinit nuk ka rrugdalje, përpos që e sjellë popullin rus në hasmëri me tërë botën e civilizuar, përpos që Putinit ia mundson vetvrasjën, ose burgimin e përjetëshëm, që do ta kryente një huntë hushtarke, sepse forcat opozitare i ka shtri për dhe, me helmime dhe burgime enigmatike. Edhe më kjartë e shprehur. Kjo luftë për okupim të një populli (shteti) antar i OKB-ës, do të thot se Putini në një masë ka vëndosë të hynë në histori si shkaktar (persoanl) i Luftës Tretë Botërore, pas së cilës Rusi nuk do të ekzistojë më, sepse 160 popuj në te do ta kërkojë seicili “hisen e vet”.
Një indikacion shumë domethënës ngjau këto ditë në Sofje
Dihet se Bullgraia është antare e NATO-s. Në Sofje nuk u ftua Shqipëria (antare e NATO-s) dhe Serbia lajkatare e V. Putinit. Ndërsa, tubimi ishte shqyrtim i sigurisë në Ballkan dhe më gjërë. Hulumtuesi i këtyre rrethanave, duhet të nxjerr faktin para lexuesëve se: Shqipëria a është “ende faktor dyshimi për qendrat e fuqisë në Perendim, apo ishte një manovër për ta amortizuar skajshmërisht qëndrimin serbian ndaj BE-s dhe NATO-s, duke mbuluar “qiellin me shoshë”, me diçka që nuk është logjike. Prandaj shtrohet dyshimi: janë ende aktiv projektuesit e territ afër Edia Ramës në Tiranë. E themi se po, dhe ata dihen: janë kryekput Aleksander Sorros dhe një shqipfolësi, me llozën e Esat Pashallarëve të Tiranës, që këto ditë po shprudhin me luftën me barot të pshurrtë duke bërë shkrola melankolike: “A ishte Esat Pasha tradhtar apo hero”. Faktet flasin padyshim se Esat Pasha ishte tregtar flamush, ku më së miri shihet në fotografinë kur ia dorëzon çelast e Shkodrës oficerit të kral Nikollës. E vërteta, marrëveshja Esat Pasha-Nikolla Pasiq në Nish më 1914, është nga argument shtesë me shumë argumente tjera të njohura, për tradhti ordinere. I tham këto fakte sepse tradhtitë Esat PSHA i realizonte në prag dhe gjatë Luftës Parë Botërore. Pra edhe Putini është kah shënon një lloj tradhtie speciale, sepse popullin rus e ka ekspozuar para një rreziku që mos të ekzistojë fare!
Për dhe kundër Esat Pashës në Tiranë, edhe kundër Vladimir Putinit në Moskë, po del se janë politizuar njerëzit primitiv të partive, të cilët nuk janë as të majtë e as të djathtë, dhe nuk dijnë çka është ideologjia. Por ata antarësohet në klane partiake, për ndonjë vend pune, ndonjë tender dhe asgjë më shumë. Krejtë ndryshe kanë histori partitë në vendet demokratike liberale në Prendim.
Në Serbi ideologjia për të u pranuar antar partie, duhet të jetë rreligjioze, madje ortodokse. Pas këtij pozicioni, asnjë derë për pushtet nuk është e mbylluar, pastaj. Ky fakt përkon me realitetin osman, që si duket serbët e kanë mësuar nga turqit se: “svako ture mozhe vezir biti-çdo truk mundet të jetë edhe evzir”. Për këtë fakt pozicional, si duket Serbia ishte me “marrëveshje” kundër Turqisë (1804-1912); dhe posa e kreu punën me te, Serbia ishte kundër Austro-Hungraisë (1912-1918). Bile në atentatin e Sarajevës mori pjesë për faktin se okupimet Serbia i kishte kryer në Jug dhe tash me nxitje nga Rusia, ishte kthyer kah Bosnja dhe Hercegovina. Po një kohë të gjatë Serbia (M. SKS) 1918-1941 ishte kundër Gjermanisë dhe BRSS-ës. Për të pushuar një kohë gjatë viteve 1941-1948. Pastaj 1948-1953 sërish Serbia ishte në luftë ideologjike me Stalinin. Serbia titiste më tutje me politikën megalomane do të provojë që ta krijojë një perandori jugosllave duke e gëlltitë Bullgarinë (1947-1957), dhe duke e shfarosë populin shqiptar gjatë viteve 1949-1966. Madje edhe duke provuar që të okupojë një pjesë të Shqipërisë (1955-1958).
Rusia tregoi nga viti 2014 tregoi se ka mebtur sërish një shoqëri e kalbur në padrejtësi megalomane, kryesisht në saje të fitores mbi fashizmin, me që rast i pati okupuar dhe shndërruar në koloni moderne shumë popujë, që nuk u ndihet zëri i tyre se jetojnë (160 popuj) diku në një hapsirë prej 21 000 000 kilometra katror. Po të studiohet brendia e atyre popujve, del sheshazi se Ruisa ka provuar tërë kohën të shpërndaj rus nepër shtetet jorusfolëse. E rusfolësit kishin për detyrë primare partaike 9komuniste) që ta imponojnë Rusishtën si “gjuhë të zotit”, nëpër “terr të natës”, sidomos në administratë. Lexoni çdo histori ruse, dhe krahasone me realitetin, hapur del se kemi të bëjmë me një model sistemi që jo vetëm popujve brenda, por edhe atyre të “familjës komuniste”, u imponohej SOVRANITETI I KUFIZUAR (rasti i Çekosllavakisë më 1968).
Po shkojmë në Evropë me demokraci , një fatamorganë e shpifur politike
Në radhët e shqiptarëve, pas shembjës së komunizmit , u lajmëruan parullat e shpifura si një përpiekje që duhet të shkojmë në Evropë, sepse lufta e Perandorisë Osamen dhe isalmi i instaluar janë të kqijat e kësaj bote’. Ndersa, shprehje demookraci, shpifsit që e sabotaun luftën e UÇK-ës, ia atribuan politikës së re, kinse për t` u shkëputur nga komunizmi, i cili ishte pak më i keq se nazifashizmi, e që vet kishin qenë komunistë, amdje drejtues ideologjik, që për një natë “idiotin e Dostojevskit, e kthyen në filantrop, si Mendela’. Por demokracia e tyre si e deklamuar siliberale ishte dhe dels e është një lloj fundrine e despotizmit osman dhe totalitarizmit komunist, për çdo etapë kohore. Koha e dëshmoi këtë. Dhe ky sindrom komunist i mbuluar me një vel demokart, nuk kishte mundësi të reformohet, sdisomos nga nostaligjikët e titizmit. Madje kjo “sociologji e tryre” dëshmonte se vetëm pritej (Në Beograd e Prishtinë, Shkup e Pogoricë) deri sa të vdes “mbreti i kuq”, e pastaj ta sielin mbretin e tyre (karagjorgj), cullak në Beograd. Lufta e këtill është planifkiuar me kohë nga KOS dhe Akademia serbiane. Ndersa, janë gjetë por si hajni që e ka viedhë mallin e viedhur, në detyrën e shekullit pas vitit 1983, kur i themeluan Brigadat e LKJ-ës, ashtu si Hitleri.
Po rusët sot më 2022 kah po i drejton Putini dhe oligarkia e të pasurve?
Ka sot individ në shumë shetet që kanë buxhet vjetor më të pasur se sa shteti i “tyre”. Në Rusi ka të pasur të tillë. Por shtrohet pyetja, kah do të drejtohet Rusia, pasi që ta okupojë Ukrainën. Do të drejtohet kah Molldavia, Finlanda për ta penguar edhe Suedinë që mos të antarsohet në NATO. Në këtë mjegulli kur po përpilohet harta e re gjeostratetgjike, më së shumti është e brengosur BE, sepse lufta do të zhvillohet nja 90% në trevat e saj.
Në staza të gjata, Rusia nuk mundet për t` i matë “Muskujt” me SHBA-t. Por lufta kryesore tani është që SHBA të futët në luftë me teknologji. Këtë pozitë e kërkon edhe Britania, por droen e Gjeramnsië se Franca do të “largohet nga evro zona” ,mbetët ta konpenzojë “neutraliteti” i Kinës dhe Japonisë me Turqinë dhe Indinë (si fuqi atomike). Në këtë “krematorium” qëndimesh Turqia dhe Brazili, janë kah shiqojnë nga bregu, me shansë se Turqia nuk do të mundet për të mbetë neutrale, sepse do të sulmohet Bosfori dhe Dardanelet. E vërteta, mbret i kaosit tani për tani po kualifikohet se është Izraeli, që për çdo eventualitet do të marrshojë në tokat arabe, prej të cilave BE ëndrron se do të kanë një nuetralitet, deri sa t` ua thithin naftën, si ari i zi që është.
Po monedhat nacionale ku janë tani dhe si do ta përballojnë krizën e quajtur “Ukrainë”. Dollari nuk do të ketë probleme për të dominuar. Euro është buzë falimentimit nëse në Francë fiton Le Peni. Kjurse jeni japonez do të notojë si monedhë me vlerë agresive. Rubla ruse qysh tani dihet se ka falimentuar dhe është kah troket në fund të kutisë trezorit.
Të përfundoj: Bota kurrë nuk ka qenë më në krizë ushtarake dhe finansiare, sespe ushqimi dhe barierat për te kanë arritur nivelin e viteve 1933, kur në sqenë doli nazifashizmi. E kush do ta ndalë Luftën e Tretë Botërore, nuk dihet. XHO BAIDEN si njeriu më i fuqishëm në Botë, është një eksponent i atyre që e kanë fininasuar të zgjidhet. Pra ata që e kanë zgjedhë bajdenin, për mos shënuar humbje, do ta ngrisin në shpetimtar të njerëzimit. Ashtu qoftë.
Prishtinë, më 23 prill 2022