ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Diana Rexhepi, Zagreb: Hashim Thaçi tentoi të më vriste

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Gazetarja shqiptare, Diana Rexhepi ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për tentim-vrasjen e saj në tri raste.

Rexhepi, e cila jeton prej kohësh në Zagreb dhe thotë se nuk ka nënshtetësi të Kosovës por “vetëm të Kroacisë”, në një intervistë për gazetën kroate Glas Istre (Zëri i Istrës) ka thënë se ish-presidenti Thaçi ka tentuar ta vriste.

“Sa i përket Kosovës… unë nuk gëzoj më autoritet në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës që tani është në Hagë ka tentuar të më vrasë tri herë. Sigurisht që para shumicës dërrmuese e kuptova se kush ishte Hashim Thaçi, ndaj i paralajmërova në vitin 2017 me një postim. Dhe ashtu doli”, tha ajo në intervistën për gazetaren kroate Helena Mostarkiç Gobbo, të publikuar në Glas Istre.

Gazetarja shqiptare, e lindur në Shkup e që për një kohë kishte vepruar si gazetare në Kosovë, i thotë gazetës kroate se liderët e UÇK-së akuzohen nga Gjykata Speciale për vrasjen e shqiptarëve gjatë luftës.

“Pse janë të tre në Hagë? Thaçi, Veseli, Selimi? Sepse e penguan luftën në Kosovë, jo sepse bënë krime lufte. Dhe në Hagë akuzohen për vrasje të shqiptarëve, që sigurisht është e vërtetë. Është e turpshme që ata do të jenë të parët në Hagë që do të gjykohen për vrasjen e bashkatdhetarëve të tyre”, tha ajo.

Në prezantimin e Diana Rexhepit, gazeta kroate e përshkruan atë si gazetare dhe reportere të luftës. Po ashtu edhe muzikante.

Rexhepi, e lindur në Shkup nga prindër shqiptarë, ishte zhvendosur në Prishtinë në moshë të re. Kishte jetuar dhe punuar për 13 vite në kryeqytetin e Kosovës, para se të shpërngulej në Kroaci.

  • Diana Rexhepi është bashkëpunëtore e portalit DRINI

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu