ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Letër publike Rexhep Taip Erdogan-it, Presidentit të Republikës së Turqisë

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë

I nderuarai Kryetar Rexhep Taip Erdogan, me rastin e nënshkrimit të një Marrëveshje në mes Repubilikës Koosvës dhe Serbisë, me ndermejtësimin e Presdentit të SHBA Donald TRAMP, Ju Kryetar Erdogan, na drejtuat kritika neve që gati ishim para aktit të kryer, duke na urdhëruar: “Mos ta përfillim Marrëveshjen për hapjen e Ambasadës Republikës Kosovës në Jerusalem!”.

Urdhër i prerë, sikur të ishim në kohën e despotizmit të sulltanëve. Prandaj, në fillim të letrës po u lodhi paksa me histori. Cili popull dhe cila trevë në Ballkan ka qenë më e persekutuara se sa trojet shqiptare dhe shqiptarët në të, gjatë sundimit pesëshekullor osman. Hordhitë që bredhnin nepër trevat tona kombëtare, të njohura si dyndje
e popujve, kanë lënë gjurmë tragjike për pesë apo më shumë se dhjetë shekuj, kur Ilirët-Arbanasit-Shqiptarët nuk dinin fare se kush janë Osmanët.

E ato hordhi që i shndërruan trojet tona në gërmadha ishin: Gotët, Vizigotët, Ostrogotët, Hunët, Avarër, Sllavët, Normanët, Mongolët, dhe më në fund Osmanlinjët, erdhën të gjithë si pushtues. Koha e Kryqzatave, në anën tjetër (1096-1270), ishte një kohë që nuk mund të përshkruhet me fjalë për mizoritë e përjetuara të Arbërërve-Shqiptarëve përgjatë tërë trevës Ballkanit.

E vërteta, se kryqzatat ishin një marri e kohës, vërteton fakti se dy kryqëzata u organizuan që FËMIJËT, ta çlirojnë varrin e Pegamberit ISA. Shumica, nga ata fëmijë kryqtarë kanë përfunduar në duar te të parëve TUEJ, që i blenë me para dhe i konvertuan në luftëtarë, ndër më të njohurit në Epokë.

Kryqzata e dytë e fëmijëve (flas vetëm për fëmijë!) , përfundoi me vdekje masive të tyre nga të ftoftit dhe uria, pa iu afruar varrit të Pegamberit Isa, fare. Edhe në këtë histori të hidhur kanë hise SELGJUKËT, për disa afera tregtie me fëmijë “pa mëkate” , siç pretendonte papa i Romës.

Tani po të udhëzoi në një raritet, që do t`i “çmendë” historianët tuej, po edhe ata serbian dhe grekë.

Arbanasit nuk e kanë pranuar Islamin nga Osamnët (Turqit)

Arbanasit-Shqiptarët, në bazë të dokumenteve që ruhen si raritete në disa kisha nepër Italinë e Jugut, hapur dëshmojnë se Ilirët e pranuan monotezimin ndër të parët në Europë. Në realitet, krishtërizmi ndër shqiptarë ishte i pranuar që në shekullin e Parë të Erës sonë. Por, pas lindjes së Isalmit dhe forcmit të armës arabe, Arbanasit do të inkuadrohen si MERCENARË për të luftuar në anën e tyre, sepse atë zeje e kishin ushtruar me sukses. Madje, shumica e drejtuesve kryesor në Pernadorinë e Bizantit, ishin ARBROR me origjinë. Ata besonin në një zot, dhe kryqoheshin sikurse të mos ndodhë asgjë. Për këtë shkizmë në ushtrinë arabe nuk kishte sanksione, në fillim. Me rëndësi ishte, sipas Profetit Muhamed, të fitohet lufta, por me nderë dhe pa lënduar ata që ishin jashtë radhëve të ushtrive. Pra, aty ku në fillim ka shkelë këmba e ushtarit MUHAMEDAN, aty civilët ishin të garantuar. Ishte e garantura edhe pasuria e tyre. E lidhur me këtë, vetëm një pyetje, për Juve dhe opinion: Kush mund të bindet sot, duke parë me sy se Spanja disa shekuj është sunduar nga Islami. megjithatë viti 1492 nuk është fundi i islamit atje. As në Ballkan, kur erdhën Osmanlinjët, nuk hasën në mirkuptim të njësojt te të gjithë popujtë. Shkencërisht, më së miri osamnlinjët i kanë pritë serbianët. Pa “debat” e patën praniuar vazalitetin, pra okupimin, si e kanë zakon edhe në etapat tjera historike. Por, Aranasit e pranuan pushtetin e Sulltanit jo hapekrah, por e vlerësuan se është më civilizues se ai i Nemanjiqëve, që hiqeshin se kanë origjinë arbanase? Mu për këtë arsye pjesa dërmuese e shqiptarëve e pranoi Islamin pa dhunë në fillim. Çështja tjetër është se si politika rreligjioze e Padishahut dhe kisha e Vaselenës, ka bërë metamorfoza më vonë. E ajo dhunë është manifestuar, kur Stambolli frikësohej se po mbetej pa “Myleti Myslimë”, sespe arbanasit në shumë luftëra në Ballkan ishin në radhët e para të “kahortave” më luftarake.
Në vijim, përzënja e Osamnëlive nga Europa si fushatë Austriake (1683-1699), lidhet drejtë për drejtë prap me fatin e shqiptarëve të konvertuar në Islam. Këtë fushatë në vend të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që kishin rol kryesor në Kryqzatën e tretë ( 1189-1192), tash (1683-1699), do ta merrin rolin parësor Auastria me Pikolominin, Rasia me patrikun Arsenije III Cernojeviq dhe Arbanasit me Pjetër Bogdanin, si prijës shpirtëror i tyre.

Kjo treshe nuk ka lërë gjë të zezë, pa iu bërë familjeve të islamizuara shqiptare, sidomos dhuna është e ushtruar ndaj popullsisë Dardanisë –Kosovës; sidomos qyteteve si ishin: Nishi, Prekupa, Leskofci, Vraja e deri te Prishtina, Vushtrria, Prizreni, Shkupi e Tetova
me Gostivar.
I nderuari President Erdogan, Republikën e Kosovës e luftojnë nga çdo anë shumë shtete dhe shoqëri poliike, jo që janë të rrezikuar prej saj, por ia kanë frigën modelit të luftës sonë për liri dhe çlirim, në çdo periudhë sepse kemi luftuar në bazë të zakoneve dhe adeteve tona, në bazë të armëve tona. Lidhur me këtë, Ju, i nderuari Kryetar me kritikën e juaj i keni bërë dy akuza prepotente. Së pari, në vend se të na ndihmoni duke e analizuar Marrëveshjën, që ka elemente të një përpjekje që Kosovën ta kthej në një koloni neomoderene, përmes “hisës” në UJMAN, përmes Mini Shëngenit, përmes lejimit që Serbia
fashiste të lidhet me detin(!), përmes trojeve tona, fakt ky që nuk e ka lejuar as Sulltan Abdylhamidi më 1897.

President i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Ju i nderuar kryetar i Turqisë, nuk e thatë as një të vetmën fjalë. E po e themi këtë, sespe Republika e Turqisë ka ekspert kulminat që do të ndihmonin me këshilla Kosovën, madje me INVESTIME strategjike e jo vetëm me ndertim të xhamive, për çka na pati porositë Ministri Dautogllu. E kuptueshme për arsimimin e tij, por e paparnueshme për realitetin kombëtar tonin. Dhe, këtë që e them, mos e kuptoni se përfaqsojë ndonjë institucion politik apo shtetëror-JO. Unë e përfaqsojë vetëm diturinë time dhe trurin tim që ma ka dhuruar ZOTI i madhrueshëm.
Na çortuan pse Republikën e Kosovës e pranoi Iraeli JU i nderuar Kryetar i Turqisë na çortuat pse Republikën e Kosovës e pranoi IZRAELI. E me sa dijmë, Ankaraja ka mardhënje DIMPOLMATIKE me Izraelin. PO, hidherimi juej ishte pse na u imponua që ambasadën ta ngrisim në Jerusalem, e jo në Tel Aviv. Kritkë principele, por që i vjenë era paternalizëm
politik. I kuptueshëm, është ky pozicionim kur dihet se në atdheun e Jujej i nderuari KRYETAR i keni afro 12 milionë shqiptarë (Aranutë). Ata dihet se janë qytetarë lojal të shtetit, ku jetojnë. Sidomos ata e duan Babain e Kombit turk Kemajl ATATURKUN dhe në flamurin e tij luftuan në ÇANAKALA, sidomos më 19 mars 1915, kur u shënua fitorja historike e Dardaneleve (Ngushgticë Pellazgo-Ilire). Por i nderuari Kryetar, ata sot nuk e kanë asnjë radio në gjuhën shqipe në Turqinë e Ataturkut, nuk e kanë as një
gazetë, nuk e kanë asnjë shkollë, asnjë teatër, asnjë shenjë muzeal se me çfar vuajtjesh dhe traviatash janë adapatuar në dheun e huaj nepër Anadolli,po mbi të gjitha për çfarë mizorishë serbe kanë qenë të detyruar t` ie lëshojnë Vatanin e tyre. E Turqia ka bërë disa pazare me fatin e tyre, sidomos nga koha e Kongresit Berlinit (1878),sidomos kur është në pyetje historia e krematoriumit serbian ndaj shqiptarëve të Sanxhakut Nishit (1 -26 XII 1877), Konferencës së Londrës (1913), prej së cilës u hapën shansat që 395 anije evropiane të bartin shqiptarë në Anadolli.
I nderuar Kryetar kam punuar si punëtor shkencor në temën “Shpërngulaj e Shqiptarve në Turqi 1878-1966, gjatë viteve 1978-1982. Nuk ka arkivë evropiane dhe aziatike që nuk kam hulumtuar këtë temë TRAGJIKE, për fatin e kombin tim. E vërteta, studimi është në 1800 faqe tekst dhe pas tri herë konkurimesh më 1982, më 1983 dhe 1984, botimi i këtij studimi me interes kulminant shkencor për KOMBIN shqiptar, pushtti xhakatar komunist serbian më ka refuzuar kinse po e përkrahi nacionalizmin shqiptar. E në atë studim hapur i thoja tri detale pse janë shpërngulë shqiptarët në Atdheun tënd. Janë shpërngulë për shkak të: shpronësimit; janë shpërngulë sepse serbët kanë synuar shfarosje të plotë të shqiptarëve. E Ju si njeri i ndieshëm që jeni, do t` i derdhëshit tri pika lot, sepse fati i këtyre shqiptarëve, por edhe i joni është ende për dhimbësuri.
I ndruari kryetar, tërë bota e dinë se NATO e ka bombardiar RFJ (Serbinë) fashiste më 1999. Por i nderuari kryetar, NATO Republikën e Kosovës nuk e njeh si shtet. Republikën e Kosovës nuk e njeh as BE si shtet, jo për faktin se nuk na njohin PESË shtete të saj, por që na kanë izoluar pa viza, e çka jo dhe në takimet zyrtare na quajnë “shtet Islamik”!. E shtetet Islamike nuk janë nominalisht askund me kësi emri jo vetëm në Azi, por askund tjetër. Pra nominimi i këtillë është me konotacion se: “ne jemi në Evropë dhe duhet të dihet se koha e kryqzatave nuk ka pushuar nepër tryezat e zdralta të alkoholit diplomatik,
siodmos në disa mese. Dhe këtë realitet ne e dijmë më mirë se sa çdo diplomat që na syrvejon nga kancalaria, me informata që i merr nga informatorët legjitim, prej diplomati.
Historia shqiptare është e shkruar me vargojë gjaku Kombi shqiëtar në Ballkan është autokton dhe më i vjetri në Evropë. Këtë aksiomë tani e dijnë të gjithë historianët eminent në Evropë, sidomos. Ndërsa arkeologjia, arkivistika dhe diplomatika, e dëshmon se
jemi populli më i fuqishëm në Gadishul deri më 1912, kohë kjo kur Evropa na denoi pikërishtë sikur të ishim okupator, e në esencë na denoi sepse shumiaca dërmuese e shqiptarëve e kishim pranaur ISLAMIN si religjion, para se ta pranonin turqit. Edhe më lartë e përmenda këtë faktë dhe po e forcojmë,sepse kemi argumente. Në realitet islamin e kanë siellë mercenarër arbanas që ishin në ushtritë arabe e që luftuan në anën e tyre edhe në Spanjë, ku lanë gjurmë të thella civilizimi, sidomos në arçitekturë dhe pikturë e muzikë të ndryshëm.


Gjatë shekullit VII –XII Bizanti ishte i frigësuar nga forcimi i Arabëve në Lindje dhe i tërhoqi forcat elite përgjatë rriedhës dajathtë të Danubit. Këtë terhiekje e HETUAN shumë popuj nomadë të Lidjës, pjesa dërmuese e të cilëve u shkapërderdhë nepër Evropë dhe ma nuk ekzistojnë, por tragjedia ndodhi sidomos në Ballkanin e pasur. E vërteta, sllavët që vinin si çergarë, nga viset përtej Karpateve ishin më të kënaçurit dhe duke e pranaur krishtërizmin do të ubifikohen dhe përmes saj, do të ushtrojnë regjim marionetë pagan. Aty kah mabrimi i shekullit X këto horda barbare do t` i themelojnë feudët e para. Në këtë kohë shumë Iliro-Arbanas ishin inkuadruar si ERCENAR në legjionet arabe, fuqia e të cilëve ishte
cilsuar se është respektive, aq më parë kur shumë prej tyre e pranuan ISLAMIN dhe me rastin e kthimit atë e shpërndan kudo që kishin mundësi nepër trevat e tyre. Dhe për çudi sllavët në saje të Kishës i themluan disa principata që ishin “laramane” sepse forcat elite , siç ngja me Dushanin që u shpallë “Car i serbëve, arbansëve dhe grekëve” më 1346 dhe sundoi jo më shumë (si car) se NËNDË vjet, deri më 1355.
Jeta e Arbanasëve nën principata sllave Jeta e Arbanasëve nën principatat sllave dëshmojnë argumenetet e pakta latine ishte një ferr i vërtetë.
Prandaj, me që e kishin të ndalaur të komunikojnë shqip edhe në familje, aty kah viti 1338 TRE princa Arbanas do t`i drejtohën fuqisë Osmane në Azi të Vogël, për ndihmë. Kërkesën e tyre princat e Arbërit do ta përseritin edhe më 1348. Mbi këtë realitet, më 1354 këmba e parë e ushtarit Osmanli do të shkelë në truallin e Evropës, përmes Dardanelleve. Pas kësaj kohe disa takime osamno arbanse do të ndodhin edhe në Edrene, për çka fuqia e Sulltani Muratit (sulltani më i drejtë në historinë e Perandorisë Osmane, HB) do të vijë në shprehje më 1371 në betejën historike të Maricës. Në këtë betejë princat ballkanas
ishin të ndarë, por sa i takon Princ Lazarit serbian( që rekllamohet si i pari pastaj, është në rrenë ordinere sllave dhe osmane-HB), se ai e kishte pranuar VAZALITETIN dhe nuk mori pjesë fare personalisht në Betejën e Maricës më 1371. Pas Betejës Mbreti Bullgar si humës, u detyrua t` i paguaj Sulltanit 1000 kgr ari dhe 1000 ushtarë mercenarë si vazal. Kurse Princ Lazari, u detyra të paguante Sulltan Muratit 1000 kgr argjend dhe 1000 ushtarë mercenarë në vijim, pa afat kohor se deri kur zgjatë vazaliteti.
Për shkak të tretmanit çnerëzor, ndaj Arbanasëve nga ana e princae serbian, arbansit do të kërkojnë ndihmë nga fuqia osmane. Kjo për faktin se asnjë arbanas nuk lejohej të flasi në familje në gjuhën e nënës. E mos të flasim për padrejtësi tjera.
Strategjia e Sulltan Muratit pas Betejës Maricës 1371 Pas fitores spektakulare në Maricë më 1371, Sulltan Murati do të i fillojë përgatitjet për të marrshuar drejtë Nishit, që ishte nye gjeostrategjike për Ballkanin. Këtë Projekt Sulltan Murati do ta realizojë në tërësi më 1875. Nga Nishi Sulltani do ta ndaj STRATEGJIN e marrshimeve në tri drejtime, gjithëmonë
duke i realizuar tri detyra parësore: 1,të ndërtonte kazermën ushtarake; 2, të ndërtonte medresenë; 3.shpalli lajmin se kush dëshiron të kalojë në fenë silame, do të lirohet nga çdo ibligim si pjestar i mlietit (qytetarit) nënshtruar.
Kah u rreshtuan gjenralët e Sulltan Muratit tregon ky itinerar që është i skicuar prej tij. Ja faktet:
Ushtria PARË elite e drejtuar nga gjeneralët më me pervojë do të drejtohet kah veria për t` iu afruar Danubit në Smedervë. Rrugës, të armatosur deri në pancir, njësitet elite të Sulltanit, do ta kanë të vetmin problem në dalje të Paraçinit, prej disa vllehëve që nuk ishin sllavë, por që kishin një kulturë gjysëm të romanizuar. Deri në Smederevë gjeneralët osman do të komunikojnë në një gjuhë që nuk ishte gjuha rasiane-serbe. Kjo do të thot, se andej pari nuk kishin të bëjnë me serbian, por me popullsi shumë të dendur VLLEHE. Kjo është e vërteta;Ushtria e DYTË elite me gjeneralët elit Sulltan Murati do
ta drejtojë kah Sarajeva, për të ardhur në kontakt me Bogumilët, që ishin shumë afer me islamistët. Në këtë rrugë do të komunikohet me gjuhë të përzier që prap nuk ishte sllave. Por, aty ku haste në probleme, përkthyesit ishin vendorë. Kjo do të thot se të gjithë Bogumulët nuk ishin sllavë por kishin origjinë Ilire.Ushtria e TRETË profesionale me tre gjenralë, Sulltan Murati do ta drejtojë nga Nishi për Prekupe, Kushumli, Llap dhe Prishtinë drejtë Shkupit. Në këtë ushtri do të ketë probleme me komunikimin, sepse oficerët profesional që kishin aftësi komunikimi nuk do të mundën për të u marrë vesh me VENDORËT, në asnjë gjuhë tjetër ballkanike, përpos me gjuhën shqipe. Kjo çështje do të
zgjidhet me sielljen e oficerëve Arbanas që ishin në ushtrinë Osmane, e prej të cilëve kishte oficerë që kishin qenë drejtues të njësive elite gjatë sundimit NËNTË vjeçare të Car Dushanit (1346-1355). Rezultati i hulumtimit të terenit ishte se në këtë trevë kishte pasë dikur minjera dhe kishte mundësi të eksploatimit të tyre, sidomos për patkojë kuajsh dhe shpata e helmeta të sigurta.
Pas Betejës Maricës, Sulltani do të relaksohet në tërë Ballkanin nuk ka kundershtarë. Por, problemi do të lind në Azi të Vogël, ku popujë të ndryshëm në shkatrrim, do të ngrisin kokë dhe ushtria Osamne duhej t`i nënshtronte. Atje, do të dërgohen njësi elite dhe më 1385, në Angorë ushtarët vazal serbian do të sillen me egersi ndaj të robëruarëve të krahinës Kojës. Këtë siellje Sulltani më i drejtë në historinë Osmane nuk e toleronte dhe do të merr masa drakonike për 1000 ushtarët sllavë: 200 ushtarëve do të ua pret hunden; 200 do t` i verbojë, 200 do t` i shurdhojë, 200 do të ua pret nga një dorë, 200 do t`i lerë të lirë për t` i treguar Princ Lazarit se si janë siellë bashkvendasit e tij ndaj të robëruarëve, për të treguar se pushteti i Sulltan Muratit që bazohej në SHERIAT, nuk ka të bëjë me Kanunin e Dushanit, që lejonte mizori dhe shfarosje e moslejim që të flasin të nënshtruarit as në familje dhe rrugë, në gjuhën e tyre.
Ndërsa i kthehemi çështjës në Dardani. Nga informatat e oficerëve që hulumtuan terenin e Dardanisë, i kurajuar se kishte hasë në një popullsi që e kishte mësuar vetëm ne leksionet e mësuesëve të vet, Sulltan Murati më 1388, do të stacionohet në Fushën e Kosovës, ku do të jetë deri në vdekje, më 28 VI 1389. Gjatë kësaj kohe Sulltani disa herë do të gjindet në banjat vendore duke pushuar dhe duke bërë palne për depërtim në Perendim.
Lufta e Kosovës më 1389 nuk ka ngjar fare Sulltan Murati ishte burrshtetasi më i drejtë në tërë Perandorinë Osmane. Djalin më të ri (Uruxhin) e denoi me vdekje, sepse ishte siellë me panjerëzi ndaj robëve të luftës në një pjesë të Helladës. Ndërsa, pas Luftës në Azi të Vogës (1385) dhe pas sielljes së turpshme të 1000 ushtarëve Rasian (serbian) atje,
Sulltani, do të ngjallë zemrimin e rasianëve që kishin njëfar poziconi kulmor si kujtesë, pas Car Dushanit (1331-1355) dhe Uroshit (1356- që vdiq në Pallatin e Princ Lazarit në Leskofc më 1371). Lidhur me këtë, Sullatni po ndonjë zhurmë të madhe do të pozicionhet në Luginën e Ksovës. Këtu,më 1388/89 do të thuret atentati ndaj Sulltan Muratit. Ate do ta vrasin gardistët e tij, të nxitur nga Pajaziti, i cili synonte ta paralizoi edhe vllaun e tij Jakupin, krejtë nga friga se Murati po u soll sikurse Uruxhi do ta denoi me të njejtën masë (me prerëje koke).
Sa i takon Milosh Kopilit, ai është emër i trilluar, për ta mbuluar krimin e vrasjës së Sulltanit, që e zbatonte çdo këshillë të Profetit Muhamed, për popujtë që do të i nënshtronte fitimtari i luftës. Ajo Këshillë ishte e shenjët dhe nuk guxonte të ndryshojë. Nuk lejonte imponim me dhunë për të u konvetuar në islam fare, as gjuhën familiare nuk ua impononte, sikurse vepronin serbianët, herë me Papën e herë me Konstandinopojën. As adetet e asesi zakonet popullore, Sulltan Murati nuk ua impononte të nenshtruarëve. Kështu KONVERTIMI i shqiptarëve në musliman ishte një shpëtim popullor, shkuran Ymer Prizreni në ligjeratat e tij që i mabnte në IDADIJE të ARBANASHIT afer Kushumlisë.Po të zgjaste robëria Rasiane më tepër, ishte rreziku që Arbanasit të shkrihen në sllavë, siç
ka ngja deri në shekullin XIX, për shkak të terrorit kishtar dhe shtetëror (Lexoni Kanunin e Dushnait në TETË varianta-posedohet si fototip-hb). Lexone se çka deklaron prifti serbian më 1942: “Atë që po e banë Hitleri ndaj jahudive, atë e ka bërë Shën Sava ndaj Arbansëve në mesjetë”.
Por, më vonë sullatnët dhe gjeneralët e tyre, kanë përdorë mizori të ndryshme ndaj njrerëzve jomusliman dhe këto fakte dihen. Pra, kemi të bëjmë me fakte të ndryshme në epoka të ndryshme. E të shihet vetëm fakti se si është siellë ushtria e Sulltan Sulejman Fatihut ndaj jomusliamnëve, është më tepër se krim, është gjenocid.
E vërteta: “Lufta e Kosovës” u ka sherbyer të krishterëve si fallangë, të përhapin rrena në Perendim se “kemi fituar”. Ndërsa në viset e Ballkanit po ata priftërinjë sidomos, përhapnin lajme se për “fitorën serbiane” ka rrah Kisha e Noterdamit në Paris”. Madje këto trillime shkonin edhe për inati të drejtuesëve pushtetor të Papës, e sidomos drejtuesit të fronit në Londër, Paris dhe Berlin, të cilët i kishin humbur TETË LUFTA (Kryqzata), madje edhe dy kryqzata, të përbëra nga fëmijët pa “mëkate”.
Në anën tjetër trillimi se Sulltan Muratin e ka “therrë një i krishterë”, po kush tjetër, u nevoitej turqëve të Pajazitit për t` i mbuluar gjurmët dhe për ta plotësuar ambicjen e marrjës së fronit dhe për pushtime të radhës.
Ku janë Arbansit-Shqiptarët në këtë hallakamë rrenash, do të dihet çdo gjë kur të hapën arkivat në Vatikan, Stamboll, dhe Hallkidik. Bje fjala, Librin e parë shqip e shkroi për Skenderbeun, një shqiptar, sekretari i tij. Por Vatikani u përkujdes dhe atë dorëshkrim e skajoi ose e dogji sipas fushatës mizore:
“Indeks Librorum”. Është fjala për Pal Ëngjullin dhe dorëshkrimin e tij shqip.
Shqiptarët i aspirojnë shtetin kombëtar dhe i ndertuan dy principata Lidhur me këtë Shqiptarët gjatë gjithë shekullit XVIII dhe XIX bënë luftë për indipedencë, por Stambolli
çdo kryengritje e shtypi me vargoj gjaku. Princiapta e Ali Pash Tepelenës (1792-1820), Principa e Buashatlinjëve (1820-1830) tregojnë se Shqiptarët provuan t` i themelojnë DU SHTETE autonome në trojet e veta, pa e grabitur asnjë pllambë tokë të huaj. Por Sulltani të dy shtetet i shkatrroi me vargojë gjaku, për t` ua hapur rrugën fqinjëve dhe Evropës krishterë, që t` i denojë në çdo kongresë e konferencë, sikur të ishin infektues. Jo vetëm kaq, më 1830 me urdhër të Sulltanit u likuiduan 1000 politikanë shqiptar, madje në besë dhe në iftar në qytezën e Manstirit. Mu për këtë, paria intelektuale shqiptare do të krijojë EMBRIONIN e SHTETËSISË, do të krijojë ALFABETIN KOMBËTAR (1908), mu aty ku
ishin masakruar me qindra intelektual të nivelit të lartë.
Me gjithë këto mizori ndaj dy principatave shqiptare, si dhe ndaj Kryengritjës së fuqishme popullore të Dervish Carës 1843-1844, kryengritje ajo që e përfshiu tërë trevën popullore shqiptare pa dallim, e që qendër do të bërët Dardania. Por nga kjo luftë e drejtë do të lind Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila nuk ishte vetëm histori e shenjët kombëtare, por u shndërrua në AMANET për KOMBIN shqiptar.
Sulltani, në anën tjetër, ishte shumë “dorëlirë” ndaj Millosh Obrenoviqit, sa që thuhet në dokumente se mori edhe para hua prej tij, pasi që e preu kokën e Karagjorgjit dhe ia hudhi para këmbëve, me sugjerime të Partikanës Stambollit. Madje Milloshit me hatisherif ia siguroi njëfar autonomie duke ia besuar organizimin e punëve të brendëshme në tërë Pashallëkun e Beogradit.
E pse erdhi deri te Lidhja Shqiptare në Prizren, më 1878, nuk është dëshirë e shqiptarëve për të derdhë gjak kot së koti, por për ta përhapur shtetit shqiptar, për t` i mbrojtur të paktën që mos të vdesin urie MUHAXHERËT SHQIPTARË nga Sanxhaku i Nishit (1877). Të kuptohemi, tragjedia shqiptare në Sanxhakun e Nishit, është pasojë e Marrëveshjes Sekrete në mes Wjenës dhe Peterburgut, më 15 janar 1877 në Budapeshtë, për ndihmë Serbisë (Wjena) dhe për ndihmë Bullgarisë (Ruisa).
Në kohën e Lidhjsë Shqiptare të Prizrenit në Rumeli e sidomos në tokat shqiptare në të PESË vilajetet, sipas Ligjit mbi Vilajetet (1864): Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Manstirit, Vilajeti i Janinës dhe Vilajeti i Selanikut, ishin 3000 shkolla. Prej tyre 1000 ishin turke, 1000 ishin greke, 400 ishin bullgare, 400 ishin vllahe dhe serbe, kurse vetëm 1 (NJË) ishte shqiptare, dhe asaj shkolle mësuesin ia vranë. Ja ku jemi i nderuari Erdogan. Por, ai mësues e la një amanet sikurse Ymer Prizreni: Do të më vrasin. Por ruane
gjakun tim dhe me te e shkruani gjuhën shqipe.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ka lindë për një vit Iedea e shtetit shqiptar, do të përdhoset me MASAKRËN që ndodhi në Manstir më 1830, kur prijësi i Sanxhakut për një çast i preu në iftar mbi 1000 politikanë (bajraktarë) shqiptarë. Dhe u nevoit që të kalojnë dhjetë vite e të lajmërohet Dervish Cara me luftën e tij për ndërtimin e një shteti shqiptar me
forca shqiptare 1943-1944. Jo vetëm kaq, më 1869 në Stamboll propogandohej që të themelohet NJË VILAJET SHQIPTAR, që do të ishte garancion për Portën në çdo situatë, si “Orincipatë vazale shqiptare”. Kjo ide, pa u lindur në praktikë, u luftua nga Ambasada Ruse dhe Sulltani me nënën e tij, e injorun. Pra u nevoitën 45 vjetë (pas 1830) e të dalin politikanët e nivelit të: Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit, Abdyl Farshërit etj, për të bërë edhe shqiptarët shtetin e tyre. Por Sulltani edhe këtë përpikje 1878-1881 e shuajti me zjarrë dhe mizori. Faktet janë rrënqethëse, se kur u themelua Qeveria e Përkoheshme (1881), me në krye Ymer Prizrenin, pas humbjeve të luftës, deri më 1886 kunder
shqiptarëve Porta do t` i organizojë 16000 procese gjuqsore, shumë të egra. Ymer Prizreni, Abdyl Farshëri dhe Sulejman Vokshi me shokë do të gjunjëzohen dhe shqiptarët për dy dekada do të mbesin parp pa PARI POLITIKE, me fajin e Portës, ndërsa të tjerëve ua hapi dyert në të gjitha anët. Madje, ambasadori freng dhe Valiu i Stambolli e këshillonin përfaqsuesin serbian pranë Portës më 1879: “I vrani Aranutët kudo që i gjeni, nëse ua prishin kufirin në Sanxhakun e Nishit…”.

Çka i thonë kësaj nxitje Zotëri Erdogan?

Nuk do koment se 360 000 shqiptarë që jetuan nepër koliba dhe të gjetur pa asnjë lloj pasurie, Babadovelti, nuk e qau kokën fare, por menjëerë vëndosi mardhënje dipmomatike me Beogrdain, sepse kështu i përshpëriste në vesh Peterburgu, nënës Sulltanit. Këto fakte mund edhe të botohën si dokumentet autentike ruso-serbiane dhe osmano-ruse. Pas mbarimit të porceseve gjyqsore më 1886, me që rast u vranë nepër burgje 2514 shqiptarë, Serbia nepërmjet Millutin Garashaninit, lansoi program nacional: “Për zgjërimin e Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Këtë tekst të përkthyer e plasoi në Arkivin i Stambollit Veziri i madh më 1887. Kjo do të thot se Beogradi ishte në lidhje me qarqet Osamne në
Stamboll.
Po, kur Murat Xhakja si muhaxher, organizoi vrasjen e L. Marinkoviqit që ishte konzull në Prishtinë më 19 qershor 1890, Porta organizoi vrasjen e tij përmes një bylukbashi me origjinë boshnjake. Për këtë atentat kundër konzullit serbian, në derë të Konzullatit serb në Prishtinë, kurrë nuk është bërë hetimi në interes të së vërtetës, se ai zyrtar nuk sillej ndaj shqiptarëve si diplomat, por si kërcnues se krematoriumi ndaj shqiptarëve do të vazhdoi sepse për këtë e kemi lejën e Evropës dhe Portë”, madje duke u kërcënuar se: “do ta veprojmë kunder arnautëve sikurse kemi vepruar në Toplicë më 1877”. Tri herë Murati bëri
ankesa te Veliu në Shkup dhe kotë. Ma në fund e mori vet ligjin në dorë. Por pasoi shpërndarja e lajmeve se shqiptarët janë anarkist dhe nuk kanë as një sens për shtet dhe respekt diplomatik”. Shkojmë tutje.
Pushteti i Serbis për ta paralizuar Lidhjen Shqiptare të Pejës më 1899 sajoi akuza falso dhe ato i dërgoi edhe në Hagë, kinse: “Arnautët i paskan vrarë 132 serbianë raje nepër Rrafshin e Kosovës”. Për këtë avanturë serbe Stambolli formoi komisoon special dhe e vertetoi në prezencë edhe të priftërve dhe banorëve serbian, se: “vrasje të tilla nuk ka pasë kurrë në asnjë lokalitet që theksohet në akuzë”. Atë dokument Stambolli e palsoi në Hagë dhe doli përfundimi: “132 akuza-132 rrena serbe”!.
Por çka ngjanë më 1902 organizohet likudimi i Haxhi Zekës dhe vrasja i mvishte një shqiptari. Një vit më vonë shqiptarët organizojnë vrasjen e konzullit Rus në Mitrovicë. Kujtë i nevoitej konzulli Rus në Mitrovicë, zotëri i nderuar, kur aty rus nuk kishte fare. Pse këtë e lejonte pushteti i jujej, lexoni me kujdes dokumentet që janë në Arkivin e Stambollit, për lidhjjet Ignatiev-Shqerbin.
Jo vetëm kaq, nga viti 1903 e deri më 1908 nepër Vilajetet e Shqiptarëve janë organizuar 11218 procese gjuqsore, kinse janë kundër Babadovletit. PO, nga Gjakova e Bajram Currit do të shkojë një lutje për Sulltanin më 28 nëntor 1905 që shqiptarëve të u lejohet nefusi kombëtar: Myleti myslim dhe Myleti Zëimë=MYLETI ARNAUT. E refuazuan dhe kërkuesin “anonim” e varën në mes të kasabës Gjakovës. Ishte nga familja patriotike dhe quhej Ismail VOKSHI. Madje ky patriot shqiptar kishte kërkuar që të hapën shkollat në gjuhën shqipe, për fëmijët: djem dhe vajza.Ismail Vokshi ishte intelektual dhe kishte mbaruar
fakultetin juridik dhe ishte kadi me famë në tërë Vilajetin e Kosovës, e më gjerë.
Viti 1908 ishte kthesa për shumë popuj të Ballkanit por Prandoria Osamne ndaj shqiptarëve ishte ajo e vjetra. Kështu, pas Kuvendit të Ferizajit (14-23 korrik 1908), në Stamboll do të konfirmohet fitorja e Revolucionit Xhonturk. Një ditë më vonë (24 korrik 1908), Sulltani do ta kthej Kushtetutën e Mithat Pashës (ishte me origjinë shqiptare dhe njëherit mik i madh i Ismail Qemalilit, në Sanxhakun e Nishit 1876-hb) nga viti 1876. Në këto rrethana, Bullgaria e shpali pavarësinë më 5 tetor 1908; më 7 tetor 1908 Austro Hungria e shpalli ANEKSIMIN e Bosnjës dhe Hercegovinës; Më 12 tetor 1908 Asambleja e Kretës e shpalli bashkimin me Greqinë. Këto ndryshime do të i provojojnë shqiptarët që ishin faktori kryesor për
kthimin e Kushtetutës (Ligjit) në Perandori, për të bërë diçka kombëtare. Kështu në Manstir nga 14 deri në 22 nënetor 1908, do të mbahet Kongrresi Kombëtar për sajimin e Alfabetit shqiptar. Tash shtrohet pyetja, sa dhunë dhe mizori ka ushtruar pushteti i Satmbollit kundër këtij Alfabeti, ndërsa për ndryshimet tjera i paloi veshët dhe i mbylli sytë, duke pranuar çdo gjë në interesin e slalvëve. Vetëm në Vilajetin e Kosovës, janë burgosë dhe u janë diegur shtëpitë 2311 familjeve shqiptare, të cilat kishin treguar shenja interesimi për Alfabetin. Asnjë libër, asnjë shenjë kombëtare shqiptare nuk lejohej, me motivin se “alfabeti Arab është i shenjët”!. Zotëri i ndruar Erdogan: Po ju kur e ndryshuat Alfabetin (1923) atëherë Alfabeti Arab nuk ishte i shenjët, sepse ndryshohej për interes të kombit turk!.
Sa persona janë mbytë në mënyrë speciale me thasë zalli në Merçezin (qendren administrative dhe ushtarake turke) e Llapit, vetëm pse shqiptarët po depërtonin andej kufirit për të i viziatuar ish fshatrat e veta të origjinës në Toplicë, fakt ai që është për t`u vajtuar. Pra, dokumentet flasin hapur se Stambolli dhe Beogradi ishin në një gojë, në luftë kundër Aranutëve. Mu për këtë, pas sugjerimeve që u erdhën nga Shkupi prej: Hasan Prishtinës, Isamil Qemailit, Bedri Pejanit dhe Mithat Frashërit në dhejtor 1909, Haxhi Sadria i Llapit gjatë shkurit-marsit 1910 do të organizojë Kryengritje kundër mizorive që po bënte
Valiu i Kosovës dhe Myteserifi i Prishtinës mbi shqiptarë, duke i favrizuar në çdo sferë serbianët, të cilët në vilajet ishin 6%, kurse në Nahinë e Llapit nuk kishte serbian fare. Lidhur me këtë, posa vinte koha për të paguar taksat, Valiu i dërgonte sejmenët se: “në kazanë e Prishtinë, Mitrovicës, Pejës e Prizrenit, bagëtitë janë të sëmura”. Nuk ishte ashtu dhe pasoi kryengritja. E nominimi i kryengritjes në dokumentet turke është se shqiptarët nuk duan të paguajnë taksa, se janë anarkist!”. Kurse në dokuemnete serbiane
figuron shkrimi se: “Aranutët vet po i lajmërojnë qarqet e pushtetit se u janë smurë bagëtia!”. Dy rrena në një bashkësi rrenash, më duket se e ngrisin nevojën që Kryengritja të organizohet në fuqi tredimnezionale-në kub: në gjërësi (populli); në largësi (organizimi i popullit) në lartësi (përgjegjësia e prijsëve). Por, Haxhi Sadrinë dhe tërë Shtabin e tij kryengritës, Valiu dhe Myteserifi i varën në Prishtinë,kurse shtëpitë ua dogjën deri në themel.E vertea, gjatë vizitës së Sulltan Reshaitit V-të në Kosovë, në qershor 1911, ai me vendim i AMNESTOI kryengritësit shqiptarë, përkatësisht i ftoi në Gazimestan që të vijnë dhe t` e marrin seicili dëmshpërblimin. Demshpërblimin, lirë për lirë, Sulltani e pagoi, por Shefqet Turgut Pashën nuk e denoi fare, që do të thot se: “pagesa ishte vetëm një pelhurë e zezë syve të popullit pa mbrojtëje”.
Lufa Ballkanike dhe Shpallja e pavarsësi së Shqipërisë 28 XI 1912 në Vlorë. Është mëse e vertetë se Hasan Prishtina duhej ta shpallëte pavarësinë e Shqipërisë në Shkupin e çliruar
më 26 gusht 1912. Por, po atë ditë, Konzulli serbian i ftoi tre përfaqsues të Fuqive Evropiane në Shkup:
Një francez, një austriak dhe një rus.

Ata do t` i drejtohen Komandantit të ushtrisë shqiptare Hasan Prishtinës me këto fjalë: “Çfardo rezultati të ketë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Perandorisë Xhnonturke nuk ka”. Hasani pas një debati të vështirë në Shtabin e tij, do ta shpallë demobilizimin. E shtrohet pyetja: Pse pati ndryshim të kufijëve 2 muaj më vonë, në nëntor 1912, në favor të fallangës Ballkanaike dhe Kryqzatës Evropiane. Këto janë “drejtësitë” e jueja edhe tutje Zotëri i nderuar Erdoan. E pse nuk e pranuat shpalljën e Pavarisë Shqipërisë, por organizuat edhe komplote kunder saj (Rasti i Manastuirit në dhjetor 1912; rasti i Gajkovës në dhjetor 1912; rasti i Shkupit në janar 1913, rasti i Shkodrës 1913, rasti i Beqir Grebenesë 1913, rasti i Rizah PASHËS përmes shqiptarit tradhtar-Esat Pashës
etj. për dorëzimin e Shkodrës fallangës malazezo-frenge, dhe shumë tinzi tjera janë ngjarje ogurzeza, të cilat shqiptaria i viuan edhe sot.
Madje, lufta Ballkanike nuk ishte luftë anti turke, por anti shqiptare, vërteton fakti: Me një lirë ari më 25 tetor në qytetet e Vilajetit Kosovës blehesin 82 fesa. Një muaj më vonë, më 25 nëntor 1912, nepër qytete e Vilajetit një fes kushtonte 82 lira ari. Kjo për faktin se ishtria e Bozhidar Jankoviqit kend e gjente me fes e kursente. Kend e gjente npër shtëpia apo rrugë me PLIS e ekzeutonte në vend. Kjo do të thot se Lufta Ballkanike ishte luftë kundër PLISIT, kundër shqiptrëve. (Nga libri me referenca: Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, Prishtinë 2002.). Në dokumente do të gjindën serbianë që me rrobe kombëtare shqiptare masakronin rajën serbe nepër enklava dhe ua mvshnin shqiptarëve. Ato fotose
dhe dokumente janë botuar në librin e sipërtheksuar.
E vërteta, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nga përfaqsuesit e pesë vilajeteve më 28 XI 1912 në Vlorë, ishte rendi që Stambolli ta përshëndet, ashtu si e përshëndeti Serbinë dhe Malin e Zi më 15 qershor 1878.

Çka kanë sakrifikuar shqiptarët në Luftën e Çanakalas (Galipolit) më 1916

Në luftën e Çanakalsë më 1915 shqiptarët prap dëshmuan se ndaj shtetit tuej kishin konsioderata të larta. Por, ai shtet nuk pati kurrë asnjë konsideratë ndaj shqiptarëve. Faktet, pse e denuat tri herë Hasan Prishtinën me vdekje në mungesë; pse e denuat Ismail Qemailin me vdekje në mungesë. Kurse me ballkanasit silleshi dhe silleni ndryshe. Sot luftonit në mes veti, krye katër dite ishit në në një gojë me Fuqitë Evropiane, të cilat kishin shpallë kryqzatë kundër shqiptarëve siodomos më 1908, pas Kuvendit Ferizajit. Turqia Kemajliste duhet të reflektojë ndaj shqiptarëve rrënjësisht, është kërkesë e kohës, që si
fuqi rregjionale ia keni borq shqiptarisë.
Lidhur me këtë, kurrë Stambolli nuk reagoi pse u vranë 524 burra shqiptarë nga pushteti i Nikolla Pashiqit më 28 qershor 1913 në Gazimestan. Dihet se me këtë mizori, Serbia provoi ta kopjojë stilin osman të vitit 1830 për ta lërë Kombin shqiptar pa prijës politik. Madje, 395 anije evropiane bartën shqiptarë në Anadolli gjatë viteve 1913-1915, si pasojë e një kryqzate të pashpallur, dhe Stambolli heshti. Heshti edhe kur NËNAT shqiptare ishin të detyrara t` i hudhin fëmijët skelet të paushqyer në det, sepse nuk kishin çka t` u japin me hangër. Këtë e thonë gazetat e Francës, po edhe ato turke të kohës. Madje, pas Luftës
Parë botërore, në vend se të përkrahën shqiptarët, Stambolli (Ankaraja) në akord me Beogradin, e filloi një tregti të re me shqiptarët e mjerë. Ja faktet.

Tregtia serbo-turke me shqiptarë në mes Dy Luftërave Botërore

Përfaqsimi i shqiptarëve në Versaj më 1919 ishte shumë i kompletuar edhe pse në fillim ishin TETË delegacione. Më vonë nën presionin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, delegacionet u fuzionuan dhe folën relativisht me një zë. Por në Shqipërinë Kontinetale që u okupua nga Serbia me mercenarët francezë nga Somalia, do të fillojë pa u terë xhaku tregtia më ogurzezë serbo-turke.
Më 1923 u lidhë në mes Turqisë dhe Greqisë Marrëveshja e Llozanës (posedohet turqisht dhe frengjisht) për këmbim të popullsisë. Dëmin më të madh në këtë pazar e psoi popullsia shqiptare nga Çamëria, e cila nuk pati më fuqi që të ngritet në nivelin e duhur. E pushteti juej Zotëri Erdoan e dinte se nuk është fjala për “turq” por për shqiptarë të cilët asnjë fjali nuk e dinin në turqishte. Bërët ju ndo një demarsh për barbarizamgt e Zervasit-grekut, ndaj kësaj populsie. Jo, sikurse nuk bërët as për shqiptarë të mbetur nën okupimin serbian, kurrë. E bërët të kundertën. Ja tregtia e shekullit me një popull të pambrojtur, FLAMURIN e të cilit Ju e urreni.
Konventa në dhetë vjetorin e LLozanës Jugosllavi-Turqi 28 XI 1933, për deportimin e shqiptarëve në Anadoll nuk dha rezultate, për faktin se Turqia nuk kishte popullsi sllave për këmbim. Konventa e Dytë Jugosllavi- Turqi më 24 qershor 1934, ka të bëjë me hpërnguljen e Shqiptarëve sipas parimit Rumun, që do të thot: shpërngulje në një drejtim: shkuarje e shqiptarëve në Turqi si pasojë e dhunës shtetërore serbiane. Ndërsa Konventa Jugosllavi-Turqi më 11 korrik 1938, është dokumenti më famëkeq (sikurse Toplica 1877), sepse është dokument obligativ që shqiptarët e trevave (Neni 2 i Konventës dhe neni 4 i së njejtës) të Kosovës dhe të Maqedonis Jugperendimore të shpërngulën me OBLIGIM deri më 1944.
Këso tregtie me një popull nuk ka bërë as Hitleri me Hebrenjë, sespe shqiptarët afër 20% pas Luftës Dytë Botërore do të vëndosen nepër llogore ku vdisnin nga smundejt ngjitse. Faktet janë me origjinë turke dhe mrizojnë nepër arkiva.

Tregtia me shqiptarë nga vitit 1953

Zotëri i nderuar Shuaip Rexhep Erdoan, tregtia me shqiptarë vazhdon në mes Republikës Titiste dhe Republikës Kemajliste më 1953. Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprli më 3 mars 1953 në Split e vërteton këtë. Kjo marrëveshje ishte pasojë e një varg ndërmarrjesh jugosllave kundër shqiptarëve: Së pari u ndalua bartëja e Ferexhës dhe u detyruan femrat të fotografohen për t` i nxierr pastaj leternjohtimet. E kjo ndodhi për faktin se FEREXHJA ishte e ndaluar në Turqi, dhe me këtë hiekje, hapej rruga që një pjesë e shqiptarëve të regjistrohet “turq” më 1953, e pjesa të tjetër të nxituar nga terrori të marrin vendim të shpërngulën, pasi që Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit e kishin mbuluar çdo
trevë shqiptare me terror, mizori ajo që nuk pushoi kurrë nën flamurin e Sulltanit Kuq që quhej J. B. Tito.

Një bisedë me Presidentin e nderuar Turgut OZALL

Si hulumtues i shpërnguljës së shqiptarëve në Turqi isha kurreshtar që ta kuptoj se cili është qëndrimi i pushtetit në Ankara për shqiptarët e shpërngulur, pasi që ata nuk kishin asnjë shkollë shqipe. Kjo do të thot se ata konsiderohen rrefuxhatë që duhet të denacionalizohën. E vërteta, më interesonte numri i tyre, edhe pse i kisha të gjitha shënimet nga Seksioni i Pashaportave sa janë dhe ku janë të instaluar. Ajo bisedë 30 minutëshe, për mua ishte univerzitet i dytë për këtë çështje, sepse shumë gjëra, në bazë të dokumenteve që mu dhuruan, duhej t` e ndryshojë disa konkludime të dorëshkrimit, kuptohet për të mirë të Republikës Kemaliste. Në lidhje me këtë, e falenderoi publikisht Profesorin tim shumë të dashur Prof DR Shaban Maksutin, që më ndihmoi në çdo kerkesë që ia shtrova, në mënyrë që libri të dali sa më me pak të dhëna që duhet të objektivizohen tutje, sepse shkenca është e hapur. Kuptohet se shumë të dhëna, nga ana e Turqisë nuk i kam botuar, sepse e kam RESPEKTUAR parimin kohor të Ligjit mbi Arkivat. E në këtë drejtim jam dëshmuar si shumë serioz dhe shqiptar me besë, madje kur ka ndryshuar
shumë çka, por besa te shqiptari, nuk ndryshon kurrë, ajo mbetet konstantë apsolute e nderit Kastriotian. Çka të them, aty e kuptova, se në Turqi ka më shumë shqiptarë se sa në Ballkan. E ky fakt është konstaim zyrtar më vonë edhe i Presidentit Erbakan. E fjala është për 22 milionë shqiptarë (?), pra minoriteti i dytë pas Kurdëve në Turqinë Kemajliste!
I nderuarai Erdoan, ne e dijmë se si janë siellë Turqit në Kosovë ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë viteve 1989-1999. Por e dijmë fare mirë se çka ka bërë Turqia për Kosovën në kuadër të NATO-s dhe në luftën diplomatike për pranimin e Republikës Kosovës, në arenën ndërkombëtare, sidomos me pranimin e 18 000 rrefuxhatëve fatmjerë në prill-maj 1999. U jemi përjetë mirnjohës. E kur shqiptari të pozicionohet si mirënjohës një herë, zor se luan nga fjala dhe BESA. E këtë virtyt nuk e ka asnjë popull në botë, i nderuar. Këtë e them pa modesti, jo pse jam shqiptar (ARNAVUD-Persisht i patrembshëm, i pakthyeshëm nga lufta për fitore-HB), por pse parimi kombëtar dhe shekncor nuk ma lejon.
Ju zotëri Kryetar Rexhep Shuaip Erdogan sot nuk e pranoni me aq dëshirë Flamurin Kombëtar Shqiptar. Pse?
Së pari nga pozicioni që merrni kur takoheni me shqiptarë, ju keni dëshirë që ata të duken sa më SERVILë. Së dyti atë servilizëm të dëshiruar e krijoni, sipas Juve se nuk e pranoni SHQIPONJËN DYKRENARE, që kinse aludon në Romën dhe Konstandinopojën. Asesi nuk mendojmë se është këtu poenta e juej. Pse e përdorën shumë princa shqiptarë deri në shekullin XV-të shqiponjën si simbol, këtë historianët tujë nuk ua kanë spjeguar fare. Së treti, shumë vrojtues që u përciellin në takime me zyrtarët shqiptar, po e vrejnë se Ju edhe i nënçmoni ata. Fare pohim i pavlerë politike është thënja se nuk e përfillni Flamurin Kombëtar Shqiptar: “pse e përdori Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”!. E këtu, mendojmë ne
se është poenta e mjegullimit. Po ai hero kombëtar i shqiptarëve që u promovua për të tillë në kohën e lindjës së kombeve, është nxënës i shkollës juej tek e fundit, që ju ka dalë nga KROJËSHJA jujë, sepse ka provuar të jetë në ball të popullit që i takon. E ne shqiptarët kurrë nuk kemi pasë as më të voglën vrejtëje ndaj Mustafa Kemalit-ATATURKUT dhe Flamurit tij. E shqiptarët, Zotëri ia siguarun Flamurin në Çanakale, aq fuqishëm sa që mos të vdes kurrë, se për ndryshe shkoi Stambolli dhe besa u vu në pyetje edhe Turqia në përgjithësi më 1915. Për këtë dhe jo vetëm për këtë, duhet mirë të mendoni dhe ta
ndryshoni qëndrimin ndaj Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe ndaj Shqiptarëve në përgjithësi, sepse ne: e kemi një gjuhë, një alfabet, një HERO, një FLAMUR Kombëtar dhe duam të jemi komb që jeton në një shtet, komb që beson njësoj në një ZOT. Për atë fakt që do të ndodhë, edhe ju do të jeni më të fortë dhe do të ktheheni kah Perendimi, sespe Rusia në Krime, nuk është shenjë e mirë as për Ankaranë.
Ju zotëri po investoni në Serbi jo më pak se 1000 projekte. E në Kosovë dhe Shqipëri nuk i keni as pesë të tilla. E vërteta, nuk mbulohet miqësia me ndertim të xhamive, me investime në një komunë, sepse aty ka vetëm lutje dhe nuk jemi kundër lutjeve e as kundër rreligjioneve. Madje e dijmë se si Turqia ka investuar në projektin e varrezave kombëtare në Prekaz. Investimi në Aeroportin “ADEM JASHARI” është
kupola. Por ai inestim është çështje që investitorit iu kanë kthyer parat pesëfish deri me tash.

Viziatat zyrtare dhe vënja e flamujëve vetëm të Turqisë në Kosovë

Me rastin e viziatve të zyrtarëve shtetëror, (ndoshta është ndryshe bindja), por fototë tregojnë diçka që është për dyshim, se Ju Zotëri Rexhep Erdoan nuk e përfillni Flamurin Kombëtar Shqiptar. Po, ne e dijmë se Skenderbeu mbi një çerek shekulli ka sherbyer në ushtrinë e Sulltanit. Dhe raste të tilla në botë ka mjaftë, që kanë provuar të japin çdo gjë nga vetja për popullin që i kanë takuar. Prandaj, pse Skenderbeu të trajtohet ndryshe. E mua si historian më duket se Shqiptarët kanë bërë shumë më tepër për Turqinë se sa Turqia të ketë bërë për Shqiptarë. Nuk po përmendi emra, sepse ata i dini ju shumë
mirë kush janë dhe cilave epoka u kanë takuar. E pse ne e respektojmë Flamurin Kombëtar turk, ta dini se jo nga servilizmi, por nga pozicioni civilizues. Pra, Jo edhe nga çyçaria, por nga pozicioni i civilizimit.
Firmat turistike turke për t` i josh serbo-rusët si tursitë në hartën e Serbisë e plasojnë Kosovën Kulmi i “dyshimit” është se firmat turistike të Republikës Turqisë, hartën e Republikës Kosovës e vejnë në kuadër të Serbisë neofashiste. Kuptohet se kjo punë bërët për të fituar sa më shumë para, pa marrë parasysh se kah vijnë, e që kjo metodë i përngjanë sistemeve totalitare, pra jo vlerë e ekonomisë tregut.
E firmat turke, përmes interesit turistik, po provojnë të luajnë me luftën tonë të drejtë për liri dhe çlirim nga robëria turke, pastaj nga robëria serbe. Ndërsa, pushteti JUAJ zotëri Erdoan po heshtë dhe po saluton në çdo kohë, duke mos ua prish çefin disa tregtarëve të hartave e që ua fryjnë xhepat.
Mbi të gjitha shqiptarët në Republikën e Kosovës, ende i çuditë fakti se si në pikë të ditës i grabitët 6 (gjashtë) mësuesit tuej në shkollën tuej. Për atë garbitëje spektakulare, madje me avion, në BE jemi të dënuar, qoftë që në atë punë të ulët ( sepse mësuesi kudo është i shenjët-HB), qytetarëve të Republikës Kosovës u janë ndaluar VIZAT. Po, ne e kuptojmë çështjen tuej me Fetullahin. Por ai te ne e pati nisë një politikë shumë të ngjyrosur rreligjioze, dhe askush nga ajka popullore nuk e ka parnuar. Po të ishte ndryshe, askush fëmijtë nuk do të i dërgonte te ata mësues. E ata jo vetëm emrin, por edhe punën e
kishin si mësues dhe edukator të rangut të lartë. Ata, për hatër të plagëve tona duhet ta kanë të garantuar jetën, lirinë dhe punën, se nuk merrëshin me politikë.
Mbetëm me shpresë se këtë letër nuk do ta injoroni dhe nuk do ta keqkuptoni.Unë kritikën objdktive e kuptoj si normë njerëzore dhe mundësi që të më demantoni!.

Prishtinë, më  27 prill 2022

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Me vjen shume keq per profesorin. Letra e tij ka te verteta por ka edhe shume te paverteta. Shume me mire do te ishte nese ai nuk do te merrej më me shkrime. Te na mbetet ne kujtime ashtu sic e kemi njohur gjithmone, patriot, objektiv,trim!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu