ARKIVI:
18 Tetor 2024

Nuk tregova të vërtetën në Hagë, atje mbrojta Kosovën!

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

”Zëri i Kosovës” E enjte, 5 nëntor 1998 ”Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së”

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Nga Arkiva ime (2)

Nuk tregova të vërtetën në Hagë, atje mbrojta Kosovën (J. Kr.)
Jakup Krasniqi, ish zëdhënësi i UÇK-së, nuk e tregi të vërtetën dy herë, në Gjykatën e Hagës, si dëshmitar ku gjykohej Fatmira Lima dhe në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku gjithashtu gjykohej Fatmir Lima për ”Rastin Bellanica”

Tregimi i parë

Për ata që nuk e dijnë, këto ditë, javë e muaj është mbajtur edhe një gjykim kundër Fatmir Limajt. Ky gjykim, për krime lufte po mbahet në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Fatmiri dyshohet se nuk ka marrë masa për parandalimin. Fjala është për pushkatimin e Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja, komuna e Malishevës.
Dhet përmendur se më 2 Nëntor 1998 janë vrarë Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi dhe më 30 Tetor 1998 janë burgosur edhe Jakup Kastrati e Cen Desku, kështu shkruante ”Zëri i Kosovës” ….
Ajo që askush s`e ka pritur është se Jakup Krasniqi, si ish zëdhënës i të ashtuaquajturit shtab i përgjithshëm i uçk-së, ka mohuar krejt ato që ka thënë përpara në Gjykatën e Hagës, si dëshmitar, edhe atje kundër Fatmir Limajt, i akuzuar për krime lufte, si ”komandant” i brigadës 121 për të parandalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Prokurorja ”Hajdari, ia ka rikujtuar dëshminë e tij në Tribunalin e Hagës, ku Krasniqi kishte thënë se Hoxha e Binishi, me informatat që kishte pasur, ishin vrarë, pasi ishin zënë duke bashkëpunuar me policinë serbe”, Jakupi do të përgjigjet se atje ”ka mbrojtur Kosovë, luftën e drejtë të uçk-së dhe Fatmir Limajn. Ai ka mohuar edhe ato ”kumtesa, komunikata” që janë lëshuar në emër të të ashtuquajturit ”Shtab… ”
Jakupi në Hagë ka thënë ”Ramizi e Selmani janë zënë duke dhënë informata policisë serbe (…dikush thotë te Shupa e Bajës e të tjerët në Malishevë”.
E vërteta është së Ramizi është marrë në Xhaminë e Bellanicës, ditën e Xhuma, pas Faljes së Namazit kurse Selmani është marrë në shitore, të dytë në Bellanicë, të njëjtën ditë.
Jakup Krasniqi paska rrejt në Hagë për me ”mbrojtur” Kosovën (???), ”ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe Fatmir Limajn.
Sa për informim për lexuesit, unë kam shkruajtur një fejton në 16 vazhdime e ku flas gjerësisht edhe për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe të Selman Binishit dhe për burgosjen e Jakup Kastratit e të Cen Deskut, maltretimet e plaqkitjen e Fatmir Azem Kastratit nga Damaneki e të Brahim Jup Kastratit nga Turjaka … nga Hashim Thaqi dhe Fatmir Lima.
Edhe dy detaje të vogla, për gjykatësit, prokurorët, policët, ”avokatët” dhe lexuesit.
Ushtarët me maska apo qorape në krye (jo ftyrë se ata që vrasin me maska, nuk kanë ftyra) kanë shkua me e marrur Hoxhën e fshatit, Imamin, Mulla Imerin e jo Ramizin por Ramizi i ka pyet:
-Pse me e marrë Imamin ? Imamin nuk keni me e marrë …. Dhe tradhtohet Ramizi. Ramizi iu thotë:
-Hajde shkojmë në odën time dhe flasim. Ata ”pranojnë” por nisen në drejtimin tjetër, për në Banjë. ….
Ndërsa Selmani ”ushtarët” pa maska i sheh në Banjë dhe pasi ”përshëndeten” iu thot Selmani:
– Ju sot pa dojki me bâ nji t`zezë” dhe ndahen. Selmani shkon ne Bellenicë me traktor me marrë NAFTË. Në shitore hyn dhe e pine një pije. Ushtarët që i kishte takuar në Banjë, hyjnë në shitore por tash me maska. Selmani, pa të keq iu thotë:
-Hiqni maskat se e di kush jeni. Ushtari ose ushtarët, k`thehen dhe e lajmërojnë ”kallauzin” se Selmani që na ka parë te Bazeni i Banjës, na njohi dhe ka me tregua kush jemi. Atherë hyjnë disa ushtarë dhe e marrin edhe Semanin. I mshojnë me kondak pushke në krye dhe e alivanosin e pastaj e shtinë në gypek bashkë me Ramizin, si thastë me bykë … deri sa i vrajnë.
Këto thuhen kështu me ndonjë ndryshim të vogël nga shumë katundarë që unë kam biseduas që pas disa decenieve, do të tregohen edhe si legjenda e ”prralla”.
Po për Jakup Krasniqin kam edhe diçka? –Jakup, Kosova nuk mbrohet në Hagë. Atje janë gjykua udhëheqësit dhe komandantët e ish Jugosllavisë për KRIME LUFTE, si të dyshuar, si Sllobodan Millosheviq … e Fatmir Lima. Por pse ti ke dhënë deklaratë të RREJSHME që edhe vetë e pranon, po të ketë Drejtësi Ndërkombëtare ose edhe këtu, vendore, ti duhët të përgjigjesh e të rigjykohesh.
Qysh e ndien vehten ti Jakup kur të gjithë ”shtabi … ” keni rrejtur. A e din ti o Jakup Krasniqi se për ato ”kumtesa” e ”komunikata” Fatmiri përgjegjës e ka lënë ”shtabin… ” që edhe ti paske qenë he mos kofsh se edhe të vdekurit po ta shohin sherrin.
Pastaj, pse Jakup, ti si ”zëdhënës”, nuk i demantove në kohën kur ”Zëri … i juaj” i publikoi?
Aty flitet edhe për Jakup Kastratin, Cen Deskun dhe Agim Krasniqin, gjoja këta kanë dashur të formojnë një ”polici autonome” (?)
Jakup, ti me rrejt ke rrejtë por, ku dhe kur ke tregua të vërtetën?
-Në Hagë paske rrejt, për të ”mirën” e Kosovës, po në Gjakovë pse nuk e the të VËRTETËN?
E vërteta është se ti e as Fatmiri e bandat e juaja nuk keni pas kurrfarë kontrolli (e thotë Fatmiri) e as nuk keni pasur zona të çliruara në Malishevë e as në Kosovë.
Nëse do të ketë drejtësi, ju duhët të merrni denimet e merituara sepse ju i keni burgos (J. Kastratin, C. Deskun e …), i keni plaqkit dhe i keni vrarë, jo veç këta por edhe të të tjerët: në Damanek, Bubavec, në Qabic, në Sferrkë të Gashit, në Volljak e në … Drenofc të Zatriqit etj.
Emrat i kam përmend në shkrimet e mëparshme.
Malmö, 4 janar 2018
Marrë nga fokusi.org
”Edhe njëherë për Jakup Krasniqin, dëshmitarin e rrejshëm në Hagë e në Gjakovë”, publikuar në Fokusi, 04.02.2018 14:27:46, në ”Opinione”

Edhe njëherë për Jakup Krasniqin, dëshmitarin e rrejshëm në Hagë e në Gjakovë

Tregimi i dytë për Jakup Krasniqin

Edhe njëherë rreth deklaratave të “doktorit” të historisë, Jakup Krasniqit “Në luftë kishte vetëm një UÇK, sa për FARK-un lufta s’do të ndodhte” dhe mesele e mahi të katundit Turjakë e Zatriqit
Nuk iu besova syve se edhe Jakup Krasniqi, “doktor i shkencave humanitare” mundet me thënë se sa “për luftë”, nuk do të kishte sikur mos të ishte “uçk-ja”.
Unë shpesh jam kritikua nga “shokët” komunistë, të sojit të Jakup Krasniqit pse po i fus në thonjëza (“ “) fjalët “luftë”, “beteja”, “uçk” etj. dhe… “uçk-në” e Jakup Krasniqit.
Thonjëzat nuk do ti heq.
Por, JO, në asnjë mënyrë, dhe me asnjë fjalë, nuk e kam nënvleftësuar luftën e vërtetë të popullit tim, sakrificën e jashtëzakonshme për liri dhe pavarësi, ku është bërë kurban gjaku i shenjtë i Familjes së Mixhës Shaban Jashari nga Prekazi, djemëve e dajëve, Hamzë e Adem Jasharit dhe mijëra luftëtarëve të vërtetë anembanë Kosovës.
Te reagimet e juaja nuk është halli te lufta dhe vlerat e shenjta të saj por, ju shihet se shqetësimin e keni se si të mbeteni në pushtet sa më gjatë e ta vidhni edhe më shumë at popull të mjerë në Kosovë.
Ju, e në radhë të parë ti, Jakup kerkushi, nuk duroni që dikush te kritikojë padroniët e juaj që ti ke më së shumti, si në rastin konkret, kur ju hartalloseni kunder FARK-ut dhe heronjëve të vërtteë, ushtarakëve të karierës e atdhetarëve të dëshmuar të shqiptarisë.
Përndryshe, pse ti Jakup Krasniqi, si kur të kishe luftua për Kosovën, asnjëherë nuk e përmend Metush Krasniqin, atdhetarin më të madh në këto 100 vjet? Pastaj, Kolonel Ahmet Krasniqin … por vetëm Adem Demaçin dhe komunistët e Shqipërisë, që s`janë tjetër por bolshevikë të konvertuar në “socialistë”.

Jakup, po dal te deklarata e jote që u publikua në shumë portale por pasi që unë nuk kam mundësi me i pasur gazetat, u bazova në ato çka ti kishe thënë, nëse janë për ti besuar:
“NË LUFTËN E KOSOVËS KISHTE VETËM NJË UÇK
Nga Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë, pas pjesës se dytë të mbajtur në Paris, me FARK-istët që mrizonin në Shqipëri kam pasur disa takimi në Laprakë të Tiranës dhe ju pata bërë ftesën për të hyrë në Kosovë ku edhe zhvillohej lufta. Në ketë kohë është përgatitur edhe Plani për Operacionin Shigjeta të cilin e pat udhëhequr z.Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Limaj.
Para se të hartohej Operacioni Shigjeta, unë asokohe si zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant i saj isha në Tropojë ku ekzistonte një formacion i armatosur që pretendonte të hynte në Kosovë. Në atë kohë vec kishin filluar bombardimet e NATO-së dhe udhëheqësit e ati formacioni ushtarak që më vonë u shndërrua në Brigadë pas vrasjes se dëshmorit Agim Ramadanit dhe u pagëzua me emrin e tij, pra Brigada Agim Ramadani. Në ketë formacion edhe kishte pjesëtarë të Farkut të Laprkës, por simbolet e tyre ishin të UÇK-së. Aty kishte edhe shumë pjesëtarë që e kishin themeluar UÇK-në, siç ishte edhe dëshmori Xhemajl Fetahu, Nasim Haradinaj e shumë të tjerë. E dija historinë e disave, por kur unë isha atje e formova bindjen se ishin shkëputur nga ajo që po e thonë sot. Ndoshta prezenca ime i kishte bërë atëherë që të heshtin. Ky formacion ishte i UÇK-së, individualisht kush si e ka quajtur veten e tij, nuk dua të merrem, se kjo çështje as atëherë e as sot nuk ka ndonjë rëndësi. E rëndësishme është se ishte momenti i fundit që ai formacion t’i arsyetonte shpenzimet financiare që i bënte. Këtij formacioni i është dhënë ndihma e nevojshme dhe e kërkuar nga SHP i UÇK-së. Ketë (ndihmën) mund ta konfirmoj edhe Gjenerali (Komandanti ) i nderuar i Shqipërisë – Kudusi Lame, i cili edhe ka shkruar për ketë çështje.

Veç edhe një gjë dua të them. Sa për Farkistet lufta në Kosovë kurrë nuk do të ndodhte, ata veç emrit nuk kishin asnjë aktivitet tjetër. Dhe thirrja sot pas 19 viteve në farkizëm nuk i nderon as të rënit e as të gjallët e mbetur.
Të gjitha aktivitetet politike, brenda e jashtë atdheut i kanë bërë drejtuesit e SHP të UÇK-së. Diçka nga këto i kam sqaruar mirë edhe më gjerësisht në librin tim “Kthesa e Madhe – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”
Jakup, unë do të besoja sikur ti dhe shoku yt, i partisë së re, “nisma”- Fatmir Lima, të dinit së pakut për termat ushtarakë, më të thjeshtë siq është psh fjala (termi) “Batalion”, “Brigadë, “Luftë”, “Fitore”, “Taktikë”, “Tërheqje”, “Kapitullim” etj. A i keni dëgjuar këto fjalë?
Sa për “kapitullim” e “shpartallim” e di se edhe ti i din pa lexuar asnjë Enciklopedi Ushtarake” e sa për me lujt, shulin e me e shkrep naj pushkë e pishtole në ndonje ndejë, odë apo hotel, këte e besoj, hiç mos trego.
Jakup, atherë, kush ishte Sali Çekaj, Anton Çuni edhe ushtarakët e tjerë, me dhjetëra?
Jakup, a e kupton fjalën “idiot” në pedagogji?
Më duket se ti po mirresh edhe me prejardhjen e fjalëve dhe me “Etimoligji”
E pra, ti je idiot, që as rrobat ushtarake nuk ke ditur me i veshur.
Ti e Fatmiri, bashkë me Kudusi Lamën e … Agim Cekun edhe ata pakë “dokumentarë” e ndonjë letër që e kanë hudhur FARKISTËT në WC, ju e keni marrur si të TUAJÊN, sikurse edhe kumtesat e lpk-së, ku Serbia vrante e ju shanit, ose ju vranit (shqiptarë) e Serbia shante.
Rrustem Berishën nuk ta përmenda për shkak se ai i ka hy në B… Ramushit e nuk don të tregoj se cila ka qenë e vërtata dhe “e vërteta” e asaj “lufte” dhe “shigjetës” që edhe ti paske qenë “zëvendëskomandant”, he mozamakeq.
Jakup, ju e keni humbur busullën e durimin dhe me plot gojën po të them se NUK KENI LUFTUA, AS NUK KA PASUR LUFTË.
Luftën e kanë bërë NATO-ja kundër Serbisë për shkaqe humanitare. Kjo është katër cipërisht e vërtetuar që vetëm qorrat e partive në pushtet nuk e pranonin. Shul e shqip, ju nuk e keni çlirua Kosovën.
Jakup, nëse pretendon me shkruajt ndonjë libër “historie” ndonjëherë, hiç dorë nga ilizionet, fantazia … konspiracioni e inati sepse ti as nuk e ke pasur vendin në luftë e as në politikë. Ty, të ka takua një vend në hajat të odës e me profesion, me qenë çaban i dhenëve.
Mëso më shumë e lexo doracakët e histories jugosllave sepse, bindu se është në intersin tënd!
Serbët kanë luftua dhe janë më atdhetarë se ti e udheheqja e atyre formacioneve që ti e ju iu thoni “u ç k”. Ketë, për serbët e pranon edhe ish Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, që e ke të përktyer një libër në gjuhën shqipe, se ti tjetër gjuhë përveç shqipes, me “shkrua” se me folur nuk e dinë.
Edhe pakëz për titullin “Doktor Shkence”.
Jakup, titullin shkencor, Doktor” në Angli, Gjermani, ish Jugosllavi … dhe në Suedi, e marrin ata që janë njohës të shkencave, ata që njohin disa gjuhë dhe ata që me punën e tyre shkencore e pushtojnë botën shkencore me punime shkencore, pa frigë.
Doktorë të shkencës kemi pasur, dikur edhe në Shqipëri e edhe në Kosovë.
Po ti përmendi disa se të mbetet “hatri”: Aleks Buda, Gazmend Shpuza, Hysni Myzyri, Dhimitër Antoni, Hysen Kordha, Hamit Kaba, Kristo Frashëri, Marin Barleti, Muin Çami, Selami Pulaha, Stefanaq Pollo, Zihni Haskaj, Zija Shkodra, Xhelal Gjeçovi, Viron Koka, Muharrem Dezhgiu, Shaban Braha, Myslym Islami, Kristaq Prifti, Ali Hadrie …por jo “Jakup Krasniqi” etj. Në “fushën” tënde më i njohuri ka qenë historiani, ish ministër cili e ka njohur italishtën më mirë se italianët. E ai është Aleks Buda ndërsa në shkencën albanalogjisë ka shumë. Albanologët, pra edhe historianët, historiografët, nuk po ti tregoj se të dhemb kryet e të ngritet “shiqeri”.
Në Suedi, Jakup doktora të shkencës, ka ndoshta sa në Kosovë, gjithashtu shumë. Ani pse këtu është djepi i shkencave të natyrës dhe të atyre humanitare, Akademia Mbretërore, Univerizteti i Upsales, Univerziteti i Lundit. Në Suedi ndahet edhe çmimi NOBEL, në disa fusha dhe një në Osllo Njëri nga ta është edhe Styre Alen, tash pensionist i cili e ka pasur vendin në karrigen e 18-të Akademisë së shkencave dhe është kryeredaktor i fjalorëve enciklopedikë në 28 vëllime. Ai ka njohur shumë gjuhë e shumë shkenctarë, perveç teje.
Për këtë “çmim” e patët propozuar edhe Hashim Thaqin, ish artakin tënd.
Tash e ke radhën ti të propozohesh për NOBEL. Do të kesh mundësi, nëse vjen të ulesh me pricesha e me mbretëresha, drenicaku i fillim viteve të 1950-ta.
Një pyetje për fund, ty Jakup, “doktori” i shkencave të “historisë” dhe tash edhe i atyre “ushtarake”:
-Pse ndahet çmimi NOBEL, dhe pse ndahet një çmim, çmimi NOBEL për paqë në Osllo të Norvegjisë kur dihet se A. Nobeli është suedez?
Prap nuk po mund të shkruaj për Turjakën se shkrimi për Jakupin doli i gjatë dhe nuk po mundem me u “nda” ai.
Marrë nga Bota Sot, me titull:
”NJEFSH E MOS PAFSH APO MOS NJEFSH E MOS PAFSH!”
BOTA SOT, 13 PRILL 2018 NË ORA: 10:21, në rubrikën ”OPINIONE”

HTTPS://WWW.BOTASOT.INFO/OPINIONE/870570/NJEFSH-E-MOS-PAFSH-APO-MOS-NJEFSH-E-MOS-PAFSH/

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 28 prill 2022
sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Cfare te shtoj ne teksin tuaj te hartuar para kater viteve kur eshte dhe pa aq aktuale dhe sot ?? Se ky bicim J . Krasniqi tash eshte i akuzuar ne Hage per krime ndaj njerezimit dhe me shqip ndaj shqiptareve . S”kam c”te shkruaj perpos te ju pergezoj per te vertetat qe shkruani . Vec at merzi e revolte qe disa burracake shkojne ne Hage e mbrojne at kriminel dua te shtoj .Ah po ,dhe keto deshmojne jo te verteten se mbrojne Kosoven . Dhe kjo thenie shkon zinxhir . A nuk eshte vete qeveria e Kosoves qe paguan nje dyzine avokatesh per te gjithe te denuarit ne Hage ??? Keshtu qe une mendoj se vetem verdiku i gjygjit te Hages do te mbylle kete komedi te shemtuar qe luhet nga politikanet e sotem te Kosoves . Por prap do te degjohet thenia se padrejtesisht u ,,,denuan . Dhe nuk dua te flas per nje ngjarje qe ne arenen nderkombetare emri i Kosoves dhe Shqiperise eshte erresuar ,te jemi te sinqerte per kete gje . Por besoj se sot te gjithe e dijne mire se ky dygrupim ne nje kohe kur atdheu ( Kosova ) therret per clirim u be nga qeveria e Tiranes . Rugova , A. Krasniqi e te tjere i perkisnin grupit nacionalist ( per Tiranen Balliste ) qe me deklaratat e tyre kishin bere distancimin nga politika enveriste . Kurse Thaci , Veseli me shoke u treguan pro politikes enveriste . Dhe ne vitet kritike 97 ,98, 99, ne Shqiperi kishim pinjollet e diktatoreve , po ate polici sekrete vec me emer te koduar SHIK -Nga ato qeveritare te korruptuar te Tiranes moren udhezimet , orjentimet e planin e luftes ( ironike po i njejti plan qe ndoqi diktatori gjirokastrit ne LB 2 ,vrit shqipatare e jo gjermane ) Thaci me shoke . Kjo eshte krejt e verteta e hidhur . Ne Hage duhet te jene dhe mesuesit e tyre por per te mbrojtur Kosoven ,,emrin e Shqiperise JO. Drejtesia te vihet ne vend si dhe e verteta te mesohet nga te gjithe .Ju pershendes miku Sinan !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu