ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Shqiptar/e, NDALOJE krijimin e “popullit Musliman shqiptar”, kësaj krijese të shëmtuar Anti-Shqiptare!

Shkrime relevante

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
Puna e krijimit të “popullit Musliman shqiptar” është duke shkuar pandalshëm përpara, pavarësisht zërave kritik ndaj islamizimit të vendit. Për çkado që është duke i ndodhur popullit shqiptar, fajtor është vet ky popull. Pavarësisht se janë shtuar zërat që po e kundërshtojnë islamizimin antishqiptar, që e ka synim parësor kalbjen e mëtetjshme të ndërgjegjës kombëtare shqiptare, vërshima antishqiptare e sulmeve ndaj kulturës, historisë, traditave dhe zakoneve kombëtare shqiptare është e pandalshme.
Islami i kohës sonë nuk po ndalet në sulmet ndaj popullit shqiptar, duke dashur ta vazhdoj aty ku e la shpata e ushtarit turk-osmanli!
A e dini pse…?
Sepse këtë antishqiptarizëm po e ndihmojnë pseudopushtetarët dhe udhëheqësit e partive “tona” politike , që sipas të gjitha gjasëve janë të shantazhuar apo të blerë nga qarqet më antishqiptare .
Natyrisht se nuk është vetëm Behxhet Pacolli që po e ndihmon, por edhe të tjerët para tij, duke filluar nga Hashim Thaçi, që tashmë gjëndet në Hagë për veprat që ai duhet ta dij tashmë se për çka po hetohet.
Në kohën kur institucionet shkencore e arsimore të Kosovës, gjënden në hapësira të ngushta, shpesh edhe pa parkingje e as pa zyrat e duhura, Qendrës Islamike të Behxhet Pacollit dhe Naim Tërnavës iu dashkan dy hektarë tokë për tu shtrirë gjerë e gjatë…!
Nëse udhëheqësit e një populli janë të korruptuar, duhet të dihet se ata janë krijesa të atij populli që jeton në mënyrë joetike, thotë murgu tibetian tashmë i ndjerë Dalai Lama në librin e tij, “Mendime për një mijëvjeçar të ri”.
Populli shqiptar i ka la duartë… , andaj këtë popull mund ta shpëtojë vetëm mospajtimi i familjes shqiptare, veç e veç. Une jam larguar nga shënjestrat e shigjetave të pacollëve , tërnavëve , thaçëve, që nga viti 2008.
Nuk duhet domosdo të jesh fetar për tu larguar. Duhet vetëm të ikësh. Prandaj-ik …! Me rëndësi është të dëshmosh se nuk do të jesh pjesë e një fatkeqësie të paralajmëruar.
A e keni vërejtur se si sulmet më të egra në vitet e fundit janë bërë ndaj shqiptarëve që e praktikojnë krishterizmin si dhe ndaj atyre që i përkrahnin të vërtetat nacionale e historike? A e keni kuptuar se me çdo kusht donin ta krijonin ndjeshmërinë e “pakicës së 3 %-shit” (madje në fushatën antishqiptare u përfshi Isa Mustafa, ndonjë ish-kryeministër dhe sidomos kryeislamisti politik i Kosovos!*).
A e dini se ku ishte qëllimi?
Donin të thonin e ta bënin të ditur se “ju si 3 % -i”, nuk duhet të përziheni “në punët e neve që jemi shumica” (sipas tyre, shumica Muslimane!), prandaj Shqiptar mos prit më tutje- por ngritu në këmbë dhe psh..rrjau secilën shumicë dhe mos e lejo askend të ndihet pakicë brenda familjes dhe kombit.
Protesto pa u ndalur. Dhe pa u trembur…! NDALOJE krijimin e “popullit Musliman shqiptar”, kësaj krijese të shëmtuar Anti-Shqiptare! Ngrite zërin dhe vepro se s’ke kujt ti frikësohesh…! Sepse ti je Shqiptar dhe je në vendin tënd , andaj nuk ka askush të drejtë me të asimilue e shkatërrue.
Anti-Shqiptarëve duhet tu tregohet që është Shqiptari/ja ai/ajo, që nuk të lenë me shkue përpara dhe se këtu nuk është me rëndësi fare përkatësia fetare , a jofetarizmi i tjetrit.
_____

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu