Idriz Zeqiraj , Gjermani
Gjithçka ka nismuar së prapthi. Disa komandantë të UÇK-së, me mendësinë e mykur, për ta përvehtësuar luftën, se, gjoja, UÇK-ja ishte faktori vendimtar, në çlirimin e Kosovës, ndërsa NATO vetëm ndihmëse, rritën, artificialisht, numrin enormë të “luftëtarëve”! Dhe, këta dhe të tjerë u konvertuan në “veteranë”! Gjenerali freng Napoleon, më shumë i urrente mosmirënjohësit, se sa tradhtarët.
Pensioni i veteranit u kopjua nga Kroacia, edhe pse nuk mund të bëhet asnjë krahasim me Kosovën. E mira është vetëm një shtesë, pas daljes në pension, siç është vepruar në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore. Pëndryshe, dhënia e pensionit veteranëve, luftëtarët për lirinë e Atdheut, po i kthen në mërcënarë. Në rrethanat e Kosovës, janë krejt të pakontrollueshëm, kush punon dhe kush jo. Për ndryshim nga Perëndimi, firma që mbanë punëtorë -në të zezën-, të pa deklaruar, ndëshkohet me shuma marramendëse. Dhe, kjo masë kontrolli, i disiplinon palët, punëdhënës dhe punëtor.
Por, shqiptarët janë trima në poshtërsi, në vjedhjen e shtetit dhe nuk pyesin as për gjoba! Kjo dëshmohet me faktin se, aktualisht, marrin pension nga 36 deri në 38.000 veteranë! Është, absolutisht, e pabesueshme se ky numër veteranësh janë të papunë?! Veç kësaj, i bënë njerëzit parazitë, mjaftohen me 170 euro dhe nuk punojnë! Shtoja kësaj edhe shumë mijëra veteranë të rrejshëm, “vaj halli” për buxhetin e lodhur të Kosovës!
Fajësia e Komisionit, për verifikimin e listave të veteranëve, është faktike. Mendoj se përjashtim bënë Kolonel Rrustem Berisha, Komandant i Brigadës 138, në luftën e Kosharës. Sepse top-lista ka pasur 2.552 ushtarë dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje anësore, falsifikime, dhënie të “Dëshmive të Veteranit”. Rasti i Kolonelëve, Rrustem Berisha dhe Anton Quni është unik, të cilët, si komandantë nr. 1 dhe nr. 2, në luftën më të suksesshme dhe më domëthënëse, siç është thyerja e kufirit shtetëror, nuk janë ngritur në gradën e gjeneralit. Apelojmë ke presidentja e vendit, Vjosë Osmani, me instancat tjera përkatëse, ta bëjë vlerësimin e duhur dhe meritorë, për dy kuadrot markantë ushtarakë.
Kryefajtorët: Komisioni plus Thaçi, Mustafa, Haradinaj
Fajësia e parë bie mbi Gjeneral Agim Çekun, i cili ka ushtruar ndikim në kriteret përcaktuese të statutit të “Veteranit”. Po përmendim vetëm njërin sish: “Edhe vetëm një gotë ujë, t`ia këtë dhënë dikush ushtarit të UÇK-së, meriton të jetë “veteranë”! Një banalizim -sui generis-! Lufta dhe çfarëdo ndihme tjetër, për Atdheun, është detyrë e çdo qytetari. Dhe, assesi nuk ka arsye, që, domosdoshmërisht, të shpërblehet me lekë! Fajësi vijuese është edhe ngulmimi i tij aktual, se ka pasur nga 43 deri 47.000 luftëtarë veteranë!? Ndërkohë që, shefi i SHP të UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi, me komandantë dhe politikanë, shifrën maksimale e japin 12.700 deri në 13.500.
Fajtori i dytë është Hashim Thaçi, i cili filloi dhënien e pensioneve, ende pa u bërë verifikimi i “veteranit”. Por, korrigjoi diçka nga faji, kur ndëpreu këtë dhënie, për mungesë të parasë. Themi faji dhe jo gabim, sepse, shpesh ngatërohen këto dy terma, krejt të ndryshme. Gabimi është -kundërvajtje-, që ndëshkohet me verëjtje. Ndësa faji penalizohet, me burg ose edhe me para. Dhe, kur kemi të bëjmë me abuzim të buxhetit shtetëror, siç janë milionat për “Veteranët” e rrejshëm, kuota e ndëshkimit është e rëndë, më sakt, duhet të jetë e e rëndë.
Në monizëm, për 4 – 5 arka agrume, (portokaj e mandarina), të kalbura, në një magazinë, është dënuar, me akuzën e faturuar, si sabotim të pasurisë së popullit, me 25 vjetë heqje lirie, në Burgun e Burrelit, ministri i Tregtisë, Kiço Ngjela, babai i avokatit Sparkak Ngjela. Për tri lopë të ngordhura, në Fermën e Kamzës, (Tiranë), janë ekzekutuar disa përsona dhe shumë të tjerë janë dënuar me shumë vite burg, nën akuzën e sabotimit dhe të dëmtimit të pasurisë shtetërore!
Fajtori i tretë, është Isa Mustafa, i cili, në cilësinë e kryeministrit, i kërkoi kryetarit të Komisionit, Agim Çekut, kontrollimin, verifikimin, e listës së veteranëve të vërtetë, duke caktuar vetëm një javë kohë. Arsyeja e ngutisë ishte se Hashimi e Kadrija, kishin vndosur ta rrëzonin qeverinë Mustafa, duke i ndërsyer bandën e tyre, krerët e të ashtuquajtura “Shoqata të dala nga lufta”, të cilët, rrugaçërisht e kriminalisht, kërcënuan: “Ose fillimin e dhënies të pensioneve, ose e kallim qeverinë dhe gjithçka tjetër”!
Isë kryeministri, edhe pse akademik, nuk e lexoi drejt origjinën e mesazhit! Ishte në koalicion me PDK-në dhe vendosi ta neutralizojë protestimin, duke rifilluar dhënien e pensioneve. Zemërgjerësia, për ta zbutur “luanin” Hashim, dështoi. I mbështetur nga partia-bandë e tij, PDK-ja, Hashimi, me kompetenca tej mbretërore, thoshte se “unë bie dhe ngrihem, kur dua unë”, kur binte fjala për qeverinë! Këtë e ka dëshmuar, sepse si patericë të pushtetit të tij, kishte klanin Mustafa, i cili abuzonte në emër të LDK-së, duke shpërfillur, elektoratin dhe strukturat e partisë, përfshirë edhe vet Kryesinë e saj!
Gjeneral Çeku, në bankën e të akuzuarit, u “arsyetua”, duke akuzuar Isë kryeministrin, se urdhëroi dozëzimin e listave të verifikuara të veteranëve, me afat vetëm një javë. “E pamundur për ta bërë verifikimin, ftova komandantët e zonave, kërkova nga ata të zotohen, me firmën e tyre, se listat janë supër të sakta!? Dhe, nënshkruan komandantët”! Megjithatë, Gjenerali nuk ka asnjë gram sinqeritet, sepse ai vazhdon të “besojë” në shifrën që sillet nga 43 deri 47 mijë “veteranë”!? Ai vazhdon t`i mbetet besnik shefit Ramush, sepse, dikur, e bëri kryeministër, me një porosi nga Burgu i Scheveningen-it.
Fajtori i katërt, por, tani, më potenciali, është, Ramush Haradinaj, dy herë ish-kryeministër, i cili, e pranon se forcën e tij e ka tek krerët e të ashtuquajtura “Shoqata të dala nga lufta” dhe partia-familjare e tij, AAK-a. Ai herë deklaron se “janë më shumë se 60 mijë veteranë të vërtetë”, herë-herë thotë se “i gjithë populli ishte ushtarë, rrjedhimisht, edhe “veteranë”! Dhe, fton, madje publikisht, të mbrohet, -FORCËRISHT-, kjo shifër, duke i bërë thirrje OVL të UÇK-së se “nuk do të lejojmë të futet në zyrën e tij të punës”! Fjala është për kryeministrin Albin Kurti! Një kërcënim ekstrem, unik dhe hiç logjik! Ai “nuk zuri mend” as pas kërcënimit vdektar, të bërë ndaj prokurorit të përkushtuar, të ndërgjegjshëm e profesional, e, mbi të gjtha, të guximshëm, Elez Blakaj!
Një kujtesë të “vogël”, për mujëshorin Haradinaj: Në luftën e fundit në Kosovë, mori pjesë afro 1 (një) %, e popullsisë. Ndërsa në luftën për pavarësi, më 1911-12, morën pjesë 10.5 % luftëtarë vullnetarë shqiptarë. “Sa poshtë ka ra katundi”,- thotë populli!
Vet Ramushi e pranon se ka mbetur edhe me 17, madje edhe me vetëm 9 ushtarë! Hajde komandant, hajde!
Kryeministrat e babëzitur, për lekë e pushtet,
zhvatës të shtetit: Hashimi, Ramushi, Isa!
Nga kryeministrat e pas çlirimit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, janë rekordmenë të abuzimit kriminal, me paranë e shtetit. Veç kësaj, janë haraçxhinj, tenderomanë dhe makro-korruptiv, ashtu siç konstaton edhe Freedom House, së fundi. Edhe pse qeverisja e kryeministrit Isa Mustafa, është vlerësuar si model i korrektësisë monetare, me lëvrimin e parave për veteranët, pa bërë spastrimin e listave emërore të veteranëve, duke ndarë të vërtetit nga të rremit, është krimi më i madh zyrtar ekonomik, madje i të gjitha kohërave!
Prej shumë vitësh vazhdfoj të apeloj: Të shantazhuarit dhe karrieristët, të mos lejohen të ngritën në drejtim, të shtetit dhe të pushtetit! Isa në monizëm ka qenë koxha i madh. Ka dëgjuar e parë, që një shitës në dyqan, për një defiçit prej 400 marka, ka vuajtur plot 4 (katër) vjetë burg. Atëherë, shtrohet pyetja: Kur u bë aq trim Isa kryeministri, për të abuzuar milionat e shtetit dhe të vazhdojë të jetë i lirë?! Madje, pa i kërkuar kurrë falje popullit, për makro-hajninë zyrtare! Pa e vrarë fare ndërgjegja!
SHIK-asi i rreshkur, Ferat Shala, pjesë e bandës të PDK-së, pa fije turpi, thotë se “nuk është koha, tani, për ta hapur problemin e listave të veteranëve”!? Ndërkohë që milionat e shtetit rrjedhin, në mënyrë abuzive, çdo ditë e më shumë! Pse ky solidaritet, pajtushmëri e opozitës, qeverive dhe i popullit me krimin?! Krerët e OVL të UÇK-së, që nga çlirimi e këtej, kanë shantazhuar dhe kërcënuar, madje, FORCËRISHT, popullin dhe shtetin e Kosovës! Pas çdo arrestimi të bandave vrastare, kanë vërshuar sheshet e bulevardet të qyteteve, duke mbrojtur krimin dhe kriminelët. Turmat e kësaj Organizate, tashmë, bartin dyshimin e bazuar, për organizimin e protestave vandale të – Mars-Prillit 2004 -, që ishin projekt i Beolgradit, për ta realizuar Decentralizimin, deri ke “Zajedanica”!
Të ashtuquajturat “Shoqata të dala nga lufta”, – kallëse të Flamurit të Dardanisë -, provokatore e përçarëse të popullit të Kosovës -, për 23 vjetë radhazi, tashmë, të dala boje dhe “nuk po ua varë kush”! OVL e UÇK-së, duke i futur nën çadrën e saj, Shoqatën e Invalidëve të Luftës, të Familjeve të Dëshmorëve dhe të tjera, i kompromentoi keqas. Megjithatë, në mesin e tyre ka njerëz të arsyeshëm dhe gjërat i shohin realisht, edhe për çështjen e veteranëve, që, tashmë, është bërë problem dhe barrë, sa e rëndë, aq edhe e turpshme: Zhvatje zyrtare e shtetit!
Kryetari i Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qiriçi, ishte i një mendjeje me kryeminstrin Kurti: “Për ne ka rëndësi të kryhet ky verifikim, të spastrohen listat nga veteranët e rrejshëm”, – shprehet Qiriçi. Kërkohet veprim i prerë, i guximshëm, pa e vrarë mendjen, nëse do të humbasësh ndoca vota të hileqarëve. Ose krerët halabakë të OVL të UÇK-së, lë të revanshohen, në stilin e tyre rrugaçërorë. Sepse, pikërisht ata, me komandantët e tyre, janë fajtorët e parë të falsifikimit, të heshtjes, edhe pse i njohin të gjithë, kush janë veteranë të vërtetë dhe kush janë të rrejshëm. Zgjidhja më e pranueshme do të ishte trajtimi dinjitoz social, deri në punësimin e tyre. Dhe, pas pensionimit, të caktohet një shumë lekësh shtesë, ashtu siç është vepruar pas LDB.
– V i j o n –