ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Hashim Thaçi “presidenti historik” i Kosovës ?

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Nga Arkiva ime (4)

“Ata (H. Thaçi, plotësim imi) nuk janë UÇK që është krijimi më madhështor e i ndritshëm i shqiptarëve, ata kanë qenë pjesë e UÇK, drejtues e ushtarë të saj por jo pronarë të saj” (R. Shahu). 

Është hera e dytë që dëgjova për Hashimin sot …Dëgjova për here të pare për Hashim Thaçin që e quajnë, “President historik”. Rastësisht hyra në një faqe e më doli  “Kojshia Show”, Sadri Imeri, cili paska shkuar në Brojë, katundin e Hashim Thaçit, për një intervistë me babën e “President historik”, Haxhi Thaçit 1*) për të cilin thot autori “u muar padrejtësisht nga Gjykata e Hagës” . 

Për Ibrahim Rugovën 2*) është thenë dhe shkrua nga disa përkrahës, si Presidenti Historik por nuk di që cili organ në Kosovë mund ta shpall dike “historik” … Tasmë jemi mësuar me këto terme (fjalë) ”legjend (ë)-ar”. Unë mendoj se edhe fjala “historik”, shumë, shumë rrallë e sidomos fjala “legjendar” 3*) po përdoren gabimisht, për këngëtarë, për luftëtar e politikaj e tash edhe për “president”.

Dikur përdorej me vend dhe mburreshim me mësuesit veteran. 

Sa për “Show-in” e këti Sadri Fetahit, të shkruajsh për të, është gjynah të hargjosh ngjyrën e stylografit e letrën e bardhë. 

Kjo puna “president historik”, pikërisht këtu e humbi kuptimin që kishte kur i thuhej Ibrahim Rugovës “president historik”. 

“Para asaj gjykate qe e krijuan apo miratuan vete ne Parlamentin e Kosoves, Hashim Thaci me shokë duhet të mbrojne veten e tyre. Ata nuk jane UÇK qe eshte krijimi me madhështor e i ndritshem i shqiptarëve, ata kane qenë pjese e UÇK, drejtues e ushtarë të saj , por jo pronare te saj. Ata nuk janë Liria as pronaret e lirisë dhe nuk po kërcënohet liria e Kosovës që ta mbrojnë ata në gjykatën speciale, ata do të mbrojnë veten e drejtesinë e tyre. E nëse do të akuzohen se kanë vrarë ushtarë dhe paramilitar serbë në luftë, ata do të jenë gjithmone herojtë e mi se kane luftuar me na mbrojte prej serbeve” 

Rexhep Shahu: Nuk mund ta shëmtojë askush UÇK-në as lirinë e Kosovës 

E enjte, 05.11.2020, 11:24 PM 

http://www.zemrashqiptare.net/news/55402/rexhep-shahu-nuk-mund-ta-shemtoje-askush-uck-ne-as-lirine-e-kosoves.html?skeyword=a 

 “Me “ftyrë” e faqe të zezë”,

Kush ia vuri zjarrin Shqipërisë më 1997 e kush e ndau Kosovën më 1999? 

-Hashim Thaqi dhe “komandantët” e uçk-së i bënë dhe vazhdojnë me këto të zeza edhe tash. 

“Mos u brengosni, në torishtë kanë hyrë vetëm ujqit. 

Rusia në Mitrovicë, Serbia në Kuvend të Kosovës dhe Turqia në aeroport: mirëseardhje me ftesë të pushtetit të Kosovës.”(Veton Surroi) 

“Ftyra”, Fatmir Lima … e Hashimi 

Sot është 7 prill.  

Më 7 prill 1939 Italia e pushton Shqipërinë. 

Nuk kam pasur më shumë se 13-14 vjet, si nxënës i klasës së shtatë apo tetë kur e lexova romanin “Me valët e jetës” të Vedat Kokonës dhe “Para agmit” me autor Shefqet Musarajt, libra nga dy vëllime e bukur të trasha. Nga ato romane mësova se të premtën më 7 prill 1939 Italia e pushtoi Shqipërinë. 

Me Shefqet Musarain u takova veç njëherë, në mes të Qershorit të vitit 1979, në shtëpinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në Tiranë. Kishte qenë një burrë thatanik tamam sikur një ish kusheri i afërm e katundar i imi, Nezir Cufa. 

Presidenti ynë “historik” HTH duke u përkulur para përmendores së vrasësve serb, që mund të kenë vrarë civil të pafajshëm , por ndoshta edhe luftëtar të lirisë së Kosovës …

Edhe sot pas afro 80 vjetëve ”çlirim”, Shqipëria nuk është ashtu qysh e dëshirojmë. Shqipëria nënë ka shumë derte e halle. Ajo vuan nga shumë sëmundje, rrudhemadhja jonë. 

Po Kosova? 

Kosova, ani pse shtet i ri, edhe pas 20 vjetëve me gjithë ndihmën amerikane, angleze, gjermane, japoneze ende nuk po mundet me ndejt në këmbë të veta nga shkaku se krejt udhëheqja, pa (asnjë) përjashtim është e korruptuar e krimanale. 

Të gjithë, në krye me Hashimin, si kryetar i Kosovës, Ramushin e Kadri Veselin, të tretë kryetarë, ”i shtetit” i Qeverisë e tjetri i Kuvendit, dyshohet se kanë kryer krime gjatë “luftës” më 1989, 1999 kundër shqiptarëve ndërsa pas “lufte”, çdo gjë që kanë gjetur në Kosovë, e kanë hangër me ilaket e veta. 

Por ajo që është edhe më e keqe, edhe pas këtyre vjetëve “çrilim”, gjyqësia, prokuroria, arsimi, shëndetësia dhe përgjithësisht administrata ”shtetërore” e Kosovës, janë të politizuara deri ku s`ka më dhe udhëhiqen injorantë partiakë, maniakë e analfabetë, do të thoja unë. 

Kjo udheqje, këta ministra nëse i krahasojmë me deputetet, ministrat dhe nëpunësit e tjerë shqiptarë, në mes të dy luftrave botërore, si Luigj Gurakuqin apo Faik Konicën, ndryshimi është, si nata me ditë. 

Në Gazetën ”Drita” të 24 qershorit 2020, gjeta disa nga fytyrat e asaj kohe që përfaqësonin popullin, 4*) Parlamenti i parë shqiptar, 1921 (Fotografi e realizuar nga Kel Marubi). 

”Në parlamentin e parë shqiptar që u krijua dhe nisi punimet në vitin 1921 u përfaqësua edhe diaspora shqiptare e Amerikës, përmes Fan Nolit. Ndër deputetët e parë gjenden edhe emra të njohur të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare, si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e Hilë Mosi. 

Hashimi, Kadriu e … Ramushi, të tretë, kush më shumë e kush më pakë, ishin pas besatua gjatë “luftës” se gjithë pasurinë e Kosvës ta ndajnë në mes vetit. Kjo po shihet. Ata kanë gjithë ato shtëpia të mëdha e luksoze që nuk kanë pasur asnjë kryetarë shteti në botë, së pakut jo ata me fuqi më të madhe në botë (ish pres. Bush e Klinton e as ata të Francës apo kryeministrat britanikë e kancelarët gjermanë). Këta tanët kanë oborre me lue e bazene olimpike kur ato i mungojnë Kosovës, mund ti gjejmë vetëm të udhëheqja e Kosovës, ish “krerët” e uçk-së. 

E tash dua të dalë aty ku e kam lënë para një jave. Çdo javë e çdo ditë në Kosovë është më e pasur me lajme taze se sa dita e java tjetër. 

Kosova është e mbushur me skandale e me afera të llojllojshme. 

Policia Speiale e Kosovës, ma flladitën zemrën 

Java e kaluar, së pakut deri më sot, do të mbetet në “histori”: për dëbimin e gjashtë “gulenistëve” turq dhe për akcionin më të sukseshëm të Policisë Speciale të Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Policët ma flladitën zemrën kur i pash se hynë në mbledhjen e kryetarëve të  Komunave të Veriut të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut e i shtrinë përtoke të gjithë. Besoj se çdo Polici e Botës do t`ju kishte lakmi policëve tanë. 

Policia na e zbardhi fytyrën. 

Më shumë nuk dua të flas sepse është folur e shkruar mjaft, ani pse për dëbimin e turqëve, Kosova e tregoi “fYtyrën” e vërtetë, se nuk është shtet që i respekton të drejtat e njeriut dhe herët e vonë, kjo ka me i kushtua shumë. 

“Ftyra” 

Eh fytyra e “ftyra” 

Për fjalën “Ftyrë” e shfletova ”Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe” 

Fjalën “Ftyra”, ky “komandant” e ka shkruar gabimisht. Duhet të shkruhet “Fytyr/ë, a”. 

Kjo fjalë në gjuhën shqipe ka shumë kuptime, përveç kuptimit themelor, që tregon pjesën e përparme të kokës së njeriut, që përfshin, ballin, faqen, mjekrrën, gojën, hundën, sytë dhe veshtë. 

Por fjala “fytyrë” ka edhe edhe dhjetëra kuptime, kuptime figurative të tjera që tregon tiparet e jashtme të diçkaje, pamje të jashtme; faqe. Ndërron fytyre toka (vendi, fshati). Ia ndërruan fytyrën vendit. 

Ia mori fytyrën, s`ka fytyrë, e preku në fytyrë, është njeri i pa fytyrë, dy gishta fytyrë, më mirë të shkoj koka se fytyra etj. etj. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, faqe 526, 527)   

Kush ishte “Ftyra”, “Korbi”, “Gjermani”, “Rreziku”, “Topi”, “Togeri”, “Ushtaraku”… “Dhjetëshi”, “Njëmbëdhjetëshi”? 

Është “fat” apo fatkeqësi që disa nga këta i kam njohur qysh kur isha i ri, kur studjoja Letërsinë e punoja si mësues Gjuhe e Letërsie. Njërin nga ish ”komandantët”, “Rrezikun” e kam pasur nxënës dhe një tjetër e kam pasur shok klase, të gjimnazit, Gani Krasniqin e Carrallukës, “Baca”. 

Nuk e kisha ndërmend që të shkruaj edhe njëherë për këto “ftyra” të dyta të tyre po mos ti kisha parë këto ditë dy shkrime, njëri për “Ftyrat” e komandantëve gjatë “luftës” e tjetrën, një bisedë “normale” të Adem Grabovcit, i njohur si shefit i shefave, në aferën “Pronto” me “Ftyrën” e “ftyra” e faqe të të zeza të tyre me “Bashkim Fina”, “Maghup-ë” të tjerë . 

Unë zgjodha një pjesë të fundit të një bisede më të gjatë të këtyre dyve, aty ku Adem Grabovci e ka frikësua “Kupën”, Jakup Krasniqin i cili kishte dalur për fushe ne “Kuvend”, “kundër” pdk-së së Hashimit, të Sami Lushtakut e të xhavitave. 

Grabovci: Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, i thash, qy thash e thirri, e thirri ”ftyren”. Vallahin, ta kan lokën. 

Shala: Hahahaha… 

Grabovci: Edhe u dorëzu, hahahaha 

Shala: A t’ngoj bile? 

Grabovci: Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty hiç.” 

Për “Bashkim Fina”, “Ftyra”, për Fatmir Limajn (Çeliku) dhe për Nexhmi Krasniqin, tash Drejtor i Policisë në Prizren kisha dëgjua edhe më herët dhe vendosa të shkruaj një shkrim të gjatë në disa vazhdime “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës”. Në këtë luftë, ama luftë të vërtetë, unë dëgjova herozmat e tyre deri në mite e në legjenda të trimave, si Fatmir Lima, vetëm kundër vendasëve të tyre, të rrethit tim, të gjithë shqiptarë, disa edhe ishin vrarë dhe tashmë ato janë publike sepse kanë “përfundua” proceset gjyqësore e ku Fatmir Lima, si gjitherë është shpallur i pafajshëm. 

Këta, Naser Krasniqi (”Ftyra”), Naser Shala (”Bashkim Fina”), Fatmir Lima, Gani Paqarizi, “Rreziku” e vetë Hashim Thaqi kishin mashtruar e rrejt, vjedhur, kidnapuar e burgosur shumë shqiptarë, aktivistë e të afërm me Ibrahim Rugovën e LDK-në. Pastaj, të burgosurit, të lidhur i kanë keqtrajtua fizikisht deri sa iu kanë “nxjerr tamlin e nanës”. 

(Naser Shala është i njohur me nofkën “Ftyra” kurse Naser Krasniqi – ‘Bashkim Fino’, përmirësim imi) 

Hashimi i ka burgosur pabesisht Jakup Kastratin, ish kryetar i LDK-së dhe ish kryetar i komunës së Malishevës dhe Cen Deskun, zëvendësin e tij. 

Pushkën e mush dreqi 

“Ftyra”, “Bashkim Fina”, Nexhmi Krasniqi, shofer i Fatmirit dhe “avokati” Bajram Krasniqi e Fatmir Lima, përveç “thash e thëmeve”, këta kanë keqtrajtua e plaqkitur Halil Azem Kastratin, mësues nga Damaneku afër Turjakës. 

Një bisedë, sa kam mbajtur mend e “Bashkim Finës”, “Ftyrës”, Fatmir Limës me Halilin, Fatmir Azem Kastrati, vëllain e Halilin, i vrarë nga policia serbe si luftëtar besnik, në Turjakë dhe Azem Januz Kastratit, babës së Halili, mësues, tash i ndjerë do ta tregoj, bisedë jo të plotë. 

(Pjesë nga biseda, gjeni në “Pse e ndërpreva fejtonin “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës” ?” me autor, autorin e këtyre radhëve, Sinan Kastrati) 

“Halili pasi ishte këthye nga Italia, në janar të vitit 1999 në Prishtinë i pret “avokati” Bajram Krasniqi nga Tërpeza afër Malishevës në Prishtinë. Ky njeri, sipas dëshmitarëve dhe vetë Halil Kastratit ka bashkëpunua me policinë serbe dhe me “uçk-në” me dijen e Fatmir Limajt e të të tjerëve (“Ftyrës” … ) 

Pasi që Halili e heton Bajramin kur i qon te një postbllok i policisë serbe, Halilit dhe një shokut të Halilit që ishin bashkë, iu kërkon para pasi që Bajramit “ia kishin marrë policia serbe afro dy mijë marka”, Halili nuk ia jep paret por të nesermen “policia ushtarake” e uçk-së shkojnë dhe e marrin në Damanek. Përveç të tjerave, Halilit ia kërkojnë edhe borqin që ia kishte Bajram Krasniqit. 

Presidenti “historik” HTH duke ia dorëzuar lulet vajzës së Presidentit Historik të Kosovës…, pasi zgjidhet President.

Këtu Familja e ndershme me Bacën Azem dhe Fatmirin, vëllain e Halilit dhe Halili e kuptojnë hilen dhe lidhjet e udheqësve të uçk-së me sekserë e bashkëpuntorë të Serbisë, siq ishin Bajram Krasniqi, pse jo edhe “Ftyra”, Fatmir Lima e … Nexhmi Krasniqi 

Fyerjet, ofendimet dhe sharjet ndaj Halilit dhe vëllait, babës e një miku të shtëpisë janë aq banale e me kërcnime deri në vrasje sa që as policia serbe më keq nuk ishte sjellur. 

Pjesë nga “guha dhe goja e komandantëve”: 

“Edhe Zoti me zhdryp, nuk e l`shojmë Halil Kastratin”. 

“Hupni se po ja … q … nanen”. 

“Ky ka bâ propagandë kundër “vendlinjes” (fondit, “vendlindja th`rret”)! 

Pastaj iu drejtojnë pushkën çka nuk ka qenë e lejueshme sipas rregullave ushtarake e normave ndërkombetare, rregullave ushtarake e traditave shqiptare edhe sikur të ishte pushka e thatë (pa fishekë)” nuk bënë të ia drejton pushkën askujt sepse në popull thuhet “E mush dreqi” (pop.). 

Në fund, që kurrë s`e pam fundin e tyre, pasi i paguan Halili disa mijëra marka (3.500 marka gjermane dhe pasi e kishin rreh per merak, e lirojnë. 

Këta ishin “komandantët” që i prinë “luftës” dhe tash po e udhëheqin Kosovës bash sikur me 7 prill 1939 kur italjanët e pushtuan Shqipërinë. 

Ndryshimi është se më 7 prill 1939 ishtë ditë e premte, kurse sot, më 7 prill 2018, është ditë e shtunë. 

  1. Rexhep Selimi, po rren

Rreth shkrimit “Rexhep Selimi konteston Komunikatën që merrte përgjegjësinë për vrasjen e civilëve”, Zëri, 15 janar 2018, ku po gjykohet Fatmir Lima. 

“Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin e Fatmir Limajt për krime lufte, Rexhep Selimi ka folur lidhur me komunikatën e lëshuar në atë kohë nga Drejtoria Policisë Ushtarake e UÇK-së, e cila merrte përgjegjësinë për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit. …” 

“Nata është e shkretë 

troku natën mbush 

veç ndërgjegjes sate 

prapa s’të ndjek kush 

Në kalldrëme shekujsh 

troku yt i zi 

Moisi i Golemëve 

Gjeneral Moj-Zi.” (I. Kadare, Ikja e Moisi Golemit” 

Rexhep, nuk e kam ndërmend me ti shpjegua vargjet e Kadaresë por dua të them se Moisi Golemi është si ti, Fatmiri e … Jakup Krasniqi. 

Dallimi është se ai ka ikur me kali ndërsa, për fatin tonë të keq, ti Fatmiri e … Jakupi mbetët gjallë për të zezën e popullit të Kosovës. 

Rexhep, qysh bre Rexhë s`po të vjen marre me rrejt? “Burri” plak me rrejt? 

Cili nga ju po rreni, ti, Fatmir Lima, Jakup Krasniqi apo të tretë? 

Po të ndihmoj pakëz. “Zëri i Kosovës”, Organ i Lëvizjes … të enjten më datën 5 nëntor 1998, në rubrikën “Aktualitete”, publikon “Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së” Që të jem më besnik, po ta dërgoj një kopje edhe ty, Fatmirit e … Jakupit. 

Por pyetja ime për ty dhe “shtabin” tuaj është: 

– A ka pas “shtab”, “ushtria” juaj dhe nëse po, a ka pasur hierarki ajo “ushtri”. Nëse po, si është e mundur ti mos me e dit që (nuk) keni pasur “polici ushtarake” ? 

Rexhep, Fatmiri po gjykohet dhe ti si dëshmitar dhe të tjerët po i ikni të vërtetës. 

Bislim Zyrapi e ti, deri tash nuk e treguat të vërtetën. 

E vërteta është se ata janë vrarë dhe jo vetëm ata por edhe disa të tjerë. Në Damanek është vrarë Refik Latif Kastrati (Karadaki), para gruas dhe fëmijës lulak në gji të nënes. Në Bubavec janë vrarë Ajet Gashi dhe Nazif Bashota…. 

Janë rrahur edhe burrat e fshatit Qabiq. 

Presidenti “historik” në burg …

U vranë edhe Hysen Çopa e Mark Palushi, në Sarosh të Qifllakut, afër Drinit të Bardhë e Avdyl Gashi nga Sferrka e Gashit, rojtar pylli. Është vrarë te Miniera e Volljakit. Është vrarë edhe Isa Kastrati, ish sekretaR e SPB-së në Prizren dhe çka është edhe më e keqe nuk keni lejua që ai të varroset, sipas adetit. Ështe vrarë në Mali i Madhë (nuk jam i sigurtë si quhet vendi por thuhet se familja nuk ka guxua ta marrë kufomën nga vendi ku është pushkatua).     

-A i din ti këto Rexhep? 

-Ndoshta s`ka qenë teritori “yt” Llapusha? 

-Po fshati Qabiq, teritor i kujt ishte? 

-Kush ka pas “hise” në Qabiq? 

-Sokol Bashota. Mujë Krasniqi apo ata dhe ti? 

-Pse u vranë këta njërëz që i përmenda? 

A ka qenë më mirë që si “spiunë” që “ishin” ata të dilnin para gykatave, e ti Rexhep, Fatmiri …. e “shtabi” i juaj të “dëshmonit”? 

Rexhep, ndoshta e vërteta nuk ka me dalur asnjëherë por ti e shokët e “shtabit” nuk keni ndërgjegje të pastër. 

 1*) Haxhi Thaçi në #kojshiashow, YouTube 

Kojshia Show: Babai i Hashim Thaçit & Ramë Buja ” Babi i Thaçit ka nje mesazh per Gjykaten e Hagës” 

https://www.youtube.com/watch?v=4MK2YMPNWPM&list=RDCMUCokoyW29L5LG6KR_yslWMPA&start_radio=1&rv=4MK2YMPNWPM&t=0. 

2*) Ibrahim Rugova (2 Dhjetor 1944 – 21 Janar 2006) ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar;[1] u njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.[2] 

Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti, u nis një fushatë paqësore kundër Serbisë.[3] U zgjodh që në fillim kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë.[4][5] 

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.[6][7] Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.[nevojitet citimi] 

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës. 

3*) LEGJENDAR mb., HISTORIK m. 

Legjendar 

  1. Që ka të bëjë me legjendën që lidhet me legjendën, i legjendës, që është legjendë; gojëdhënor. Këngë legjendare. Epika legjendare.
  2. Që është kthyer në legjendë, që është si në legjendë, që është karakteristik për legjendat; që bën trimëri të pashoqe, që mbetet i pavdekshëm, madhështor, i jashtëzakonshëm. Hero legjendar. Figurë legjendare. Luftë (epope) legjendare. Trimëri (qëndresë, vepër) legjendare. Forcë legjendare.

Shih edhe: legjendë legjendë legjionar legen legë legjion leg 

HISTORIK m. 

Përshkrim i përmbledhur i vargut të ngjarjeve dhe i të dhënave që lidhen me lindjen e me zhvillimin e një veprimtarie, të një fshati, të një ndërmarrje, të një kooperative, të një njësie ushtarake etj.; histori. Historiku i zhvillimit të diçkaje. Historiku i shkollës (i fshatit, i kooperativës, i ndërmarrjes). Historikët e brigadave. Historiku i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të një qarku. Hartimi i historikëve. Shkruan (bënë) historikun. 

HISTORIK mb. 

  1. Që ka të bëjë me historinë, që i përket historisë, i historisë. Zhvillimi (procesi) historik. Studime historike. Shkenca historike. Monument (dokument) historik. Dëshmi (të dhëna) historike. Periudhë historike. Shkaqet (rrënjët) historike. Kategori historike.
  2. Që dëshmohet se ka qenë me të vërtetë; që ka qenë i gjallë, i përgjigjet realitetit dhe nuk është i trilluar a i shpifur. Fakt historik. Figurë historike. Personazh historik.
  3. Që është shumë i rëndësishëm për shoqërinë, që vlen të mbahet mend e të përkujtohet, i njohur, i shënuar; që ka hyrë në histori si diçka e rëndësishme; që është i lidhur me një ngjarje të rëndësishme të historisë. Datë (ditë) historike. Përvjetor historik. Kthesë historike. Kongres historik. Mbledhje historike. Vendim historik. Fitore historike. Rol (mision) historik. Përvojë historike. Vende historike.
  4. Që mbështetet plotësisht ose pjesërisht në ngjarje të historisë, që paraqit a përshkruan një figurë ose një ngjarje të rëndësishme të historisë. Roman historik. Me subjekt historik. Këngët historike.
  5. Që ndriçon rrugën e lindjes dhe të zhvillimit të pandërprerë të dukurive në etapa të ndryshme dhe në lidhje të ngushtë e dialektike me kushtet konkrete; që studion historinë e zhvillimit të pandërprerë të fakteve e të dukurive të një fushe të caktuar (për shkencat). Metoda historike e studimit. Vështrim historik. Analizë historike. Shpjegimi historik i dukurive. Gramatika (fonetika, leksikologjia) historike. Botanika (gjeografia) historike.
  6. Që njihet e dëshmohet me anë të dokumenteve (në kundërvënie me prehistorinë). Periudha historike. Koha historike dhe prehistorike e një populli.

Materializmi historik shih te MATERIALIZ/ËM,~MI. 

4*) Parlamenti i parë shqiptar, 1921. Fotografi e realizuar nga Kel Marubi. 

Gazeta DRITA, 24 qershor 2020 

https://www.facebook.com/DRITAGAZETA/posts/125943595816271/ 

Marrë nga shkrimet, me disa përmirësime të vogla: 

  1. “Me “ftyrë” e faqe të zezë”, Bota Sot, 7 PRILL 2018 NË ORA: 09:23

HTTPS://WWW.BOTASOT.INFO/OPINIONE/866913/ME-FTYRE-E-FAQE-TE-ZEZE/ 

  1. ”Rexhep Selimi, po rren” Bota Sot,15 JANAR 2018 NË ORA: 20:09

https://www.botasot.info/opinione/820597/rexhep-selimi-po-rren/ 

 Vazhdon  

 Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 30 prill, 1 maj 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu