ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Të marrët e pushtetit

Shkrime relevante

Zgjimi i vonuar i Presidentes Vjosa Osmani !

Nga Florim Zeqa  ___ Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër...

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet

Aurel Dasareti Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të...

Llapushniku, Flamuri i Përhershëm i Kombit Shqiptar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Islamit Politik

Nga: Luan Dibrani ____ Llapushniku, ky fshat heroik në zemër të Kosovës, ka...

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisë se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Shpërndaj

Dritan Goxhaj, analist ushtarak nga Tirana 

Ka vite që pushteti i Katrelit “Rilindja”, i udhëhequr nga krye i marri me sjellje sociopati, që oportunizmi e votoi si Kryeministër, është kthyer në një panair marrëzish. Thonë që marrëzia është ngjitëse, edhe pse nuk është vërtetuar shkencërisht, por Dritëroi e ka legjitimuar këtë “ Një kokë e çmendur, çmend një vend ”.

Tashmë në këtë mandatin e tretë të qeverisjes së Kartelit, marrëzitë sa vjen e shtohen për ditë. Ato janë shumë, por do ndalem vetëm te disa. Marrëzia e parë është e vet udhëheqësit të Kartelit, i cili, pasi e humbi në mënyrë deklarative mbështetjen që pretendonte se kishte nga Gjermania dhe BE për iniciativën e Ballkanit të Shqyer (Hapur) të Sërbisë. Shfrytëzoi një takim me zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan duke u deklaruar pas takimit se “ Ata i kishin shprehur mbështetjen për iniciativën e Ballkanit të Hapur”. Por pasi ambasada bëri publike bisedën u pa që aty nuk kishte pasur jo vetëm mbështetje, por as që ish diskutuar për një punë të tillë. Nuk ka marrrëzi më të madhe sesa të gënjesh kaq hapur për atë që mund të jetë ose bisedohet në kësi takimesh të këtij niveli.

Duhet të jesh komplet i marrë që të vazhdosh të kërkosh t’ju imponosh shqiptarëve me çdo kusht realitete që janë në kundërshtim të plotë me interesin e tyre kombëtar. Nuk është vetëm marrëzi, por edhe antishqiptarizëm dhe shërbim i pastër ndaj shovinizmit dhe neo-hegjemonizmit serb. Marrëzia e dytë ka të bëjë me një vednim të Këshillit të Ministrave në muajin Mars, sipas të cilit të gjithë detyrohemi që të marrim leje pranë Policisë së Shtetit për të mbajtur thikë buke në shtëpi.

Sipas kësaj VKM thuhet: “ Ndërkohë, karakteristikat e armëve të ftohta, që mund të mbahen në vendbanim, për të cilat lëshohet autorizim nga Policia e Shtetit, janë konkretisht:

1. Armët me gjatësi të tehut më shumë se 11 (njëmbëdhjetë) cm, gjerësi më shumë se 2 (dy) cm dhe trashësi afër dorezës më shumë se 0.25 (zero pikë njëzet e pesë) cm dhe që nuk kanë destinacion tjetër përdorimi”.

Siç shihet, tashti e mbrapa do të duhet të marrim leje për të mbajtur në shtëpit tona jo vetëm thikat e bukës por edhe ato të mishit. Kjo që duket si një marrëzi e vogël, në fakt është pjesë e një marrëzie të madhe të pushtetit. Bën pjesë në dëshirën sociopatike të udhëheqësit, që të kontrollojë dhe dijë edhe çfar kanë shqiptarët nëpër shtëpia, por ama mund të përdoret këtej e tutje si sebep për policinë për të ushtruar kontrolle banese, ndaj çdo qytetari që do guxojë të kundërshtojë të marrët e pushtetit. Marrëzia këtu është e strukturuar me qëllime perverse.

Marrëzia e tretë ka të bëjë me një vendim tjetër të nxjerrë në formën e një udhëzimi nga një prej haremxheshave të Kartelit, me urdhër të sociopatit udhëheqës, dhe konkretisht thotë:

“UDHËZIM Nr. 6, datë 11.4.2022 PËR MJETET QË PËRDOREN PËR PESHKIMIN ÇLODHËS-ARGËTUES DHE MËNYRËN E LËSHIMIT TË AUTORIZIMIT Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren në të gjitha kategoritë ujore, këto vegla peshkimi:

1. a) jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;

2. b) për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam;

3. c) rrjetë e vogël dore.

Tashmë të marrët pasi i kanë ndrequr të gjitha problemet e këtij vëndi kanë vendosur që të limitojnë sipas mëndjes së tyre të pa mënd edhe sportet argëtuese. Nuk ka marrëzi më të madhe sesa të vendosësh ti vësh kufi argëtimit. Me këtë ritëm shumë shpejt do na vënë kufi edhe te herët që do të dalim për ngjitje nëpër male ose për shëtitje nëpër brigje detesh e liqenesh. Ndoshta shumë shpejt do na vënë edhe ndonjë udhëzim të ri se sa herë do të duhet të shkojmë me gratë tona. Dhe këtë jam i bindur se do e bëjnë në kuadër të kursimit të energjisë elektrike, sepse pas seksit njeriu duhet të lahet. E po shkuam shpesh me gratë, do na duhet të lahemi shpesh, e kështu do harxhojmë energjinë që tashti të marrët kanë vendosur që ta limitojnë për çdo familje.

Marrëzia e katërt ka të bëjë me zellin e pushtetit për t’i bërë reklamën oligarkizmit. Dy shëmbujt më të mirë të kësaj i përkasin njëri para dy ditësh ku pehlivani i kartelit ”Rilindja” krye bashkiaku i Tiranës, deklaroi në Rinas për të na bërë me dije se këtë sezon veror do të ketë edhe fluturime çarter drejt qytetit të Nicës në Francë.

Dhe midis të tjerave na thotë :“Kemi parë se si në këto muaj të tranzicionit në duart e investitorëve shqiptarë, aeroporti i ka ulur tarifat dhe barrierat që e bënin shumë të vështirë ardhjen e kompanive ‘loë cost’. Në anën tjetër të aeroportit po punohet për të zgjeruar terminalin edhe me 6 porta të tjera.” Se çfar lidhje ka kryetari i Bashkisë me Aviacionin Civil në Shqipëri as dreqi nuk e gjen dot, por ama ne humanët shohim dëshirën e madhe të të marrëve në pushtet për të promovuar oligarkun e rradhës, sidomos tashti që ky u bë edhe me televizion të vetin.

Por nuk është i vetmi Veliaj në këtë pehlivanizëm. Një pehlivanizëm të tillë e pamë edhe para nja 10 ditësh nga Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil në Shqipëri, i cili i ftuar në televizion privat të oligarkut që ka edhe Rinasin, në vend që të fliste për aviacionin civil në shqipëri e për abuzimet dhe evazionet e oligarkëve në këtë fushë në Shqipëri, ai nga fillimi në fund vetëm sa promovoi dhe reklamoi punën e oligarkut në koncesionin e tij në Rinas, thuajse ky ishte punonjës i oligarkut dhe jo i qeverisë shqiptare të Shqiptarëve. Këtu e kupton që marrëzia nuk vjen asnjëher vetëm, ajo është në shumicën e rasteve kolektive. Pra është ngjitëse.

Ndërsa marrëzia e pestë nuk i përket Kartelit ”Rlindja”, por i përket sektit ”Vetvendosje” në Kosovë.

Para nja dy ditësh kryetari i këtij sekti i cili është edhe Kryeministër i Kosovës deklaroi: “Kur na thotë Amerika kërceni, ne nuk pyesim pse, por themi sa lart duhet të kërcëjmë”. Kësaj nuk mund dhe nuk ka mudësi t’i vësh asnjë lloj emërtimi tjetër përvecse një injorancë e thellë politike. Dhe injroanca të tilla nuk janë vecse marrëzi.

Por Ukshin Hoti ja ka shpjeguar më mirë:

Të vraposh nëpër Evropë e Amerikë me shpresë se ata, faktorët e jashtëm, do ta bëjnë kompletimin e proceseve në Kosovë, nuk është vetëm bajraktarizëm (kjo do të ishte e keqja më e vogël), por manipulim me interesat më vitale të kosovës, nëse jo vetëm injorancë e thellë politike”.

Kujdes, marrëzia është ngjitëse dhe e rrezikshme.

Rrini larg të marrëve të pushtetit , se jeta ësht e shkurtër dhe dinjiteti nuk ka çmim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu