Nga: Fadil Miftari
Sivjet nuk urova per Bajram. As vjet nuk kam uruar. Jo qe nuk i dua shqiptaret e as qe jam kunder vlerave humane e universale. Perkundrazi. Por, sikur edhe miqet e mi, sot ne facebook, qe reaguan e dolen me shkrime te mbushura me pezmin e frikes, keqardhjes e trishtimit, edhe une jam i trishtuar nga permasat qe ne trojet shqiptare ka marre islami politik, kjo ideologji arabe e shekullit te VI.
Kur i shoh shqiptaret duke u falur e bere iftare ne sheshe, duke manifestuar pushtet moral e politik mbi masat, mua me shfaqen skenat e rrethimit te Shkodres e vullnetaret evropian, anglez, francez e gjermane qe luftonin ne anen e malazezeve e serbeve. Ata nuk luftonin kunder shqiptareve, por kunder turqeve muhamedan. Ne thjesht ishim viktima te injorances sone. Ashtu jemi edhe sot. Me gjase do te jemi edhe neser.
Shqiptare te dashur, ne jemi evropiane biologjikisht, vet embrioni i Evropes, historikisht e edhe sot jetojme ne zemren gjeografike te saj. Religjionet me shekuj i kemi respektue e ndryshue. Kemi patur bote te pasur shpirterore e mendje te hapur per t’i dashur, adhuruar, besuar e perqafuar te gjitha religjionet e kulturat, por vetem si shqiptare kemi jetue e mbijetue.
Miku im Arjan Melonashi e paska sjellur edhe nje fakt trondites te sjelljes sone, sa tragjike e aq te dhimbshme, mbi emrin qe mban xhamija jone e kryeqytetit ku ne falemi e lutemi ne gjuhen sa te larget, aq edhe te huaj. Ajo quhet Xhamija e sulltan Mehmetit, atij pushtuesit barbar, i ciili pas vdekjes se Skenderbeut u pat betuar qe nuk do te le shqiptar te gjalle. E ne shkojme ne ate shtepi kulti barbaresh sikur te ishim dele. Nuk therras qe ta nderrojme fene.
“Feja jone islame” e versionit shqiptar eshte ajo e bektashinjve.
Ta kultivojme ate, fene e vellezerve Frasheri, me alkohol e me mish gici. Nderkohe qe te tjeret le te adhurojne e besojne te tjera religjione. Gjithsesi eshte koha e fundit qe t’i kthehemi jetes, punes, shkences, kultures kombëtare e stilit perendimor te jetes.
Evropa per ne eshte shpetimi e shpresa e arritjes se sigurise, bashkimit e dinjitetit njerezor e kombetar.