Sot, iranianët dhe mbështetësit e Organizatës Muxhahedin-e-Khalq (MEK/PMOI) mbajtën një tubim para gjykatës së Stokholmit ku Hamid Noury, një ish-gardian burgu dhe një autor i masakrës së 1988-ës po përballet me drejtësinë. Tubimi erdhi një ditë pasi prokurori suedez kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin.
Duke përmendur prova dhe dëshmi të qarta të shumë dëshmitarëve okularë të masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988, prokurori hodhi poshtë pretendimet e Hamid Nourit për mohimin e krimeve të kryera në burgun e Gohardashtit dhe rolin e tij aktiv në ekzekutimet masive dhe kërkoi dënimin më të ashpër për këtë të pandehur.
Iranianët, ndërsa shprehën kënaqësinë për vendimin e prokurorit suedez ndaj Hamid Nourit për burgim të përjetshëm, kërkuan gjykimin e liderëve të regjimit, dhe në veçanti të liderit suprem Ali Khamenei.