ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Xhafer Shatri për librin e avokatit Ramiz Krasniqi “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut”

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

“Balle per balle me kreret e SHIK-ut”
Prezentim i librit te avokatit Ramiz Krasniqi me rastin e promovimit:
Zonja, Zoterinj pjesemarres,
Te dashur miq
Na ka bere bashke sot dhe ketu nje liber krejt i veçante i autorit Ramiz Krasniqi, avokat i njohur per konsekuence, kurriz te drejte dhe kod te qarte profesional.
Libri ka nje titull fort domethenes: “Balle per balle me kreret e Shikut“ dhe nentitull “Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajes – fasade legale e krimit“
Pasi e lexova librin, ani se e njihja relativisht mire dosjen tashme te njohur “Syri i popullit“ qe ai trajton, mu ndermend nje kenge e moqme vajtimi per djalin plangrpishes qe ishte vrare per pune turpi. Kenga i ka dy vargje qe trishtojne
Shuma ma mire, mos t ishe kane
Se me t’ njofte e zeza nane!
Edhe ky liber do te ishte shume me mire te mos ishte, por me kusht qe te mos kishte ndodhur kurre maskarada gjyqesore e koduar “Shteti kunder Syrit te popullit“, sepse gjerat qe shperfaqin fletet dhe perthekojne kopertinat e ketij libri jane me shume se te tmershme. Ne te flitet me fakte te pathyeshme per gjera konkrete e te frikshme qe asnjeri prej nesh nuk besoj t i kemi imagjinuar se mund te ndodhin ndonjehere ne vendin tone qe ka paguar nje çmim aq te larte per ta prekur lirine me dore.
E aq me teper kur Serbia nuk eshte me ketu.
Ne njerin prej romaneve te Travenit, personazhi kryesore, te cilin po e varnin ne litar per rrebelim, ne çastet e fundit te jetes i drejtohet shokut qe e priste poashtu varja ne litar:
“O sa do te deshiroja ta jetoj vetem nje dite i lire. Te shtrihem ne kokerr te shpines dhe ti veshtroj Hanen e yjet, t’ i mbush mushknite me arome lirie dhe te me fluturoje shpirti si rakete gjithandej ne gjithesi.“
Besoj se keshtu, edhe shume pjesetare te brezit tone, e kishin nje deshire, nje gjakim, te jetojne i lire, te merren me hallet e veta, t i pushojne gjymtyret e dermmuara nga prangat, dhe, nese shteti nuk mund t’i ndihmoje, te pakten t’i lere te qete ne telashet e tyre… dhe nese nuk ata nuk kane pune tjeter edhe le te shtrihen gjithashtu e per pike te qejfit ne kokerr te shpines dhe te flasin me yjet…
Por kjo eshte e pamundur, sepse Liria nuk do ta kishte kete emer dhe kete kuptim po te mos rrezikohej ne vazhdimesi ashtu si edhe çdo gje tjeter e shtrenjte dhe e shenjte. Ky liber prandaj eshte nje elegji per lirine e shkelur, per abuzimin flagrant me ligjin dhe me Kushtetuten, per shpresat e vrara te disa brezave.
Per kapjen e shtetit nga vetje kriminale e psikopate te rrezikshem.
1.
Libri ka dy pjese: ne te paren analizen e gjate te autorit per dosjen “Syri i Popullit“ nderkaq ne pjesen e dyte analiza dhe shkrime te autoreve te tjere po per kete dosje.
Autori, sic e dime te gjithe, eshte avokat i Dr Sadri Ramabajes, ne perballjen e tij te gjate dhe akoma ta paperfunduar me prokurorine dhe gjyqesine e Prontomafies.
Ramiz Krasniqi kete liber fort mesimdhenes e demaskues e mbeshtete mbi 9 shtylla permbajtesore:
1. Procedura hetimore, gjegjesisht audiencat ne Prokurori;
2. Komunikimi me organet e drejtesise pergjate hetimeve;
3. Beteja e rende gjate procesit gjyqesor maratonik;
4. Pledoaria ne fund te gjykimit, permes se ciles Ramiz Krasniqi kerkon nga trupi gjykues qe aktgjykimet te shqiptohen nga gjykatat, ku ka gjykates e jo nga kabinetet ku ka politikane…
5. Mbrojtja e dr Sadri Ramabajes, qe eshte nje ese brilant per abuzimin me drejtesine, per shkeljet drastike te kodit te Procedures penale dhe te Kushtetues.
6. Ankesa ne Gjykaten e Apelit gjegjesisht rreximi i aktakuzes e i aktgjykimit pernjehere bashke me sajesen e shemtuar “Syri i popullit; “
7. Shkresat e lendes, apo aktvendimet dhe procesverbalet si dokumente plotesuese e sqaruese;
8. Deshmtaret e shpifur e te mbrojtur, dhe,
9. Dimensioni politik i Dosjes Syri i popullit
Nga libri del se e veçanta e hetimeve ishte:
– Pjesemarrja ne çdo seance hetimore e dy policeve hetues: M. K. dhe B. S., te cilet ne kundershtim me çdo nen te Kodit te Procedures Penale dhe me çdo praktike juridiko-gjyqesore kudo ne bote, ndihmonin dhe plotesonin prokurorin, merrnin shenime, shtronin pyetje dhe shihej se i referonin drejtperdrejte producentit te Dosjes “Syri i popullit“, qe njeherit ishte edhe shefi i shtetit me emrin Hashim Thaçi.
– Kembengulja e prokurorit qe letrat pa zarf, qe Murat Jashari ua kishte adresuar krereve te Prontomafise pese vjet me pare, pra me 2012, t’ia mveshte me çdo kusht Sadri Ramabajes, vetem pse ky kishte redaktuar librin e Murat Jasharit “Lufta e pambaruar“;
– Perpjekja e prokurorit personal te Hashim Thaçit, me emrin Syle Hoxha qe organizaten fiktive “Syri i popullit“, e cila ishte stisur ne zyrat e shefit te shtetit ta bente me çdo kusht nje fakt te kryer;
– Stisja e nje aktakuze te pakuptimte, cinike per nga synimet dhe krejtesisht bosh per nga permbajtja;
Aktakuza por edhe shkresat e lendes, siç e thekson Ramiz Krasniqi ne fillim te gjykimit, u ishte dhene menjehere medieve, ndersa avokateve dhe te akuzuarve deri edhe tri jave me vone; Keso shkeljesh te ligjit mund te ndodhin vetem ne nje shtet te kapur krejtesisht nga keqberes te pandreqshem.
2.
Procesi gjyqesor nje maskarade e shemtuar
– Sjellja skandaloze e Kryetares se trupit Gjykues, Zonjes Jashanica. Servilizmi i saj perballe krereve te Shikut qe perpiqeshin t’i shpartallojne viktimat e procesit me shpifje monstruoze e sjellje rrugaçesh ne gjykatore;
– Deshmitaret e fshehur qe nje takim te rendomte mes te njohurish ne restoranin “Panorama“ perpiqeshin ta kthejne ne nje takim te komplotistesh te rrezikshem;
– Parakalimi ne gjykatore i shefave te Prontomafies. Sjellja skandaloze e kryetarit te Kuvendit, Kadri Veseli ndaj te akuzuarve, te cileve u versulej edhe fizikisht;
– Imponimi i Hashim Thaçit qe gjykimi te kthehej, me çdo kusht, ne gjykim te mbyllur per publikun, ne menyre qe Kosova te mos e marre vesh asnjehere se prapa ketij procesi gjyqesor politik qendronte vete Ai, shefi i shtetit, e i cili nga deshmitar u kthye ne kryeprokuror dhe kembengulte qe aktakuza te zgjerohej dhe ajo te perfshinte shefin e opozites Albin Kurtin dhe zevendesin e tij Glauk Konjufcen! me synimin qe ketyre dhe te akuzuarit Sadri Ramabaja t’ua mveshte fajet e veta te luftes per te cilat dyshohej nga Gjykata Speciale. Konkretisht komunikaten numer 59 bashke me listen qe Hashim Thaçi vete e me doren e tij i kishte perpiluar ne emer te UCK e ne te cilen shenjoheshin per ekzekutim Ibrahim Rugova, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku dhe shume te tjere, nderkohe qe krejt Kosova ishte e perfshire ne flaket e luftes.
– Pergjigjja e Sadri Ramabajes ishte e thjeshte dhe konkrete: Jo, kjo qe po thuani ju eshte totalisht e pavertete, une kurre nuk kam perpiluar komunikata te tilla kunder UCK se sikur qe asnjehere nuk kam qene pjese e ketyre trupave. E kuptoj se ky e ka nje hall te madh per keto kumtesa …
– Ne pyetjen e njerit prej avokateve se kush jane themeluesit e “Syrit te popullit“, Hashim Thaçi pa nje pa dy thote se “…organet e sigurise me kane vene ne dijeni se themelues te kesaj Organizate jane Sadri Ramabaja, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca “ faqe 89. Shtrohet pyetja meqe keta na qenkeshin themelues te organizates klandestine “Syri i popullit“, pse atehere Syle Hoxha, prokurori personal i Hashim Thaçit na genjente kur thoshte se kjo fantom organizate na qenkesh themeluar me 15 maj 2015 dikund ne shtetet perendimore, perderisa keta, themeluesit e saj qe tre jetonin dhe vazhdojne te jetojne ne Kosove?
– Ne pyetjen e Prokurorit: se “a ndiheni i dëmtuar dhe ai i bashkangjiteni ndjekjes penale ndaj kryesve nëse vërtetohet apo autorëve sipas kësaj aktakuze?“
– Hashim Thaçi, pa u skuq fare u pergjigj: “Unë e ndjej vetën të dëmtuar dhe të kërcënuar së bashku me familjen time. Unë e bazoj dëshminë edhe në situatat e kaluara sepse mendoj që këto kanë qenë të planifikuara më parë. Po ashtu e mbështes ndjekjen penale dhe kërkoj dënim maksimal të këtyre njerëzve kërcënues dhe vrasës të Kosovës…“
– Gjate gjykimit kishte edhe skena qe i shohim vetem neper filma: Kadri Veselit vetem pasi i sheh ne bangen e zeze i bie ndermend per Behxhet Luzhen dhe shoqen e tij, Lirien. Ketu del ne pah hipokrizia e papershkrueshme e kreut te Shikut: “A edhe ju jeni ketu Zonja Lirie? Po a e din bre sa buken e kemi ngrene nga duart tuaja“?!
– Ndersa ajo, nga banga e zeze i pergjigjet flake per flake ketij shkelesi te Kushtetutes: “Po bre, haram te kofte buka qe ta kemi dhene!“
– Krahas hiçmoralit te shefave te Prontomafies, Ramiz Krasniqi nxjerr ne pah plot shkelje te Kodit te Procedures Penale:
“Procesverbali nuk pasaqyronte ne teresi dhe ne menyre objektive ate qe ishte thene ne seancat gjyqesore. Kete madje nuk e kane thene as gazetaret, te cilet, paperjashtim, jane treguar te pasinqerte me lexuesit dhe degjuesit e tyre, sepse nuk e kane pasqyruar ate qe e kane pare dhe degjuar ne kete gjykim“…
Prandaj ne ankesen e tij, avokati Krasniqi konstatonte profesionalisht 9 shkelje absolute te Kodit te Procedures Penale nga 14 qe i sanksionon ky Kod.
– Se gjykimi ishte nje farse e deshmon edhe profesori Mazllum Baraliu, qe ishte ftuar si deshmitar, sigurisht per ta impresionuar opinionin: “Dihet në teori e në praktikë po edhe në bazë të Ligjit të Procedurës Penale se dëshmia është mjet i të provuarit dhe unë as për veprën penale dhe as për elementet e veçoritë e saj të pretenduara dhe të inkriminuara ndaj subjekteve të kësaj akuze dhe as njohuri direkte ose indirekte nuk kam për këtë rast, dhe mendoj se është rasti më absurd i thirrjes së një dëshmitari për të dëshmuar për gjëra nuk ka asnjë njohuri…“
Te gjitha keto me detaje e argumente te pathyeshme i nxjerr ne pah ne kete liber dhe i ben te kuptueshme per te gjitha nivelet e lexuesve avokati Ramiz Krasniqi. çka eshte fort me rendesi, autori nuk nxjerr ne pah vetem anet e erreta te nje sistemi drejtesie te kapur keq nga jeniqeret e Prontomafies, por edhe faktin se, ta zeme, Gjykata e apelit, pavaresisht presioneve megjithate ishte perpjekur qe t’i hape nje udhe ligjore kesaj dosjeje te stisur gjyqesore, prapa te ciles qendronte krejt kupola udheheqese e shtetit.
Duke lexuar librin “Balle per balle me kreret e Shikut“, m’u kujtua pledoaria e avokatit Bajram Kelmendi, ne procesin e Paraqinit si dhe ankesa qe ai ia kishte derguar gjykates ushtarake te shkalles se dyte ne Beograd. Qe te dy keta avokate, ani se ne kohe te ndryshme, por duke pasur perballe organe keqdashese te shtetit, deshmojne me fakte e argumente juridike te pathyeshme se si njeri si tjetri ishin procese gjyqesore te kurdisura pjese per pjese e ne te cilat organet e fuqishme te shtetit ishin versulur me egersi diabolike mbi njerez te pafajshem e te pambrojtur me qellim qe permes inskenimesh kriminale te realizojne synime te pista politike.
Ramiz Krasniqi me fakte e dokumenton se atentati kunder Azem Vllasit ishte nje vrasje e paralajmeruar nga vete shtetit. Me 3 janar 2917, ishte mbajtur nje tubim i zhurmeshem ne fshatin Mazgit. Aty Murat Jashari ne nje delir te mirefillte paralajmeronte aksione hakmarrese. Ne tubim kishte pasur prezent edhe njerez te AKI-se, prandaj me 24 shkurt 2017, policia kishte ushtruar kallexim penal per veper penale Vrasje e perfaqesuesve te shtetit, neni 126 lidhur me enenin 34 te KP, Nderkaq me 1 mars 2017 prokurori Syl Hoxha kishte nxjerre aktvendimin per fillimin e hetimeve lidhur me Organizaten fiktive “Syri i popullit“, ne te cilen Murat Jasharit i kishte caktuar rolin rendesor.
Me 6 mars 2017, pra nje jave para se ta kryente atentatin, Murat Jashari vjen legalisht ne Kosove pa e shqetesuar njeri i gjalle. Duhet te jesh budalla me brire per te besuar se ai nuk eshte percjellur ne vazhdimesi nga organet e sigurise prej qe kishte hyre ne Kosove dhe gjithandej kah kishte shkuar.
Nuk eshte aspak e rastit prandaj pse policise i ra ndermend ta priste Murat Jasharin te Hoteli ne Veternik, por vetem pasi ai kishte zbrazur marrezisht plumbat ne trupin e nje qytetari te pafajshem.
Per Dosjen Syri i Popullit sigurisht se do te shkruhet edhe libra te tjere dhe meritueshem, sepse kjo dosje e ka shenjuar Kosoven pergjithmone duke vene ne bange te zeze nje sistem drejtesia te kapur nga kriminele qe kishin zaptuar krejt shtetin…
Ne liber, per here te pare lexuesi do ta gjej te plote edhe “Programin“ e “Syrit te Popullit“, faqe 223. Eshte fjala per nje shkarravine shizofrenike, me kerkesa politike e strukture organizative qesharake. Nuk eshte çudi qe pikerusht ketu “ushqeheshin“ kumtesa e lista qe vazhdonin te publikoheshin e plotesoheshin ne mediet e regjimit edhe nje vit pas arrestimeve. Ato, ashiqare, sajoheshin ne zyrat e institucioneve qendrore te vendit ne perputhje me nevojat imediate te policise dhe te prokurorise.
Se kumtesat dhe listat ishin sajuar neper zyrat e shtetit e deshmoi edhe Murat Jashari kur deklaroi para Trupit gjykues: “…kërkoj nga ju gjyqtare qe ta pyesni prokurorinë se pse e kanë shtirë në liste edhe Fahri Musliun i kane fry listat e mia (duke i futur në listë) Albulena Haxhiun, Berat Buzhalen, Halil Matoshin, Fatmir Limaj… për çka me i ftuar këta kur nuk kanë qene ne listën që unë e kam formuluar në vitin 2015 edhe në listë thanë ka qene edhe Ibrahim Rugova qysh e di unë ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 e unë listën e kamë bërë ne vitin 2015.“
3.
Ne liber nje vend rendesor ze edhe fjala mbrojtese e profesor Ramabajes, Drajfusit aktual te Kosoves, te cilin Prontomafia perpiqej me cdo kusht ta gozhdonte ne kryqin e saj.
Ne nje klime presioni te jashtezakonshem, ku mediet e regjimit akuzonin viktimat e procesit gjyqesor edhe me keq se vete prokurori, ku mjerisht edhe medie e gazetare serioze, megjithate nuk kishin guximin te demaskojne kete maskarade gjyqesore, Sadri Ramabaja dhe mbrojtesi i tij, ani se krejtesisht te vetmuar, arriten ta thyejne aktgjykimin e padrejte dhe te deshmojne me fakte se:
a. Sadri Ramabaja nuk ishte autor i letrave pa zarf te cilat, Murat Jashari, ne vere te vitit 2012, ua kishte derguar krereve te Prontomafies. Nga shkresat e lendes del qarte se Ramabaja nuk ishte takuar me Murat Jasharin mbi 20 vjet, dhe se ai. 6 muaj rresht, nuk kishte pranuar ta redaktonte librin “Lufta e pambaruar“ te Murat Jasharit, e icili permbante letrat publike drejtuar Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Azem Syles, Fatmir Limajt etj.
b. Nje ish-funksionar i larte i policise se Kosoves kishte deklaruar se, Murat Jashari, dy dite para atentatit, pra qe me daten 11 mars 2017 i kishte shkuar Azem Vllasit te dera, por si duket ai nuk kishte qene aty, prandaj edhe teza se gjoja Sadri Ramabaja ia kishte dhene atentatorit adresen e Azem Vllasit ne restoranin “Panorama“ bie poshte…
c. Ky ishte nje proces gjyqesor i kurdisur fillim e mbarim e me synime te erreta politike dhe se Murat Jashari, duke qene i semure rende, ishte manipuluar nga segmente te shikut, madje dy prej tyre diplomate, ne sherbim te atyre qe kishin kapur shtetin per fyti dhe ishte nxitur ta vriste Azem Vllasin me qellim qe te arriheshin keto objektivate Prontomafies:
– T’i hakmirreshin Murat Jasharit per letrat e tij te famshme permes te cilave ai, nder te tjera, kishte nxjerre ne pah ekzekutimin mizor te Behadin Allaqit ;
– T’ia mveshnin Sadri Ramabajes komunikatat, si ajo me numer 59, qe ishin bere objekt serioz i Gjykates speciale, dhe
– Duke u perpjekur qe organizaten fantome “Syri i popullit“ ta paraqesin si krah i armatosur i Levizjes Vetevendosje, dhe keshtu ta ndalojne me ligj partine me te madhe politike ne Kosove.
Mirepo, fal mbrojtjes profesionale te avokatit Ramiz Krasniqi etj., fale argumenteve te pathyeshme te Sadri Ramabajes, fale ndryshimeve te domosdoshme politike qe ndodhen se fundi, Procesi i koduar “Shteti kunder Syrit te popullit“ deshtoi me turp dhe ne te gjitha rrafshet; ne rrafshin juridik, ne rrafshin moral dhe ne rrafshin politik.
Nderkaq, maskarada e Gjygjnajes me objekt “Syrit i popullit“ mund te vazhdoje, por deshtimi i saj i plote e me turp eshte i pashmangeshem.
Ky proces gjyqesor politik dhe protagonistet e tij do te mbeten ne historine, ne vetedijen dhe ne kujtesen e shqiptareve ashtu siç mbeten Procesi i Prizrenit i vitit 1957, Procesi kunder Adem Demaçit,i vitit 1976 dhe procesi gjyqesor i Paraqinit i vitit 1987…
4.
Per ata qe nuk jane te informuar, nje perkujtim faktesh:
Dosja qe trajton avokati Ramiz Krasniqi ne librin e tij “Balle per balle me kreret e Shikut“, nuk e ka gjenezen ne vitin 2015, siç genjen prokurori deshtak Syle Hoxha, por ne nje dite korriku te vitit te kahershem 1998:
“Isha me kamionin plotë duke u kthye nga Lichtenstein për në banesë Murg/SG, fshat i vogël buzë liqenit të bukur Valense. Në rrugë e sipër m’u lajmërua vëllai im Ismet Jashari, – tani Luftëtarët i Lirisë, (bashkëluftëtarët dhe populli e kishin pagëzuar me pseudonimin “Komandant Kumanova”).
– E ndala kamionin në një skaj rruge dhe po bisedonim të qetë, pa rreziqe nga ndonjë incident. Duke respektuar rregullat ushtarake, tim vëlla kurrë nuk e kamë pyetur se në cilën Zonë je dhe çfarë numri të mobilit ke.
Si zakonisht e prisja që ai të flas më shumë.
Dhe, gjatë bisedës po më thotë:
‘Na i kanë pru këtu në Kleçkë dy vetë, i kemi në burg. Kishin qenë udhëheqës të Lëvizjes, dhe na kanë thënë se janë spiunë’!…
Unë e pyeta, si i kishin emrat?
Behadin Allaqi dhe Shaban Shala.
Unë, fillova ta përdori memorien, – meqenëse isha shumë i lodhur, dhe më erdhi shpejt një mendim, ndoshta edhe jo më i miri, megjithatë, i fola:
‘Nuk e dijë gagës se si është organizimi momental tek ju, por mos zbato asnjë urdhër sa i takon atyre dy vetëve. Le të merren ata ma të “mëdhenjtë” me ta. Ky emër Behajdin pak më është i njohur, nuk e dijë nga po më vjen se nga kam dëgjuar, kurse për atë tjetrin nuk paskam dëgjuar’.
– E kreva bisedën me tim vëlla dhe menjëherë iu lajmërova Zekës (Xhavit Halitit). Zeka më tha se është i informuar për këtë punë…”
Pjese nga kujtimet e Murat Jasharit te publikuara ne vitin 2012
Tashme dihet publikisht se Behadin Allaçi, ishte njeri prej prijesve te LPK-se ne Kosove. Ne nje mbledhje te LPK-se, te mbajtur ne Kollare te Maqedonise, ne vitin 1993, Behadin Allaçi kundershton plartformen dogmatike te Hashim Thaçit dhe perpjekjet e tij per te uzurpuar postin udheheqes ne Organizate.
15 vjet me vone, ne rrethana lufte, me urdher te Hashim Thaçit, arrestohet Behadin Allaçi dhe prej ate dite nuk dihet me asgje as per fatin e as per vendvarrimin e tij.
Shume burime e pohojne se Gjykata Speciale dyshon se Behadin Allaçi dhe Shaban Shala jane ekzekutuar me urdher te Hashim Thaçit.
Pikerisht ky krim i rende u be shkas per latrat e Murat Jasharit, e sipas te gjitha gjasave edhe per semundjen e tij.
Nuk ka asnje dileme se edhe Dosja e kurdisur “Syri i Popullit” burimin e ka te ekzekutimi mizor i Behadin Allaçit dhe Shaban Shales. Fjala eshte per nje perpjekje te deshtuar e te turpshme per t’u fshehur ky krim i rende e i pafalshem.
Perfundim
Ne shqiptaret jemi te njohur gjithandej se nuk ulemi asnjehere per te analizuar cilendo faze te rrugetimit tone neper histori. Dhe pikerisht ky fakt i dallon popujt e vonuar nga popujt e perparuar.
Nga ky kendveshtrim me duket si detyre mbi detyrat qe institucionet e Kosoves permes ekipesh te eksperteve eminente, perfshire edhe eksperte te huaj, t’i hyjne analizimit te themelshem te dy dosjeve penale qe kane tronditur opinionin ne Kosoven e Pasluftes:
Zbardhja deri ne detaje e vrasjes mizore te Astrit Deharit dhe nxjerrja e kriminelve para drejtesise;
Zbardhja me çdo kusht dhe me çdo çmim e Dosjes “Syri i popullit“ dhe nxjerrja para drejtesise e te gjithe personave qe jane te implikuar ne kete dosje te turpshme; nderkaq viktimave te procesit te shpifur gjyqesor t’u demshperblehen vuajtjet neper burgje dhe dinjiteti i cenuar nga zaptuesit e shtetit dhe jeniçeret e tyre.
Kam bindjen se libri “Balle per balle me kreret e ShIK-ut“ i avokatit Ramiz Krasniqi eshte nje kontribut madhor ne kete drejtim.
Tomoc, 27 maj 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu