- Sinan Kastrati, Suedi
- Për profesor Çettën dhe pleqt e Turjakës
Arkiva ime (7), kujtime
Për profesor Çettën dhe pleqt e Turjakës
Eh sa kënaqësi ishte ta takoje e të flisje me profesor Anton Çettën e pleqtë, bujqit e barinjët e Turjakës.
Anton Çetta ishte plak, pleqnar e profesor 1*) i nderur, i thejshti e burrë që njoha, si student.
Ai fliste me gjuhën e plakut, sepse ishte pleqnar por edhe puntor, si bleta e bujku i Turjakës.
Në kujtim të 98 vjetorit të lindjes së professor Anton Çettës
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 2 JANAR 2018 NË ORA: 08:21
(e publikoj edhe një revistë tjetër, mrika.com)
“Në kujtim të 98 vjetorit të lindjes së professor Anton Çettës”, mrika.info, 02.01.2018 | 12:00, Sinan Kastrati
Anton Çetta
Si e njoha unë profesor Anton Çettën?
Kur e pash për të parë dhe ku?
Përshëndetja e fundit me profesorin në Prishtinë më 1992.
Historia për dikend është njerkë
Nesër, më 3 janar bëhen 98 vjet që ka lindur profesri Anton Çetta
Për jetën dhe punën e profesorit është shkruar aq shumë sa nuk dija çka të flas e ku të ia filloj.Unë nuk do të flas as për jetën e as për veprën e profesor Çettës sepse për Plakun e Pleqve, mbledhësin e folklorit e profesorin univerzitar studjuesin e mbledhësin e folklorit kanë folur e kanë shkruar shumë studjues, njohës e ish bashkëpuntorë të profesorit. Unë do të flas për profesorin qysh e njoh veç unë por më së pari edhe unë do të shkruaja pakëz për jetën e profesorit, marrë nga të tjerët thjesht do të numëroj fakte.
”Anton Çetta, lindi më 3 janar të vitit 1920, në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë. Profesor Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie e atdhetar i njohur. Êshtë i njohur për pajtimin e gjaqeve Kosovë.
Ai e kreu shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korcë. Studimet i mbaroi në Univerzitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane (italisht, frengjisht) Një kohë punoi si asistent në degën e Albanalogjisë në Beograd. Nga viti 1960 deri më 1968 ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Univerzitetin e Prishtinës. Libri i parë iu botua më 1953. Profesor Çetta botoi 16 libra me përmbledhje nga folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës dhe të Malit të Zi Maqedonisë. Nga viti 1978 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992 Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së-së”.
Si fëmi kisha lexua pjesë nga libri “Në prehën të gjyshës” të profesorit dhe ishin aq të lezetshme e të pëlqyeshme sa askush më mirë nuk i ka tregua e ritregua ato prralla e legjenda që kanë lënë porosi të shumta te të rinjët për punën, për përtacin, patriotizmin e për jetën. Dhe ajo ndjenjë krenarie që kisha për profesorin bashkë me vitet që shkonin, rritej te unë edhe më shumë.
Pamje nga tubimi i 1 Majit 1990 tek Verrat e Llukës …
Por, kur e lexova ”Në prehën të gjyshës”, ndoshta pse nuk e kuptoja se isha fëmi, profesorit ia mora inat sepse ”Skënderbeun” e paraqet se si i mbyt berberët 2*), ata që e rruanin, sepse ”princi ynë kishte dy brirë”.
Më 1972, erdhën një grup i profesorëve nga Shqipëria në Kosovë. Profesor Çetta ishte caktua si shoqërues i tyre. Mbaj mend se ka qenë edhe Qemal Haxhihasani, drejtor i Instutit Albanalogjik të Tiranës për të cilin profesor Çetta thonte se është shtylla e folklorit pastaj Ramadan Sokoli, Zihni Sako etj.
Grupi prej disa profesorëve erdhën edhe në Turjakë, U zgjodh një odë e madhe ku do të uleshin këmbëkryq profesorë e pleq, në odën e Jup Rexhep Jupës. Me ta erdhi edhe Salih e Feriz Krasniqi, shahirat më të njohur të Kosovës.
Përveç pleqeve të zgjedhur nga Turjaka,për të tjerët e sidomos fëmijët nuk kishte vend e na lejuan me hy brenda në odë. E pra unë vetëm i kam parë duke hyrë në odë, që ishte afër Bregit të Rekës. Megjithate arrita ta shoh profesorin që për mua atherë e tash ishte një idol sepse kisha lexua vjersha, tregime e prralla e për mua ata që shkruanin libra, aso kohe ishin njerëz të tjerë dhe dalloheshin nga njerëzit ”e thjeshtë”. Dhe vërtetë profesor Çetta ishte i veçantë nga të tjerët, në të folur e në pamje (syret), burrë i hishëm plak e mençur e profesor i dishëm.
Dëshira tjetër, ndoshta edhe më e maddhe ishte me i takua dhe me dëgjua profesorët nga Tirana, dëshirë e mall që asnjëherë nuk u zvogëlua, ishte dashuria pë nënen Shqipëri
Në vitin 1975, kur i fillova studimet në Letërsi, në UP-në, i vetmi njeri që e njihja ishte profesor Anton Çetta por ai tashmë nuk punonte si profesor në fakultetin tim, por punonte në Institutin Albanologjik, në Sektorin e Folklorit. Në vend të tij, lëndën “Letërsia e vjetër, ligjëronte Mahmud Hysa nga Ohri i Maqedonisë.
Por unë shkova e pash profesorin dhe i tregova se qysh e kur e kam njohur. Kjo njohje e ky takim sikur më ndihmoi për të vazhduar takimet e mia kur kisha nevojë me u konsulltua deri në fund të Qershorit të vitit 1992 kur unë shkova ta takoj profesorin për herë të fundit sepse pas kisha vendosur të nisesha për në Suedi.
Disa nga kujtimet me profesorin.
Sa herë që kisha mundësi dhe kohë, sidomos kur kishim pushime të gjata në mes të orëve nga fakulteti, shkoja në Institut. Dega e Letërsisë, kati i dytë i Fakultetit Filozofik, tash Fakulteti Fillologjik, nuk ishte më largg se 10 metra nga Instituti Albanalogjik prandaj edhe nuk më merrte kohë e as nuk mungoja nga ligjëratat e ushtrimet në Letërsi.
Zekeria dhe Antoni …(Dy shokë dhe miqë të pandashëm).
Pleqni dhe pleqëri
Mbaj mend se si njëherë kishim një provim, ”Histori e Gjuhës …” Pyetjet i kisha marrë provim. Profesori që më pyeste ishte Isa Bajqinca, tash i ndjerë.Duke e shpjeguar fjalën “pleqni” që sigurisht ishte një nga pyetjet që e kisha, profesor Bajqinca më tha:
– Sinan, thuaj “pleqëri” e jo “pleqni”! Unë nuk u pajtova me profesor Bajqincën e ai, pasi që unë e kundërshtova ma qiti notën 5 në index. Nota pesë ishte, notë e dobët. Dola nga salla dhe shkova i tregova profesor Anton Çettës për ate që më kishte ndodhur dhe kërkova nga ai që të më tregoj a kam pasur të drejtë unë apo profesor Bajqinca?
Përgjigja e profesorit ishte interesante: “Në Jug të Shqipërisë nuk ka pleq e as pleqni më tha profesor Anton Çetta”, prandaj edhe nuk e kanë fjalën “plak” e as “pleqni”.
Monografi për Salih e Feriz Krasniqit.
Nuk më kujtohet saktësisht viti por duhët të ket qenë viti 1984-85 apo1986. Banoja në një banesë private në Koloninë e Ramiz Sadikut, afer Hotelit Grand, ish Boro Ramizit e pallatit të Rilindjes, në Prishtinë. Jetoja në kushte shumë të vështira por nuk ankohesha e as nuk kërkoja kurrfarë ndihme, as nga të afërmit e mi në Turjakë, baba dhe vëllezërit. Banoja në Bnesën e Balit Dul, axhës së Xhevat Durmishit, ish shokut të studimeve dhe (më vonë) baxhanak. Qira nuk paguaja por i paguaja qiranë e banesës komunës që nuk ishte e lartë pastaj rrymën, ujin bërllogun dhe telefoni që nuk ishin edhe hergjime të pakta për mua si i papunë. Gruaja punonte si mësuese në Zhilivodë e rrugën e bënte me autobus deri në Sibovc e pastaj, shkonte këmbë deri në Zhilivodë. Si i papunë që isha shkoja shpesh në Fakuktetin Filizofik dhe i takoja disa nga profesorët që dikur i kisha pasur profesorë të mi si Murat Blakun, Isa Bajqincën, Nuhi Rexhepin, Isak Shemën, Hasan Mekulin etj.
Njëherë shkova dhe ia kajta dertin edhe profesor Çetta në Institut. Ai sikur ta dinte se çka kam unë nevojë e dëshirë por më shumë nevojë u mundua të më këshilloj me fjalë, që vetëm ai dinte me folur, si gjysh-e.
Profesor Çetta ishte udhëheqës i Sektorit të Folklorit e Fazli Syla ishte drejtor dhe Bajram Krasniqi ishte sekretar i Institutit Albanologjik. Profesor Çetta më tha:
-Sinan kemi një projekt për me e botua një libër “Monografi për Salih e Feriz Krasniqin” ku ti e Bahtir Sheholli do të jeni autorë. Pastaj mora udhzimet e nevojshme nga profesori se si duhët mbledh materjalin, aty ku ka. Më së pari më tha:
– Shko RP (Radio Prishtinë). Në RP e takova kryeradaktorin i cili më priti shumë mirë dhe më tha se duhët të flas me Shefqet Hoxhën nga Llapi, redaktorin përgjegjës të folklorit në RP. E caktuam edhe kohën kur mund të shihemi por ndodhi ajo që s`e “prisja”. Javën tjetër kur shkova në Radio, repcionisti më tha se nuk është Shefqet Hoxha.
Dikush nga puntorët i kishte thënë se mos e prit Sinan Kastratit sepse ka qenë në burg, si demostrues i vitit 1981.
E lajmërova profesor Çettën dhe e pash se i erdhi keq por as ai nuk mund të bënte më shumë
Lopa e jem e mban kumonen në qafë qe 15 vjet
Kisha dëgjua se Salih Bajrami ishte i shtrirë në spitalin e Internës në Prishtinë. Duhet të ketë qenë viti 1986. Shkova te profesor Anton Çetta në IA dhe i tregova. Profesori kishte dëshirë ta takoi Salihun sepse njiheshin shumë herët me Salihin. Profesori erdhi me me mua. E muar një foto të Salihit në Kali (me Balin) nga Arkiva e Institutit dhe u nisëm. Rrugën e bëmë këmbë, trup e trup për midis të Ulpianës, nga IA deri në Spitalin e Internës.. Profesori i bleu disa pemë ndërsa unë e mbaja një kese të najlonit me pemët që i kishte blerë profesori. Rrugës flisnim. Unë flisja më shumë e profesori më dëgjonte. Unë e pyesja profesorin për gjera të ndryshme e ai përgjigjej. Dikur e pyeta profesorin:
-Profesor, a ke qen ndonjëherë në (Kevë ) Kijevë ?
–Po tha profesori. Dhe unë po i tregoj profesorit një ngjarje që kishte të bënte me Salihin e që kishte ndodhur në Kevë..
Salihi një mëngjs ishte nisur me Balin (Kali i Salih Bajramit e ka pasur emrin “BAL”) me shkua dikund, Ai udhtonte me kalin e tij.kudo, në dasma e festa tjera. Kalin i Shalës- At-in, ishte një privilegj me e pasur. Të rralë ishin ata që kishin Kalë Shale. At. Kur mbërrin në Kijevë, Salihi, një grua shkinë ish kân tuj marrë ujë në krue të fshatit. Kroni ishte në mes të fshatit. Ndërsa kumonat e kishës ortodokse sllave dëgjoheshin bukur larg e shkina kur e pa Salihin po i thot:
-O Saliho, ky qi pi rreh kumonat e kishës i ka dyert e xhenetit të hapuna. Atherë Salihi ia ktheu:
– A n`koft k`shtu, lopa e jeme e ka kumonen qe 15 vjet n`qafë edhe ajo pa shkojka n`xhenete dhe i bërtiti kalit:
-Hajt Bal!
Anton Çetta te Qerim Qazim Muja në Gradicë
Kush tapallon nuk duhët me bâ hyzmet.
Qerimi shkon në Beograd me profesorin.
Profesori Anton Çetta, ka punuar në Beograd, në degën e Albanalogjisë. Por ai ka ardhur në Kosovë shpesh. Fusha e interesimit të profesorit ishte mbledhja e thesarit të folklorit. Drenica si një nga krahinat më të varfëra të Kosovës, ka pasur më shumë se sa krahinat e tjera kënge, anekdota, përralla të pambledhura por Drenica ishte krahina më e paprekur, e pastudjuar dhe krahina më varfër e Kosovës prandaj edhe Folklori është ruajtur më shumë në Drenicë. Këtë punë më së miri dhe i pari e ka bërë profesor Anton Çetta. Ndodhte që me javë profesori të rrinte nëpër odat e Drenicës duke mbledhur thesarin folklorik, këngët, pleqinitë, anekdotat por edhe përrallat, më pakë.
Njëherë shkon profesori në Gradicë me buajt te Qerim Qazim Mujaj. Sa ulet profesori fillon me fol. E tregon një mesele. Meselja kishte këtë porosi:
-Ai që tapallon (që e ka këmbën e thyer) nuk duhet të bejë hyzmet.Dhe doli ashtu. Kur vjen Qerimi me një kafe për profesorin që ia kishte pjek në prush në shtëpinë e zjemit, ku piqeshin bukët, Qerimi zë në thue dhe e derdh kafen. Profesori e sheh se Qerimi po tapallon dhe e pyet:
– Cka ke Qerim në këmbe? Qerimi i tregon se e ka thye këmbën kur ishte ushtar në Beograd.
-A merr penzion?
–Jo, thot Qerimi.
– Qerim ke me ardhur me mua në Beograd e bashkë kemi me shkua te mjekët ushtarakë.
Qerimi bashkë profesori pas disa javëve shkojnë në Beograd dhe pas më shumë se dy muaj nëpër kontrolle mjekësore, Qerimit i del pensioni afërsisht 1.000 DM.në muaj. Kur i kryen të gjitha punët rreth pensionit, profesori e përcjell Qerimin deri në stacionin e trenit në Beograd dhe i uron rrugë të mbarë për në Drenicë. Qerimi duke u përshëndetur me profesorin i thotë:
-Anton, kurrë nuk mundem me ta k`thye këtë të mirë, e ma ban hallall?
Prfesori i thot Qerimit:
– Qerim ti mundesh me mi kthye të gjithat.
-Qysh e pyet Qerimi.
-Nëse dikush i afërm i yti ka nevojë me e ndihmua e ti ke mundësi, ndihmoje e dije se mua ma ke ktye argatin.e ma ke “la borxhin”.
Përshëndetja e fundit me profesorin.
Kisha vendosur me shkua në shtetet skandinave por as vetë nuk e dija se ku. Para se të nisesha për rrugën e pakthim, dëshiroja ta shoh dhe të përshëndetem edhe me profesor Çettën. Unë e mora me vete edhe vajzën time të dytë, Entelën dhe u nisa për në shtëpinë e profesorit. Rrugës, në Mahallën e Muhagjerëve 3*), e takova profesorin. Edhe ai kishte qenë me njëren nga (dy) vajzat. Pasi u përshëndeta i tregova profesorit qëllimin e vizitës sime te ai. U përshendetëm dhe më kujtohet se më tha:
-A nuk të mbeti as një rrugë tjetër?
U përshëndetëm e profesori më mori në ngryk.
Për fund dua të them se puna e profesor Çettës ishte më se e tejdukshme dhe shumë e nevojshme si në në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë artistik e shkencor për kohën por shoqëria e “shteti” nuk e panë të arsyeshme bile me një përmendore para Institutit Albanalpgjik ta shohim profesorin shatëgjatë, mendje ndriturin e plakun e urtë.
Ndoshta do të skuqet dikush për këto padrejtësi që po iu bëjnë atdhetarëve të vdekur sikur Anton Çetta, Mark Krasniqi, Zekeria Rexha, Metush Krasniqi, Skënder Riza e ndonjë tjetër. A do të përmirësohen ato padrejtësi që iu bënë proesor Çettës?
Ndërsa emrin e profesor Anton Çettës e kishin shkrua gabimisht në Fjalorin Enciklopedik, Tiranë, 2002.
-Ndoshta:
Porositë e profesor Anton Çettës për mësuesit e fshatit
Porositë e profesor Anton Çettës për mësuesit e fshatit, të rinjët dhe studentët ishin që të mbledhim çdo fjalë të urtë, këngë etj. nga pleqtë e plakat sepse vetëm kështu e kryejmë një pjesë të obligimeve ndaj tyre, ndaj atdheut e kulturës tonë.
Instituti Albanologjik duhet të turpërohet më shumë
Fakulteti Filologjik, dikur Filozofik, dega e Albanologjisë dhe Instituti Albanologjik duhet të turpërohen që nuk lejuan të vendoset një shtatore në oborrin e Institutit për pedagogun shumvjeçar në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (Atherë dega e Albanalogjisë); për studjuesin e mbledhësin e folklorit; për poetin e dashur të fëmijëve e për plakun e udhëheqësin e pajtimit të gjaqeve.
“Kolegët e tij, me disa prej të cilëve kishte punuar në Institut, ma apo pa dashje, e kontestuan kontributin e madh të Profesor Anton Çettës në studimet albanologjike dhe në fushën e dijes në përgjithësi.
Ata, ia kontestuan vlerat krijimtarisë së tij letrare, vlerat e larta njerëzore, morale e etike. Ia kontestuan kontributin kolosal të tij për pajtimin e gjaqeve dhe kontributin në lëvizjen për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në qarqet letrare e kulturore të Kosovës ekziston bindja se ky vendim është marrë nën ndikimin e një njeriu me ndikim, i cili ka pasur njëfarë mosdurimi ndaj Profesor Anton Çettës, edhe për të gjallë të tij.
Duhet të bëhemi të ndershëm dhe të themi publikisht se në këtë kontekst përmendet emri i Profesor Rexhep Qosjes, kolegut shumëvjeçar të Profesor Anton Çettës në Universitetin e Prishtinës dhe kolegut e drejtorit shumëvjeçar të tij në Institutin Albanologjik.” (Ramadan Muçolli)”
Disa pjesë nga kujtimet e mia me profesorin i kam hjekur për shkaqe të privatësisë .
U konsultova edhe me këto të dhënat:
”Anton Çetta u shpall ‘persona non grata’ nga kolegët e tij”, Nga Ramadan Muçolli
Syri, 08:14, 15/05/2017
”Anton Çetta, mirë se vjen në Gjakovë! Kur?” October 27, 2016, Fahri Xharra
”ANTON ÇETTA – ”BABAI I PAJTIMIT”, nga Don Lush GJERGJI, Zemra Shqiptare, E Marte, 18.06.2013,
Sot në pervjetorin e lindjes se Prof.Anton Çettës, njeriut i cili nuk e donte Kosoven në Gjak dhe në vëllavrasje, January 21, 2016
(Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 2 janar 2018)
”Profesorët e anatemuar”
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 17 KORRIK 2018 NË ORA: 10:14
Pushimet verore e vjetore, kampionati botëror i futbollit dhe Anton Çetta
“Dikush tutet edhe nga të vdekunit”
Gjyshi im, Imer Seferi thoshte: “Nuk duhet mu tut nga të vdeknit por nga të gjallët”
Sa herë që vijnë pushimet verore, që në të shumtën e herave qëllojnë edhe si pushime vjetore, mendja e shqiptarëve që jetojnë jashtë Kosovës është se si të shkojnë sa më parë në Kosovë, me avionë, autobusë, me automobila apo edhe me biçikleta.
Ato jo rrallë përfundojnë tragjikisht por askush nuk mëson nga këto fatkeqësi e as ata që kanë për detyrë dhe marrin pare të majme nga buxheti i Kosovës për rrugët e rregullat në komunikacion.
101 vjetët e Idriz Ajetit
Sot lexova një pstim (postim, fjalë e re) të Xhafer Lecit, atdhetar i pashoq që nga fund vitet e 1970-tave jeton në Gjermani. Ai kishte shkruajtur për profesor Idriz Ajetin. Idriz Ajeti ka edhe gradën shkencore akademik por mua më pëlqen më shumë ti them profesor sepse kështu e njoha.
Grada shkencore, akademik dhe ajo ushtarake, gjeneral
Profesorët e nderuar si Idriz Ajeti, Anton Çetta, Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Hasan Mekuli e shumë të tjerë që nuk janë më, bënë të pamundshmen e dhanë nga vetja gjithcka sa ishin në krye të arsimit, kulturës e të shkencës shqiptare duke u venë në ballë të furtunave, si në demostrata e protesta, në kuvendin e Kosovës e të ish Jugosllavisë, në mbrojtje të identitetit kombëtar shqiptar, por ata “vdiqën” e në “vend” të tyre na erdhën “komandantë” me “grada” të tjera, “akademikë” e “gjeneralë” duke i zaptua bash të gjitha ato vende në ato institucione ku nuk duhet të ishin ata as si pastrues e rojtarë.
Profesor Anton Çetta
Profesorit Çetta, ndër më meritorët nuk iu mundësua që të pushoj nën hijen e pemëve të Institutit Albanologjik, aty ku ai bëri më shumë se të gjithë të tjerët, si punonjës shkencor e udhëheqës i Sektorit të Folklorit në IA..
Nuk ishte drejtor, por kjo nuk e pengonte profesor Çettën të punonte, të mblidhte thesarin më të çmueshem, këngët, përrallat, anekdotat e … pleqnitë në Drenicë, si krahina më e prapambetur por jo edhe e varfër me dije e me mend, dhe në krahinat e tjera.
Ai nuk shajti e as nuk akuzoi asnjeri, as “shefat” e vetë që sot peshtyejnë e pshurrin dhe e akuzojnë profesorin (kërkoj falje nga familja e profesor Çettës dhe lexuesit, për fjalorin).
Po kush është më i dashur në popull se profer Anton Çetta?
Në fillim të viteve 1990-ta, populli i shkonte pas profesorit,një ushtri e madhe deri në 500.000 ”ushtarë” shqiptarë, të gjithë të rinj, edhe pleq me forca djaloshare e disa nga ta, sot kanë hise në pushtet. Askujt nga ata, nuk i shkoj mendja, askujt, (përveç disa poetëve, shkrues të epokave…) ta ngrisin zërin kundër kësaj fare të keqeje që pjelli Kosova në kohën e sundimit sllav e sot, ata vendosin se kush duhët të ketë një përmendore e kush nuk duhet të ketë, bile edhe kujt duhët ti këndohen këngë.
E kuptoj se jemi popull emocioanlë por pse pse, krahas Familjes së Mixhës Shaban Jashari, djemëve Hamzës e Ademit, nuk është edhe profesor Anton Çetta … Ali Hadr e Idriz Ajetii? A mos vallë këta profesorë kanë punua kundër ineresave të shqiptarëve apo më pakë se sa Hamzë e Adem Jashari, Zahir Pajaziti apo edhe këta që janë gjallë, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti e … Fatmir Lima?
Kur Fatmiri e Ramushi ishin në burgun e Hagës, “tuboheshin” me qindra mijëra euro për “shpenzimet” gjoja, pagesën e avokatëve e blerjen me pare, nga “rrotelët” e duke dërgua edhe “bedelë” në Hagë. Për çudinë e të gjithëve, ata shpalleshin të pafajshëm ndërsa për kolosët e arsimit, të kulturës e të shkencës shqiptarë, hiç Rexhep Qosjen, Adem Demaçin e ndonjë sahanlëpirës tjetër, ndajnë deri në 200.000 euro për “paroditë” e pamfletet e tyre që iu këndojnë luftëtareve dhe bashkëpuntorëve të serbëve e të Serbisë e për KOLOSËT e vërtetë, tribunët dhe luftëtarët e penës, nuk iu lejohet as me këmbë të shkelin në Univerzitet e në Institute (IA).
Nuk e kisha ndërmend të shkruaja për profesorët, Ajetin, (Ali) Hadrin e Çettën por më shtyu ndërgjegja ti them edhe disa fjalë për ata burra, që nuk janë më (profesor Ajeti, ende është në jetë, por nuk është si dikur dhe sa dëgjova, jeton në kushte mizere, në mjerim).
Po pse ndodh kështu me ne në Kosovë?
Profesor Çetta nuk na kërkon asgjë por ne të “gjallët” duhët të japim çdo gjë për të e për familjen Çetta, sepse ai dhuroj veprat epokale, që nga fillimi i viteve 1950-ta, por me penë. dhe në Letërsi, në Kulturë e në mendimin estetik.
Shkruajti shqip më mirë se sa Ezopi e Lafonteni, përrallat për gjyshën e nanen Loke.
Në janar, në fillim të janarit të po këti viti, shkruajta për profesorin, për ditëlindjen por kurrsesi për “vdekjen” e aq më pak, Zot mos e bënë për vrasjen e profesorit:
”Në kujtim të 98 vjetorit të lindjes së professor Anton Çettës”, Bota Sot 2 janar 2018 Në ora: 08:21, në rubrikën ”Opinione”,
Kush mund ta dinte që përseri do të shkruaj për profesorin?
Por kur të sundon i pasoji, nuk pritet më mirë.
Por (unë) NE nuk do të ndalemi. Do të shkruajmë sepse kjo është arma e jonë. Do të flasim për profesor Çettën e profesorët e tjerë, deri sa ta japim frymën e fundit.
Menjëherë thirra disa miq në Zvicërr, Abas Fejzullahun e dr. Muhamet Shatrin në Sarandë dhe desha të flas edhe me Nue Oroshin (“Trojet e Arbërit”).
“Profesorët e anatemuar dhe argatët e dreqit”
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 18 KORRIK 2018 NË ORA: 07:43
(Vazhdon nga numri i kaluar, me të njëjtin titull, “Profesorët e anatemuar”)
Nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë profesor, burrë e plak më të urtë e të ndershëm në Kosovë e në viset shqiptare në ish Jugosllavi se profesor Çetta. Profesor Çettën prandaj e kishin halë në sy pushteti jugosllav dhe hyzmeqarët e Beogradit në Kosovë, mjerisht shqiptarë e disa ish kolegë të profesorit.
Shtypi i Beogradit, pas vitit 1981, sikurse edhe për pakë (jo shumë) intelektualë të tjerë shqiptarë, shkruante Ilustrovana Politika “Anton Çetta dhe Mark Krasniqi i kanë këndua hymne Musolinit” duke dashur që këta dy kolos ti bëjë bashkëpuntor të fashizmit, çka nuk ishte e vërtetë dhe tjetra e vërtetë e Beogradit zyrtar, ishte më e lehtë ti largoi nga jeta akademike, shkencore e kulturore shqiptare duke i akuzuar si bashkëpuntorrë të Musilonit.
Profesorët i kënduan fëmijëve e gjysheve tona në librat për fëmi që nuk i kishim dhe kishim nevojë për libra sa edhe për bukë misri, bukë e kripë (“Posta e porositun” dhe “Në prehën të gjyshes”
E vërteta ishte se profesorë Mark Krasniqi (akademik) dhe Anton Çetta ishin ndër të parët intelektualë e profesorë që punuan me ngulm për hapjen e shkollave të larta e fakulteteve në gjuhën shqipe në Kosovë, bashkë me shumë të tjerë, si Esad Mekulin, Idriz Ajeti dhe kjo i pengonte ata, sepse profesori donte që të kemi arsim univerzitar e kulturë përndimore dhe një Institut Albanologjik që do të mirrej vetëm me studimin e të mirave shpirtërore shqiptare, me folklor, veshje, gjuhë … ani pse kishte një tjetër Institut në Tiranë ndërsa Beogradi donte që ne në Kosovë të kemi “shiptarski jezik” e Shqipëria, “Allbanski jezik”, pra të na ndaj gjuhën, kulturën e letërsinë e Kosovës nga ajo e Shqipërisë.
”Instituti Albanologjik apo Instituti i (mizave e) mushkonjave”
Po pse pra Instituti Albanologjik nuk dha leje për një shtatore për profesor Çettën?
Përgjigja është e thejshtë, institucionet tona arsimore e shkencore “… janë bërë çerdhe të korbave, sepse, brenda tyre kanë depërtuar halabakë të paskurpulltë të cilët, jo për Institutin Albanologjik, por as për një institut mushkonjash nuk janë të denjë! …!”,(Skënder Zogaj) dhe vazhdon “… Prandaj palaçot e mjerë brenda Institutit Albanalogjik nuk mund ta durojnë që në oborrin e Institutit të vendoset shtatorja e Anton Çettës, sepse madhështia e figurës së profesorit Anton Çetta ua tregon vogëlsinë që kanë! Mosdhënia e lejes nuk prish punë por duhet të vetëdijësoj botën akademike që ta kuptojë se injoranca duhet shporrun nga institucionet e dijes! Anton Çettën nuk ka kush që mund ta ndalojë të ngritët dhe të zë vendin që i takon!”
Dhe derisa po shkruaja pjesën e dytë për pofesorin, mora disa “mesazhe” me vrejtjen pse nuk kam shkruajt për prof. dr. Dervish Rozhajen, nga një kalemli me çorape në faqe.
Qëllimi i shkrimit tim nuk ishte të flas për rektorët e Univerzitetit të Prishtinës e as për profesorët e tjerë që janë të shumtë dhe të merituar, si psh Mark Krasniqi, Ejup Statovci apo më mirë me thënë që nga prof. dr. Dervish Rozhaja (1970-1973), prof. dr. Idriz Ajeti (1973-1975), prof. dr. Feriz Krasniqi (1975-1979), prof. dr. Gazmend Zajmi (1979-1981), prof. dr. Minir Dushi (1981-1983), prof. dr. Hajredin Hoxha (1983-1985), prof. dr. Skënder Karahoda (1989-1991), prof. dr. Ejup Statovci (1991-1998), e deri te…. Marjan Dema.
Mjerisht, pas lufte kemi një degradim, edhe në Raktorat. A mund të krahasohen rektoret e parë të UP me këta të fundit, si Zejnel Kelmendi (1998-2004), Enver Hasani (2006-2009), Mujë Rugova (2009-2012), Arsim Bajrami e ndonjë tjetër me Idriz Ajetin, Gazmend Zajmin, Ejup Statovcin?
-Jo, jo. Dallimi është si stina e Verës me stinën e Dimrit apo Veriu me Jygun.
Unë zgjodha prandaj profesor Anton Çettën për të cilin nuk iu lejua as edhe një shtatore në oborrin e Institutit Albanologjik.
Kjo ishte dhe të mbetet një kërkesë e drejtë e gjithë intelektualëve që Instituti Albanologjik të ketë emrin e profesor Anton Çettës, dhe një shtatore me trup të drejtë, siq ishte profesori i dashur e plaku gojëmbël.
Në bisedat që pata me miq në Zvicërr, Abas Fejzullahun e dr. Muhamet Shatrin (dhe desha të flas edhe me Nue Oroshin), udhëheqës në “Trojet e Arbërit” mora disa materjale e kërkesa që i kanë bërë ata Institutit Albanologjik, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Ministrisë së Arsmit dhe të Kulturës dhe Kuvendit të Kosovës, dat. 7 qershor 2014 që Instituti Albanologjik ta mbaj emrin e profesor Anton Çettës. Nga ta kuptova, gjithashtu se komuna e Prishtonës ka dhënë leje por Instituti Albanologjik është ankua.
Dhe nuk është vetëm Instituti Albaologjik i Prishtinës, që nuk e deshi profesorin. Profesor Çettën nuk e nderuan për merita në asnjë përvjetor institucionet më të larta shtetërore. Profesori, mirënjohje mori vetëm nga shoqatat e nga populli.
Po përshëndetem me profesor Çettën me një mendim shumë me vend të një burri tjetër për Anton Çettën i cili me të drejtë shton se (me ironi do të thoja unë) ”
” …oborri i Institutit Albanologjik nuk është vend i përshtatshëm për shtatore të Anton Qettës.
…kjo shtatore duhet të vendoset në një Shesh që do emërtohej edhe si Shesh i pajtimit Anton Çetta, që do të kishte dhe infrastrukturë përcjellës (fontanë, ulëse për vizitor etj.). Nikë Gjeloshi.
Më mbeten shumë e shumë fjalë e punë të tjera pa u thënë për profesorin dhe mirë është që nuk janë thënë të tërat.
Për njerëzit e mëdhenj si Anton Çetta, “njerëzit” e vegjël, në ato institucione ku punoi profesori, i bëjnë më shumë nder nëse nuk flasin. Ata kanë fjalë shumë e profesor Çetta kishte punë.
Për fund (?) të kujtimeve të mia për professor Anton Çettën e thirra Dr. Emin Kabashin, romansier, studjues letërsie e ish puntor shkencor i IA (Institutit Albanalogjik) dhe e pyeta për problemet e pluhurin që u qua rreth permendores së profesorit në Oborrin e IA apo dikund tjetër. Ai më premtoj se do të më skruaj për të gjitha, sipas asaj që ai di dhe bisedës që ka pasur me drejtorin e IA.
Të presim
“Pleqtë e Turjakës, apo pleqtë e fshatit tim”
Fjala “Turjakë” kuptimi dhe kur njihet Turjaka si vendbanim.
Nuk e di, nuk jam i sigurt. Unë as për etimologjinë e fjalës Turjakë e as për historinë e katundit Turjakë’
Pleqtë që e kanë njohur ”Historinë” e Turjakës, kanë vdekur. Ata kanë qenë Gjemajlia i Brahim Agës, Meta dhe Salihi, dy djemt e Xhemajlisë, baba Ukë e baca Dulë, Din Haxhia, Lil Derguti, Ilaz Imeri e Sylë Sahiti, Rexhep Asllani (është plakur) e ndonjë tjetër.
Një miku im nga Bubli, me profesion hoxhë, Harun Shabanaj imam në rrethin e Deqanit mi dërgoi disa të dhëna që ai i paska gjetur. Letra që ma dërgoi Haruni po e publikoj pa ndërhyerje të mëdha:
“Turjaka është vend parahistorik. Gradina ka qenë e kohës ilire. Kulla e kuqe i përket Gradinës. Në dokumentet e vjetra, në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit nr 368 te vitit 1530, me emrin Turjakë kam gjetur edhe këto të dhëna:
Turjaka më 1591 i kishte 20 shtepi e 8 beqarë. Përmendet edhe në një hartë austriake e përpiluar në bazë të shënimeve të viti 1689”
”Pleqtë e fshatit tim”
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 7 SHKURT 2019 NË ORA: 19:21
Monolog me Dritëro Agollin e me pleqtë e fshatit tim, Turjakës
E sa pleq kishte fshati Turjakë, qy nga Sylë e Bajram Ramadani, afër Vakafit e Çukës e deri te Smajl Zeneli e Rexhep Jupa në Breg të Mirushës dhe në përndim të Turjakës, Hamid e Shaqë Tusha. Pastaj vinte Imer Seferi e Cufë Brahimi.
Por unë, sonte do të flas veç për pleqë e mi, të familjes sime.
As edhe një fjalë nuk më kujtohej, çka të shkruaja për gazetën. E gazeta “kërkonte” shkrime nga unë. Unë duhej të shkruaja se si kullosin delet në malet e Turjakës, kur pillnin lopët e se si punojnë puntorët në minierat e Trepçës e luajnë fëmijët me lecka leshi nëpër rrugët e rrugicat e Turjakës.
Këto fjalë, se si më kërkonte gazeta shkrime, mi kujtuan vargjet e vjershës së Dritëroit, Në kryeqytet, për pleqtë dhe sikur më dhanë forcë e vrapova ta kërkoja librin me vjershën që ma kujtonte fshatin tim,Turjakëne rrethin tim, Llapushën, qytetezën time e pazarin e Rahavecit kur hëngra për herë të parë bukë furre e një lugë me marmeladë. Ajo vjershë “Në Kryeqytet” ma kujtonte fëmijërine time, që nuk kisha asnjë gajle, mi kujtonte pleqtë e mi, gjyshin e babën, gjyshen e nënen,
“Kur erdha këtu … “, në Suedi ?
-Jo!
-Unë nuk i mora pleqtë e mi me vete.
As nuk u përshëndeta me ta kur u nisa për mërgim. Gjyshi, gjyshja e nëna më kishin vdekur e baba kishte mbetur i vetëm, me fëmijët e vëllait, Zeqës që gjithashtu kishte vdekur.
Dhe fillova të lexoja me zë:
“Pleqtë e mi, mësuar në arat mes baltës e grurit”
Eh, kur shkova në Turjakë pas më shumë se 8 vjetëve, e pash babën. Kishte qenë i ulur te hieja e Dudit, afër koshit. Ishte plakur e ishte lodhur shumë. Nuk fliste. Ulte kokën e ashtu kokëulur pinte cigare të maqinës. Dhe s`vonuan e erdhën xhaxhallarë e gra të xhaxhallarëve, mbesa e rejat e tyre. E filluan të më puthnin e të më pyesnin:
– Ku je kânë, pse nuk ke ardhur të na shohësh në Malet e Turjakës se si rrnonim?
Dhe prapë më kujtoheshin fjalët e Dritëroit, për pleqtë:
“ … rritet arave drithi,
Këndon lauresha ugareve,
Hyn në rrënjët e bostanëve urithi,
Hingëllin pela për mëzin livadheve”.
Dikur pyeta:
-Ku është dada Nep?
-Ka vdekur në Kukës, më thanë.
-Po dada Badë, qysh është?
-Edhe ajo nuk është mirë, i ka vdekur burri, Qerimi.
Pleqtë e mi, baba Ukë e baca Bali ishin ulur në barin e oborrit të asaj mbrëmje të nxehtë të Qershorit të vitit 2000.
-Po baca Dul, ku është?
-Nuk mundet me ecur, mjekët ia kanë prerë këmbën. Nuk mund të lëviz ka shtua edhe peshën..
Ktheva kryet mënjanë dhe më ranë disa pika loti në barin që kishte fillua të thahej, në barin e oborrit tim.
Asllani i Rexhep Asllanit që më kishte marrë me një automobil, lypi “izen” e baca Bali, mu afrua e më tha edhe mua:
-Udha marë!
-Baca Bali, pse po më thua “udha marë”? Unë dua të rri me juve, në Turjakë. Pas këtyre fjalëve, ai filloi të qaj si fëmi. Më tha, se nuk i kujtohet çka më kishte thënë. Nuk ishte baca Bali që e njihja. Ai ishte një burrë i fortë. Thuhej që s`kishte puntor më të mirë e njeri më të fuqishëm në Turjakë. Kur laheshin në Lumin Mirushë e në Dri, s`kishte kush që e shytëte. Bile Nezir Cufa, kur i afrohej baca Baca Bali, ai shytej vetë.
Nuk mu prit dhe dhe shkova deri te baca Dul, ta shoh. Kur i treguan fëmijët që më përcillnin ku shkoja, disa para e disa afër e pas meje , se po vjen Sinani, filloi të qaj me zë.
Kështu kishte bërë kur i kishte parë për herë të parë fëmijët e mi:
– O fëmijët e Snanit të bacës Ukë.
-Eh more Sinan. sa kemi hjekur e sa na ka marrë malli për ty. Sa dasma e deka nuk je kânë.
Ka vdekur dada Nep, Sevdija, qika e dadës Nepë e … Mstafa, djali i madh i bacës Bali.
E një nuse që nuk e kisha parë, na rrinte në këmbë dhe vetëm priste “urdhërat” nga vjehrra e vjehrri.
-Sadi, i thonin asaj:
-Preje një pulë se na ka ardhur S.!
Ishin të kota lutjet e mia se duhet të shkoj edhe te baca Hel e ti shoh hallat e kusherirat e mia që tash ishin rrit. Hatixhja Elmia, Ganja e Hanumshahi ishin martua. Edhe Avnia i bacës Hal ishte martua. Kishte vdekur edhe Dan Hamidi e Arifi, djali i tretë i bacës Bali.
Të nesërmen, erdhën fshatarët e mi të më takojnë e më pyesnin se si kisha kalua në Saudi, kështu i thonte baba Suedisë, ”Saudi”.
Mulla Shaqa, ishte një nga mysafirët e parë që erdhi nga Maralia.
Erdhën edhe Smajl Miftari e Jup Rexhepi me Muhametin e Abazin e dajtë e babës, Ferati e Fazlia.
-Babë, nuk i kam dhënë vitrat, kujt me ia dhënë? Ishte një nga pyetjet që ia bëra babës pas disa ditëve.
-Duhet me ia dhënë Xh. N.!
-Kujt?
-Nipave të Xh. N. I kanë shumë ligsht punët.
Eh botë he botë. I njoh si fukarenj, pastaj si zingjin (të pasur) dhe prap si fukara.
U nisëm bashkë me babën deri te baca Xhel. Por nuk e gjetëm aty bacën Xhelë. Reja e bacës Xh. na bëni shumë rixha që të rrimë nuk kishim më shumë dhe ne u kthyem.Unë kisha dëshirë që ta takoj sa më shumë turjakas e ti vizitoj edhe vendet, malet, arat e livadhet kur dikush isha çoban.
Pastaj e pyeta babën për bacën Sefer, Sefer Haxhinë, për … bacën Ilaz e për Isën e Bajram Ramadanit, Reshit Tafilin e Lil Dergutin e shumë e shumë të tjerë.
E pleqtë e fshatit tim pinin duhan kaqak, duhan të fortë sikur Dritëroi, duhan Meshgarani e hanin speca të djegstë dhe i donin gratë më shumë se Dritëroi por nuk tregonin se kishin “Kanunin” mbi krye.
E Dritëroi vdiç, vdiën edhe pleqtë e fshatit tim.
Dhe desha të ik pakëz nga përditshmëria jonë politike dhe duke e mbyllur kopjuterin pash një titull nga një grua burrëreshë “Uuuu, Na Hëngshi Atë që S’thuhet!”, iu thonte politikanëve shqiptarë. Por politikanët tanë me dëshirë do të hanin ato që ”s`kanë emër, të femrave e ato s`duhet e s`thuhet emri …”
Eh pleqë e fshatit tim, edhe ne u plakëm.
“Mahalla e Madhe e Turjakës”
Sinan Kastrati, Suedi Revista Drini, 27 Shkurt 2021
Kur fillovat ë shkruaj për Turjakën, më shkoj mendja te profesor Anton Çetta. Profesori nderuar, tregimet popullore, që i titulloi ”Prozë popullore nga Drenica”, i kishte mbledhur për 79 ditë të qëndrimit në Drenicë, korrik gusht 1957 (22 ditë) dhe shtator 1957 (13 dite), gjatë pesë udhtimeve, herë pas here, deri më 1959 kur e rrumbulakson gjithë punën.
Ndërsa unë u linda dhe jam rritur në Turjakë por pjesën më të madhe të jetës e kam jetuar larg Turjakës. Më 1 tetor 19975, kur edhe largohem nga Turjaka për mos u kthye kurrë, i fillova studimet në Letërsi e Gjuhë Shqipe në Univerzitetin e Prishtines në Prsihtinë. Pastaj, dallgët (e ujit) e valet e jetës, më morën e më larguan edhe më larg, më dërguan kudo deri në Bosnjë.
11 e 26 Marsi i Vitit 1981, që sivjet bëhen 40 vjet, nuk e di a do të festohet apo, përkujtohen nga Ministria e Kulturës e Kosovës, mua më gjeti rastësisht në Prishtinë. Nga ajo ditë e deri në shtator të vitit 1991, nuk kam punua në arsim as edhe një dakik. Si i papunë që isha, nga viti 1981, kam jetuar në kushte tepër të vështira por pa u ankuar dhe pa kërkuar nga askush ndihmë materiale. U mundova ta ruaj pastërtinë time shpirtësrore e familjare për mos me ia zgjatë dorën e shtri qafën askusht, e më së pakut pushtetit. Disa vite, edhe më të rënda i kalova në Rrethin e Artakollit (Krahinë e Vushtrrisë) vite që nuk mund ti harroj nga shkaku se disa ”pleq” shqiptarë bashkë me organet e oranizatat shoqërore e politike të lokalitetit me qendër Prilluzhën, që ishte e banuar vetëm me serbë, të përkrahura nga ato komunale, të Vushtrrisë e të mbështetura nga Stacioni Policor i Prilluzhës, më penguan dhe nuk më lejuan që të banoj në shtepinë time, të cilën e kisha blerë në katundin Gllavotin, katund në mes të Bivolakut, Strofcit dhe … Prilluzhës. As sot e kësaj dite, kur shtëpia ime është rrënua e kroi në mes të oborrit që ishte dikur, është mbushur me shkurra e therra, gjarpërinj e ndonjë qen endacak, është e mundshme që as të rinjët gllavotinas nuk e dijnë se ajo shtëpi është një shtëpi e një katundari të ardhur nga ish komuna e Rahovecit, i cili ”e rëndoj gjendjen politike dhe të sigurisë” i porositur nga Enver Hoxha e PPSH që ti blej shtëpitë e serbëve që ata, pastaj të shpërngulen. Kështu shkruanta gazeta Rilindja, për mua.
Para më shumë se një viti i shkruajta një letër Xhafer Tahirit, kryetarit aktual në Vushtrri dhe shkurt ia kajta dertin tim, ai edhe pse më shkroi, më tregoi ”procedrat ligjore” se qysh duhet e mundem unë ta qes shtëpinë e oborrin mbi vete … procedurë që unë nuk kisha e nuk kam kohë të rrije para dyerve të kancellarive vushtrriase.
Nuk kam qare pa i përmendur njerzit besnik të pushtetit të kohës (Vitet 1981-1992) nga ajo anë që deshën të më shkelin dhe me ndihmën e pushtetit nuk më lejuan të jetoj në shtëpinë time që e kisha blerë nga Toma Vasiq.
”Konfliktet e pazgjidhura. SPB-ja e Vucitërnes, ia ndalon Sinan Kastratit nga rrethi i Rahovecit që të vendoset ne shtëpi”
Ata që më ndjekën janë: Salih Mulaku, ish funksionarë i lartë i Vushtrrisë, Rifat Hajdari, një ish ”veteran” i Luftës së Dytë Botërore, Mashiqi e Zorani, Branko Vojnoviqi, ish udhëheqës lokallë në Prilluzhë dhe ”pleqt” vullnetarë: Fazli Saraqi i Bivolakut, Shaban Klinaki nga Bivolaku, lagja e Berishëve, me banim në Gllavotin, Zymer Haliti (Nuholli) nga Bequki… Istrefi, mësues në shk. ”Liria” në Strofc, Ahmet Haliti (Nuholli) nga Bequki, shitës në Gllavotin, Nezir Konjuhi (shërbtor besnik i bacës ”Rifë”) etj. dhe komandari i stacionit të Policisë në Prilluzhë, Zorani (nga Prokuplja)
Dhe përsëri po kthehem te profesor Çetta.
Në fund të Parathënies së ”Tregimeve popullore,të Drenicës, Prishtinë, 1963 profesori do të kujtonte vështirësitë por edhe gëzimet.
”…puna ime në mbledhjen e tregimeve popullore nuk do të kishte dhënë as gjysmën e këtij fryti sikur të më kishte munguar ndihma e gjithanshme dhe e pakursyeshme e vete drenicasve, të cilët në çdo kohë dhe në çdo rast më kanë dhënë përkrahjen e tyre aq të nevojshme … Së bashku me ta kam ndarë lodhjet e udhtimit … kemi qeshur duke treguar ”mesele” … Bashkërisht jemi gëzuar kur mbusheshin faqet e fletoreve të mia me tregime: ”Sa fletë u mushën”? Dhe bashkësrisht kemi ndarë mërzinë kur puna shkonte ligsht. Shkurt, më kanë bërë borxhli”.
Po unë çka mund të them për punën time rreth mbledhjes së tregimeve, anekdotave, fjalëve të urta, kash e lashave, përralleve e mahive turjakase?
Mjerisht, qysh tash dua të them se shkas pse e desha dhe u mora me prozën popullore, ishte familja ime e madhe, oda bukëdhënëse që njihej në ato 40 e ca katunde të Llapushës, ndër më të njohurat. Ishin njerëzit e njohur, burrat trima e pleqtë e urtë, shahirat dhe të tjerët që vinin te na, e ata më frymzuan që kur të rritem edhe unë ti kujtoj veprat e tyre e artin popullor.
Profesor Çetta ishte njëri nga më të merituarit që me fjalët e urta duke folur ngadalë e me zë të vockël por bindës, më detyroj, të them që ato që i kisha tregua profesorit, që ishin një vogëlsirë në krahasim me punë e profesorit, ti qitja në letër.
Por s`ishte shënë ajo që e mendova, nuk u realizua për shkak të kushteve të përgjithshme që u krijuan, pas pranverës së vitit 1981, si pasojë e gjithë asaj, politikës që u ndoq kundër të rinjëve e inelektualve shqiptarë. Fat më të mirë nuk pata as unë.
Mbeta I PAPUNË dhe i PASHTËPI.
Çka ishte edhe më keq, mua mu konfiskuan nga policia shumica e fletoreve dhe materialeve tjera, libra, gazeta, revista,si fotografi dhe 4 bobina me këngë e të kënduara e të thanuna në formë gojarisht, në formë të vjershave.
Profesori, u mundua të ma zgjas dorën e të më ndihmoj, sepse jetoja në mjerim por ishte e kotë. Ai më 1985-87 (?), kur ishte Shef i Sektorit të Folklorit në Institutin Albanalogjik e ku, Fazli Syla ishte drejtot i Institutit e Bajram Krasniqi i Majancit të Podujevës ishte sekretar, më propozoz mua bashkë me Bahtir Shehollin të shkruajmë një ”MONOGRAFI” për këngëtarët Salih dhe Ferzi Krasniqi, por edhe këtu, ”Sharra ia dha gozhdës”, vetëm e vetëm që të merrja edhe unë një pjesë të parave që IA i kishte ndarë. Unë u pengova, jo nga profesor Cetta por nga veglat e sigurimcat e shtetit jugosllav. Ai projekt nuk është realizua, së pakut kështu më tha Bahtir Sheholli, në vitin 2000 dhe Adem Zejnullahi, shef i sektorit të folklorit në IA (Institutin Albanalogjik).
Në numrat e ardhshëm, do të shkruaj për emrat e veglave të punës në bujqësi e emra të tjerë, si Koshin e Kallamoqit, Hamarin e Grunit, sipas të folmes së Turjakës etj.
Unë dua ta falenderoj me një përshëndetje të përzemërt Imer Ilaz Imerin, kusheri i afërt i cili asnjërë nuk pritoi të më përgjigjet sa herë që unë kisha nevojë ta pyesja, për emrat e vendeve, të maleve e të bjeshkës, të pleqve që janë harrua por që ai, edhe unë i kemi mbajtur në mend, vetëm disa ata.
Familjet dhe Familjarët, të zotët e shtpive të Turjakës
Mahalla e Vogël dhe ajo e Goqve,
Turjakën, e quajnë edhe si Mahalla e Madhe. Pra Mahalla e Madhe, njihet edhe si Turjaka e Turjaka, sot është si një lagjeje e New York-ut
Familjet e Turjakës, Mahallës së Madhe:
Brahim Ramadani, ka 3 djem: Sadikun, Reshitin,dhe Shaipin
Islam Maliqi, me gruan (Safinë), ka pasur një djalë, Asllanin dhe një qikë, Vasën.
Bajram Ramadani, ka 3 djem: Ramadanin (Dan), Jeminin dhe Isën.
Muharrem Ramadani, tre djem: Shaqën, Hakinë dhe Limanin
Shaqa ka pasur 5 djem: Hafirin, Qamilin, Rexhepin, Milazimin dhe Nazmiun
(Smajl Zeneli) Zenel Smajli, djemtë: Ahmetin, Amrushin, Shefketin e Ismetin
Mehmet e Rexhep Demiri.
Mehmeti ka pasur 4 djem: Ahmetin, Lamin, Amrushin dhe Agushin
Rexhepi: Elminë dhe Haxhinë
Ali Nurqi, ka tre djem: Kapllanin, Faikin dhe Hasanin
Amrush Bajrami, 5 djem: Imerin, Enverin, Azizin, Skënderin, Ademin
Haradini, ka jetua në Beograd. Bajramin e ka pasur djalë.
Avdyl Sahiti, ka 1 djalë, Muhametin
Gjel Beqa- Nurqi: 3 dejm. Qerimin, Ramadanin (është nga policia serbe më 1999) dhe Destanin
Musli Meta, Kapllanin
Ali Meta, ka 3 djem: Metën, Bajrushin dhe Ramushin
Selimi, ka jetua në Beograd dhe ka pasur një djalë, Dylberin i cili ka qenë epror i lartë policie më 1998, 1999 në Kosovë. Thuhet se është sjellur shumë mirë me shqiptarët.
Ahmet (Zeneli) Qyrti (nga Qyrtistani, Kurdistani), 4 djem me dy gra: Zenelin dhe Zymerin dhe Shukrinë e Gjemajlinë e dy qika: Gjemilja e Bahrija
Murat Miftari, 4 djem: Isaki, Xhevati, Ibrahimi dhe Musaja
Smajl Miftari, 2 djem. Miftari dhe Bedriu
Sadri Meta, 3: Velia, Hamdia e Gjemajlia
Haxhi Mala: ka 4 djem: Haradini (Dina), Malushin, Seferin dhe Zyberin.
Sejdi Mali: (Tezja Zymë, nëna i ka rrit dy djem): Hasanin e Hakinë.
Cufë Haliti (Mllanaviqi): Latifin e Latifi ka pasur 3 djem: Arifin, Ramadanin e Halitin
Azem Mllanaviqi, 1, Demushin
Smajl Zeneli, djali,: Hamzë Smajli: ka 4 djem: Halilin, Rrahimin, Halimin dhe Hajdinin.
Smajl Zeneli: Alush Smajli: ka 3 djem: Muslia, Sadria e Binaki.
Muslia kishte dy djem: Hisenin dhe Alushin e Sadria: Nuhiun, Shabanin dhe Ademin
Binaku, e kishte Muhametin.
Nezir Ramadani, 2 djem: Jahirin e Habibin
Jahiri ka disa djem: Ademin, Qerimin, Mentorin, Idealin dhe Petritin (?)
Hasan Ramadani, ka 1 djale, Ramizin e Ramizi, 1, Hajrizin
Sylë Ramadani: 2 djem, Hamdinë dhe Ganinë
Hamdia ka 3 djem: Dautin, Dergutin dhe Avdullahin kurse Gani Syla ka: Bahtiun, Muhametin dhe Istrefin.
Fetah Nurqi, 3 djem: Ibishin, Abedinin dhe Bislimin.
Ibishi ka 3 djem: Hajdinin, Muhametin dhe Hazirin (Emrin ia kisha lënë Hazir Prellovci, shoq, i cili kishte qëllua mysafir te Shaban Shaqa).
Abedini: Merseli ka ardhur me nënen, Gjemilen, nënen nga Brçka (Bosnja), Qazimi, Januzi dhe Mejremja. Jetojnë në Bosnjë (?) kurse Merseli në SHBA dhe e kishte harrua gjuhën shqipe. Kam bisedua disa here, boshnjakisht edhe pase është rritur në Turjakë.
Bisimi ka një djalë: Egzonin
Shaqë Kameri ka 3 djem: Shabanin, Ilazin dhe Zeqën.
Shabani: dy djem bineq: Gjemajlinë dhe Isninë
Ilazi, 2 djem: Kamerin dhe Shqaqën dhe
Zeqa: Ahmetin e Behxhetin.
Imer Mstafa, 2 djem: Avdyl e Ilaz Imerin
Avdyli ka Shaniun e Avniun e baca Ilaz:
Imerin, Elmiun dhe Vehbiun.
Imer Ilazi, është burri më i mirë në Turjakë, pas pleqëve.
Sahit Mstafa, 1 djalë e Sylë Sahiti: Sahitin, Xhavitin, Asmanin, Bashkimin dhe Salihin
Gjemë Maxharra nga Maxharri, Hungaria), 1 djalë, Idriz Gjemën e Idrizi i ka: Rexhepin, Valdetin, Gjemën dhe Xhevdetin
Rexhep Jupa, 3 djem: Jupën, Muhametin dhe Abazin
Jupa ka dy djem: Agimin dhe Brahimin
Muhameti ka: Milaimin, Gjemajlinë, Afrimin dhe Rexhepin e Abazi që e trashëgon emrin e Abaz Agës, ka një djalë: Januzin.
Met Gjema i ka 4 djem: Asmanin, Rexhepin, Gjemajlinë dhe Limanin
Asmani ka dy djem: Azemin dhe Mehmetin dhe Sanijën e Antigonën.
Rexha (Rexhep Zogaj): Agimin, Besimi dhe Vezirën me gruan e parë kurse, Dukagjinin me gruan e dytë. (Rexhep Zogaj ishte drejtor gjeneral i Rilindjes)
Smajl Zeneli, Murtezi, djali i katërt i mixhës Smajl: 4 djem. Sylymanin, Rrahmanin, Sinanin dhe Beqirin.
Shaban Ramadani, ka pasur një djalë, Demirin e Demiri, gjithashtu ka një djalë: Qazimin.
Salih Ramadani, 2 djem: Seferin dhe Alinë.
Seferi ka dy djem: Salihin dhe Refkiun.
Alija, ka Ragipin, Avdinë dhe Rrustën.
Hajdin Nurqi ka 3 djem:, Hajdini ka 3 djem: Hashimin, Agiminn dhe Zenelin.
Emrat e famileve nga Mahalla e Vogël, ajo e Goqve dhe emrat e grave dhe të (bijave) vajzave, nuk janë përfshi këtu për shkaqe të njohura.
“Emrat e maleve dhe bjeshkës së Turjakës”
Nga Revista Drini, 24 Shkurt 2021
Sinan Kastrati, Suedi
Turjaka kishte dhe ka male 4*) të buta, dushkaja e bjeshkë 5*), me drunj dhe gurë të mëdhenj e të thepisur, shpella me gropa e një vrellë me ujë.
Malet e Turjakës janë afër, ngjitu katundit, rnë perëndim,. Afër shtepive janë arat jo fort bukanike, dhe menjëherë pas arave më në kodër fillojnë Krye Dushkajat e vazhdojnë deri te Llokma për të vazhduar në Fund të Gradinës së Madhe dhe në pjesën tjetër, pa u shkëputur, fillon drejtimi i Veri Përëndimit deri në Bubël e te Fusha e Kuvalve (Kuajve) jo larg Lumit Mirusha
Këto male kanë dhe (dheu, toka) të bardhë dhe dheu i tyre shërbente me maru Qerpiç 6*). Dheun e përdornin katundarët e Turjakës me i lymuret e shtëpive, brenda e jashtë .
Toka (dheu) është i bardhë dhe i ëmbël e i ngrohtë sikur toka e Rahovecit dhe mund të rritet rrushi, bastani (shalqini) dhe pemët tjera.
Bjeshkët janë disa kilometra të gjata, deri në Panorc, Zatriq, Rahavec, Astrazub dhe Carravranë dhe ka e rriten shumë lloje të drunjëve e bimëve, Ah, Bung, Qarr, Frasher, Lejthi, Shkozë, Thanë, Plep i Butë e i Egër, Shpardh etj.
Në bjeshkët e Turjakës kishte edhe shtazët e egra: Ujku, Dhelpra, Kaproi, Lepuri, Derri i Egër, Maca Egër, Jasbaci etj.
Fatkeqësisht malet Turjakës janë prerë shumë, pas 12 Qershorit 1999 nga keqbërësit. Katundarët e katundeve që nga Bllaca, Bellenica, Banja, Lladrofci… Carralluka, Arllati …e Drenica i kanë shkatrrua Malet e Turjakës pa kurrfarë kriteri e dihet se Malet nuk rriten për disa dhjetëra vjet, Qarrin dhe Bungun si dy lloje të drurit më të mira që nga Gradina e Vogël, Lugi i Gradinës së Madhe e deri te Kerrshi i Sylymanit, pronë e Turjakës dhe Murrizin e Lugin e Murrizit e, në kufi me katundin e Panorcit, e kanë prerë dhe s`ka mbetur më as për fare.
Qarri dhe Bungi janë dy lloje të botës bimore që në Suedi psh nuk guxon ti pres as pronari, nëse ato janë në oborr të shtëpisë pa pasur leje nga komuna e Suedia ka me miliona hektarë me pyje me pisha.
Drunjët disa decenie, Bung e Qarr kanë qenë të trash dhe të gjatë. Nëse i ke shikua se sa të gjatë kanë qenë, kapuqi të ra në tokë.
Emrat e disa nga vendet, në malet dhe bjeshkët e Turjakës.
Gradina e Vogël,
Balli i Kerrshit,
Lugi i Asojës,
Kalenicat e bacës Ukë,
Gropa e Asojës,
Selishta,
Rrafshi i Selishtës,
Lugi i Selishtës,
Gropat e Selishtës,
Zabeli i Behramit,
Brenezhi,
Dushkaja e Brenezhit,
Qafa e Brenezhit,
Shpati i Billës,
Gropa e Gjemës së Vogël,
Gropat Rrumullake,
Gropa e Gatë,
Guri i Madh,
Gropa e Gurit të Madh,
Llozet,
Lugi i Llozeve,
Ardhija e Rrushit,
Sukaqi,
Qafa e Sukaqit,
Rrafshi i Sukaqit,
Funi i Billës,
Shpatinat,
Gerrjaqa,
Lugi Gerrjaqës,
Guri i Gerrjaqes,
Gropa e Hithave,
Gropa e Mullamuqëve,
Gropa e Ukit,
Gropa e Avdi Rrahmanit,
Rrasat e Ramadanëve,
Gropat Binake,
Gropa e Gatë,
Gropat e Llaparit,
Ara e Selmanit,
Gropa e Pllumave,
Maja e Orrlave,
Funi i Maje Orrlave,
Gropa e Shaban Demirit,
Kulla e Keqe,
Kulla e Ali Agës (?),
Lugi i Ularit,
Lugi i Kasum Patokit,
Lugi i Mallavodit,
Livadhi i Abazit,
Livadhi i Fazlisë,
Te Lugi i Bletës,
Therra Panorcit,
Udha Ravnit,
Zabeli i Hasan Cufës,
Livadhi i Durakit,
Murrizi,
Funi i Murrizit,
Qafa Gradinës,
Llokma Gradinës,
Ledina Sylë Rexhepit,
Guri Qyskisë,
Kerrshi Sylymanit,
Udha Rabaxhive,
Fusha Kuvalëve,
Lugi i Qereqhanes,
Lugi i Llazit,
(Ulica e Breshancit),
Vavi Stanës (Vai i Stanës),
Livadhet e Frashnit,
Zakuta,
Kregsi i Asllan Pagarushës,
Livadhet ner Gardh,
Bashqet (Livadhet),
Bunarishtat,
Livadhet e Vidhit,
Kerrshinat,
Gryka e Fangit,
Zabelet (Vakafet),
Vrella,
Petrani,
Livadhi Behramit,
Livadhi Rahmotit,
Kerrshi Avdylit,
Shkozinat,
Quka,
Podi i Qukes.
1*) PLAK m.
1. Burrë i vjetër në moshë. Plak i moçëm (i lashtë) plak shumë i vjetër. Plak i mençur (me mend). Pleq e të rinj të gjithë, i madh e i vogël. Azili i pleqve (shtëpia e pleqve). Grupi (kori) i pleqve. Fjalë pleqsh fjalë e urtë. Ecën (rri, flet) si plak. Ia dëgjon fjalën plakut. U bëftë plak! ur. (kur lind një djalë).
2. bised. Burrë në moshë të madhe, që është baba, kryetar familjeje etj. Plaku im. Plaku i shtëpisë. U kthye plaku. Si ta quajnë plakun? Si e ke plakun?
3. bised. etnogr. Burrë i vjetër në moshë, që thirrej si gjykatës për të zgjidhur një mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave. Doli plak. E vunë plak dikë. Hyri plak diku. Mos u bëj plak në shtëpinë e botës! fj. u. mos ndërhy në punët e të tjerëve. Hem të vë plak, hem të rruan mjekrën. fj. u. edhe të ngarkon vetë për një punë, edhe nuk të dëgjon, nuk të pyet ose nuk të përfill fare.
4. hist. Burrë, zakonisht kamës, që zgjidhte ngatërresat ndërmjet njerëzve, që vendoste për punët e fshatit etj. Plaku i katundit kryeplaku i fshatit. Pleqtë e fshatit anëtarët e pleqësisë së fshatit. Ranë ndër pleq e shtruan çështjen në pleqësinë e fshatit.
5. bised. Dordolec që vihet në mes të kopshtit për të trembur zogjtë. Plaku i kopshtit. Është bërë si plak bostani është shëmtuar.
6. bot. Madërgonë.
7. letr. Mbret, prift.
Pleqtë e jetës (plakat e jetës) shih te JET/Ë,~A. Plak i mykës (plak në mykë) shih te MYK/Ë,~A. I shkoi (i vajti) për plak dikujt i shkoi për t’i kërkuar një mendim të pjekur që të zgjidhë mirë e drejt një çështje. Ka plak (zot) ahuri shih tek AHUR,~I. Djemtë (fëmijët) hanë kumbulla (thana), pleqve u mpihen dhëmbët iron. shih te MPIHEM. Plaku i Vitit të Ri qenie përrallore, që përfytyrohet si një plak me mjekër të bardhë, i cili u sjell fëmijëve dhurata natën e Vitit të Ri; ai që luan rolin e kësaj qenieje me rastin e festës së Vitit të Ri.
PLAK mb.
1. I vjetër në moshë, i kaluar nga mosha; i vjetër, i moshuar. Burrë plak. Grua plakë. Beqar plak. Qen (ujk) plak. Kalë (ka) plak. Dhelpër plakë edhe fig. Ujk plak (i vjetër) edhe fig. Duket plak. Është më plak se i vëllai.
2. bised. Që ka mbirë a është mbjellë prej shumë kohësh, që jeton prej shumë kohësh, i moçëm; i vjetër; që i ka kaluar koha, jo i njomë, i fishkur (për perimet). Rrap (lis) plak. Pyll plak. Bamje plaka. Fjalë plaka.
3. fig. Që di shumë, që ka përvojë të madhe nga jeta; që di e ka përvojë më shumë se të tjerët, i vjetër. Bariu plak. Çeta plakë.
PLAK kal.
1. E bëj plak; e bëj të duket i shkuar në moshë; vjetroj, mplak. E plakën hallet e vuajtjet.
2. bised. Kaloj, ngrys (kohën). Plak kohën (ditët). Plaku nja dy orë me të.
3. fig. bised. E vonoj, e bëj të presë dhe e mërzit shumë dikë. Ec, se na plake! Ai të plak duke folur.
1*) PROFESOR m.
1. Titull që u jepet punonjësve të institucioneve të larta arsimore e kërkimore-shkencore, punonjësve të prodhimit e të institucioneve të ndryshme, që kanë një përvojë të pasur dhe kryejnë ose drejtojnë në një nivel të lartë punën mësimore shkencore, zgjidhin nga ana teorike e praktike probleme të rëndësishme të ekonomisë e të kulturës socialiste, udhëheqin kualifikimin shkencor të punonjësve të tjerë dhe kanë përgatitur ose kanë botuar vepra shkencore origjinale të një cilësie të lartë ideologjike e shkencore; ai që mban këtë titull. Profesori i gjuhës shqipe.
2. bised. Ai që jep mësim në një shkollë të lartë a të mesme; mësues. Profesori kujdestar. Profesori i historisë (i letërsisë, i kimisë).
2*) BERBER m.sh.
Ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët dhe të rruajë. Brisk berberi. Bluza e berberit. Karrige berberi. Qethem (rruhem) te berberi. Punon berber.
Bëhet berber në kokën e tjetrit – e mëson diçka në kurriz të tjetrit. Te koka e qerosit të gjithë bëhen berberë fj. u. shih te qeros, ~i. Më rrove, të rrova, brisku (qe) i berberit dolëm barabar, pa fituar as njëri as tjetri, as më ke as të kam.
3*) MUHAXHIR m. bised.
Quhet Mahalla e Muhaxherëve (në popull) sepse ishin shprëngulur me dhunë nga Sangjaku i Nishit, Leskovcit e Vranjës, në vitet 1978-ta
Muhaxhir
1. Ai që largohet nga vendbanimi i tij, kur mbetet pa plëng e pa shtëpi (nga një fatkeqësi, nga përndjekjet etj.) dhe që vete në një vend tjetër për të kërkuar strehim e mbrojtje; refugjat. Turmat (karvanët) e muhaxhirëve. Iku si muhaxhir. U bënë muhaxhirë.
2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Fshatarët muhaxhirë. Gratë muhaxhire.
( SANXHAK m. hist. )
Njësi administrative në kohën e Perandorisë Osmane, me shtrirje tokësore të ndryshme sipas periudhave historike dhe me një sanxhakbej a me një mytesarif në krye. Sanxhaku i Dibrës (i Beratit).
4*) MAL m.
Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth, më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Mal i lartë (i madh). Mal i veshur (i zhveshur, i thatë). Mal shkëmbor. Mali i Tomorit
(i Korabit, i Dajtit). Malet e Shqipërisë. Majë (kreshtë, shpat, faqe, brinjë, qafë, grykë) mali. Rrëza e malit. Rrugë mali. Çaj mali shih te ÇAJ,~I 1. Lule mali. Lëpjetë mali. Shpend mali. Erë mali. Vargu i maleve. Arë (kullotë) në mal. Fshatrat rrëzë (prapa) malit. Doli në mal. bised. doli partizan. Mori malet doli në mal, u arratis. Buçasin (gjëmojnë) malet. Iu ngjitën (iu qepën) malit. Zbresin nga mali. Rrofsh (të paçim) sa malet! ur. U mbushën malet me borë. Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. fj. u.
2. bised. Krahinë malore, malësi; vendbanim malor. Mali ka klimë më të mirë.
Zbriti nga mali në qytet.
3. vjet. Krahinë e vogël në malësi, popullsia e së cilës përbënte një njësi etnografike të veçantë. Mbledhja e maleve. Kuvendi i maleve. Nëntë malet e Dibrës.
Nga një burrë për mal.
4. krahin. Pyll. Mal i dendur.
5. fig. bised. Grumbull i madh sendesh të vëna stivë a të përqendruara në një vend. Një mal me gurë. Një mal me orendi.
6. përd. ndajf. Shumë. Mal i fortë.
* Prapa malit shumë larg, në një vend të humbur. I dha malin dikujt e detyroi të arratiset, e bëri të marrë malet. Një mal ditë një ditë të gjatë; një pjesë shumë të madhe të ditës. Është sa një mal është shumë i madh, ka përmasa shumë të mëdha (për qenie të gjalla e për sende). Sheh prapa malit (përtej bjeshke) shih te BJESHK/Ë,~A. Si mali me borë shih te BOR/Ë, ~A. Mori malet shih te MARR. Rrëzon (shemb) malet dikush shih te SHEMB. I bën malet fushë dikush është shumë i zoti e këmbëngulës, bën edhe të pamundurën. M’u bë zemra mal u gëzova shumë, u gëzova pa masë. I duken malet shesh shih te SHESH,~I. Është si era e malit shih tek ER/Ë,~A I. S’i bihet malit me kokë (me krye) thuhet kur diçka është e pamundur të bëhet, kur ka një pengesë madhore që nuk mund të kapërcehet kurrsesi.
Goja tret edhe malet fj. u. sado i pasur që të jesh, po u dhe në mënyrë të shfrenuar pas të ngrënave e pas të pirave, mund të mbetesh pa gjë fare. Na i bëri zemrat mal e bjeshkë na gëzoi pa masë. Lepuri në mal e vala (kusia) në zjarr fj. u. iron. shih te LEPUR,~I. Mori malin me sy dikush shih te SY,~RI. U mbars mali e polli një mi fj. u. përdoret kur thuhen shumë fjalë të mëdha ose jepen shumë premtime, por në të vërtetë bëhet pak punë. Fusha ka sy e mali (pylli, gardhi, muri) ka veshë fj. u. shih te FUSH/Ë, ~A. Kur s’ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë? fj. u. shih tek AR/Ë, ~A. Bukë
mali bot. shih te BUK/Ë, ~A. Rrush mali bot. shih te RRUSH, ~I.
5*) BJESHKË f.
Mal i lartë me kullota verore. Bjeshkë të larta. Bjeshkë me dëborë. Bari i bjeshkës. Ujë bjeshke. Ngjiten në bjeshkë. Zbresin nga bjeshka. Verojnë në bjeshkë. Është si bjeshka është e bëshme e plot shëndet (zakonisht për vajzat). Të rrojë sa bjeshkët! ur.
Tokë gurishte e jopjellore në vend të thepisur.
Shprehje:
E bëri bjeshkë diçka
E zmadhoi shumë një punë, e bëri qimen tra, e bëri mizën buall.
Sheh përtej bjeshkë (prapa malit)
Sheh larg, është largpamës.
Sikur ka bjeshkën në shpinë
a) E ndien veten shumë keq nga ana shëndetësore;
b) Është në një gjendje të rëndë, ka shumë halle e kokëçarje.
6*) QERPIÇ m.
Tullë prej balte e tharë në diell dhe jo e pjekur në furrë; plithar. Mur qerpiçi. Shtëpi me qerpiç. Bëjnë (presin qerpiçë).
Literatura:
Në kujtim të 98 vjetorit të lindjes së professor Anton Çettës
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 2 JANAR 2018 NË ORA: 08:21
https://www.botasot.info/opinione/813686/ne-kujtim-te-98-vjetorit-te-lindjes-se-professor-anton-cettes/
(e publikoj edhe një revistë tjetër, mrika.com )
“Në kujtim të 98 vjetorit të lindjes së professor Anton Çettës”, mrika.info, 02.01.2018 | 12:00, Sinan Kastrati
https://www.mrika.info/en/Intervista/Category/Opinionee/N%C3%AB-kujtim-t%C3%AB-98-vjetorit-t%C3%AB-lindjes-s%C3%AB-professor-Anton-%C3%87ett%C3%ABs
Profesorët e anatemuar
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 17 KORRIK 2018 NË ORA: 10:14
https://www.botasot.info/opinione/922163/profesoret-e-anatemuar/
”Në kujtim të 98 vjetorit të lindjes së professor Anton Çettës”
Sinan Kastrati, Bota Sot 2 janar 2018 Në ora: 08:21, në rubrikën ”Opinione”,
http://www.botasot.info/opinione/813686/ne-kujtim-te-98-vjetorit-te-lindjes-se-professor-anton-cettes/)
Profesorët e anatemuar dhe argatët e dreqit
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 18 KORRIK 2018 NË ORA: 07:43
https://www.botasot.info/opinione/922572/profesoret-e-anatemuar-dhe-argatet-e-dreqit/
Pleqtë e fshatit tim
SINAN KASTRATI, Bota Sot, 7 SHKURT 2019 NË ORA: 19:21
https://www.botasot.info/opinione/1026763/pleqte-e-fshatit-tim/
Mahalla e Madhe e Turjakës
Sinan Kastrati, Suedi Revista Drini, 27 Shkurt 2021
Emrat e maleve dhe bjeshkës së Turjakës
Nga Revista Drini, 24 Shkurt 2021
Vahdon
Sinan Kastrati,
Malmö, 5 maj 2022
Sinan.kastrati@hotmail.com