ARKIVI:
18 Tetor 2024

Energjia Femërore Hyjnore 

Shkrime relevante

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Shpërndaj

Aferdita Zaja, studjuese, Norvegji

Jemi mësuar që Zotin apo energjinë superiore të Universit t’a quajmë si mashkull apo t’a fusim nën kutinë e përkufizimit vetëm të gjinisë mashkullore. Mendjet tona të programuara nga fetë si bie fjala tek ajo e krishterta, aty ku Papa është mashkull, ku Jezusi është burrë pavarësisht se përmendet si energjia femërore e fshehur tek të krishterët ajo quhet edhe si Fryma e Shenjtë, por ata as vetë nuk e mirënjohin më se cfarë ajo nënkupton në të vërtetë. Ndërkohë Dituria e Vedave, dituria Hyjnore para se të krijoheshin fetë na tregon të vërtetën absolute se qoftë edhe Hyjnitë më të lartë supreme janë krijuar nga një fuqi pa kohë si edhe e të gjitha kohërave, ajo quhet MahaShakti (Shakti e madhja). Në shumicën e rasteve Shakti paraqitet si Forcë absolute Hyjnore femërore. Sic na meson guru ynë dhe mjeshtri i Vedave Prashant TriVedi, nëse njeriu e humbet lidhjen me këtë energji hyjnore femërore atëherë ai humbet fuqinë e tij të shpirtit të brendshëm, të vetë qenies së tij të pavdekshme duke patur jetë jo të mirë, duke humbur kështu fuqinë e tij të vetëdijes. I ligu është përpjekur që njeriu t’a humbasë lidhjen me këtë energji, prandaj dhe injoranca apo zvogëlimi i shpirtit/vetëdijes ekziston sot kudo rreth nesh. Bie fjala Lopa që simbolizon nënën Tokë (gaia, kau tek pellazgët) është qenia më e keqtrajtuar në Tokë, ajo është vetë një nga perëndeshat hyjnore e quajtur Toka. Kalendari hënor tek ne nuk respektohet fare, hëna simbolizon përkujdesjen e nënës që ushqen dhe balancon mendjen tonë. 

Trupi ynë fizik krijohet dhe del nga nëna biologjike kur lindim në tokë, së pari është ushqimi i gjirit të nënës ajo që na jep ushqim dhe energji për të mbijetuar. Shumica e njerëzve në epokën ku jetojmë harrojnë se edhe shpirti ynë brenda trupit ka një nënë të përjetshme dhe ajo është energjia që përmban emra të ndryshëm si Kundalini, Devi, Prakriti, Shakti etj, dhe lidhja me këtë nënë ushqen vetëdijen apo inteligjencën tonë në të gjitha rimishërimet tona. Përse vallë mbizotëron vetëdija kaq e ulët tek ne sot? 

Edhe pasi rritemi fizikisht dhe bëhemi të ashtuquajtur burra dhe gra, pavarësisht se nëna biologjike ndodh edhe të largohet nga kjo botë, ekziston nje qenie gjigande e gjallë që është përherë rreth nesh që na ushqen kur jemi fëmijë, të rritur apo pleq. Kjo qenie është nëna Natyrë, si bie fjala nëna Tokë prodhon drithëra, perime, fruta etj. Të 5 elementët e natyrës pa të cilat ne nuk do të jetonim asnjë cast janë ajri, uji, zjarri, toka dhe qielli. Ne jemi bijtë e nënës natyrë. Trupi i njeriut përbëhet nga këto 5 elementë gjithashtu dhe kur ato nuk janë në balancë ne sëmuremi. Arsyeja kryesore e kësaj është sepse veprimet tona janë tërësisht kundra Parimeve të Nënës Hyjnore apo kundra Ligjeve Hyjnore të Multiversit. 

Vedat përshkruajnë energjinë hyjnore me personifikime të ndryshme, për shembull Perëndeshën Saraswati si hyjneshën e artit, muzikës, fjalës, Kali si Hyjneshën e Kohës (prej të cilave kemi fjalën Kale-ndar), BhuDevi Perëndesha e Tokës, Aditi Perëndesha e qiellit etj. 

Prashant TriVedi tek libri i tij Eposi PT na mëson se Zoti i vërtetë është përtej polaritetit femër mashkull. Tek pellazgët termi Hermafrodit përfaqëson Hyjninë që përmban energjinë mashkullore Hermes dhe energjinë femërore Afërdita, tek Vedat quhet Narayan dhe Lakshmi, Purusha dhe Prakriti, ShivShakti apo Ardhanareeshwara. Sipas gjeniut shqipëtar Petro Zheji, Hyjnia përfaqëson unifikimin e dy të kundërtave e cila ndodh tek Kodi esencial E i Algoritmit Simbolik. 

Nga ana praktike, ashtu sic mësojmë tek meditimi lotusocean brenda trupit të cdo njeriu gjendet gjithashtu kanali diellor mashkullor i djathtë (pingala) si edhe kanali femëror hënor i majtë (ida). Praktikimi i të folurës së duhur të mantrave apo ligjeve hyjnore nga qendra e zerit si edhe ushqimi i duhur i balancon këto dy kalanet e energjisë hënore dhe diellore brenda nesh, dhe atëherë shëndeti fizik, mendor dhe shpirtëror arrin përmirësimin maksimal që nënkupton rritje të vetëdijes/inteligjencës/shpirtit gjithashtu. Nëna natyrë është pjesa e Zotit që mund t’a shikojmë, prekim, adhurojmë dhe mund t’a ndjejmë me 5 shqisat tona. 

Në të tanishmen është mëse urgjente që cdokush duhet të rindërtojë devotshmëri/përkushtim ndaj nënës natyrë duke i lavdëruar bukuritë e saj me zë qendërzues dhe me përulësi. Në këtë mënyrë ti rifillon lidhjen me nënën natyrë duke i treguar vëmendje, kështu ajo të dhuron inteligjencë. Një nga mantrat që realizojmë tek meditimi lotusocean është «Natyra m’i bën shqisat të shquara”. Kur ne nga padituria shkojmë kundra ligjeve hyjnore apo parimeve hyjnore të natyrës atëherë furia e nënës rritet, derisa të mësojmë sic duhet. Natyra është qenie gjigande, me vetëdije shumë më të lartë se e njeriut. Pa u lidhur me nënën natyrë me përulësi, kurrë s’kemi për t’u pranuar në Parajsën e Zotit. 

Për më tepër shiko videon në youtube: 

Energjia Femërore Hyjnore – YouTube 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu