Ndërsa kujtoi se xhamia nuk u hap për besimtarët as me rastin e Fitër Bajramit, Berisha shtoi se dorëheqjen e kreut të KMSH-së e ka kërkuar presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Sali Berisha kërkoi që asnjë ndërhyrje të mos bëhet në autonominë e komuniteteve fetare në Shqipëri, ndërsa u zotua se kur PD të vijë në pushtet, paratë e hedhura për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë do të paguhen nga qeveria shqiptare.
“Besimtarëve myslimanë Rama ua prishi gëzimin e Bajramit, nuk e hapi xhaminë, por informohem se ka dërguar njerëzit për t’i bërë presion kryetarit të KMSH, të japë dorëheqjen. Sepse sipas tij këtë kërkon presidenti i Turqisë, Erdogan. Jam këtu për t’i kundërshtuar këto qëndrime të Edi Ramës. Asnjë ndërhyrje në autonominë e komuniteteve fetare nuk lejohet. Presidentit të Turqisë i them që të fajësojë qytetarët se janë shkolluar me fondet e Gylenit, që dikur ka qenë aleati juaj, kjo nuk mund të ndodhë. E paimagjinueshme që të ndërhyhet se kush duhet të jetë kryetar i KMSH. Nesër PD në pushtet do të paguajë çdo qindarkë të paguar për ndërtimin e saj. Dënoj qëndrimin e këtillë, tha Berisha.