ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kur xhamitë e kishat nuk i financon dhe kontrollon shteti, i financon dhe mbikqëqyr armiku!

Shkrime relevante

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Shpërndaj

Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
KUR XHAMITË DHE KISHAT NUK I FINANCON DHE KONTROLLON SHTETI, KLERIKËT FETARË PUNOJNË PËR INTERESAT E SHTETEVE QË I FINANCOJNË
Qeni është instinktivisht besnik ndaj pronarit që e ushqen.
Mirëpo klerikët fetarë dallojnë prej qenve besnikë, sepse ata kanë predispozita të mjaftueshme fizike dhe mendore sa për të mos vdekur nga uria.
Ndaj pabesia e tyre ndaj kombit dhe shtetit është e qëllimshme, sepse ata grykësinë për poste, para dhe famë, e kanë shumë më të madhe sesa lidhjen emocionale me zotin, kombin dhe shtetin.
Natyrisht ka prej tyre që janë të indoktrinuar nga dogmat spekulative, apo të pjekur si tullat në zjarrin e dogmave ekstremiste fetare.
Dhe pikërisht të atillët janë ideologët dhe frymëzuesit kryesorë të dhunës, vrasjeve dhe akteve terroriste, që ua marrin jetën njerëzve të pafajshëm anë e mbanë globit.
Sepse bëhet fjalë për individë që shkelin mbi kufoma njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm për t’i jetësuar dogmat e tyre klerofashiste në praksë.
Nga ana tjetër, sa më i fortë dhe më i pasur që bëhet shteti, aq më të dobëta dhe të zbrazëta do të bëhen xhamitë dhe kishat.
Sepse ai që jep para, drejton sjelljen, trupin, mendjen, shpirtin dhe qëllimin e njerëzve.
Në Gjermani kishat financohen nga kontributet e pagave, që kontrollohen nga shteti, ndaj veprojnë në përputhje të plotë me interesat e kombit dhe të shtetit.
Në Kosovë, xhamitë financohen nga Turqia, Serbia, vendet arabe dhe Rusia, ndaj veprojnë në përputhje të plotë me interesat e popujve dhe shteteve turke, arabe, serbe dhe ruse.
Kishat serbe financohen nga Serbia dhe Rusia, ndaj janë degët më të sofistikuara të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse.
Kisha Ortodokse ,,Autoqefale” Shqiptare, drejtohet kontrollohet dhe financohet nga Shërbimi Sekret Grek, gjegjësisht nga kryeagjenti grek i veshur me petkun e patriarkut që quhet Janutollas.
Fatmirësisht, Kisha Katolike financohet nga Vatikani, ndaj sillet në përputhje të plotë me vlerat dhe interesat evropiane, të cilat janë në përputhje të plotë me vlerat, interesat dhe synimet tona kombëtare dhe shtetërore.
Situata bëhet edhe më e palakmueshme nga fakti se klerikët fetarë që luajnë rolin e humanistëve gjatë ditës, gjatë natës bëjnë thirrje për xhihad.
Ata në fakt janë kthyer në institucione sociale private.
Çka është më e keqja, ata janë bërë institucione sociale shumë më të pasura dhe më të forta se sa institucionet sociale shtetërore.
Por, ndihmën e tyre ata e kushtëzojnë me sjellje, veprime dhe synime që janë në përputhje të plotë me interesat e popujve dhe shteteve që i financojë.
Fatkeqësisht financuesit e tyre janë tepër të interesuar për shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe dobësimin e dy shteteve të tyre.
Sepse ai që jep para, drejton dhe kontrollon sjelljen, veprimin, mendjen, shpirtin dhe qëllimin e njerëzve.
Por aq sa më trishton fakti që një numër jo i vogël shqiptarësh e shesin edhe nënën e tyre për para, po aq jam i sigurt, se në momentin e parë që do të forcohet shteti dhe do të bëhet kontrolluesi dhe kreatori i vetëm i financimit të xhamive dhe kishave, 90% e shqiptarëve të shitur do të bëhen besimtarë të shtetit.
Fatkeqësisht, ende nuk e shoh gatishmërinë e krerëve të shtetit dhe të opozitës për të folur për këtë fenomen të rrezikshëm para se të bëhet vonë, e aq më pak për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar situatën.
Dhe ata nuk do ta bëjnë këtë për aq kohë sa mund të fshehin në shpellat e patriotizmit të rremë dhe primitiv, paaftësinë e tyre për të treguar rezultate konkrete zhvillimore.
Ndaj për aq kohë populli do t’i ndjekë verbërisht pas, si delet që i ndjekin pas barinjtë e tyre.
Pra, fatkeqësia më e madhe e popujve dhe shteteve ballkanike janë politikanët që jetojnë si Zot në Paris, duke mbajtur qëllimisht tensione të larta ndëretnike, ndërfetare dhe ndërshtetërore.
Sepse vetëm në këto kushte dhe rrethana ata mund ta shpallin veten shpëtimtarë të popujve të tyre nga çdo fatkeqësi.
______
 Autori është kryetar i FeD për Kosovën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu