Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Ngarjet dhe transformimet më të çuditshmë ndodhën gjatë kësaj periudhe të shkurtër të kalimimit nga diktatura në demokracinë perëndimore, në të cilën u përmbysën shumë koncepte, ide dhe e çveshën individin që jetonte në periudhën e diktaturës si një individ të cilin Partia do ta transformonte në `njeriun e ri`, por se në fakt mbeti një individ që në psikiatri quhet `personalitet i shumëfishtë`, pikërisht se përpiqej në atë kohë të fshihte personalitetin e tij të vërtetë për shkak të presionit të diktaturës.
Më interesant është fakti se drejtues dhe miq e farëfis të tyre të asaj kohe u caktuan nga Pamiz Alia në drejtimin e katër partive të reja në fillimet e vitit 1991 (të cilat pas 30 viteve u shumuan në 117 parti), në fakt ishin të ashtuquajturit Sojlinjtë e asaj kohe tek të cilët populli i shihte si e ardhmja e drejtimit demokratik të vëndit populli i të cilët thërriste në atë kohë `E duam Shqipërinë si Europa`.
Pavarësisht se janë fjalë turke të cilat përkthehen si Fisnik për fjalën SOYLI, dhe bastard për fjalës SOYSUZ, këto fjalë mund të përcaktonin ndoshta përkohësisht, më saktë veprimet dhe punët aspak të ndershme të politikanëve dhe miqve të tyre si biznesmenë.
Metamorfoza e tyre nga Sojlinj në Sojsëzë gjatë këtyre viteve të tranzicionit ndodhi pikërisht për shkak se ideologjia komuniste dhe idealizmi për atë sistem dështoi dhe njerëzit u deziluzionuan. Gjithashtu në atë kohë u krijua një boshllëk ideor apo më mirë një vakum që ngjan me atë kur vdes prindi dhe fëmijët për një çast mendojnë se ka humbur gjithçka, por pasi e marrin vehten shohin perspektivën.
Kjo perspektive në Shqipëri shumë shpejt shkatërroi idealizmin dhe u zëvëndësua me një perëndi të re -Paraja. Lufta për tu pasuruar dhe për të krijuar klasën e re të të pasurve u ashpërsua shumë derisa ndodhi `97, ku të gjithë ishin bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, sepse të gjithë pak a shumë shkelën ligjin duke zaptuar toka, duke marrë nga pasuria shtetërore, duke mbjellë hashash, duke u larguar masivisht nga Shqipria për shkak të mungesës së ligjit dhe të standarteve që kuhtetuta konfirmon, duke i hapur rrugë kriminalitetit, dhunës, sex-it dhe duke pranuar dogma perëndimore në kundërshtim me fenë si LGBTQ. E përse? Pikërisht për tu pasuruar.
Sojlinjtë e djeshëm që lexonin Marksin e Leninin, që lexonin fshehurazi Trockin me idenë e `Revolucionit permanet` në librin e tij `Literature and Revolution` by Leon Trotsky (Haymarket 1923; 2005) , apo `Një djalë një bir, një luftëtar` të tijin, që përpiqeshin të imitonin diktatorin i cili lexonte libra që nuk mund ti lexonin atëherë si ` Inkuizitore dhe Rebelë` të Jan Husit, apo Makiavelin, tashti pas shumë vitesh filluan të lexojnë kritikën e komunizmit në librat `The Last Resistance` by Jacqueline Rose (Verso 2007; 2017).
Ndryshimi i ideve dhe adhurimi i një Perëndie të re si `PARAJA`, në vënd të Perëndisë së vërtetë, kalimi në ateistë dhe në liberale apo neoliberalë nën ndikimin e neo-liberalizmit i transformoi Sojlinjtë e diktaturës dhe sojlinjtë e rinj që po formojnë klasën e pasur por që nuk lexojnë fare libra dhe në vënd të tyre informohen nga celulari sot lexojnë opozitarin rus të pëlqyer nga perëndimi si Aleksandër Dugin, bir i gjeneralit të famshëm rus Dugin i kohës së WW2, një autor i shumë librave por më i lexuari është `The Rise of the Fourth Political Theory`, Arktos (2017)- Aleksander Dugin, por dhe një nga librat e neoliberalizmit “Kapitalizmi dhe liria” me autor Milton Friedman i botuar që në vitin 1962. Ky transformim për keq i konvertoi në Sojsëzë këtë kategori, së bashku me sojsëzët e zakonshëm që shoqëria kapitaliste ka me shumicë rrugëve në administratë tek privatët brënda dhe jashtë shtetit.
Sidoqoftë transformimi i Sojlinjve të dikurshëm plot ide përparimtare e plot idealizëm , të cilët mendonin se si shoqërinë e diktaturës ta kthenin në një shoqëri të demokracisë perëndimore ku të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pronës të respektoheshin, në ca Sojsëzë të neveritshëm, ku sojsezllëkun e tyre e mbulonin me kostume e rroba e mallra të shtrenjta, ku make-up-i dhe patinimi dhe depilimi i lëkurës dhe i fytyrës nuk mund të hiqnin qelbsirrllëkun me të cilin ishte mbushur shpirti i tyre që në momentin kur PARAJA u bë Perëndia e tyre e re. Këtë pisllëk moral dhe material që shprehej në mitmarrje, korrupsion, marëdhënie me kurtizanet, drogë, madje dhe vrasje politike për hir të pasurimit, po dëmton shoqërinë shqiptare.
Gjithmonë e më shumë mendoj se ky kalim i shëmtuar i Sojlinjve klasikë shqiptarë apo i të ashtuquajturve elitë politike dhe sociale, madje edhe i atyre pseudo-Sojlinjve, qofshin mediakë apo të të ashtuquajturave shoqëri civile në Shqipëri ndoshta dhe pedagogë- në Sojsëzë të zakonshëm që sot gjënden kudo në Shqipëri, sigurisht po pengojnë shoqërine e sakatuar shqiptare nga emigrimet masive të ecë përpara, aq sa sot po mendojmë se sojlinjtë e religjioneve janë shënjtorë, karshi pisllëkut social që po sjellin sojlinjte e konvertuar në sojsëzë apo kripto sojsëzët që hiqen si sojlinj por se janë po aq të poshtër e gjakpirës si dhe të mëparshimit.
Shpresojmë që politika shqiptare të vetëpastrohet apo të pastrohet me ndihmën e institucioneve të huaja nga hija e këtyre sojlinjve dhe pseudo sojlinjve të së kaluarës që po pengojnë Shqipërinë të bëhet një shtet me rregulla dhe ligje që zbatohen, që po pengojnë Shqipërinë të bëhet një shtet që bën ligje dhe rregulla në respekt të lirisë dhe të drejtave për pronën, punën e ndershme, për paga dinjitoze, për një Shqipëri ku të mos largohen njerëzit sepse nuk ka punë apo rregull, për një Shqipëri pa LGBTQ (IU), pa tutorë femrash, pa drogë , ku femra të jetë e emancipuar , dinjitoze, dhe jo e gënjyer nëpërmjet të ashtuquajturit `revolucionit seksual` apo perversitete e lakuriqsi që hiqen si modernizëm, për një Shqipëri ku tradita dhe toleranca fetare, bashkëpunimi, mikpritja dhe njerzillëku, etika morale, të mbizotërojnë, dhe për një Shqipëri që të zgjedhë njerëzit më të mirë të mundshëm, e ku vota të mos tjetërsohet.
priftipirro2017@gmail.com