Sylejman Gashi, 1998, Nju Jork
(Gazetari Sylejman Gashi ka vdekur para disa vitesh)
Malësia dhe malsorët gjatë gjithë historisë së popullit shqiptar kanë qënë kurdoherë në ballë të luftërave për lirinë dhe pavarësine e shtetit shqiptar, duke mbrojtur me gjak tërësinë e trojeve etnike. Edhe këtu në Nju – Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur pas vitit 1981, u gjakosën rrugët e Ksovës ngaqë populli I saj shqiptar kërkonte barazi si popujt e tjerë të ish-federatës jugosllave, ndërsa për këtë ata vriteshin, torturoheshin e masakroheshin, malsorët ishin në radhët e para të demonstrative para OKB-së dhe institucioneve të tjera, duke kërkuar mbrojtjen e të drejtave nacionale të vëllezërve të vet në Kosovë, të cilat shekelshin në mënyrën me barbare nga ana e shtetit serbo-jugosllav.
Një malsor I tillë dhe i vecantë nga të tjerët, I cili këto padrejtësi I kishte provuar kohë më parë mbi kurrizin e vet në Malësi të Madhe, është Nua(Nikollë) Dedivanaj, nga familja e njohur patriotike të Zef Tomë Hasurit-Dedivanaj nga Trieshi I Malësisë së Madhe.
Ai qysh i ri, në moshën tetëmbëdhjetë vjecare, një ditë maji të vitit 1981, kur vjen në Malësi të Madhe nga Lubjana e Sllovenisë për t’I kaluar ca ditë në gjirin familjar, provokohet nga një ish-bashkëkombas I tij-spiun- me fjalët:”Cka kemi të re nga Sllovenia?”Ndërkaq, I riu Nua Dedivani duke e ditur qëllimin e tij i përgjigjet prerazi: ”Po, të re e kemi Kosovën Republikë!” “Po ti, pse po I përkrah kosovarët se ata I gëzojnë të gjitha të drejtat? Ne nuk jemi kosovar por malësorë, prandaj ti mos e bart dertin e Kosovës”-I thotë spiuni me tërbim.
Toni Dedivanaj, i biri
Nua(NIkollë)Dedivanajt, këtij të riu nga Trieshi i Malësisë I cili punonte dhe studionte në Lubjanë të Sllovënisë, I vlon gjaku ndër deje nga fjalët e tij provokuese dhe i përgjigjet:” Kosovarët janë vëllezërit tane dhe ata nuk kërkojnë asgjë më tepër, vec të jenë të barabartë sikur të tjerët në federatën jugosllave. Atyre po u mohohen dhe shkelen të drejtat elementare në mënyrën më barbare. Kosovarët I kanë shkolluar fëmijët e tyre me shumë mundime, kurse vendet e punës I zënë serbo-malazezët. U jepni armë kosovarëve dhe do ta shihni se të gjithë serbët do të riktheheshin në Karpate,prej nga edhe kanë ardhur!”-iu përgjigjet plot mllef I riu Nua Dedivanaj.Spiuni, i shqetësuar nga fjalët e tij e kërcënon: “Për këtë ti do të përgjigjesh shumë shpejt!”
Të nesërmen, një numër policësh të uniformuar dhe civilë, shkojnë te Nua Dedivanaj për ta arrestuar në shtëpinë e tij në Triesh të Malësisë së Madhe. Para dyerve të shtëpisë del I ati, Nikolla dhe kur I sheh gjithë ata policë, iu thotë shqetësuar: “Për hajr qoftë,cfarë ka ndodhur?!…Së pari, uluni e pimë nga një kafe dhe një gotë raki, ashtu sic e ka zakon gostinë malësori kur dikush I shkon n’shpinë e tij”. “Jo,nuk kemi ardhur të pimë kafe por që të arrestojmë djalin tuaj!”-I thonë policët. “Për hajr na qoftë.Po, mos ka vjedh gjë djali im, edhepse këtë kurrë s’e ka pasur zakon?!…”-pyet Nikolla. “Jo,ai nuk ka vjedh asgjë, por ai e donte shumë Kosovën”-I përgjigjet në serbo-kroatisht njëri prej policëve serbo-malazez. “Po,nuk paska asgjë të keqe që djali im e dashka popullin e vet”-iu përgjigjet Nikolla, I ati I Nua Dedivanajt me një ndjenjë të përmbajtur shqetësimi shpirtëror.
Por,ata e arrestojnë djalin e tij Nuen në prani të nënës dhe të babës së tij dhe e dënojnë për kundërvajtje. Falë angazhimit të një të afërmi të tij, I cili punontë asokohe në organet e larta të pushtetit n ëish-Jugosllavi, lirohet.Mirëpo, pas daljes nga burgu i ngushtohet hapësira e veprimit dhe si rrjedhojë, në vitin 1984 emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjsisht në Nju Jork.
Por, Nue Nikollë Dedivanaj nuk ndërpreu kurrë veprimtarinë e tij atdhetare dhe që atëherë është në ballë të cdo demonstrate dhe aktiviteti tjetër për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat legjitime të popullit shqiptar në Kosovë dhe në trojet e tjera në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ai me sjelljet dhe karakterin e tij, është i dashur për të gjithë bashkëkombasit e vet shqiptaro-amerikan në Nju Jork e më gjërë. Atë e karakterizojnë virtytet më të larta, të trashëguara nga prindërit dhe paraardhëst e tij malësor,si: bujria, sinqeriteti, besa dhe atdhedashuria.
Nua Dedivanaj, tash sa kohë ka në pronësi një kompani ndërtimi dhe ristrukturimi banesor në Nju Jork dhe me plot gojën mund të thuhet se ai është një artist I rrallë në profesionin e vet. Ai është I martuar me Angjelinën e Nush Gjelajt nga Thethi I Shalës, familje e njohur për traditat fisnike dhe atdhetare, me të cilën ka dy fëmijë Pjetrin dhe Tomën. Por, ndonëse të lindur në Amerikë, këta dy djem u edukuan nga prindërit sipas taditave më të mira shqiptare.
Nua Dedivanaj,apo Toni, sic e quajme ne këtu në Nju Jork, ka dhënë kontributin e tij të cmueshëm materjal dhe moral për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga robëria shekullore serbe si dhe ndihma të konsiderueshme financiare për nevoja të nduarnduarta në Malësi dhe Madhe dhe gjetiu.
Burri shembullor Ndue(Nikollë)dedivanaj nga Trieshi i Malësisë së Madhe, sikur gjatë vitit 1981 kur u tregua sokol djalë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë duke u burgosur e maltretuar, edhe këtu në mërgatë është shembulli më I mirë në komunitetin shqiptaro-amerikan duke qënë përherë në shërbim të kombit.
Sylejman Gashi
Viti 1998,Nju Jork.
“The moment in between what you once were, and who you are now becoming, is where the dance of life really takes place.” — Barbara De Angelis