ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Hapi im i vogël …

Shkrime relevante

Shpërndaj

Një raft me libra në gjuhën shqipe të shoqatës ”Iliria” në Malmö

Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im në dorëshkrim  

  • Më fal zotëri Shahu!  

Vazhdon nga shkrimi i numrit të kaluar, ”Për bandat e Fatos Klosit, Hajdinin dhe Hashimin”, Drini.us, 27 Maj 2021  

Edhe pse kisha paralajmërua se do të vazhdoj për Hashimin, mu kujtua një ngjarje e hershme, kur isha student i vitit të katërt të Letërisë, (ishte viti shkollor 1978/1979) dhe desha mos ta harroj Hashimin që me siguri pret e atherë ai nuk e dinte çka shkruante gazeta revista e çka fliste Radio.

Si të rinj që ishim, kishim vendosur që edhe lokaliteti i jonë, me qendër Turjakën, të nxjerrim një revistë. E thash me qendër Turjakën, edhe pse Turjaka nuk kishte as shkollë fillore katërklasëshe, as shitore e as zyrë të vendit, pra nuk ishte qendër. Të gjitha këto, shkollë e shitore dhe zyrë të vendit, ishin në Lubizhdë, prandaj Lubizhda ishte qendër lokaliteti e katundeve Turjakë, Bubël, Damaneke e Mirushe.

Pamje e shoqatës në Malmö, me oxhak

Po Turjaka, çka kishte atherë, a ishte Turjaka qendër?

Turjaka ishte qendër e mendimit, e shkollimit dhe e kuadrove të para me shkollë normale e fakultet. Turjaka kishte shumë tokë pune të bereqetshme, male, bjeshkë dhe mulli. Kishte bujq të vyeshëm e barinj por kishte edhe kie (qe) e qen çobanë që në garat verore- vjetore që zgjatnin gjatë gjithë vitit, midis çobanëve, kur korreshin grunet e kositeshin livadhet, Turjaka, të shumtën e herave merrte më shumë ”medalje” se të tjerat katunde sepse kishte desh ogiç më trima e më të fortë. Dhe nuk kishte garë që çobanët turjakas nuk e fitonin kundër atyre të Damanekut, të Bublit e të Lubizhdës.

Panorci i kishte qetë më të fortë, por ne turjakasit iu ndihmonim qenëve tanë duke i ndjekur e gjuajt me shtaga dhe ndaj tyre dilnim fitimtarë.

Buajt e Latif Reshitit nga Panorci, nuk ishin të hishëm si bualli i bacës Nezir por pas një dyluftimi afro dyorësh në Murriz, bualli i Latif Reshitit e mundi bullin tonë. Ishte një luftë e gjatë, e vështirë ku të dy buajt luftuan sa mundën e u lodhën dhe më shumë mund qëndruan duke rënë barkas e duke shkulur lluga e drunj të vegjël, si në kohën e Spartakut. Ne çobanët turjakas, Jakupi, Ilmiu, Haxhiu e … unë e përkrahnin Kulloshin tonë por në fund u detyruam ta pranojmë humbjen. Edhe bualli i Latif Reshitit, u tregua ”dai” e nuk e ndjeki ”Kulloshin” pas fitores, siq e kanë adet buajt që e ndjekin deri sa ta zënë e me brirë e sulmojnë spinës, barkut e butheve.

Ne turjakasit kishim edhe vendin ku laheshim, ”Gjiri i Mullinit” e që ishte vendi më i mirë që nga Banja, afër Malisheve ku ishte ”Iligja”, vendi ku buron lumi Mirushë e deri në Ularicë (Ujvaret e Mirushës), te Llapqeve e Mrasuri, afër Drinit të Bardhë.

Gjiri i Mullinit, ishte vendi tjetër ku bënim gara kush po kcen me mirë në lum, kcim si te Ura e Shejtë. Kishim një shelgje që hipnim e prej asaj gjuheshim në ujin e Mirushës. Lumi atherë shte i thellë dy e sa metra dhe kishte madhësinë e dy fushave të volejbollit.

Pastaj, këtu zhvilloheshin gara se kush është më i forë me u shyt, me e mund kundërshtarin ose kundërshtarët.

Unë mbaj mend se aty vinte Met Idrizi, Islam Xheliri, Agush Mehmeti, Ademi (vëllai), Shaip Sylymani, Azem Asmani, Rifat Neziri, Jahir Asmani, Jakupi, … unë.

Edhe në këtë garë, Turjaka, dilte e para. Nuk kishte kush që mundet me ia lakua kryet bacës Bali, thoni pleqë, Sylyman Elezi, Nezir Cufa e Jakup Tafa. Pastaj vinte Ademi, gjenerata më e re që ishte e vështirë dy e tre vetë që mund ta shytnin.

Unë nuk isha i zoti në këtë sport në krahasim me Jakupin e Ademin por kur e shihja ndonjë djalë me të ri se unë, ah, atherë tregoha burrë dhe e shytja deri sa ai rrasej ujë në fund të lumit.

Medi Behrami një nga mësuesit më të mirë e puntori më i dalluar i shoqatës në Malmö

Pasi laheshim, dilnim e rreziteshim në livadhin, në mes të lumit dhe jazit (vijës) së mullirit. Askush nuk kishim brekë pa përjashtim. Sikur fiset afrikane, kur donim të hynim në lum dhe kur dilnim, të dy duart i mbanim përpara që mos të na shohin … pjesët e ndieshme.

Më vonë, diku rreth viteve 1968-1970, disa të rinj turjakas që jetonin me prindër në Prishtinë e në Prizren, pushimeve vinin me brek. Ne që nuk kishim brekë, i shikonim me gjelozi dhe edhe sikur të kishim brekë, nuk guxonim të shkonim në shtëpi me to sepse baba Imer ishte shumë i prerë: Veç shkitë shkojnë me brek dhe luajnë me top. Haram âsht me lu me top se shkit kanë lujt me kry të pejgamerit dhe ne as që guxonim me e qu më gjatë. Këtu merrte fund e gjithë biseda.

Ishte Agush Mehmeti, normalisti parë i Turjakës i Normalës së Gjakovës dhe mësuesi i parë i Turjakës që kishte brek, Azemi i Asmanit, Agimi i Rexhës, Jup Asmani e e Hisen Limani ….

Në Gjirin e Mullinit, e kalonim kohën më të madhe që nga ora 11:00 e deri në 15:00 e duke u larë e rrezit, kur dielli lëshonte rrezet pingul në Turjakë. Aty vinin edhe shumica e çobanëve nga Damaneku e më rrallë nga Lubizhda dhe mysafirë të katundeve tjera.

Pastaj, luanim futboll në livadhin e Asman Metës por i shkilnim edhe livadhet tjera, të Zenel e Murtez Smajlit. Pastaj, pasi laheshim, luanim futboll në Sokakin e Bunarishtave dhe në livadhe.

Kjo kënaqësi e këto lojëra, zgjatën deri sa edhe unë shkova në Prishtinë. Prishtina ishte qendër Uiverzitare dhe kryeqendër kosovare. Nuk ishte pakë me qenë student. Kishte ”studentë” që e kishin regjistrua fakultetin por nuk e kishin krye dhe vetëm Indexin e mbanin në xhepin e brendshëm të palltos dhe kur takoheshin me ndonjë njeri e nxirrnin Indexin dhe ia largonin pluhurin me mendil.

Pas vitit të dytë të studimeve në Letërsi fillova edhe të punoj si mësues letërsie aty ku e kisha kryer shkollën 6 vite me parë, me ish mësuesit e mi, tash kolegë pune.

Nuk shikohesha me sy të mirë as nga disa nga kusherinjët e të tjerë ( dhe turjakas) që punonin si mësues aty. Kishte disa mësues, shumica normalistë, Hasan Dema e Hysen Sejdi Maloku, Isak Murati, Hysen Salihi i Damanekut, Osman Kajtazi, daja Bajram, Destan Islami e Ilaz Duli i Lubizhdës, Deli Abedini e Rama i Mirushës, Fadili e Naimi të Carrallukës …

Unë isha më i riu por kisha një vetëbesim të madhe por ”hap të vogël”.

… Dhe kështu kaloi viti i parë i punës që qëlloi të ishte edhe një nga përvjetorët më të rëndësishëm të kombit, 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, viti shkollor 1977/1978.

Si mësues letërsie ndjeja në shpirt dhe dëshirë, e obligim që ta kujtoja 100 vjetorin me një program sado të vogël para nxënësve dhe mësuesve. Në dhjetëditshin e parë të qershorit kërkova nga mësuesit kujdestarë që ti bashkojmë në një klasë nxënësit e rritur e aty të të mbaj një fjalë të shkurtës, për Lidhjen Shqiptare. Mësusesit nuk erdhën, ps ndonjë i rralë me Deli drejtorin, me tepër si nuhatës.

***

Në shtatorin e po ati viti, kur fillonte viti i ri shkollor, mua më larguan nga puna e drejtor ishte Deliu.

Vitin e katërt të studimeve, prap i ndjeka mësimet i rregullt dhe bënë që më larguan nga puna po mendja nuk më hiqej nga nxënësit e mi dhe nga shkolla ku kisha punua. Nxënësit i kujtova me mallë dhe për nder të tyre botova një tufëz me vjersha në Rilindjen për Fëmijë, ndoshta ishin 10 vjersha.Ishin vjershat e para të tyre që i lexonin në grupin letrar që e formova posa fillova punën. E për mos me pasur ndonjë vështirësi për btim, shkova me Skënder Zogaj te Ymer Shkreli, që ishte përgjegjës dhe në mesin e vjershave e futa edhe një vjershë për ”shokun Tito”.

Çdo nxënësit ia dhash nga një Rilindje me vjershën e vetë. E di se ata e ato nxënëse janë gëzua pamasë dhe me Rilindje në dorë kanë shkua me vrap në shtëpi:

-Nënë, babë … kam dalë n`gazetë …. .

Një ia dhash edhe drejtorisë së shkollës.

Dhe përsëri, mendova unë se e ”fitova” besimin ….

Tash ishte hapi tjetër, ”Hapi Ynë” që së bashku me Habib Nezirin e Turjakës, tash gazetar i një radio lokale në Malishevë, Rrahim Rexhepin e Ali Nezirin e Lubizhdës dhe Deli Abedinin e Mirushës, drejtor, vendosëm që të nxjerrim një revistë letrare e kulturore.

Këshilli redaktues ishte ky që e përmenda me shpresë se do të përkrahemi edhe nga intelektualë të tjerë të Turjakës që jetonin e punonin në Prishtinë.

Këto punë mu ngarkuan mua si dhe emrin se si ta quajm Revistën.

Hapi ynë 

Kështu vendosëm ta quajmë revistën por, kur erdha pas një jave nga Prishtina, që zakonisht vija të shtuneve sepse, atherë punonim edhe të shtuneve, ”Këshilli redaktues” kishte ndryshua mendjen dhe nuk pajtohej që revista jonë, të ketë një emër simbolik ”Hapi … ” dhe unë u largova dhe nga kundershtarët, që nga ajo ditë, u bëmë armiq politikë të mëvonshëm, edhe pas vitit 1999 kur ata u rreshtuan me krahun e majtë e komunsitë e unë me institucionalistët dhe nacionalistët.

***

… aktivitetin tim e punën si mësues në S. në shoqata, në shkolla e ”R.” e vazhdova me të tjerë ”intelektualë”, ”aktorë” e mësues që kishin tituj e grada … më shumë se kumonat e dhive e koqet e deshëve ugiç të Turjakës.

E unë nuk u ndala por tash në një vend tjetër e me njerëz tjerë, me biseda e Intervista me M. Krasniqin, poet, profesor e studjues, me B. Demirajn, gjuhtar, N. Rrahmanin, shkrimata, R. Shahun e V. Graçin vetëm e vetëm që zërin e intelektualit e mallin e atdheut ta sjellë këtu, ku jetoja e punoja për afro 30 vjet. Më mbetën pa i intervistaua: Xh. Spaiun, Z. Çelajn e … E. Lafen.

Nuk di a do të mund ti takoj e të flas me ta por kjo ishte dëshirë imja ama, edhe këtu, ”këshilli kolegial” nuk u pajtua … që fjala e poetit lirik, ”gjuha” e albanalogut dhe zëri i gazetarit të luftës të dëgjohet para … tyre. Ata duhet të ishin kudo e të futeshin në të gjitha skutat e kthinat për me mbërritur deri te ”Libri i ginisit” e qmimi ”Nobel” siq do ta zinte n`goje një ”doktor Adhamuti” i ditëve tona.

A do të përsërite 100 vjetori i LSHP-së sikur ai i 1978-tës?

-Edhe tash … do ti kremtojnë e festojmë me fjalime dhe ushqime të shishme e do ti cakrojnë gotat me raki rrushi për nder të dy datave, dy përvjetorëve: të …  por pa Deli drejtorin, me drejtorë, doktorë e pena të reja, të fjalëve ”e punëve” të ”mëdha”.

Nuk do të mungojnë as mysafirë, miq e (zv.) ministra, ambasadorë e konsuj, nga të tri mini shtetet shqiptare.

Vazhdon 

Malmö, 30, 31 maj 2021 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu