ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Dardania dhe ish pushteti i hajdutëve

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
Dje Dardania ishte e përmbytur nga kleptokratia e …. Politika nuk është ajo që e ndjenë, por një peshore e maturisë. Shpesh thuhet që shndërrimet e zakoneve në një vendë të sunduar nga kleptokratia që ndodhën pas luftës së fundit ishin në vetvete rezultat popullaritetit gjithnjë në rritje të marrëzisë psikoanalitike. Unë mendojë se ky përfundim nuk është i gabuar. Nuk është e tepërt të themë që ish pushteti i hajdutëve asnjëherë nuk kanë qenë zëdhënës i lirisë rrethë një drame të ndodhur më vonë e krijuar si mjegulla acide brenda kokes.
Zoti ju vraftë dhe paçi mbi shpinë mallkimin e një kombi të tërë! O Perëndi, asgjë s’kemi mësuar vallë, nga historitë e kaluara? Në këtë kirurgji të rëndë, ai që humbi më shumë, ishte kombi shqiptar. Pra a jemi ne, së bashku, të pavetdijshëm për tërë kompleksitetin e konfliktit, jo duke e mohuar atë. Është aty, po sikur dhimbja që është në trup. A jemi të vetëdijshëm, pa bërë ndonjë zgjidhje, se është dhe të njejtën kohë të pyesim nëse mund të ketë qasje tjetër? Popullit ia kanë keqpërdorur së tepërmi besimin dhe, madje, vazhdojnë ta bëjnë këtë me cinizëm.
Ju që realizuatë me kokëfortësi këtë lojë ideologjike, një masakër politike demarkacioni kundër vlerave të çështjes kombëtare, e keni kaluar poshtërsinë dhe tradhëtinë e Rrahman Morinës, Ali Shukrisë, Esat Pash Toptanit, Haxhi Qamilit pse jo edhe të Edi Ramës.
Ju në kleptokraci mohuat “Memorandumin me Popullin” për të respektuar Dardaninë!
Ç’patet me Debellden, Mitrovicën, Çakorrin, Flamurin e dhomën e dëhmive? Më kap tmerri madje, edhe kur më shkonë ndërmend se këta vëllezer klasorë dhe aleatë, politikanë e deputetë të demarkacionit, konsideroni se e drejta historike dhe civilizuese është në anën e vrasësit të kombit… Qëndrimi politik në kleptokrati dhe në ish pushtetin e hajdutëve nuk është më e vështirë për t’u përshkruar, pasi ajo ose ata asnjëherë nuk e dhanë një formulim të tyrin sistematik në qëndrimet e tyre radikale.
Që nga trazicioni demokratik në kleptokrati, ka pasur një ringjallje të fortë të kulturës korruptive dhe shumë veprime në këtë gjuhë, shoqëruar me kërkesa në rritje për autonomi maksimale në këtë gjuhë, mjaftë prej të cilave janë pranuar në formën e intitucioneve të ringjallura në Beograd dhe të Evropës…
Në historinë tonë të mendimit filozofik dhe politik janë disa momente të litargjisë që paraqesin shkëputje rrënjësore nga çështja kombëtare, kthesë dhe mos ndërrim të mënyrës së të menduarit, të mënyrës së të shkruarit të problemeve, të trajtimit, të zgjimit dhe të artikulimit të tyre, në krahasim me një periudhë të tërë të maparshëme njëzet vjeçare. Mendimi shqiptare nuk arrinte dot të sqaronte se këto katër parti përbënin një lloj trekëndëshi të Bermudës, të cilën anija dardane rrezikonte të humbte përgjithmonë. Tani populli e di më mirë se kushdo tjetër se ç’janë këta kasnecë të rinj, ç’portret kanë, ç’moral dhe ç’kumte e ç’zi brenda tyre.
Shqiptarë përmendu nga amullia ndryshe kleptokratia, e keqja shqiptare nuk ndalet mos kurreshtja e zakonshme të arsyetimit logjik… Mendoj, ne kemi nevojë të flasim së bashku, duke bashkuar më në thellësi, për implikimin e brengës, ashtu që të gjejmë në vetën tonë – nëse brenga dashuria ndajë atdheut mund të ekzistojnë së bashku në zemrat tona. Ne ua kemi lënë atë politikanëve, anëmbanë Dardanisë që nga Gjakova, Drenica, Prizereni, Peja, Gjilani, Mitrovica, Kaçaniku e …. deri në Prishtinë, që të sjellin bashkimin Kombëtar dhe që të sjellin sigurinë, por çka kanë bërë ata. Nëse ky milet nuk e ka kuptuar, ata kurrë nuk do ta sjellin bashkimin dhe sigurin kombëtare.
Zgjojini miletin! Mjaftë fjetën gjumë… Kush i ndau? Ata – lordët e politikës atdhetare?! Ende në thelbë nuk ka shkuar kritika në thelbin e “zagarëve kleptokratë” tanë politikë. Heshtje, askush nuk flet, ku vanë Debelldea, Mitrovica, Çakorri, dhoma e dëshmive, Flamuri e gylenistët nës mes të shtetit… More ku humbën gjithë ato pjesë të territorit? Medet! Na bënë VIP-at “urithët” e Pdk-ës, Ldk-ës, Aak-ës sëbashku me 80 deputetët e tyre.
Ky parim i kombinimit të “gomerëve absolut” me përgjegjësinë absolute do të bëjë të lind një grup i zgjedhur udhëheqësish në mesin e “gomerëve”, çka nuk mund të mendohet në kohën e tyre të kleptokratisë së parlamentarizmit.
Një folklor i tërë politik, si një makinë thashethemesh negative që punonin ditë e netë për të mbajtur gjallë hijën e rëndë, të pakapshme e sipërore të “Byrosë Politike” të kleptokratëve sundues në ish pushtetin e hajdutëve. Kleptokratia politike, përveç rojeve dhe misterit, kishin nevojë për një shtresë mbrojtëse, një lloj tamponi, që vendosej midis kleptokracisë dhe shtetit. Këta ishin, si të thuash, zotat e shkallës së parë, ata që përveç mbrojtjes, u siguronin zotave kryesore shijimin e shkallëzimit të pushtetit për t’ia zgjatur jetën kleptokracisë.
Shpejt vura re se kundërshtarët e çështje kombëtare, sidomos ata përsona që i drejtonin diskutimet kundër qeverisë së re, u mobilizuan me një repertor propagandash politike më të ndyra. Përballë pasqyrës së një mashturesi që i përket më të madhenjve të kleptokracisë e të gjithëfuqishmit dhe të gjithëditurit në Gadishullin dardanë? Sa çudi! Për popullin, ky ishte vullneti i tij, dukej se ishte hyjnor i shpallur në mënyrë më tragjike si një shprehje e vullnetit nga vetë djalli pa veledon. Këtu disa shqiptarë e kanë treguar veten të pafuqishëm në mënyrën më të mjerë. Krenaria e tyre ndaj kësaj hipoteke të kleptokratisë deri te Prishtina e barbarëve – është një turp dhe budallallëku janë fruta të së njejtës pemë.
Përkundrazi, paradigma e kleptokratëve ‘shpëtimtar” sikur kishin një magji në vetvete, aq tepër e njohur në popujt në zi, ishte e pashmangëshme për shqiptarët në kleptokratia në pushtetin e hajdutëve ka qenë një “vend i zi, i pistë dhe mjeran. Dhe mizoritë e tyre nuk paskëshin qenë më të zeza ato të fqinjëve. Kishin ëndërruar ndarjen prej saj, për të gjendur befas përpara këtyre aujqërve të rinj e të vjetër, të etur për pushtet e pre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu