Krijues të “Klubit të krijuesve joniane”, në bashkëpunim me bashkinë e Sarandës, me 19 maj 2022, ora 10 paradite, në Bibliotekën e qytetit do të takohen e bashkëbisedojnë me personalitetin e letrave shqipe shkrimtarin e njohur Jusuf Buxhovi për jetën, veprimtarinë e krijimtarinë e tij të gjerë.
Po në këtë ditë, me 19 maj 2022, pasdite, në orën 15, shkrimtari i njohur Jusuf Buxhovi do të pritet nga Prefekti i Gjirokastrës, poeti Odise Kote dhe bashkarisht do të marrin pjesë në ceremoninë në Bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës ku shkrimtari Buxhovi do të dhurojë disa nga librat e tij artistikë dhe historikë.