ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Anekdota nga Imri Musliu

Shkrime relevante

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Deformimi i Historisë: Hoxhallarët nuk ishin ata që e formuan Alfabetin Shqiptar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në Kongresin e Manastirit, i cili u mbajt...

Shpërndaj

Imri Musliu 

234 anekdota  

Ferizaj 2017 

Shumë muaj më pare, autori m’i dërgoi këto anekdota në trajtë elektronike, kurse para disa ditësh, më dhuroi edhe librin e printuar. Tani munda t’i studio më mirë, jo thjesht si anekdota por edhe si ide, mesazhe, thënie filozofike. Sepse zoti Imri është edhe mësues, edhe artist (karikaturist), edhe publicist. 

Po përcjell vetëm një pjesë të tyre që më kanë tërhequr më shumë. 

Nuk ka mundë me e ngritë lopën në krah 

Një djalë i ri e kish vjedhë një edh. Por rrugës e kapi policia. E shoqërojnë në shtëpi tek i ati. Por, ky, në vend që ta qortojë të birin, u thotë policëve: 

Po një edh paska marrë, nuk është ndonjë gjë e madhe. 

More zotni, i thonë policët, ky kishte me marrë edhe një lopë por nuk e ngrinte dot në krah! 

Dhe e kishin marrë babën me vete në rajonin e policisë. 

Kur je teposhtë  duhet të rrish urtë (Kur je në gropë mos gërmo) 

Kthehet në shtëpi një djalë i ri, i nxirë dhe i përgjakur. 

Kush të bëri kështu- e pyeti gjyshi. 

Besa më qëlloi me gur njëri. 

Pse? 

Unë e gjuejta i pari por me një gur të vogël, po s’ e zuri. 

Pse ti nuk e rroke dhe ai po?! 

Sepse ai ishte lart dhe unë poshtë.. 

Eh lum gjyshi, kur të jesh teposhtë , rri urtë, se të tjerët të gjuajnë dhe ti nuk mundesh. 

(kur je në gropë mos gërmo se zhytesh më shumë..) 

Mos të ka rënë në sy kazma ime? 

E kërkonte njëri kazmën dhe nuk e gjente. Pyeti fqinjin: 

Mos të ka rënë në sy kazma ime? 

Jo- ishte përgjigjë fqinji. 

Por, të nesermen, ia gjeti kazmën mu në oborr të fqinjit. 

Pse, more fqi, më rrejte? Ja ku qenka kazma ime! 

Nuk të kam rrejtë, por ti nuk ke pyetur drejt. Po të më kish rënë në sy kazma yte, do isha verbue, ose vrarë krejt. Duhet të pyesje, a ma ke marrë kazmën apo jo?… 

Mirë ardhshi e më mirë shkofshi! 

U thosh mësuesi nxënësve, kur këta vinin në shkollë: 

Mirë ardhshi dhe më mirë shkofshi! 

Një prind e keqkuptoi dhe iu ankua mësuesit: 

Mos po don t’i përzesh nxënësit ti?! 

Përkundrazi, unë i pres si të jenë fëmijtë e mi! Kur vinë është mirë, por, pasi mësojnë e nxënë njohuri të reja, shkojnë edhe më mirë! 

Xekrri e hyp kaun në majë të lisit 

Bisedonte një herë një serb dhe një shqiptar në Kosovë. 

Ju, shqiptarët, jeni ngritë peshë. A e dini se Kosova me Shqipëri bashkë bëhet më pak se Serbia? 

Po ti, a e din, që xekthi e ngre kaun në majë të lisit? 

Atëhere serbi uli kryet dhe u largua. 

Nuk po di Amerika e po di Edi Rama! 

Në vitin 2014 Edi Rama viziton Beogradin dhe më pas Preshevën. Nuk e lanë të takohet me masën e shqiptarëve, veç me një pjesë në teatër. Nga jashtë dëgjoheshin brohorima: 

E-di Ra-ma! E-di Ra-ma! E-di Ra-ma! 

Një plak, që nuk dëgjonte mire, pyet se çka thotë populli. i thonë E-di Ra-ma, E-di Ra-ma! 

Jo besa, tha plaku, nuk po e di Amerika dhe po e ditka Edi Rama! 

Pse me shkelë Italinë? 

Një gjakovar shiste çorapë ku shkruhej “Italia”. 

Pse shkruan Italia dhe jo Shqipëria- e pyeti dikush. 

Po si me shkelë Shqipërinë me to?! 

Po Italinë, pse? 

Italia ka formën e çizmes, në fund të çizmes jetojnë arbëreshët. Dhe krejt Italia po shkel mbi ta. Kështu më mirë ta shkeli unë dhe familja Italinë! 

Dhe ne jemi Kosovë! 

Si ta merr mendja, gjysho, a ka me hyrë Kosova në BE? 

Para se të përgjigjem, po të pyes unë: A ka hyrë Amerika në BE? 

Jo, bir, Amerika nuk ka hyrë! Se ajo është Amerikë! 

Atëhere edhe ne nuk hymë pa Amerikën, se jemi Kosovë! 

Ekstremizmi 

E pyet vajza babën: 

Ҫfarë është ekstremizmi, o babë? E dëgjoj përditë në lajme dhe nuk e kuptoj. 

Po, ja. i ke parë gratë kur shkojnë në kanagjegj. Në fillim nisin të kërcejnë me taka të larta, e pastaj, pasi lodhen, i heqin fare këpucët dhe kërcejnë zbathur. Një herë shumë lart, një herë shumë ulët! 

Kokëdhima 

Një shqiptar i Kosovës pushonte në plazhin e Durrësit. E pyet një vendas:  

– Si të quajnë? 

– Abdiselam, thotë. 

– Ҫ’është ky emër, more?! 

– Ky emër është i përhapur në Kosovë, mos u çudit? 

– Po ty, si të quajnë? 

– Kokëdhima. 

– Kjo po më duket krejt pa lidhje! U dashka me të thirrë vetëm në trajtë të shquar! 

– Pse kështu? 

– Se në trajtë të pashquar i bie Kokëdhimë! 

Ky qenka ndonjë njeri me shumë pozitë të lartë 

Myzafer Osmani po udhëtonte me Altin Majkon, drejtor i Insigut në Kosovë. Altini është vëllai i Pandeli Pajkos, ish kryeministër. Makinën e drejtonte Altini. 

Në Lezhë i ndal policia, por polici kujton se është Pandeli Majko dhe nuk ua kërkon dokumentet. Kolegu i policit e pyet shokun pse veproi ashtu. Po, do jetë ndonjë me pozitë shumë të lartë, se shoferi ishte Pandeli Majko! 

Është vështirë me e gjetë veten në Kosovë 

Bisedojnë dy vetë. 

Është vështirë me e gjetë veten në Kosovë. Po duhet me punue jashtë. 

Po pse, e ke humbur rrugën këtu? 

Jo, more, ja ku jam! 

Po pse thua se ke humbur këtu. Ti i gjetur je këtu. Në se humbet në shtëpinë tënde, qysh do e gjesh veten në vend të huaj?! 

Nuk është mirë me ta lavdërue gruan bota 

Një mërgimtar kishte vite jashtë, ndërsa e shoqja rrinte në shtëpi në Kosovë. Një fqi kish thanë se “Ilumtë filanes, po rri besa shumë mirë!” 

I shkon fjala të shoqit jashtë, se po ja lavdërojnë gruan. 

Burri kish pyetur një mentar se a është mirë me ta lavdëruar gruan bota. Ai i kish thënë: 

Nuk është mirë me ta lavdërue gruan bota, por nuk është mirë që burri të rrijë andej dhe gruaja këndej dhe bota pastaj ta lavdërojë! 

Ne jemi rritë tash 

Fëmijët e rritur të një plaku ishin jashtë dhe plaku e punonte tokën me fëmijët e vegjël. Kur gratë ia çonin bukën atyre në arë, kish qëlluar një mentar. Ai kish vënë re se fëmijët nuk po punonin mirë, por oreksin e kishin të madh.  

Pse, bij, nuk po punoni mirë? 

Po ne jemi fëmijë, ishin përgjigjë ata. 

Po oreksin e paski të madh! 

E po tash jemi rritë, ia kthyen ata përsëri. 

Shqiptarët si anglezët 

Takohet një shqiptar dhe një anglez në kampin ushtarak në Bonstill të Ferizajt. 

Ju, shqiptarët ishit njerëz të çuditshëm, ndryshe po flisni e ndryshe po punoni..- vërejti anglezi. 

Ashtu kam mendue edhe unë deri sa nisa ta mësoj anglishten, por tani po e kuptoj se edhe ju jeni si ne, ndryshe shkruani e ndryshe flisni!-ia ktheu shqiptari. 

 

Konspektoi: Bardhyl Selimi, Tiranë, me 16 maj 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu