ARKIVI:
10 Janar 2025

Mendime për nacionalizmin turk-osmanli, atë grek dhe serb, si dhe për vetvrasjen kombëtare shqiptare!

Shkrime relevante

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Ministri i Grenlandës përshëndet Trumpin: – I hapur për biznes

Foto: Nikolai Linares / Ritzau / Reuters / NTB Magnus Kallelid Ministri i...

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Shpërndaj

Në foto shihen “delet e zeza” të “popullit Musliman shqiptar” duke e falur namazin politik me një disiplinë rigoroze ushtarësh religjioz, si të ishin ushtarë të njëmend – “luftëtar të Allahut” … Ky është ai nacionalizmi tjetër, joshqiptar, për të cilin i fërkojnë duartë nga kënaqësia për suksesin e arritur në mbarë botën arabe-islamike dhe sidomos fqinjët e kombit shqiptar, pasi këso suksesesh vetshkatërruese për një komb nuk ka mundur ti imagjinonte as Akademiku Vasa Çubrilloviq, që gjithë jetën e tij ka bërë plane serbomëdha për zhbërjen e kombit shqiptar, qoftë edhe duke ia futur kokën “në xhami dhe Islam”.

Gjergj Kabashi, Drini.us

Meditime për vetvrasjen tonë

24 maj 2022

Kryeministri i Shqipërisë, edhe krevatën e ka kuqezi …Por, sjelljet e tij ndaj popullit të tij, del të jenë zi e zi … Në fakt nëse asht shqiptar…, pasi herë thotë se ka gjak italiani etj. Por, nuk do të paraqiste ndonjë problem prejardhja etnike joshqiptare, me kusht që ta respektonte në menyrë fanatike Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë , por Kushtetuta për fatin tonë të keq nuk respektohet nga ata që janë më të thirrurit për ta respektuar.
Serbia e Greqia përgjat gjithë formimit shtetëror të tyre, edhe kur janë “udhëhequr prej shqiptarësh”, vazhdimisht kanë bërë politikë serbomadhe e grekomadhe!
Neve me gjasë vazhdojnë të na imponohen udhëheqësit e shantazhuar shumë herët, që shantazhi u rri si çekan mbi kokë gjithë kohën pastaj, sa që nuk u bije ndërmend se a janë aty për komb e shtet nga shqetësime e mëdha për ta mbrojtur vetën prej grackave që kanë rënë dikur.
Dhe kuqeziu nuk është i vetmi … Të tillë i kishim deri tash pothuaj të gjithë udhëheqesit në Kosovë: Të vetlënduar, stërpatriot me fjalë por pa vepra të dukshme në dobi të vendit, thjeshtë trima të rrejshëm që janë në gjendjen e frikës së pandërprerë se mund ti merr, arrestoj e burgosë “ndonjë gjykatë ndërkombëtare”; prandaj ftyrat e tyre u bënë si fytyra të punuara në skulptura betoni: fytyra pa gjak, pa ndjenja dhe me vulën e frikës së jashtëzakonshme në to!
Shqipëria dhe Kosova, janë vendet e vetme në rajon me multietnicitetin më joreal të mundshëm që ua imponuan dhe “udhëhqësit tonë” e pranuan , prej frikës së madhe për të kundërshtue për çkadoqoftë.
Shiheni Ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias, se si Dje në Tiranë u soll me kuqeziun tonë: se llogariti për pesë pare… As ministren e jashtme të Shqipërisë, nuk e dëgjoi pothuaj për asgjë. Iu tha hapur e pa i fshehur mendimet: Ne duam të vazhdojmë marrëdhënie me ju, por vetëm ashtu siç duam ne!
* Në marrëdhëniet me Turqinë, duhet të lejosh xhamizimin e vendit tënd, duke e lejuar shndërrimin e një religjioni që praktikohet prej një pjese të shqiptarëve, si çështje të brendshme të Turqisë! Do të thotë Leje për shtimin e turkoshakëve (turqve) dhe islamistëve ndër shqiptarët …?!
* Në marrëdhëniet me Serbinë, duhet ta harrosh Kosovën dhe historinë shqiptare, qoftë edhe masakrat si ajo e Lumës së Ushtrisë së Serbisë etj. Do të thotë mos me e pengue Serbinë për ripushtimin e Kosovës …?!
* Me Greqinë duhet “vetkuptuar” se KOASH dhe komuniteti ortodoks shqiptar duhet të jetë “çështje greke” dhe se nuk mund të ketë çështje çame , por vetëm çështje të minoritetit grek, dhe se çështja e Detit me 12 milje (“tradhëtia” e Berishës ishte 6 milje), duhet të jetë në favor të Greqisë. Pas lëshimeve eventuale të tilla, sytë grekomëdhenj nguliten drejt Shkumbinit.
Apo siç u shpreh Nikos Dendias: “Dua të jem i çiltër! Ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj, tha, se gjërat janë ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese, sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Evropë”.
Edhe në paqe… “udhëheqësit tonë” duhet ta ulin bishtin para fqinjve, mu këta udhëheqës që qe 30 a 20 vjet pandërpre po ndihmojnë të shkatërrohet identiteti kombëtar shqiptar; shkatërrimi i kulturës dhe historisë shqiptare për hirë të turqve, grekëve e serbëve.
Fqinjët përfaqësojnë shtetet dhe kombe njëetnike , megjithëse përbëhen prej shumë kombesh, kurse shqiptarët i gozhduan apo u vetgozhduan në çështjen e multietnicitetit të shpifur.
Fqinjët tanë të cilëve me shekuj iu funksionon mulliri i bluarjes asimiluese të shqiptarëve, “për arsye e qëllime humane” kanë të drejtë të asimilojnë shqiptarë e të pushtojnë e ripushtojnë troje shqiptare, përderisa Shqiptarët duhet të asimilohen e vetasimilohen për qefin e fqinjve!
Shqiptarët po shndërrohen një popull për të drejtat e pakicave me interesa hegjemoniste e pretendime territoriale të fqinjve, apo në një popull që të vetmen rrugë e ka vetzhbërjen për hirë “të pakicave” apo të interesave antishqiptare të fqinjve.

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë

23 maj 2022
* Prokupla, Kurshumlia shqiptare, sikurse Srebrenica boshnjake u “çliruan” prej serbëve pardje e dje…, njejt si Mariupol i Ukrainës nga rusët sot …!
Tanket ruse pasi e “çliruan” qytetin port Mariupol të Ukrainës, që para lufte i kishte 450 000 banorë.
Federata Ruse po vazhdon me “çlirimin” qyteteve e fshatrave të Ukrainës, pasi po i bënë rrafsh me tokë me reshje granatimesh. Përvoja e saj cariste e zgjerimit në toka të kombeve të tjera, po zgjat me një barbari të njohur historikisht e aktualisht si Barbaria Ruse.
Kjo mënyrë speciale e “çlirimit” të hapësirave të pretenduara “si ruse” e ka dërguar ushtarin mizor rus deri tek “Ishujt Kurile” të Japonisë, e ka shpërnda në disa kontinente dhe ka bërë që të krijohen disa Rusi të Vogla, si Serbinë në Gadishullin Ilirik (Ballkan).
Të njejtat metoda të zgjerimit në “tokat e veta” i ka kopjuar Serbia prej Rusisë Cariste e putiniste.
Kështu Serbia e pati “çliruar” Srebrenicën duke i vrarë mbi 8 mijë boshnjak (myslimanë), që ia bashkëngjiti pastaj krijesës gjenocidale “Republika Srpska” të Bosnjës.
Kështu i pati “çliruar” para e pas Krizës Lindore viset e banuara me Shqiptarë që nga Kufini tek Molla e Kuqe tek Nishi, pastaj Leskovcin, Prokuplen dhe Kurshumlinë, këto të fundit të banuara pothuaj qind për qind me shqiptarë.
Kështu e pati “çliruar” Kosovën me mësymjet në Perpellac në vitin 1912 e pastaj etj, etj.
Mariupoli ishte i banuar me 450000 ukrainas por Rusia e “çliroi” duke e bërë rrafsh me tokë, kryesisht me mercenarët çeçen që jo shumë dhjetëvjetsha më parë ua shndërroi vendin në gërmadha, sidomos Groznin.
Bota duhet të tregohet shumë e kujdesshëm nga mësymjet e “çlirimtarëve” ruso-serbë …!
* Tre foto të Prokuples që gjendet në kufi me Preshevën (pak përtej saj, që para mbi 100 vitesh ishte krejtësisht shqiptare, njejt si Presheva, ashtu qysh ishte qind për qind shqiptare edhe Kurshumlia, që tashmë e serbizuar kufizohet me Llapin (Podujevën), në shtetin e sotshëm të Kosovës.
22 maj 2022
Këto që i thekson Halil Geci dhe jo vetëm ai qe sa e sa vite, do të duhej të ishin marrë parasysh e me seriozitetin maksimal profesional qyshkur nga gazetaria hulumtuese dhe Policia e Kosovës, në mënyrë që të shmnagej Gjykata e Hagës (për Kosovën), por duhet pranuar se ajo gjykatë është rrjedhim i paaftësisë dhe mungesës së guximit të krejt një populli si dhe partishmërisë së tij të skajshme , që logjikisht pengon për ta mbrojtur të vërtetën e njëmendt, objektive .
https://drini.us/halil-geci-per-nguljen-e-thacit-ne-dy-kungja-dhe-dhimten-serbise-per-shqiptaret-e-vrare-nga-kriminelet-qe-po-gjykohen-ne-hage/
Them “mungesë e guximit” pasi guxim e trimëri nuk nënkupton në asnjë rrethanë me fy e vra dikend dhe që ta marrësh ligjin “në duartë tua”, sikurse që mendon Halil Geci dhe jo vetëm ai për Hashim Thaçin dhe njerëzit e tij.
Akuzat e tilla do të duhej që të ishin vërtetuar me kohë, në mënyrë që të mos vinte puna të formohej një gjykatë e tillë , por që kushdo që ka bërë krime që vërtetohen në gjykatë, të dënohej në Prishtinë. Sidoqoftë kur “ti” nuk tregohesh i aftë dhe i zoti ta ndjekësh e dënosh krimin në vendin tënd, atëhere është e kuptueshme që ndodhë formimi i Gjykatës së Hagës.
Pse të flasësh tash kotësira, se ajo është “një gjykatë e padrejtë” që “i dënon çlirimtarët” etj., kur i padrejtë ndaj vetvetës është treguar një popull i tërë që nga paslufta, për shkak të vërtetave të tij të verbëra partiake, klanore dhe të ngatërresave lokale , që i shndërron në dëm të shtetit në ngatërresa me pasoja nacionale!
Hashim Thaçi vet ka dhënë ndihmesë për formimin e asaj gjykate, për motivet që ai duhet ti dij dhe vet ai “vullnetarisht”, ka shkuar atje.
Tash le të mbrohet nëse mendon që është i pafajshëm, kurse nëse dënohet për organizimin e vrasjeve të anëtarëve të LDK-së etj, sikurse që akuzohet prej disave, atëhere as shqiptarët e as Kosova nuk ia ka asnjë faj.
Por, në rastin e tillë kjo do të duhej të na shqetësonte të gjithëve, pasi një gjë e tillë që nuk iu ndodhë popujve e shteteve të tjera në rajon: e që është infiltrimi , ngritja dhe ngjitja në krye të shtetit e njerëzve që mund të vërtetohet se kanë bërë krime …!
Njerëzit e tillë me lëndimin e vet mund ta bëjnë , siç druajmë që e bënë, një shtet e komb të lëndueshëm!
Prandaj, hetimet rreth personave të tillë injorant apo pa kulturën e duhur të shtetbërjes (që mendojnë se tjetrit mund t’i hakmerren me instrumentet e shtetit dhe resurset shtetërore, për tu fshehur pastaj “në majat e tij” prej dorës së zgjatur të ligjit), ishte dashur të zhvilloheshin nga profesionistët e shërbimeve të fshehta partiake. Qoftë edhe në rastet kur hetimet e tilla mund të jenë penguar.
Thuhet kështu pasi që keqpërdorimet dhe mësymjet hakmarrëse ndërpartiake që kanë ndodhur në të kaluarën, me krekosje e ngacmime të panderprera, përpos që janë shenjë e keqe e veseve tona fisnore, mund të jenë edhe çështje e infiltrimeve të hershme të shërbimit sekret serb etj.
Sidoqoftë, e gjithë kjo që ka ndodhur është tragjedi e madhe kombëtare, që as nuk mund të durohet e as të gëlltitet pafundësisht.
Nëse herdokur vërtetohen krimet e supozuara ndaj shqiptarëve të një partie tjetër, atëhere po i bije se u “dashka me ba krime” dhe me “ikë” e me u ngjitë lart e më lart në institucionet shtetërore !?
Sa më shumë krime – aq ma nalt me u ngjitë në institucionet e shtetit?! …
Sa më lartë që ngjitesh, aq më i sigurtë…?!!
Kështu nuk ndodhë në asnjë vend demokratik në botë, kudo që sundon rendi e ligji.
As që mund të mendohet.
Prandaj, pa pasur nevojë që ta përdorim gjuhën që mund të kuptohet “si gjuhë urrejtjeje” , se jo “ishte nipi i serbit” a jo, duhet kuptuar se kushdo që merret me politikë dhe e ka postin politik e shtetëror më të ulët, ai nuk guxon të ketë bërë krime ndaj askujt.
Asnje krim.
Përderisa e analizoja foton e Hashim Thaçit të ri me Akademikun Rexhep Qosja,- dishepullin e tij mendor të asaj kohe, ku kishte dalë sëbashku me priftërinjt serbë në Graçanicë, mendoja se ajo foto do të duhej të ishte bërë menjëhere pas luftës, pra të asaj lufte të cilën Thaçi dhe Qosja e kanë menduar si “luftë të fituar” prej tyre!
Mendoja për “vëmendjen” e Akademikut tonë që kumtet e tij ti dërgonte në Graçanicë, thuajse ai tashmë ishte një faktor politik e shtetëror i Kosovës së re, që koha vetëm pas pak vitesh i tregoj se nuk ishte dhe se nuk kishte ndonjë peshë e as ndikim politik a kulturor.
Mbarë Kosova dhe Shqiptarët duhet të ndihen të shqetësuar nëse secili nga ata që gjenden në Hagë mund të dënohen për shkak të akuzave të Serbisë që ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, duke vrarë afër 14 mijë veta, dhunuar afro 20 mijë femra, vrarë afro 1400 fëmijë, dëbuar me dhunë pothuaj gjithë popullin shqiptar të Kosovës përmes ushtrisë serbe etj, por kushdo që eventualisht mund të dënohet për vrasjen e shqiptarëve të partisë së caktuar, për te dhimtë nuk duhet të ketë askush pasi ai ka bërë krim ndaj vendit të vet dhe ardhmërisë ligjore të shtetit të tij.
Prandaj, derisa të mos merret vesh e vërteta e plotë, duhet ti lëmë gjepurat se ky apo ai është atje “për ta mbrojtur UÇK-ën”.
Jo ! …
UÇK-ëja ka bërë luftë çlirimtare , e nuk ishte ushtri pushtuese , si ajo e Serbisë, andaj ajo e mbronë vetvetën . UÇK mbetët ajo që ishte me veprën e shenjt e të paharruar në favor të Atdheut: Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

21 maj 2022

Nuk besoj që gjëndet popull tjetër në botë që pasi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s, e fitoj Lirinë pas pjesës së dytë të Qershorit 1999, që me ndihmën e agjenturave të huaja me synime e qëllime antishqiptare, – që me kohë ishin të infiltruara dhe kishin zënë pusi ndaj Shqiptarizmit tek një komunitet religjoz, ta ketë përbuzur Lirinë Shqiptare , e cila me shekuj na kishte munguar të gjithëve, për hirë të së ashtuquajturës Liria Muslimane, që shumëkujt i kishte pas munguar e ne se kishim ditë!
Shih ti …! Pushtuesi i vjetër duke menduar se ishim Një me të për hirë të Islamit, menjëherë përmes këtyre mercenarëve e vasalëve , në bashkëpunim me “kuMandanTët me alltija n’shokë”, ia rifilloj aty ku e ksihte lënë pushtimi turk-osman në vitin 1912, duke i meremetuar e ndërtuar xhamitë e panumërta deri në ditën e sotshme, që për nga numri e tejkalojnë secilin investim religjioz gjatë gjithë pushtimit mbi 500 vjecar.
I mblodhën gjithë rakigjinjt, akademikët dhe profesorët naiv-ateistë dhe pasi i përpunuan përmes agjenturave të tyre, ia filluan me ta propagandës islamike e turke, duke na e shti në qef turkun e “askerët” e tij, që na e kishin sjellë “famëlartin” pa dhunë dhe vetëm me hurme e sevda shyhretin turk-osmanli. Vepruan njësoj si në kohën kur i përgatitnin kuadrot e Velika Medresa “Krala Aleksandra” në Skopje , për ti shpërngulur shqiptarët si Musliman në tokat e kurdëve e armenëve në Turqi.
Edhe tash po na shpërngulin – por në “identitetin” Islamik!
Prandaj erdhi panislamisti numër dy i botës së sotshme dhe me agjentët e vet e ndihmën e “arnautëve”, i mblodhi gjithë “gylenistët” dhe i barti në Ankara.
Të njejtën gjë është duke e kërkuar Sot edhe nga Finlanda dhe Suedia (sidomos nga kjo e fundit) , që t’ua dorëzoj kryengritësit kurd – “komunist”, nëse duan të hyjnë në NATO !
Provokimet panturke-islamike ndaj botës demokratike nuk kanë të sosur, thuajse janë duke ardhur nga shtabi i Putinit të Rusisë.
Turqia për ditë e më shumë po dëshmohet si një aleat i pa besë i botës demokratike, mirëpo duhet të pyesim zëshëm se kush ishte ai i mallkuar që përmes “arnautëve” i lidhi Shqiptarët me të?
A mos janë bërë merak Shqiptarët, sikur të ishin “arnaut” të pandërgjegjshëm kombëtarisht e njerëzisht, që edhe një herë të paguajnë për të ashtuquajturin “Faji Turk”, si dikur në historinë jo aq të largët , pasojat shkatërrimtare të së cilës i vuajmë ende sot e kësaj dite ?! …
18 maj 2022
Shqiptarët me gjasë s’janë duke e kuptuar as në këto momente dramatike të ngjarjeve në botë , se lejimi i investimeve religjioze turke (neoosmane) qe 20 e 30 vite në mbarë hapësirën Shqiptare në Gadishullin Ilirik (“Kosovistan” dhe “Albanistan”), do t’i kthehet si bumerang popullit shqiptar. Historia nuk ia fal gabimet askujt, sidomos jo të përgjumurve dhe atyre që bëhen “arnaut” nga ligjëratat panturke e panislamike të hoxhallarëve dhe islamistëve politik.
Fakti i tejdukshëm që Turqia gjithnjë e më shumë po shikohet si një aleat i pa sigurtë për botën demokratike (NATO-n), duhet ti shqetësoj pa masë shqiptarët për shkak se politikanët e shkretë të tyre zhvilluan “akraba”-marrëdhënje me Turqinë, kryesisht në baza religjioze.
Nëse jo shumë moti kemi pësuar për shkak të “fajit turk”, athua çka patën Shqiptarët në kohën e sotshme që nuk e forcuan identitetin kombëtar , por e lejuan Turqinë neoosmane që t’ua mbillte edhe një herë në histori farën e keqe të investimeve enorme religjioze sikur të vepronte në ndonjë vilajet të dikurshëm osman, me aq shumë xhami, shkolla kuranore, medrese, fakultete islamike etj.
17 maj 2022
Ja se çka deklaron ambasadori i Turqisë në Oslo, në një intervistë për VG, pra përfaqësuesi i shteti me mbi 70 minoritete (në mesin e të cilëve edhe atë arnaut), që e përbëjnë kombin turk, të cilin pa asnjë mëdyshje e bënë unik vetëm religjioni islamik, fe që i lidhi të palidhurat me shekuj.
Ambasadori i Turqisë në Oslo, Fazh Corman :
“– Është fakt që në Suedi, Finlandë dhe Norvegji PKK-ja ka gjetur një strehë të sigurt. Këtu ata mund të veprojnë, të bëjnë para dhe të abuzojnë me lirinë e shprehjes – sikur të ishte një organizatë interesi, thotë ambasadori Fazh Corman për VG.”
Ajo se çka e si deklarohet ambasadori i Turqisë është në realitet politika panturke-islamike, që nuk njef kombe, pasi islami është komb në vete. Pra nuk i njef as Kurdët, as “Arnautët” e Boshnjakët, asnjë popullatë tjetër që jeton në Turqi.
Jo vetëm në Norvegji, por në mbarë Europën kurdët me përjashtime shumë të vogla (si rasti i islamistit kurd Mullah Krekar, që pas arrestimit e mbajtjes në burgje për shumë vite në Norvegji, para një kohe e morën italianët për disa vepra të tjera penale që i kishte bërë atje), janë njerëz shumë të përparuar dhe lojal ndaj vendeve mikpritëse.
Personalisht kam takuar disa kurd mjaft të ngritur dhe prej bisedave të shkurtëra me ta e kam kuptuar që Kemal Ataturku “ynë” për kurdët e armenët kishte qenë një MIlosheviq i kohës. Njeri që ka ushtruar gjenocide ndaj kurdëve dhe armenëve.
Që i ka largue nga vendi i vet e që Serbia me xhaminë e Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq në Shkup (që ishte me prejardhje shqiptare) e ngriti xhaminë e madhe që “shqiptarët” kurrsesi mos ta harronin islamin dhe që prej aty të përgatiteshin hoxhallarët-agjent (spiuj) , që duhej t’ua bënin shqiptarëve lule e xhenet Turqinë, ku duheshin shpërngulur si Musliman apo si Turq!
Ti shpërngulnin dhe vendosni në vatrat e braktisura me dhunë e gjenocid të kurdëve dhe armenëve! Të ndjekurit e dëbuarit me gjenocidin serbomadh i vendosnin si “musliman-turq” në shtëpitë e tokat kurde dhe armene!
Natyrisht se prej politikës panturke-panislamike, nuk mund të pritet asgjë më e mirë, pasi kreu i shtetit turk praktikisht është kryeislamisti politik i botës , që, po të kishte mundësi do ta “çlironte” edhe Jerusalemin e xhaminë Al Aksa atje!
Kjo puna e ndërtimit të xhamive është punë me bisht, së cilës herdokur “i del duçi”, sado që neosmanlinjt i tejkaluan vitet e pushtimit të gjatë turk-osman me meremetimin e ndërtimin e xhamive në “Arnautlluk” në tridhjetë vitet e fundit.
Përmes tyre mendojnë që të na sundojnë…
Merre me mend?!
Politikanët inferior ose na i blenë ose i shantazhuan, por ajo që është për tu çuditur është heshtja e popullit shqiptar, heshtja e familjes shqiptare?!
Pse heshtin shqiptarët ndaj gjithë këtij shfytyrimi dhe asimilimi që i janë nënshtruar?
Me Blerim Gjonin në promovimin në Oslo të librit Eskadronët e vdekjes së Bardhyl Mahmutit
____
Para disa ditësh isha në promovimin në Oslo të librit të madh Eskadronët e Vdekjes të shkrimtarit Bardhyl Mahmuti.
***
Fakti që merrja pjesë në promovimin e librit të një miku që dallon prej të burgosurve të tjerë politikë për dijen politike, kulturën e përgjithshme dhe erudicionin e rrallë më gëzoi, aqsa më zhgënjeu promovimi i librit në një lokal ku ishte edhe xhamia.
Të gjithë u desht të zbatheshim që në katin e parë, për të shkuar në sallën e promovimin të librit një kat më lartë. Nuk e dij a ishte gabim i rastësishëm, por me një zë të ulët para se të fillonte promovimi u dëgjua një “Allahu Akbar”. Natyrisht se s’kam pse të jem kundër nevojës së njerëzve për të besue në religjionin që e duan, as kundër imamit që linte përshtypjen e njeriut të arsyeshëm nga biseda e shkurtër që pata me të, por më zhgënjen e shqetëson mua e këdo tjetër fakti se pse aty-këtu shqiptarëve “xhamia u dashka tu vij pas”, si në Oslo.
Shqiptarët janë një komb i veçant që praktikojnë disa fe e një pjesë jo e vogël e tyre janë afetar, andaj është e pa drejtë dhe qëllimkeqe që “xhamia” apo kisha të jetë me çdo kusht aty ku është shkolla fillore apo në kryeqytete europiane – aty “ku është populli!”.
I kujt është ai popull?
Une jam vetëm një individ dhe mund ta shprehi lirshëm pakënaqësinë time pa pasur mundësi të ndikoj për të mirë, por befasohem në Radio Rilindja në Oslo dhe me shumë intelektual jo të pakët e të aftë që janë në Norvegji , të cilët nuk janë kujtuar me kohë se këto gjëra nuk duhet të shkojnë së bashku, të përzihen pa nevojë e arsye me njëra-tjetrën në një kryeqytet europian të njohur me kulturën e tij të madhe, popull që i ka dhënë njerëzimit 12 nobelistë e dhjetëra bashkënobelist.
Para se të fillohej të bisedohej për librin, me mikun me të cilin kishim shkuar në promovim meqenëse ishim të ulur në rendin e parë , patëm rastin të bisedonim me një person që ishte i ulur afër mikut tim, i cili lente përshtypjen e njeriut mjaft të ditur, por me një rrëfimtari të çuditshme, që ia nisi të fliste me kënaqësi edhe për historinë e formimit të turqëve si popull që ndërkohë e formuan Perandorinë Osmane.
“Ma i bardh se bora” apo më i bardh se skandinavët, ai kishte qenë ambasadori shqiptar i Maqedonisë (nga Shkupi), në Oslo.
E dëgjoja me vëmendje se çka thoshte dhe me ç’farë entuziazmi fliste për mënyrën se “si i trajton” Turqia shqiptarët e boshnjakët. Turqia, tha ambasadori, i trajton shqiptarët e boshnjakët ashtu sikurse që trajtohet vëllau i vogël… Edhe kur nuk tregohet i sjellshëm, “Vëllai i Madh” Turk (po them une, duke e gjetur kuptimin e asaj që e thoshte ai), “nuk idhnohet në vëllain e vogël!”.
Kuptimi është i qartë: Shqiptarët, për shkak të një përkatësia fetare të njejt me turqit (që e kanë një pjesë e shqiptarëve), i paskan “vëllezër” turqit. U mundova ti them se ajo që e thoshte nënkuptonte identifikim në baza fetare me turqit, duke u munduar ti sqaroja me disa mendime të nobelistit turk Orhan Pamuk nga libri i tij Stambolli ku flet se si kombin turk e lidh “si ind” Islami, por e vërejta se ishte e padobishme. Meqenëse ishte prej Shkupit, i shtrova dy pyetje të shkurtëra:
1. A është shtuar numri i “turqve” në Shkup…?
2. A është përmirësuar gjendja e shqiptarëve pas luftës në Shkup?
Në pyetjen e parë më tha “Jo”, ndërsa në të dytën me tha që është më e mirë se sa që ishte. Merre, si të duash por gjendja e shqiptarëve jo vetëm në Shkup, nuk mund të thuhet se ka shënuar përparim.
Në të vërtetë shqiptarët kanë “të drejtë” të islamizohen e turqizohen sa t’ua merr mendja e të kenë deshirë si dhe kur ta shohin se e gjithë kjo theqafje “su jep bukë me hangër”-të shpërngulen si islamist apo turkoshak prej vendit të vet.
Ambasadori turk në Oslo, është ambasador i Turqisë, por duhet ta pyesim vetën se disa ambasadorë tonë në vendet të ndryshme të botës, athua se të kujt mund të jenë dhe interesat e kujt i përfaqësojnë e mbrojnë …?
“Ceremonia e duasë së hatmesë” për vijueset e mësim besimit në xhaminë e fshatit Shoshajë të Poshtme të Preshevës.
14 maj 2022
Fotot mi dërgoj Fahri Xh Xharra nga Gjakova, duke e shprehur dhimbjen e tij njerëzore dhe kombëtare për gjithë këtë asimilim të programuar që po i ndodhë popullit shqiptar gjithandej.
Këto pamje sipas BI të Kosovës, që qysh nga paslufta na tregoj hapur që është e thirrur për asimilimin e shqiptarëve për interesat turkomëdha të Turqisë neoosmane, janë nga e ashtuquajtura:
“Ceremonia e duasë së hatmesë për vijueset e mësim besimit në xhaminë e fshatit Shoshajë të Poshtme të komunës së Preshevës.”
Ç’farë triumfi Anti-Shqiptar!? …
Ç’farë suksesi në krijimin (formimin) e të ashtuquajturir “populli Musliman shuptar” për interesat e Turqisë neoosmane që na do vetëm si turq dhe musliman dhe të Serbisë e cila kurrë s’është pajtuar të na shoh si Shqiptar e vetëm si Shqiptar, pasi në atë mënyrë i merret tapia dhe historia e vendit tonë që e synon e për pushtimin e përvetësimin e të cilit lufton pandërprerë qe dyqind vite…!
Serbët kërkojnë “asociacion”, dmth. Republikë të kamufluar (fillimisht) Serbe në Kosovë dhe e kanë edhe universitetin e vet në Mitrovicën e veriut, ndërsa vëllezërve dhe motrave tona shqiptare xhamitë “tona” po ua fusin kryet në Islam e Kuran!
Në fb kishin vërshuar shprehjet Mashallah, mashallah dhe “vajzat e islamit”.
Sa larg po shkon bota përpara , e sa pas po i kthejnë disa shqiptarë dhe shqiptare. Nuk ka askush të drejtë të thotë: “Une nuk kam faj për këtë…!”.
Ne të gjithë, pa asnjë përjashtim jemi fajtorë të mëdhenj për gjendjen tonë, andaj nuk kemi të drejtë që ta fajësojmë askend.
Fajtor është secili shqiptar e shqiptare, secila familje shqiptare që nuk ndërmerr masa mbrojtëse, kur e shohim se po na tradhëtojnë shtetet tona “kombëtare” që po i shërbejnë qoftë edhe me heshtje islamizimit antishqiptar të kombit.
Kështu fëmijët dhe të rinjt e pambrojtur , vazhdojnë të mashtrohen e dehen me preokupime e “çështje hyjnore” , e kur qielli nesër-pasnesër nuk u pikë asgjë , atëhere detyrohen të zhgënjyer ta braktisin vendin e vet, duke e lënë të shkretë, siç u braktisën fshatrat e Medvegjës.
13 maj 2022
Islamistët politik të “Arnautllukut”, sidomos ata të Kosovës e Maqedonisë, nuk e lënë të qetë as pellazgologun më të njohur shqiptar Mathieu Aref që jeton në Paris, pasi iu djegin dhe prekun në projektin antishqiptar mendimet e tij të emanacipuara dhe përplot informata për Kuranin e Islamin, aqsa ai detyrohet t’iu përgjigjet edhe përmes këtij reagimi publik. Kryengritësit panislamik – antishqiptar , vazhdojnë të jenë të gjithë ata që u ndihmuan në mohimin e kulturës kombëtare shqiptare nëpër “xhamitë tona” të meremetuara e ndërtuara gjithë kohën nga ana e Turqisë neootomane, sikur të investonin e ndërtonin në ndonjë vilajet të dikurshëm osman.
Mathieu Aref: “Së fundi, dikush nuk ka nevojë t’u tregojë të tjerëve se është musliman, as të tregojë ndonjë shenjë të jashtëm për të thënë që është një besimtar i vërtetë musliman : praktikimi i një feje është një veprim vullnetar, privat dhe pothuajse i fshehtë, sepse ne jemi të gjithë vetëm ne para Zotit dhe nuk kemi nevojë për një ndërmjetës.”
Parlamenti shqiptar voton kundër gjenocidit në Srebrenicë ku u vranë mbi 8 mijë boshnjak… Këtë gjenocid nuk e njohin ata që e kanë bërë, Serbia dhe krijesa gjenocidale Republika Srpska.
12 maj 2022
Nuk arrij me e kuptue se si asht e mundun që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të mos e votoj Rezoluten për gjenocidin në Srebrenicë…! Duhet ose të mos jesh Njeri ose të mos kesh ndërgjegje njerëzore e kombëtare shqiptare, që mos ta votosh rezoluten që e dënon gjenocidin e ushtrisë serbe në Srebrenicë , që në atë kohë ishte e banuar me shumicë boshnjake me përkatësi fetare myslimane.
Kjo pandjeshmëri e panjerëzi ndaj aktit gjenocidal si ky i Srebrenicës mbi të cilin u krijue Republika Srpska, ku gjenerali serb Ratko Mladič i vrau mbi 8000 civilë, pa asnjë dyshim e turpëron mbarë kombin shqiptar.
Se njëherit është veprim antishqiptar …!
Duke mos e njohur këtë akt gjenocidi ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, Kuvendi i Shqipërisë rradhitet përkrah Serbisë dhe krijesës gjenocidale Republika Srpska. Kështu me apo pa vetëdije i përkrah veprimet gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë a gjetiu.
Tmerr, veç me mendue!
Nuk ka asnjë dyshim që ndikimi serbomadh , përmes udhëheqësve mercenar , është i dukshëm në Shqipëri dhe jo vetëm aty. Arsyetimi i verbër “socialist” se rezoluta nuk u miratua “për shkak se është propozuar prej Sali Berishës”, është arsyetimi më Anti-Shqiptar i mundshëm, pasi i bije që “për shkak të Berishës”, duhet të jemi përkrah serbomëdhenjve të Serbisë së Madhe!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Dua të të kundërshtojë, por nuk mundem! Sepse, ti ke të drejtë! Kombi ynë ka rënë aq poshtë sa që shpëtim nuk ka! Vetëm Zoti, Zoti ynë shqiptar mund të na shpëtojë! Por, sa shqiptarë janë që besojnë në këtë Zot! Duke parë gjendjen(nëse nuk ndodh diçka magjike) Kombi ynë eshë në zhdukje! Kaq!

  2. Nje analize me sfond teper te gjere per vete problemin kryesor ,ate te asimilimit qe shtron autori .Dhe per cdo kujtese e pershkrim te situates se sotme qe pershkruan ai si me lart me mbetet vetem te jem dakord me gjithcka.Permenden Serbia ,Greqia e Turqia dhe pse nuk e kemi fqinj kete te fundit.
    Dy te tjeret i kemi fqinj duam s’duam e perjete te jeteve do t’i kemi e s’mund as t’i shporrim e as t’i cojme ne ndonje kontinent tjeter.Ajo fotografia e mesiperme ,me faljen e Namazit me ben pershtypje dhe pse jam
    e besimit Musliman. M.q.se jam rritur ne nje shtet ateist si Shqiperia ( ne klasen e pare apo te dyten me ka kap ateizmi i imponuar nga diktatoret e atij pushteti ) ne shtepi ritet fetare i kryenim ne fshehtesi te plote .Por ate falje ne mes te rruges as prinderit e mij qe per hir te vertetes ishin fanatike nuk e kane praktikuar as kur Xhamite ishin te hapura e as ne rregjimin e Mbretit Zog.Ne Tirane kur ndodh kjo me habi pyes familjaret e mij mbesat , e me pergjigjen qe s’ka vend per te gjithe ne Xhami.E shoh jo normale nje falje te tille ne mes te rruges .Besimi eshte krejtsisht privat .Po te pyetem se kujt besimi i perkas as s’do te fshihem e as s’do te hesht
    por pohoj te verteten.
    Ketu ku jetoj vec Xhami turke kam prane e asnjehere s’me ka shkuar mendja te shkoj sepse gjuhen s’e dij e s’e kuptoj.E duhet vec me u duk e tregu se jam Muslimane ? Besoj ne Zot , Allah e kjo me mjafton.Ne mbyllje nje falenderim per Autorin z. Kabashi se shkrimi i sotem eshte i sakte. E tepert dhe sa shkruajta se ai ka permbledhur bukur ne titullin ‘ ,,,, po shkojme ne asimilim . Fatkeqsisht.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu