ARKIVI:
8 Janar 2025

Promovimi i romanit “Rrusha” në librarinë “Dukagjini” të Prishtinës

Shkrime relevante

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Rudolf Shtajner dhe qasjet e tij edukative e pedagogjike

Rudolf Shtajneri (1861 – 1925) Shkruan: Gëzim Bullaku "Njeriu është i lirë vetëm...

Shpërndaj

Prishtinë, 27.05.2022
DHUNIMET NË LETËRSI
Në ambientet e librarisë “Dukagjini” në Prishtinë u bë promovimi i romanin “Rrusha”, botuar këto ditë nga “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing” i Houstonit.
Redaktori dhe botuesi i librit Nazmi Rrahmani, theksoi se ky libër është vepra e parë në letërsinë tonë, e cila trajton dhunimin e femrave shqiptare gjatë luftës së fundit nga forcat paramilitare serbe në përputhje me strategjinë e njohur të Beogadit që gjeonocidi ndaj shqiptarëve të përcillet edhe me formën më të rëndë, që krahas kodit moral, për qëllim kanë edhe prekjen e kodit gjenetik të një popullate. Kjo praktikë është përdorur në Bosnje dhe Hercegovinë për vite të tëra, ndërsa në Kosovë, ka kulmua gjatë fushatës ushtarake të NATO-s nga marsi deri në qershor të vitit 1999.
Sipas Rrahmanit, autori ka kombinaur faktet me imagjinatën që ta pasqyrojë dimensionin morbid të kësaj tragjedie. Kjo arrihet nëpërmes dramës së një dhunuesi të penduar, i cili bie në dorë të forcave ndërkombëtare dhe prej andej dërgohet në një klinikë psikiatrike në Suedi, ku edhe zë filli një ditar, mbi të cilin autori e mbështet rrëfimin. Dhunuesi i penduar, pos tjerash tregon se i gjithë veprimi i njësitit përdhunues nën kodin “Simonida” është bekuar dhe mbikëqyrur nga një prift otodoks. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse dhunuesit të penduar i humbin gjurmët në Suedi si dhe një mjeku, që ka pasë njohuri për ditarin e dhunusit, pjesë të të cilit, megjithatë, përhapen në opinion. Rrahmani, vlerëson se kjo vepër si e tillë, ia del që të kthehet në një dëshmi letrare të njërit ndër aktet më barbare që përdori regjimi i Millosheviqit ndaj shqiptarëve. Sipas Rrahmanit, në këtë vepër, drama e dhunimeve përcillet edhe me pasqyrimin e dramave të tjera paralele, që në çdo luftë, sado e drejtë të jetë, janë të pashmangshme. Në këtë aspekt, Zeka i Zi, shfaqet prototipi i përfitueseve të shumtë të luftës, që si i tillë është edhe shkaktarë i faktekqësisë së Rrushës, ndonëse në kohë paqeje, kremtohet “hero”!
Duke u ndërlidhur me ato që tha botuesi Rrahmani, autori bëri të ditur se romani “Rrusha”, pas “Dosjes B” dhe “Monës”, përmbyll “Trilogjinë e luftës”. Trilogjia do të botohet së shpejti si tërësi, në mënyrë që të pasqyrohet e tragjika e luftës me dramat e saj tepër të rënda, që e përcollën atë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu