ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Si e prishën më 1967 “Alb-Talebanët” Kishën e Vau i Dejës, ku vuni kunorë martese Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Nga: Paul Tedeschini, Itali

E ka gabim ai që me nji krenari boshe prej fanatiku injorant ia mbushë mendjen vehtes se din gjithçka, ndërsa të tjerët nuk dijnë asgja. Njeriu me mend mëson prej gjithkujt, edhe prej anmikut.Kam lexue në Gazeten Zyrtare te Republikes Popullore të Shqiperisë, të vitit 1948, Vendimin e Institutit të Shkencave (me vonë “Universiteti i Tiranes”), të kthyem nga Kuvendi Popullor në Ligjin Nr.586 të datës 17.03.1948 Mbi mbrojtjen e Monumentave te Kultures. Në këte ligj radhiten nji seri objektesh të trashigimisë historike e kulturore në Shqipni, të cilat deklarohen Monumente Kulture, që me Kod Penal mbrohen nga shteti. Këta Monumente Kulture jane “Tapia e tokës”, jane “Deshmia e Trashigimise” me të cilen populli shqiptar, nji ndër ma të vjetrit e Europës, verteton para të gjithë botës se asht zot mijavjeçar i trojeve të veta. Në listen e këtyne Monumenteve Kulture ishte edhe “Kisha e vjetër katolike e Shën Mërisë në Vaun e Dejës”, me pllaken përkatese “Monument Kulture – Mbrohet nga Shteti” .

Po citoj nji pjese nga teksti i dy shkrimeve te Ferdinand Dervishit të publikuem në PANORAMA me tituj “Gani Strazimiri, arkitekti që më 1979 guxoi të padiste prishjen e një kishe katolike” dhe “Enverit nuk i bëri përshtypje shkatërrimi i Kishës së shek. XIII” ).”Një grumbull i shkalafitur gurësh dëshmon ende fatin e zi. Tashmë kisha e vogël katolike e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, e ndërtuar që në kohërat kur në gadishullin Ilirik nuk kishin shkelur turqit, nuk është më. Kisha e shekullit të XIII, e njëjta që çdokush mund ta shohë të stampuar në kartëmonedhën e njëmijëlekëshit (printimi i ri), është hedhur në erë me dinamit në vitin 1969, në kulm të luftës së pashembullt të komunizmit kundër fesë.

Kisha e Vaut te Dejes-2

Monumenti i arkitekturës romanike-gotike kishte mbërritur në kohët moderne i paprekur, i ruajtur më së miri nga shqiptarët e të gjithë brezave. Kishte mbërritur i ftohtë e i bukur, rrethuar nga pëshpërimat e gojëdhënave, sipas të cilave, aty ishin falur duke paqësuar shpirtrat e tyre, qoftë parakohësit, apo bashkëkohësit e Skënderbeut e me radhë të tjerë shqiptarë të mëdhenj. Për më keq akoma, faktet thonë së kisha është shkatërruar edhe pse për më shumë se 20 vjet kishte të varur në qafë “flamurin e bardhë”, apo saktësisht një tabelë që thoshte se mbrohej nga shteti. Një rast i pashpresë që sërish ilustron se një pjesë e shqiptarëve, pothuaj në çdo kohë, kanë varrosur me duart e tyre trashëgimitë e së shkuarës. Kanë varrosur përsëritmërisht ato vlera me të cilat mburren kombet, me të cilat kombet tregojnë themelin nga ku kanë origjinën duke ngritur tonet, sa herë u jepet rasti, se janë pasardhës të një populli të lashtë, që ka lënë pas histori të lavdishme si edhe prova për këto histori. Prova, që në shumicën e rasteve janë të gdhendura në gur, qoftë në trajtat e frymorëve, qoftë në formën e ndërtimeve, që i kanë rezistuar kohërave, të ruajtura po nga këta popuj. Përmbledhur në pak fjalë, shkatërrimi me dinamit i kishës së Shën Mërisë të Vaut të Dejës është një histori që në çdo kohë do të bënte me turp një komb të përgjegjshëm. Por edhe një histori që e parë në gjithë spektrin e saj, ruan të paktën një vlerë dinjitoze njerëzore. Një vlerë që ka lidhje me faktin se pikërisht në mes të valës më të egër të luftës së shtetit komunist kundër fesë, Drejtori i Institutit të Monumenteve, i quajtur Gani Strazimiri dhe disa kolegë të tij, guxojnë të lajmërojnë Prokurorinë për këtë ngjarje, të ndërtojnë padi dhe të arrijnë që të provokojnë hapjen e një hetimi për të gjetur përgjegjësit. Të kërkojnë madje edhe dënimin e autorëve me qëllim që kjo ngjarje të bëhej shembull për ata që do u lindnin ide të ngjashme.

                                                                                                                               

                                                                                                                               

Në foto monedha shqiptare Njimijë lekë me Pjeter Bogdanin (1630 – 1689) dhe me Kishen Katolike të Vau Dejsit e shekullit XIII-t , hedhun në erë me dinamit nga alb-talebanët komunistë në vitin 1967

Por prokuroria, në atë kohë totalisht në shërbim të politikës, duke mos respektuar, apo keqinterpretuar ligjet, i justifikon autorët duke i konsideruar të pafajshëm për faktin se “kishin vepruar pa e ditur që ndërtesa ishte shpallur monument kulture”. Kohë më vonë, në një rrethanë të caktuar, ngjarja mësohet edhe nga vetë Enver Hoxha, por gjithsesi nuk rihapet kurrë, pasi ujqit nuk ja hanë këmbët njëri-tjetrit. Historia e kësaj përballjeje të pazakontë sillet përmes përmbajtjes së dokumenteve autentike të marra në Arkivin e Shtetit…. Drejtori Gani Strazimiri tregon se çfarë vlerash kishte ajo kishë për kombin shqiptar, se çfarë studimesh ishin ndërmarrë nga historianë e ekspertë të huaj e shqiptarë, duke e quajtur kishën nga më të rrallat në Ballkan,…….. “.Në vazhdim të dy shkrimeve artikull-shkruesi tregon vleren e madhe të këtij Monumenti Kulturor si dhe luften e gjatë dhe kambëngulse të Drejtorit te Institutit të Monumenteve Gani Strazimiri per ndjekjen penale të fajtorëve në të gjitha instancat, deri te Enver Hoxha, në menyrë që krime të tilla të mos përseriteshin ma. Por ky krim antishqiptar ndaj historisë së kombit shqiptar u mbyll pa asnji pasojë për askend. Urdhnin për shkatrimin e Kishes Katolike shqiptare – Monument Kulture i arkitekturës romanike-gotike të ndërtueme shumë kohë para shekullit XIII-t, e kishte dhane si gjithmonë Partia, që drejtonte gjithkend e gjithçka. Në rastin konkret urdhnin e ka dhane Sekretari i Komitetit të Partisë së ndërmarrjes N.SH.N të kantjerit të Hidrocentralit të Vau Dejsit, kandidati i Komitetit Qendror të Partise, shoku Fadil Ymeri, ndërsa nga ana shtetnore, per ekzekutimin e urdhnit te partisë, e kishte dhanë drejtori i N.SH.N-s së Hidrocentralit të Vau Dejsit shoku Emin Mysliu. Këte histori ma pat tregue hollësisht edhe miku im i ngushtë, eletricisti antar partie Ymer Sh., që zbatoi urdhnin për eksplodimin me korrent elektrik të dinamitit për hedhjen në erë të kësaj Kishe, Munumet i çmueshëm kulturor por edhe histroik, mbasi aty kishte vue kunoren e martesës heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti. Due të vè në dukje se shkodrani (i zbritun në Shkodër) shoku Fadil Ymeri ka qenë nji ndër figurat ma injorante, ma osmanfanatike dhe ma antieuropiane në Shkodër, mes shkodranëve osmanfanatikë sekretarë të Parë të Komitetit të Partisë së Shkodres si shoku Muho Asllani, shoku Xhemal Dymylja dhe sekretarit te Komitetit te Partise Shkoder shoku Xhemal Dini. Ka qenë pikrisht ky soj elementi alb-taleban me maskë komuniste, që bashkpunoi aktivisht dhe me zell te madh me sllavo-komunistat për të luftue dhe zhdukë çdo gja dhe çdokend me kulturë shqiptaro-europiane dhe shqiptaro-kristjane. Kjo spjegohet me faktin se, sadoqë me shekuj sllavët iu kundravuen pushtuesit aziatik osman, që invadoi tokat e tyne, ato prap se prap, sllav dhe turq-osmanë, ishin gjithmonë aleat në mes tyne për të luftue dhe zhduke shqiptarët dhe çdo gja autentike shqiptare. Kjo aleancë vazhdoi edhe gjate komunizmit të Enver Hoxhes, agjentit besnik të Titos në Shqipni, kopilit të komandantit turko-bosnjak, bimbashit te Gjirokastres Halil Musa Bej, dashnorit te s’ames Gjulo, dhe jo i biri i të shoqit të sajë Halil Hoxhes.Serbët shovinistë, anmiqtë tonë, i mbrojne egërsisht dhe me kambëngulje të madhe Monumentet e tyne te Kulturës, siç asht rasti i Manastirit ortodoks të Deçanit, ku që nga shekulli i XIII-të ndodhet sarkofagu i “Skenderbeut” të tyne anti-osman, mbretit serb Stefan Urosh III Deçanskij, ose Dushani (1285-1331). Këte Monument Kulture, dikur Kishe katolike shqiptare, sot serbo-ortodokse, ato po e përdorin si “Tapi të tokes së tyne” per te “vertetue” se ajo tokë e Kosovës shqiptare, ku ndodhet Monastiri i Deçanit, nuk asht tokë e “shqiptarve ardhacake”, por tokë serbe.Ma shumë hollësina rreth origjines dhe përkatesisë shqiptare e ketij Monastiri si dhe të perkatësisë shqiptare të tokës mbi të cilen asht ndërtue Manastiri i Deçanit, mund të lexoni në shkrimin tim të maparshem me titull “Talebant e Afganistanit edhe në Kosovë ?!?” (Publikue me 11.05.2010 ).Krejt ndryshe nga serbët, na shqiptarët, që historikisht tash gjashtë shekuj rresht kemi qenë gjithmonë e zeza e vetevehtes, tue varrosë me duert tona trashëgimitë e së shkuemes sonë, me në krye alb-talebanët me maskë komuniste, Fadil Ymerat, Emin Muslitë, Xhemal Dymylat, Muho Asllanat, Xhemal Dinat deri tek Enver Hoxhat, Mehmet Shehat, Feçor Shehat, Manush Myftitë e Haxhi Lleshat me ish perfaqesuesin e ketyne alb-talebnave në OKB shokun Abdi Baleta dhe të tjerë anadollakë osman-sorollopë që hodhën në erë me dinamit Kishen tonë katolike shqiptare të Vau Dejsit, Monument Kulture i arkitekturës romanike-gotike, e ndertueme shumë kohë para shekullit të XIII-t, por edhe monument me randësi të madhe historike, sepse aty vuni kunorë martese Heroi ynë Kombtar, europiani antiosman Gjergji i Madh, i biri i Gjon Kastriotit, SKENDERBEU. Këta ekstremistë fanatikë muslimanë alb-talebanë e hodhen në erë Kishen katolike autentike shqiptare krejt njisoj siç i hodhen në erë me dinamit ekstremistët fanatikë muslimanë afgan-talebanët dy monumentet e Budës, të shpallun nga UNESCO Monumente të Kulturës Botnore.Dikush prej tyne mund të hidhet e të më thotë se këto nuk ishin alb-talebanë, por ishin ekstrem-komunista….Jo Zotni! Nuk asht ashtu! Mbasi këta paskan qenë, demek, ekstrem-komunista dhe jo alb-talebanë, ateherë pse hodhen në erë me dinamit pikrisht Kishen Katolike të Heroit Kombëtar, anti-osmanit Skenderbeut dhe nuk hodhen në erë edhe xhaminë e Et’hem Beut, të ndertueme me mbështetjen e pushtuesit turk-osman 6 shekuj ma vonë ne vitin 1831, në qendër të Tiranës dhe sa e sa xhami të tjera në Shqipni, ndërsa gjatë 50 vjetëve të diktatures së tyne sllavo-talebane nuk lanë në kambë asnji Kishe katolike autentike shqiptare, të cilat vertetojshin autenticitetin shqiptar të tokes në të cilen ishin ndertue keto Kisha?Por alb-talebanët e djeshem dhe alb-talebanët e sotëm janë njisoj si të gjithë talebanët e tjerë të botës, që hedhin në erë me dinamit çdokend dhe çdogja budiste, ortodokse, katolike o çfardo qoftë tjetër që nuk asht muslimane. Prandaj unë nuk tham kot se:Na shqiptarët duhet të mësojmë per t’i ruejtë “Tapitë” e tokave tona!

E Martë, 18.05.2010

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu