ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Sfidat e miqësisë virtuale!

Shkrime relevante

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Po jetojmë në një kohë të pakohë, kur njerëzve u ka humbur ndjenja e atdhedashurisë, u ka humbur besimi në njëri-tjetrin por jo edhe krejt pa arsye. Ne mërgimtarët, të nxitur nga ndjenja e atdhedashurisë, sa herë që shkojmë në vendlindje mundohemi të takojmë sa më shumë njerëz të mirë për t’u mbushur me energji pozitive, në mënyrë që kur të kthehemi në vendet ku jetojmë t’i përballojmë më lehtë sfidat e jetës në dhe të huaj.

Fillimisht paraqiten si njerëz të mirë, por më vonë bëhen djajë të këqinjë

Shfrytëzimi i keq rrjeteteve socialeve (Facebook, Twiter, etj) nga një pjesë e njërëzve të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm në vendlindje për përfitime personale ka shkaktuar thyerje të mëdha shpirtërore tek një pjesë e mërgatës tonë.

Më shumë se një herë edhe vet kam rënë pre e mashtruesve ordinerë, por sa e sa mërgimtarë të tjerë janë viktima të mashtrimit nga shoqëria virtuale!

Për ta kuptuar më mirë këtë që po e themë, po e ilustroj me një shembull personal.

Deri para një viti e kam pasur një mik virtual i cili më ndiqte në çdo shkrim që postoja duke më komentuar në vijimësi mbi skrimet e mia, duke më dhënë komplimentet më të lartat të mundshme.

Vitin e kaluar gjatë pushimeve në vendlindje vendosa ta takoj “adhuruesin” tim të flaktë. Përmes telefonit u dakorduam për vendin e takimit. Para se të nisem në takim i ndava 5 librat e mi autorial për t’ia dhuruar mikut virtual.

Pasi e pimë nga një pije freskuese në lokalin e parë ku u takuam, miku virtual kërkojë që të ndërrojmë vend, me arsyetimin se ky nuk është vendi më adekuat për takim me një njeri me vlera siq jeni ju! Për të mos i prishur qefin mikut, shkuam edhe në lokalin tjetër, ku edhe aty vazhduam edhe me nga një pije tjetër. Gjatë gjithë kohës sa qëndruam së bashku, miku virtual nuk më lente rend për të folur. Të gjitha aftësitë intelektuale i shfrytëzonte për të më komplimentuar, siq thoshte ai, për kontributin tim madhorë në shërbim të çështjes kombëtare.

Siq dihet, në të shumtën e rasteve gjatë takimeve me miq në vendlindje pagesat i kryejmë ne mërgimtarët, jo për të treguar që kemi para, por me qëllim të kursimit të bashkvendasve tonë, prandaj në të dy lokalet pagesat i kreva unë.

U ndamë nga njëri-tjetri me përshtypjet më të mira, me dëshirën që të takohemi përseri gjatë ditëve të pushimit. Pa mbërritur në shtëpi, miku im virtual, e kishte bërë një postim të gjatë në Facebook me fotot nga takimi, me ç’rast i kishte vlerësuar lartë librat 5 e dhuruar nga ana ime.

Shoqëria e interesit zgjat pak dhe iken si vesa e mengjesit

Mirëpo, çfarë ndodhi të nesërmën!

Herët në mëngjes më erdhi një mesazh në inbox: “Përshendetje miku im, uroj dhe shpresoj të ini mirë familjarisht! Miku im më fal se po të ngushtojë shumë unë! Jam shumë ngushtë unë! Po më nevojitet një shumë prej…! Pasha besën deshta me marrë kredi, por nuk m’i lëshuan! Si mund e si keni mundësi m’i huanzon këtë shumë të hollave! Pasha besën jam shumë ngusht e po më nevojiten!”

Meqë shuma e të hollave që kërkoi ishte e lartë dhe e papërballueshme për xhepin tim, u detyrova t’i kthejë përgjigjen e padëshiruar.

Mirëpo, çfarë ndodhi nga ai moment, miku dhe adhuruesi im i deridjeshëm virtual filloj të largohet dalëngadalë nga unë, duke mos më ndjekur më në shkrime si më parë (asnjë pëlqim dhe asnjë koment i tij mbi shkrimet e mia)!

E kuptova hidhërimin e tij, mirëpo shpresoja, se me kalimin e kohës një ditë do t’i kalojë hidhërimi i pa arsyeshëm ndaj meje, për të vazhduar miqësinë aty ku na mbeti, por ai iku nga unë pa u përshendetur, me largim dhe bllokim nga shoqëria virtuale (Facebooku)!

Përmes rrëfimit të mësipërm autentik, dëshirojë të përcjellë mesazhin tek të gjithë mërgimtarët në prag të pushimeve verore, që të jenë të kujdesshëm nga shoqëria virtuale në vendlindje, se jo të gjithë miqt virtual janë engjuj ashtu siq paraqiten në rrjetet sociale!

P.S. Më vonë, përmes disa miqëve e mësova se gjendja ekonomike e mikut virtual, jo që nuk ishte e keqe, ishte më e mirë sesa e imja!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu