Shkruan Fadil Bytyçi
Mbrëmë në shenjë përkujtimi të 24 vjetorit të vdekjes së rapsodit, Riza Bllaca,në Qendrën Rinore “Shtëpia e Fellbahut” në Therandë, regjizorja Zana Duraku e “riktheu” në formë të dramatizuar në kujtesen tonë këtë kolos të folklorit shqiptarë.
Publiku pati rastin që të përjeton emocione të cilat na i sollen aktorët Xhemail Gllavica,Rabie Kryeziu dhe Armend Ballazhi ndërsa një atmosferë ekzotike brenda refleksioneve tradicionale dhe modern solli skenografi dhe kostumografi Skender Morina .Loja ishte brilante e aktorëve të cilët( duke kombinuar spektrin informative për jeten e Rizah Bllaces me opusin e tij për të cilën u përkujdes kompozitori i ri prof.Trimor Dhomi) sollen figuren e këtij rapsodi në tërë dimensionin artistik që e ka karakterizuar gjatë jetës.
Ai ishte një interpetues që ndonëse nuka ka ditur shkrim lexim, ka pas një memorje që rrallë kush mund të ket.Ka kënduar rreth njëzetmijë vargje që tregon se brenda potencialit të tij ndrydhej dhe shtrydhej vlera krijuese e interpretuese si një erudit i pa shoq. Është ky një parafrazim i komponentes informative për jeten e Riza Bllacës duke vequar faktin se ndonëse ishte solo këngëtar, ai kishte shoqëri të gjërë, komunikim me rapsodet tjerë të kohës dhe “kënaqë kuvendin edhe me ndonjë gotë raki”,interferojnë aktorët në skenë,përcjellë me tinguj karakteristik të sharkisë dhe këngëve kryesisht të dashurisë apo siq njihen në opinionin e kohës “këngë të arshikisë”.
Komponenta e muzikës si vlerë e veqant.
Interpretimi brilant në sharki dhe me një stil të përpunuar të këngëve të rapsodit të njohur,Riza Bllaca, nga aktori Xhemail Gllavica përcjellë me zërin kumbues të aktores Rabie Kryeziu,shkaktuan shpërthim emocionesh në publik që u përcollen me duartrokitje frenetike.
Në veqanti, kumbuese ishte kënga “kah po më shkon moj zanë” që në vete përmbanë refleksioni dashurie të kohës kur kjo shprehej pa klishe, por me fjalët që dalin nga shpirti pasionant i djaloshit që i këndonte “zanës së tij të dashur”.
Skenimi dhe interpretimi si lojë dramaturgjike i fenommenit mbreslës që lidhet me emrin e rapsodit Bllaca ishte veqanti e rigjisores për të shtruar tërsin e figurës në dimensionin tradicional me një gërshetm elegant refleksione të modernës. Modernja e këngëve “të arshikisë” e interpretuar nga aktorja R.Kryeziu komponohej bukur ,me stil dhe shkelqim në tërë gjërsinë dhe thellësin e lojes. Mbase këtu qëndron edhe vlera për të cilën thuhet se ajo nuk vdes kurr.Thënë ndryshe e bukura humane kalon dimensionin lokal për të qenë vlerë e njerëzimit. Bagazhi artistik i Riza Bllaces si rapsod, i sjellur përmes lojes së aktorve vertetonë atë thënjen e famshme të muzeologut francez se “Shekujt janë të pamëshirshëm por të drejtë. Hudhin në pluhurin e harresës çdo gjë që nuk ka vlerë si një leckë të panevojshme, ndërsa ruajnë me gjelozi çdo vlerë të gjurmëve të njeriut , me tërë shkelqimin e vet. Vlera që ka lënë pas rapsodi R.Bllaca edhe disa dekada pas vdekjes vazhdon të jet inspirim në krijimtarinë kulturore tek ne. Këtë inspirim na e sollë mbrëmë aktorët dhe regjisorja,Duraku me një emocion të papërshkruar.
Riza Bllaca është lind me 6 nëntor 1918 në fshatin Bllacë të komunës së Therandës (Suharekës) ndërsa vdiq me 28 maj të viti 1988 në Shtime. Figura e tij si rapsod i shquar është bërë edhe objekt i studimeve në institucioneve shkencor për të cilën janë bërë shumë shkrime dhe vlersime pozitive. Kështu sipas Prof.Dr. Sadri Fetiut, nga Instituti Albanalogjik i Prishtinës, departamenti folklor dhe etnologji, “Rizah Bllaca është kultivues i veçantë i baladës popullore, qoftë ajo me strukturë epike-dramatike, qoftë edhe me mbizotërimin e strukturave të veçanta lirike. Në interpretimin origjinal në rikrijimin e papërsëritshëm poetik të motiveve të njohura të baladave shqiptare, ai di t’i shquajë momentet e veçanta lirike për ta emocionuar deri në fund shpirtin e dëgjuesit dhe për t’i funksionalizuar estetikisht momentet dramatike, të cilat e karakterizojnë baladën e mirëfilltë”.
Loja mbrëmshe artistike në formë skenike kushtuar këtij rapsodi,vërtet emocionoi dhe trazoi shpirtin e dëgjuesve përkatësisht shikuesve.
Rapsodi i njohur Riza Bllaca, legjenda e këngës folklorike shqiptare.
Riza Bllaca u lind ne Bllace, jetoi ne Ferizaj, vdiq ne Shtime dhe u varros ne Ferizaj.