Naim Miftari
- Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut
“Po shihet ashiqare që krimi i organizuar, që edhe ashtu nën hije e udhëheq PDK-në dhe disa parti tjera të ish pushtetit, tani në harmoni secili në mënyrën e vetë po tentojnë ta koordinojnë ndikimin në hije edhe në nivel të vendit pasi dihet se PDK sundon tërësisht me Drenicën dhe AAK në Dukagjin, dhe nuk do ta kenë vështirë të shtrijnë atë ndikim nën hije pasi edhe ashtu e kanë vendin nën hijen e tyre pasi kanë në dorë edhe sot Gjyqësinë, Prokurorinë, Policinë, AKI-në, FSK-në, Sindikatat, deri edhe disa nga Bankat”, thotë Miftari.
Sipas tij, PDK-ja me SHIK-un dhe disa partit tjera politike nuk e kanë problem të shtrihen në tërë Kosovën.
“Pra PDK-ja me SHIK-un dhe ato subjekte tjera politike, ish partner në qeverisjet e kaluara të inkriminuara, nuk e kanë problem shtrirjen pasi edhe ashtu janë qeveri e nëntokës në institucionet e ligjit dhe shtetit”, thotë ai.
Sipas tij, dihet shumë mirë se SHIK-u kurrë nuk është shuar siç kanë reklamuar shefat e tij, por vetëm është zyrtarizuar dhe instaluar edhe më shumë në thellësi të institucioneve kryesore të shtetit.
“Në këtë skenar po bëhen bashkë kur dëgjon njeriu ulërimat e PDK-së, LDK-së, AAK-së, AKR-së dhe NISMEN, ulërimat e këtyre partive të cilat qe 20 vite ishin në pushtet, nga viti 1999 deri 2021 dhe kanë kontrolluar gjithçka: rrymën, ushqimin, shkollimin, shërimin, ujin e pijes, mbeturinat, administratën, ku ta merr mendja që nëse këta kthehen në pushtet, ne të gjithë qytetarët e Kosovës do ti kemi gratis, falas, pa pare të gjitha këto të mira të cekura më lartë”, pohon ai.
Ai shprehet se, “njeriu duhet me qenë fort ahmak e injorant për të iu besuar këtyre, por ka shumë të tillë që akoma po ju lejojnë me manipulua dhe me u marr prapë me multi milionerët e ish pushtetit që edhe ashtu edhe sot kontrollojnë mbi 90% të medieve informimin përmes mercenarëve, analistëve, gazetarëve që i kontrollojnë dhe “ekspertëve” e përtej ekspertëve”.
Sipas tij, këto struktura të SHIK-ut operojnë edhe përmes kinse disa OJQ-ve.
“Pra, ish pushtetarët e korruptuar i kontrollojnë përmes Oligarkëve të tyre përmes krimit të organizuar dhe sidomos përmes qindra e qindra milionave që i kanë vjedhur përmes korrupsionit dhe tenderëve gjatë pushtetit të tyre prej dy dekanësh”, pohon ai.
Miftari tutje shprehet se Ksoova mund të futet në trazira.