ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Xhafer Deva në faqet e dokumenteve sekrete të Rajhut të Tretë dhe reflektimet

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj


Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian

* Avantura për ta rehabilituar Xhafer Devën janë re të zeza mbi shqiptarë!

Çka do të thonë antifashistët shqiptar dhe si do të ndihën antinacistët në mbarë Europën, për këtë aventurë është më së pakut, një cektësi intelektuale. Pasojat politike nuk i kanë llogarituar ata që janë në pushtet fare. E tubimi përkujtimor, për rehabilitim u mbajtë më 25 maj 2022, jo diku tjetër, bje fjala të mbahej në ndonjë lokal privat, por mu në ndertesën e Institutit Historisë “Ali Hadri” e që menagjohet nga Ministria e Kulturës Republikës Kosovës.

Kush mori pjesë në atë tubim, fare pak ka rëndësi, por t` i kushtosh respekt “institucional” një veprimtari pronacist, është atentat ndaj Luftës Antifashiste shqiptare, e mbi të gjitha është shkelje me të dy këmbët mbi gjaukun e dëshmorëve të një lufte të drejtë. Në aspektin e skajshëm, ta mbash një tubim të tillë se Xhafer Deva paska qenë antikomunist, është vetëm një sajesë për ta mbuluar qëllimin e “rehabilitimit”. Madje, emision special “rehabilitues” Xhafer Devës i kushtoi Radio Televizioni i Kosovës, përmes një shkrimtari që po vetquhet “historian”. Edhe më keq është kur Kuvendi i Kosovës është finansues i RTK-ës.

Tubimi për Xhafer Devën në Institutin e Historisë në Prishtinë …

1. E viktimat nazifashiste të 4 shkurtit 1944 në Tiranë dhe viktimat nazifashiste të 23 tetorit 1944 në Prishtinë, akuzojnë, jo vetëm ata që organizuan këtë provokim, por edhe ata që e lejuan.
Më 25 maj 2022 në RTK foli për Xh. Devën një shkrolagji që me të madhe po e quan vetën historian. Provoi ky gazetar të flasi në vetën e parë njejës, për të treguar se ka ithtarë Xhafer Deva, në vetën e parë shumës, sa që kah gjysma e emisionit, reporteri ia prishi të gjitha planet, ndoshta jo pa qëllim. Foli ky shkrolagji për të dëshmuar se ‘ja kush jam’, për të folë masa e painformuar dhe për t` u ,promovuar se i dinë “të gjitha” msheftësitë për Xhafer Devën. Jo, jo, nuk po ia qëlloi se ky ka jetuar si “gazatar” një kohë jashtë Kosovës dhe sigurisht e ka mësuar se ku gjindet Fraiburg, vendi ku janë grumbulluar dokumentet gjermane për shqiptarët, në periudha të caktuara kohore. E vëreteta, ato dokumenete kurrë nuk i pa as si forokopjoi, pa asnjë nevojë për autorizim nga ANV.
Foli “historiani” për ndarjen e Kosovës në tri zona të okupimit 1941-1944, sidomos për Zonën e Okupimit gjerman, ku sipas tij figurë qendrore politike “për një kohë të gjatë, paska qenë Xhafer Deva, persoalitet me numër një” . Këtu Xhefer Deva (Kryetar i “Merhametit” para 1941, paska krijuar një identitet politik, duke u profesionalizuar si tregtar. Shprehje tipike e një gazetari, që pak kush ia ka lakmi, nga arsenali i shkrimtarëve të Kosovës.

Dr.Sulejman Uglanin, nga Novi Pazari, që është “lider I Sanxhakut të Novi Pazarit duke folur në Akademinë për vizionarin Xhafer Deva më 25.05.2022 në Prishtinë. Jeton nën kthetrat e pushtuesve dhe tregoi guxim më të madh se politikanët që jetojnë në Kosovën e lirë dhe Shqipërinë e lirë. Liria u duhet burrave me dinjitet. Frikacakët nuk e shijojnë lirinë as kur janë të lirë. Trimat si Dr.Uglanin e shijojnë lirinë edhe në robëri.” (Nexhmedin Spahiu, me 30 maj 2022, tek profili i tij në fb.)

Foli ky “historian” se Xhafer Deva i paska sjellë 40 mësues për Qarkun e Mitrovicës. Foli për t` i besuar njeriu, por përgjuesi si agjent dihet, se nuk miret kurrë me shkollim. Madje, dihet se ata “mësuesit” e Xhafer Devës, në fillim nuk ishin të ardhur, por ishin hoxhollarë, të cilët fëmijëve ua mësoin lutjet arabisht. Madje, për të qenë tragjikomedia edhe më e rëndë, ata (të gjithë “mësuesit” e tillë) nuk e dinin ALFABETIN E GJUHËS SHQIPE. Po këtu është një enigmë se: “ duhet me çdo kusht për ta diskualifikuar sjelljen e 120 mësuesëve nga Shqipëria përmes Bedri Pejanit dhe Rexhep Mitrovicës. Po, edhe më 1945 janë siellë 300 mësues nga Shqipëria Bregdetare nga ana e prof Zekeria Rexha dhe Fadil Hoxha. Prandaj, tash në avanturën për rehabilitimin e Xhafer Devës, qëllimi është që të dy aksionet historike t` i fakturohen Xahfer Devës, në mënyrë që avantura e rehabilitimit të duket sa më kreative. E thot D. Qosiq: “ Ne (serbët) rrejmë me imagjinatë në mënyrë kreative”. Ky realitet “shitet” në letërsi, por në histori jo, sepse janë dokumentet që flasin.
Duke e parë tragjedinë shqiptare në një anë, dhe duke e ditur si mik i Hasan Prishtinës, Ferat Draga do t` i drejtohet Bedri PEJANIT në Tiranë (fundi i prillit 1941), ku shkoi enkas për një kërkesë: “Në Qarkun e Mitrovicës kemi nevojë për MËSUES”. Berdi Pejani si rrufeja që ishte në aksione të tilla kombëtare, si sekretar i Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i tuboi 120 mësues dhe të gjithë u sistemuan në Mitrovicë, Llap, Vushtri dhe Pazar të Ri. Këta mësues famëlartë të gjitha shkollave ua dhuruan emrat kombëtar si: “Skenderbeu”, “Avni Rrustemi”, “Azem Galica”, “Liria”, “Bajram Curri” etj. Dhe kështu filloi epoka e shkollimit shqip, por jo për herë të parë, sepse më 1915-1918 këndej pari (Mitrovicë) shkolla shqipe hapi Austro Hungaria.

Prof. Nexhmedin Spahiu, duke folur rreth figurës së Xhafer Devës në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Foli “historiani” se Xhafer Deva me mundësin e tij e paska “themeluar xhandarmërinë shqiptare” në Qarkun e Mitrovicës. Rrenë ma të egër moti nuk kam dëgjuar. Xhandarmëria në Qarkun e Mitrovicës ka qenë e përzier (serbo-shqiptare) dhe si e tillë ishte edhe në kohën e kralit (1918-1941). Por, shtrohet pyetja, gradën e oficerit Pajazit Boletinit kush ia dhuroi. E si shkoi Pajazit Boletini, Mehmet Gradica dhe Mehmet Tefiku te Millan Nediqi në Beograd për t` i kërkuar rrogat për KATËR muaj (dhjetor 1943 dhe janar –mars 1944), sa kohë ishin në aksionin famëkeqë të “Rregjimentit “Kosova” nga Peja e deri në Shkodër- Lezhë dhe Tiarnë, ku “Rregjimenti Kosova” nuk la gja të zezë pa bërë, e ku Xhafer Deva ishte Ministër i Punëve të Brendëshme, në qeverinë kuislinge të Rexhep Mitrovicës.
Foli historiani se Xhafer Deva e paska “krijuar një shtet neutral” (!), madje me 6 amabasada, i “paska pasë Qeveria kuisllinge Rexhep Mitrovica”. Rrej – bacit, rrej! Se shiriti i kamerës i banë të gjitha, ka durim! E ambasada nuk e ka pasë asnjë, sepse një fakt të tillë e refuzoi Ribentropi.
E paskan dëshpruar “historianin” (!), tekstet shkollore, bile konkretisht ato të pushtetit tij paralel, gjatë dekadës së fundit të shekullit XX. Po, kush të pengoi që ato tekste, të cilat kanë pasë rëndësi historike, për mendimin tim t`i përmirësosh për dhjetë vjetë “shtet paralel”, kur paske dituri më të mirë se ata historian me tituj shkencor që i shkruan, (mendoi une) me meritë. Po, tha “historiani” se një pjesë e madhe e atyre autorëve paskan marrë tituj mr. dhe dr. deri atëherë dhe nuk mendoi fare se si ai nga një gjuhtar i rendomtë, pikërisht në atë kohë të okupacionit paralel, u bë magjistër që dikton “bukurshkrim” të historisë për të gjitha etapat historike, me 80% të huqur. E në këtë ‘hallakamë” historie ka punë për dhjetë kontralibra.

Akademi përkujtimore me rastin e 44 vjetorit të vdekjes së Xhafer Deves, Prishtinë 25/05.2022 – YouTube

Foli “historiani”, për Lidhjen e Dytë të Prizrenit (shtator 1943) dhe me “kompetencë” tregoi se Xhafer Deva, i paska folë gjashtë gjuhë. Nuk i ra ndër mend të mendoi se ku i ka mësuar ato gjuhë, kur njeriu shqiptar nuk guxonte të fliste mirë as shqip, në viset e okuopuara nga Serbia, dhe Jugosllavia. Të vjen me u përbe në atë kohë, kur Punisha Raçiqi dhe “çakallët” e tij me Nikolla Pashiqin në ball, po ta dinin se është vetëm një libër diku në Kosovë në gjuhën shqipe, do të i rrafshonin së pakut nja 15 katunde , siç vepruan me Rugëvën, Plavën, Gucinë dhe Llap më 1919-1921.

Dhe këtu e shtrojmë një pyetje:

Ka reaguar Xhafer Deva për të gjitha ato mizori të: shpronësimit, shpërnguljës dhe shfarosjes së shqiptarëve 1918-1941(?), jo kurrë. E po ku jmi?
Foli “histiriani” për vitet 1949- 1966, kur Xhafer Deva i paska ndrruar nja pesë vendstrehime. Foli për Lidhjën e Tretë të Prizrenit (themeluar më 1973 në SHBA-Hb), me organizim të CIA-s, që kishte për qëllim për t` i tubuar të gjithë spinuët shqiptarë që të besatohen e ta për ta rrxuar qevrinë e Tiranës nga pushteti, por pa u afruar me “Ballin Kombëtar” dhe “Legakitetin”. Nuk foli “historiani” se Deva kishte marrë premtime për një post kryesor dhe nuk ia mbajti të msyhet kah Tirana, sepse pazret me familjën Mbrtërore të Karagjorgjeviqëve i kishte në proces, për t` i kryer me kohë në këto qendra: në Kretë, në Nish dhe në Gertum, afër Trieshtës, krejtë me qellim që me bekimin e A. Rankoviqit, shqiptarët të largohen në Turqi, dhe ky Xhaferi të instalohet në Tiranë për të kryer detyra të shekullit, në stilin Ahmet Zogolli, Ceno Bej Kryeziu në dhjetor 1924. Pra,për të gjitha këto pohime, duhet faktuar me rend.

Çka thonë dokumentet gjermane për marrveshjet: Xhafer Deva- Nacistët 1941-1944
Marrëveshja e 21 prillit 1941 Gjenerali Eberhart-Xhafer Deva në Mitrovicë

Në Mitrovicë janë të pranishëm më 21 prill 1941: Gjenerali nazist Eberhart, nga pala gjermane, në pozitën e komandantit të Divizionit 513 të këmbësorisë, dega informative. Në Mitrovicë Eberhart ishte me njëmbëdhjetë oficerë dhe 15 ushtarë. Nga pala serbe, ishin të pranishëm: Vojvoda Kosta Peçanac me 22 vojvodë në cilsinë e oficerëve të kralit. Nga pala shqiptare në tubim ishin: Xhafer Deva me 17 përfaqsues si: Nga Senica: Omer Xhini dhe Emin Çerkezi; nga Jeni Pazari ishte Akif Haxhi Ahmeti; nga Vushtrria ishte: Jahja Haxhi Xhemajli, nga Podujeva ishte Shaqir Haili,nga Drenica ishin: Jusuf Graidca, Myftar Hysen Llausha, Sadik Zejneli, Mustafë Ibrahimi, nga Istogu ishin Sadik Rama, Rrustem Sadria. Nga Peja në tubim ishin: Sejfedin Begolli, Xhevat Begolli, Pjetër Lorenci dhe Paul Lorenci.
Në tubim u konkludua se pushteti i deritashëm (1918-1941) e ka humbur çdo autoritet. Prandaj, është e nevojshme që të emrohen së pari kryetarët e komunave. Urdhërat e kryetarëve të komunave populli është i detyruar t` i zbatojë. Për zbatim është e nevojshme të krijohet policia. Nga ana e shqiptarëve u theksua se persona të caktuar kanë armë dhe ata duhet vihen nën kontroll.

Ky propozim erdhi nga Kosta Peçanci dhe Xhafer Deva.

Propozimi u pranua unanimisht, nga të gjithë, sidomos nga pala gjermane. Por të drejtat e luftës i takojnë fuqisë ushtarake gjermane, u tha aty, që në fillim të tubimit. Në këtë drejtim, gjyqet dhe finansat, u vëndos që të janë në kompetencë të komunave. Popullsia duhet kuptojë se çdo forcë e autorizuar nga pushteti duhet të bartë në duar shenja dalluese: Serbët të bartin stemën e kralit, shqiptarët të bartin një shirit kuq e zi në duarë. Struktura e xhandarmprisë do të jetë sipas strukturës popullsisë, ishte propozim i Xhafer Devës, i cili u pranua njëzëri.

Incidenti i parë shqiptaro gjerman ndodhi në Prapashticë më 26 prill 1941

Ushtria gjermane nga kompetencat e veta, duhej për ta kontrollur çdo cep të Kosovës. Prandaj çetniku Radovan do ta organizojë incidentin ditën e premte, kur popullsia shqiptare ishte duke bërë lutje në xhami. Radovani, duke i pri një togu gjerman, do të hudhë nga një bregore një rafal nga mitralozi dhe populli që gjindej në xhami, do ta le faljen dhe do t` u kundervihet gjermanëve, duke menduar se janë të sulmuar nga çetnikët.

Lidhur me këtë ngjarje , ku shqiptarët u vunë në kurthë, më 3, 4 dhe 5 maj 1941, njësia speciale gjermane do ta rrethojë terrenin dhe do ta grumbullojë popullsinë shqiptare, duke i lidhur civilët e fshtrave Prapashticë, Keqekollë dhe Nishefc nga katër, dhe të gjithë do t` i drejtojë kah Vraja. Në anën tjetër, pushteti gjerman, do të i urdhërojë familjet serbe që mbi shtëpa të vejnë KRYQA me gelçere, në mënyrë që me rastin e bombardimit ato shtëpi të kursehen.

Të marrurit peng kanë qëndruar në Kampin e Nishit për 3 muaj.(Burimi: ANV. S. 1236/41. R.mikrofilm: nr. 15287/41.).

Pushteti gjerman për të vu rend dhe qetësi”, sajoi një Statut që vlente vetëm për Qarkun e Mitrovicës. Mbi bazat themelore të atij Statuti ka funksionuar pushteti nazist 1941-1944 në tërë qarkun. Pra, çdo gjë është e shkruar dhe Statuti është i botuar më 1974.

Marrëveshja Eberhart Kosta Peçanac-Xhafer Deva në Nish më 11 shtator 1941

Në marrëveshjen e Nishit në mes Eberhartit, Kosta Peçancit dhe Xhafer Devës, arrihet pajtimi i plotë që çetnikët të bartin armë dhe të kanë letërnjohtime SPECIALE, për të hyrë në Qarkun e Mitrovicës. Strukturimi i tyre duhej të bëhet në pajtim të plotë për ta shporrë rreshtimin e Ferat Dragës dhe Bedri Pejanit, që kjo zonë t` i bashkohet trevës së okupuar nga Italia, nën pushtetin kusilling të Tiranës (1941-1942). Xhafer Deva dhe Kosta Peçanac me regji të Eberhartit në Nish do të avansohen në “pobratima”, për çka Eberhart i shpërbleu me nga një orë dore.

Marrëveshja Eberhart – Kosta Peçnac-Xhafer Deva në Kushumli, më 15 shtator

U arritë pelqimi që Kosota Peçanci me vojvodet e tij xhandarë, t` i ketë të gjitha autorizimet për arrestimin e shqiptarëve nacionalsit që duan bashkim me Shqipërinë. U caktuan norma të reja të doganës në rrugën Podujevë-Prishtinë në Besi, dhe Vushtri-Prishtinë në Prilluzhë. Aty ra pajtimi që doganierë të janë në çdo kohë përfaqsuesit e pushtetit të Millan Nediqit. Dokumetin e nënshkruan: togeri i Gestapos Janining , Kosta Peçanac dhe Xhafer Deva. Të pranishmit u pajtuan që me të gjitha mjetet të luftohën nacionalistët shqiptarë dhe PRODHIMI i xehës në Trepçë të rrjedhë noramlisht. (shiqo: ANV. T. 314, R. 1531, s. 262, Z. T. XII, K. 1, f. 380).

Marrëveshja Ewerhart Xahfer Deva –Kosta Peçanac në Podujevë më 26 tetorit 1941

Në mengjesin e 26 tetorit 1941 filloi takimi në Podujevë në mes tri palëve: gjermane, shqiptare dhe serbe. Nga pala gjermane tubimi përfaqësohej nga Zonderfyreri Vinter dhe Martin Poshornik. Nga pala shqiptare në pozitën e vicebanit ishte Xhafer Deva. Nga Qarku i Mitrovicës ishte Prefekti Ibrahim Lutfiu (para tij Ago Agaj nga Tirana). Rrethin e Vushtrisë në Vesën e Podujevës e përfaqësonin: nënprefekti Ahmet Ahmeti dhe ndihmësi i tij Ibrahim Ibrahimi dhe Rushit Mehmeti. Në emër të popullsisë Llapit merrnin pjesë nënprefekti Rifat Spahija, kapiteni Xhevdet Bajrami, Kryetari i komunës Koliqit Nezir Rama me ndihmësit Musa Jaha dhe Nezir Jetullahu.Në emër të komunës Shajkofcit merrnin pjesë Emin Sejdiu, Hajriz Jashari, Sali Jashari. Në emër të komunës Dumnicës merrnin pjesë Fazli Uka, Salih Islami. Në emër të komunës Kerpimehut merrnin pjesë Hamit Sejdiu, Zejnun Ahmeti, Ethem Lahu. Në emër të komunës Pollatës merrnin pjesë Zeqir Jaha, Sinan Ademi dhe Zenel Emini.
Në emër të organizatës çetnike merrte pjesë Dragomir Popoviq, me autorizim të Kosta Peçancit. Ndërsa në emër të pushtetit Kushumlisë nënprefekti Millan Peçanac, babai i Kosta Peçancit. Në tubim ishin edhe Dragolub Millovanoviq kryetar i komunës së Kushumlisë, Kryetari i komunës Doberdolit vojvoda Millorad Filipoviq, kryetari i komunës Raçit vojvoda Vukoje Mariçiq, kryetari komunës Bajës së Kushumlisë Dragolub Çapriqi. Në tubim ishin edhe këta drejtues të çetave çetnike: Kërsta Gjuroviq, Arsa Marçiq, Bllagoje Neranoviq, vojvoda Dragoje Radosavleviq, çetnikët: Radosav Miletiq, Dragoje Ivanoviq, Mirko Tomiq dhe kapiteni i xhandarmërisë së Kushimlisë Novica Veloviq.
Në Tubimit të Podujevës, përfaqsuesi i Vermahtit iu drejtua Xhafer Devës dhe Millan Peçancit, që me të gjitha mjetet politike dhe ushtarake duhet të angazhohën në ruajtjën e qetsisë në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Pasi që u ngritën në këmbë, Xh. Deva dhe M. Peçanci u betuan para Vinterit.

Pas kësaj ceremonie Vinter ia dha fjalën Shaqir Halilit, i cili tha: “ Ju drejtohem që të më kuptoni. Ju përfaqsuesit gjerman dhe ju përfaqsuesit serbian, duhet ta dini se Shqiptarët në këto treva janë vendas. Ne nuk kërkojmë toka të hueja. Përkundrazi, deri më 1877 i tërë sanxhaku i Nishit ishte si një zgjua i mbushur me 79% shqiptarë. Madje, Kushumlia me Prekupe në tërësi ishte me popullsi shqiptare. Nga 714 katunde sa i kishte Sanxhaku I Nishit, 558 ishin qindë për qindë vetëm me popullsi shqiptare. Kurse, ato katundet tjera ksihin populsi të përzier, por me shumicë apsolute shqiptare. Ne, si politikan e unë si ish deputet i Kralevinës jugosllave (1931-1935) nuk mund të kam iluzione se në këto troje do të kemi qëndrim indiferent, për faktin se serbianët dhe pushteti i tyre janë siellë shumë egersisht ndaj shqiptarëve edhe nga viti 1912 e deri më 1941. Bile ka pasë pazare me Tutqinë për të na përzanën në Anadolli të gjithëve. Reagon Xhafer Deva në gjermanishte: “Diken jo”!.

Shaqir Halili (Hoxhë Visoka): Ndoshta Ty jo se ke pasë lidhje me Millanin (Stojadinoviqin) dhe ty kishte me të ndalë si tergjyment të një shtrese tragtarësh politik. Reagon Pajazit Boletini: “Edhe ti ishte deputet i karlit”.

Hoxhë Visoka: Po zotëri por me kërkesën time Shermet Xhuxhuli ka ba ankesë në odën time dhe e kemi thirrë Vocën që të flasi në Parlamet dhe ka folë më 1937. Ju të “Merhametit”, na keni hetue dhe ishit në kontakt me pushtetin. E ti Xhafer Deva ke lëshue urdhër si Viceban në fillim ndaj 12 shqiptarëve të Llapit, vetëm pse kanë shkue të njejtës rrugë me serb dhe ata i keni pushaktue. Këso belash ju grantoj se në Llap më nuk do të durojmë. Këtu janë kryetarët e komuanve dhe pajtohen të gjithë. (Të gjithë përfaqsuesit e Llapit në tubim pajtohen me fajlimin e Hoxhë Visokës). Pra ne nuk mundemi me i dalë para Vermahtit Gjerman, se është fuqi e madhe, por këtyne vojvodëve duhet t` u thuhet prerazi se ma populli shqiptar nuk duron. Në të kundërtën, ose do të bahemi me Shipni, ose do të aramtosemi me i ruajtë shpiat tona. Le ta kupton edhe ky zotënia i Nemcit (Gjermanisë) fare mirë. Populli po e përmend Berlinin (1878), për faktin se popullsia në Llap është muhaxhire me shumicë e ardhur nga Toplica. Pra ky nemci që është këtu duhet shumë të kujdeset për neve sepse dëme të mëdha na janë bërë” (ANV. T. 314… detalisht).

Marrëveshja e xheneralit Bothmer me Xh. Devën dhe K. Peçancin në Nish më 26 nëntor 1941

Kontakti i përfaqsuesit gjerman Bothmer me Xhafer Devën dhe Kosta Peçancin në Nish më 26 nëntor 1941 është mbajtur për të kuptuar se kush e sulmoi popullsinë shqiptare në Pazar të Ri më 4 nëntor 1941. Në bazë të dokumenteve vrehet se Xhafer Deva nuk pajtohet që të sulmohet Drazha Mihajloviqi dhe J. B. Tito, njësitet e të cilëve kishin marrë pjesë në mizoritë që i përjetoi popullsia shqiptare. Kjo për faktin se këto dy forca janë shumë të fuqishme dhe do ta na bëjnë dëme të mëdha”. Kosta Peçanci, merreni me mend, do të distantcohet se njësitet e Drazha-Tito dhe: “nuk do të lëshohet aq ulët për t` i masakruar gratë dhe fëmijët, pleqët e plakat, vetëm pse nuk janë ortodoksë”.

Takimi sekret i Xh. Devës, Ali Dragës me M. Açimoviqin në prani të Bothmerit në Beograd, në dhjetor 1941

Ky takim tregon realitetin se si ishte gjendja në terren dhe çka flisinin e flasin shqiptarët për kohën e okupimit, për bashkëpuntorët e nazifashizmit. Lidhur me këtë në marrëveshje flitet për GJASHTË çështje:

1.Gjuha zyrtare në Krasikomandaturën e Metrivicës (Zona okupuese gjermane e Kosovës-Mitrovicë, Vushtrri, Llap, Pazari i Ri), ministri Açimoviq thekson se, me që pala gjermane nuk është kundër, pala shqiptare është për aplikim të gjuhës shqipe në administratë, prandaj duke u konsultuar me Kryeministrin Milan Nediq, prandaj aplikimi i gjuhës shqipe në administratë do të zbatohet pasi që të plotësohen kushtet”:

Kjo do të thot se gjatë vitit 1941 nuk ka pasë aplikim zyrtar të gjuhës shqipe në adminsitratë, sepse e refuzonte Beogradi;

2.Çështja e finansave ishte shtruar nga Xhafer Deva dhe Ibrahim Lutfiu dhe M. Açimoviq e pranoi pa diskutim, por me kusht që paraja të jetë me proveniencë serbe;

3.Monedha që do të prdoret në Qarkun e Mitrovicës do të jetë ajo serbe. Lidhur me këtë, një komision i Millan Nediçit do ta vizitojë Qarkun dhe do të japi qëndrim të prerë.Për këtë mundësi pajtohen Bothmer, dhe Xhafer Deva me Ali Dragën;

4. Në takim u arrit përlqimi që në Qarkun (Kraiskomandaturën) e Mitrovicës të veprojnë 770 xhandarë serbë, të cilët do ta ruanin rendin dhe qetësinë. Xhadarmërinë do ta drejtojë nënkoloneli Sachs, dhe një oficer LIDHËS për xhandarmërinë shqiptare, e atë lidhje do ta mabj Pajazit Boletini. Kjo komandë do t` i paguej 770 xhandarë që do të quhen “Xhandarmëri serbe”.!

5. Sa i takon çështjës së nëpunësve shqiptar të ardhur nga Shqipëria, ata do të trajnohen në një kurs shkollor në Beograd, dhe për ta do të përkujdeset Lidhja Popullore Shqiptare dhe pushteti i Millan Nediqit.

6. Çështja e shkollave shqipe , që në kohën 1918-1941, kanë qenë të ndaluara , u konkludua se: “tani për tani shkollat janë të zëna nga ushtria dhe xhandarmëria, por që mungojnë mësuesit. M.Açimoviq do të theksoi: “ me që Vermahti ua lejon shkollat shqiptarëve, pajtohet që mësuesit shqitar një kohë të trajnohen në një SEMINAR disa mujor në Nish, e pastaj mësueit nga Shqipëria e Vjetër do të vihen në detyra. Tani për tani (1941) nevoitën 98 mësues për shkola fillore dhe 15 profesor për shkolla të mesme.

Për këto detyra, thuhet në marrëveshje:

1.“Mund të aplikojnë mësuesit dhe profesorët që ishin shtetas të Mbretërisë Jugoslalve deri më 1941”,

2. Mund të përgatitën persona që janë lindur në Jugosllavi , por për ndonjë arsye janë shpërngulë para shkatrrimit të Jugosllavisë më 7 prill 1941.

E vërteta, nga ana shqiptare është paraqitur një LISTË e kandidatëve dhe ajo listë është kontrolluar nga autoritetet serbe për t’ua njohur nivelin e tyre arsimor dhe politik. Në rast se nuk mjaftojnë personat nga lista, atëherë do të mbahet një KURS për përsona të tillë në Nish dhe nën programin e Ministrisë Arsimit serbian dhe pushtetit Vermahtit gjerman. Pra për këtë vëndosë në instancën e fundit pushteti i Vermahtit. E vërteta, kjo gjendje është deri më 7 shtaor 1943 kur kapitulloj Italia. Por me zgjërimin e zonës së okupimit gjerman edhe në Shqipërinë Bregdeatre, çështja mbeti e njejtë, që do të thot se pushteti i Beogradit në Zonën e Kosovës ishte konstant, i pandryshuar fare, edhe pse Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Qeveria Kuisllinge e Rexhep Mitrovicës u daklaruan ndryshe. Situata në terren mbeti e njejtë si: në adminstratë, xhandarmëri, shkollim dhe finansa të menaxhuara në gjuhën serbishte.

Shtëpia e kirurgut hebre që kishte jetuar dhe punuar në Mitrovicë, … a është shndërruar ende në muze për Holokaustin

ÇËSHTJA E HEBRENJËVE NË QARKUN E MITROVICËS

Çështja e hebrenjëve u shtrua nga Eberhart më 21 prill 1941. Prandaj, më 25 maj 1941 Xhafer Deva në funksionin e vicebanit do të lëshon dokument që të rregjistrohen të gjithë HENRENJËT, sa janë në çark, në mënyrë që pasuria t’u sekusetrohet. Lidhur me këtë, një pjesë e tyre, që u kishin borqe shqiptrëve, do të strehohen në Prishtinë, e pastaj në Tiranë.
Se Xhafer Deva ishte vetëm një lodër e pushtetit në Mintrovicë dhe Tiranë, vërteton fakti se në të dy qendrat, ky njeri “kundeshtohej nga populli” .(shiqo: ANV. T. 501). Se Xhafer Deva ishte një pronazist tregon fakti se Vermahti i kishte grumbulluar në Kampin e Tunelit parë 4005 hebrenjë të siellur nga Maqedonia dhe Serbia.Të gjithë kryenin punë të rënda në Trepçë, me roje që quhej: “Srpska drzhavna strazha”. Kjo nomenklaturë serbiane, në dokumente e saj dëshmon se: Më 30 prill 1942, Mitrovicën e kishte viztuatr Dr Turneri (zyrtar gjerman i Gestapos).Në këtë kohë në Mitrovicë ishin 189 persona të marrur peng, 3503 perosna të detyruar të punojnë, prej tyre 2974 ishin hebrenjë, që do të thot se nga numri 4005 që ishin në fillim të vitit 1941, 1031 hebrenjë dhe ciganë ishin deportuar për seleksionim në qendrën e Gestapos në Zemun. Dokumentin e nënshkruan koloneli i Gjenralshtabit Konrad. (Zbornik, T.XII. L. 2. D. 64).

Në lidhje me këtë, dokumenetet gjermane zbulojnë se më 10 maj 1942 pala shqiptare kishte organizuar DEMONSTRATA, sepse as Xhafer Deva as pushteti i Vermahtit nuk kishin ndaluar “Rojen kufitare serbe “ që të largohën nga Qarku i Mitrovicës. Këtë realitet e dokuneton materiali i botuar në “ZBORNIK, T. XIII. L. 2. D. 72.

Marrëveshja e Xhafer Devës me Kosta Peçnacin në Rashkë, në shkurt 1942

Në kuvendine Rashkës në shkurt 1942 Xhafer Deva e kuptoi se pushteti nacist për të cilin ishte ngjizuar si mishi e thoni, nuk i donte shqiptarët sa i donte dhe respektonte serbianët. Ky fenomen ishte realitet për faktin se të gjitha institucionet gjermane për Ballkanin ishin të instaluara në Beograd. E për të kuptuar politikën gjermane, Herman Nojbaher e kishte afruar një grup politikanësh shqiptar si: Ali Dragën (djali i Ferat Dragës), Vehbi Frashërin (djali i Mehdi Frashërit). Përmes këtyre Herman Nojbaher do ta kuptoj situatën politike jo vetëm në Qarkun e Mitrovicës, por edhe në pjesët tjera të Shqipërisë Etnike.
Madje, çuditërisht në këtë kohë (shkurt 1943) për ta kuptuar se cili është pozicioni i Gjermanisë në rast të kapitullimit të Italisë, sepse flitej se SHBA do të hyjnë në luftë kundër Rajhut Tretë, prandaj Xhafer Deva së bashku me Kolonel Fuad Dibrën, do të shkojnë në Beograd dhe atje do ta kuptojnë se Grupi i shqiptarëve të Kosovës, duhet të forcohet në Tiranë, me  ç’rast Kryetar i Qeverisë kuslinge parashikohet të zgjidhej Rexhep Mitrovica, ndërsa Ministër i Punëve të Brendëshme ishte qëndrim i prerë të zgjidhet Xhafer Deva.

Shënimi fiktiv i vijës kufitare shqiptaro-serbe

Derisa në maj 1942 kur tokat që sundoheshin nga Qeveria kuisllinge e Beogrdait (M. Nediqit) ishin të SPASTRUARA nga hebrenjët, në zonën okupuese gjermane të Kosovës, ishte në kulm çështja e ridefinimit të kufinjve. Këtë çështje e kishin ngritur: Ferat Draga, Ali Draga, Bedri Pejani dhe Ibrahim Lutfiu. Xhafer Deva heshti sepse i kishte marrëveshjet e shumta me Kosta Peçancin, M. Aqimoviqin dhe drejtuesit e lartë gjarman, nga Herman Nojbaheri, Feliks Becler, Eberhart etj. Xh. Deva, e vërteta ishte këmbëngulës që Trepça t` i takojë Gjermanisë, prandaj çdo kerkesë për ridefinim të kufirit ishte e kotë. ( shiqo detajish: Hakif Bajrami, Dokumnete gjermane për historinë shqiptare,libri nr. 1, 1997 Prishtinë dhe librat 1 dhe 2. Prishtinë 2017, d.104 dhe d. 105).

Xhafer Deva në vend se ta organizonte popullin si mik i Vermahit për mbrojtje të Bihorit (19-24 janar 1943) me që rast çetnikët e Drazha Mihajloviqit, partizanët e Titos i shndërruan në gërmadha 33 fshatra shqiptare, ai mori pozicionin e heshtakut. Në atë kasaphane ndaj civilëve në Bihor, u masakruan 418 mashkuj, 1089 femra dhe fëmijë, ndërsa rreth 3250 persona u plagosen duke u arratisë.

Masakra e Bihorit në Natën e Bozhiqve të vitit 1943, në të cilën u vranë mbi 9200 banorë shqiptarë e të tjerë të asaj ane dhe të mbarë Sanxhakut.

Zejtaria e ndiekjës së “komunistëve” (lexo civilëve shqiptar) do të vazhdojë për një vit. Xhafer Deva një vit më vonë: Janar-shkurt 1944, kishte shkuar me Regjimentin famëkeq “KOSOVA”, me 318 xhandarë, kinse po i ndjek luftetarët antifashist nga Pejë e deri në Shkodër, Lezhë dhe Tiranë, për t`i luftuar ata që luftonin për çlirim. Çka ndodh gjatë marshimit Shkodër –Lezhë-Tiranë me civilët e pambrojtur (pytne popullin kush ua shqeu veshët nënave shqiptare. Ndërsa kush mundet për ta maskuar sot tragjedinë e natës 4 shkurtit 1944 në Tiranë, kur dokumenete janë deklasifikuar në NAV, në Arkivin e Fraiburgut (nuk e di në Tiranë, por dokumenete që i kam hulumtuar më 1978 në Arkivin shtetëror në origjinal janë akuzë e rëndë për shqiptarë, e sidomos për Xhafer Devën dhe Pajazit Boletinin. Po, në të gjitha dokumentet thuhet pa ekivoke se autor ideor “për luftimin e komunistëve në rrugën Shkodër-Tiranë, janë Herman Nojbaher dhe Xhafer Deva”.

Më vonë Xhafer Devën edhe Nojbaheri do ta largojë nga skena politike, për ta përdorë pastaj, si eksponent në rrafshin militarist për Kryetar të L D. Prizrenit nga 18 qershori 1944, kur dihej fati i Vermahtit në detale. Se Lidhja e Dytë e Prizrenit nuk pati sukses për ta kryer misionin që e kishte (nga amaneti i të parës-HB) tregon fakti se kjo organizatë nacionaliste shqiptare i ndërroi TRE kryetar brenda dhjetë muajëve: nga 17 shtatori 1943 e deri më 21 janar 1944, kryetar ishte Rexhep Mitrovica; nga 21 janari e deri më 15 prill 1944 kryetar ishte Bedri Pejani. Nga 18 VI 1944 e deri më 28 nëntor 1944 kryetar ishte Xhafer Deva. Deri sa dy kryetarët e parë luftuan për çështje nacionale, për bashkim të tokave shqiptare, Xhafer Deva e ktheu Lidhjen e Dytë të Prizrenit në organizatë militariste, për t` ua mundësuar gjermanëve tërhiekjen nga: Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova gjatë tetorit-nëntorit 1944.

Slobodan Miloseviq në Fushë-Kosovë …

Është e vërtetë se ishte nismë e Kolonel Qazim Komonit dhe Kolonel Fuat Dibrës, në anën tjetër për t` i vënë nën një komandë partizanët e Fadil Hoxhës, forcat e Muahrrem Bajraktarit, njësitin SS “Skenderbeg” me Bedri Pejanin si drejtues , aradhat shumë të diciplinuara të Enver Hoxhës, në një front për moslejimin e partizanëve sllavë dhe çetnikëve serbianë për ta riokupuar Kosovën.

Por me asnjë forcë këtij orinetimi nuk iu bashkua Xhafer Deva, që luftonte për interesa strategjike të njësive nzifashiste siç ishin forcat elite: “Bredov” në rregjionin e Gjilnait; “Llanger” në rregjionin e Llapit; “Shollc” në rrugën Shkup-Fush Kosovë-Mitrovicë. Në këtë kohë pasi që ishte kthyer nga Vjena ku ishte për sherim, Xhafer Deva nga qershori e deri në nëntor 1944, është në Prizren dhe Mitrovicë dhe rrinë në lidhje me Herman Nojbaherin, Shmit Huberin dhe gjenralin Fon Ler.

E vërteta disa herë Xhafer Deva do të shkojë në Selanik për të biseduar me Fon Lerin, i cili kishte kërkuar që t` i “organizohet lehtësim kalimi nepër Kosovës, drejt Sarajevës, gjatë tretorit 1944”. Në disa dokumnete thuhet se ishte edhe në: “Komandën e Aleatëve Anglo-Amerikan për t` iu bashkuar të gjitha batalionet kufitare të kolonel Qazim Komonit dhe dy aradha të Kolonel Fuat Dibrës, së cilave do t` iu bashkohej edhe Divizioni SS “Skenderbeg”, gjithnjë për ta mbrojtur vijen kufitare: Strugë-Manastir-Shkup-Kumanovë-Vranjë-Llap-Mitrovicë-Plavë- Tivar.

Xhafer Deva me ushtarak të Gjermanisë naziste

Ky plan në strategjinë e Xhafer Devës nuk përmendet askund sepse Divizionin SS “Skenderbeg” provonte për ta shfrytëzuar për interesa logjistike të Aramtës ‘E’ drejtuar ushtarakisht nga Fon Ler ndërsa politikisht nga Herman Nojbaher. (AVIIB. Dosja e Herman Nojbaherit, Fon Lerit dhe Kurt Valdhajmit 0/45/1253; Ditari i Aramatës “E” në 52 libra prej të cilave 2 libra regjistër emrash).

E vërteta, edhe aradhat partizane që i drejtonte Fadil Hoxha, edhe brigadat partizane që i drejtonte Enver Hoxha, nuk arrijtën për ta kuptuar momentin historik, dhe u paluan rreth ideologjisë majtiste të Stalinit.

Xhafer Deva në dokumentet e huja si ‘mergimtar” 1944-1978

Për këtë kohë të thyerjeve të mëdha, në kushte të luftës së Ftoftë, asgjë nuk mund të shkruhet pa u konsultuar dokumantacioni i Kim Filbit dhe Asime Kosovës nga Stambolli. Prandaj…

Gazimestani, (afër Prishtinës) vendi ku Slobodan Milosheviq paralajmëroj shkatërrimin e Jugosllavisë

Në këtë kohë të thyerjeve të mëdha historike, në vend se të qëndronte për t`i luftuar partizanët e Titos, dhe çetnikët e rehabilituar serbian nga Tito (në fillim të nëntorit 1944), më 15 nëntor 1944 Xhafer Deva largohet nga Prizreni dhe ia mbathi me aeroplan nga Prishtina për Zagreb. Po, po kështu shumë personalitete shqiptare “po e mbrojnë vatanin”, me rrena dhe intriga duke paguar në shumë raste edhe këngëtarë, për t` i hyjnizuar më vonë. Nga Zagrebi Xhafer Deva dhe shokët e tij pronazistë,( më 28 Nëntor 1944) me bekimin nga prifti katolik me shenjë të ustashëve suita nazifashiste shqiptare shkoi në Austri, me një dyzinë kuislingësh si: Rexhep Mitrovica, Rexhep Krasniqi, Tahir Zajmi, Xhelal Mitrovica etj. Në Vjenë grupi i Xhafer Devës takohet me Grupin e “Ballit Kombëtar” si: Nuredin Vlorën, Gjona Marka Gjonin, Shefqet Verlacin, Mehdi Frashërin me familje dhe Kolë Bibë Mirakajn.
Nga viti 1945 e deri më 1947 Xhafer Deva vendoset në Austrinë Perendimore. Kurse më 1953 punësohet në një zyre polake për refugjatë. Gjatë kësaj kohe Xhafer Deva jeton si lepuri në therrë sepse Komisoni i Zekeria Rexhës e kishte shpallë “kriminel lufte” dhe kërkohej edhe në Prishtinë edhe në Tiranë.

L’écrivain contestataire Milovan Djilas avec ses livres circa 1980 en Yougoslavie. (Photo by Jacob SUTTON/Gamma-Rapho via Getty Images)

Makiancionet e Titos nuk i kuptonin as informatorët e Cherchillit

Tito në proces e degradon ushtarakisht Kosovës më 2 shtator 1944. Më 31 mars 1945 e degradon Kosovën politikisht. Më 10 korrik 1945 e degradon Kosovën në aspketin konstituciinal. Dhe kështu ia hap Serbisë “fakturën” që ta trajtojë Kosovën si koloni.

Ja makiancionet e Titos:

Josip B. Tito posa e degradoi Shtabit Antifashist të Fadil Hoxhës më 2 shtator 1944, filloi ta përgatiste raportin për Ruzveltin, Stalinin dhe Cherchillin se, sipas tij, “Shqiptarët po bashkëpunojnë me nazifashizmin, prandaj jemi kah synojmë për ta vëndosë DIKTATATURËN USHTARAKE NË KOSOVË, në frymën e vendimeve të Konferencës së Teheranit, që do të thot se: “ata popuj që bashkëpunojnë me nazifashizmin fitohet e drejta për t` i luftuar, drejtë zhvëndosjes ose shfarosjës plotë”. E si të kuptohet se në këtë kohë shqiptarët e Kosovës në numër prej 56000 luftetarësh ishin në vijat e frontit antifashist, kurse Tito DEZINFORMNTE , sipas Referatit Vasa Qubrilloviqit, Likudimi i pakicës shqiptare deri sa të zgjasin operacionet luftarke”, se madje edhe:” Shaban Polluzha me eshalonin e tij po lufton që të kthehen gjermanët në Kosovë”.

Kulmi i kësaj politike mafioze ishte se më 8 shkurt 1945 në Kosovë vendoset Diktatura Ushtarake. E në rrethana të diktaturës ushtarake i rrethuar me tri roje partizane, vritet nga OZN M. Popoviqi. Kjo ndodhë për ta arsyetuar diktaturën (Shiqo: AVIIB. Raporti i Koça Popoviqit, për “Propogandë antifashiste serbiane, 21 nëntor 1944).

Këtë intrigë provoi për ta ua prishë Enver Hoxha duke i dërguar dy DIVIZIONE në Kosovë më 12 shtator 1944. Por ato divizione do të dezorientohen asi soji sa që në asnjë vend nuk janë lejuar për të qëndruar më tepër se 4 ditë. Në këto rrethana Xhafer Deva dhe shumë “trima” të tij luftonin për të kaluarën, e jo për ardhmëri. Me këtë shkrim nuk pretendojmë të mbrojmë asnjë lloj ideologjie, por vetëm të drejtën legjitime të shqiptarëve për bashkim me Shqipërinë Bregdetare. Mu për këtë kauzë, do t` i nxjerrim shumë dokumente të deklasifikuar në shesh.


Biseda Millovan Gjillas –Aleksander Rankoviq (në mes) lidhur me rrëzimin e pushtetit në Tiranë 1948

Millovan Gjillasi e pyet Aleksander Rankoviqin: Pasi që Gjenerali Kupreshnanin të kryen punë në Korçë, kend do ta emrosh në fronin e Tiranës? Aleksander Rankoviqi i përgjigjet me ndihmën e Xhafer Devës do ta emroj djalin e Cena Beg Kryeziut, Tati Kosovën.” Edhe në këtë “pazar” Xhafer Deva ishte i paraparë të jetë “hisedar me për vlerë të shtuar”, sikurse më 1944! (shiqo detalisht: AVIIB, Dosja e Millovan Gjillasit/1948-1951).

Folni pronacista?

Kalimi i Xhafer Devës me familje në SHBA më 1956

Xhafer Deva do t` i rrëfehet më 1966 Julian Amerys se: “Më 1937-1944 kam qenë pro nazist dhe antikomunist. Tash (1966) jam antikomunist me tërë qenjen time” . Këtij tregtari shpirtëror i nevojitej ky “mall” i kthimit në demokrat, sepse i nevojitej strehimi në SHBA. Bisedën për rolin e dyfisht gjatë Luftës Dytë Botërore, Xhafer Deva ia rrëfen edhe Vasil Andonit më 1972. ( shiqo:ANV. Dok. CIA+MI6). E me këtë rreshtim Xhafer Deva së pari vëndoset në Nju Jork (1966) e pastaj largohet për Boston, ku i kishte disa miqë që i kishte njohur në Kairo, sa ishte nëpunës i finansave. Në këtë qytet-Boston, Xhafer Deva ishte deri më 1960. Por pastaj do të kaloj në Palo Alto të Kalifornisë, duke punuar në zyrën e Llograive. Ndërsa më 1972 do të pensionohet.

Xhafer Deva më 1966 në ShBA u njoh me Grupin e Kosovarëve, kur kjo organizatë pranohet në Shoqatën e “Pakicave të Shypura në Evropë”. Në kongreset vjetore të kësaj shoqate, Xhafer Deva do të provoj përmes Kalosh Hamdisë ta prezantojë pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi.(Gjerësisht , shiqo: Hakif Bajrami, Lidhja Kosovare nepër Kongrese të pakicave 1953-1974, Raportet vjetore dhe ndikmimi i tyre në SHBA dhe NATO e gjetiu 1953-1974, studim i botuar.). Më 1975 Xhafer Deva ishte në një hulumtim në Madrid, por u kthye në Nju Jork pa kryer punë të pista, kundër pushtetit Tiranës dhe Prishtinës.
Lidhjet me grupin e Greqisë në kordinimi të punëve me Kairon për instalim në Kretë dhe Vranjaçka Bajë, në këtë kohë (1965-1972) i organizonte UDB jugosllave, në bashkorganizmi me një sherbim informativ perendimor, gjithnjë për ta rrëzuar pushtetin në Tiranë. Këtij orinentimi pas disa viteve do t` i bashkohet edhe grupi i emigrantëve shqiptarë të strehuar në Itali. Qendra e tyre do të bëhet për disa vite vendi GERUM afër Trieshtës. Nga kjo qendër, do të regrutohen 28 grupe diverzante për të zbarkuar në Shqipëri. Por të gjithë do të asgjasohen , pa u stabilizuar mirë, në vendet ku zbarkonin.

Pse Xhafer Deva e themloi Lidhjën e Tretë të Prizrenit në SHBA më 1973

Në fund të jetës Xhafer Deva ka punuar për sherbimet e: CIA, MI6 dhe UDB, të cilat ishin lodhë dhe kompromituar keq duke dërguar diverzantë shqiptarë dhe profesionalist të huej në Shqipëri me qëllim që pushtetin totalitar ta kthejnë në pushtet shumëpartiak liberal.

Diverzantët, zbulojnë dokumentet e kohës, planifikoheshin në Tri qendra: në Kretë, në Nish dhe në Gerum afer Trieshtës.

Të gjitha grupacionet e tilla janë shkatërruar deri në themel, sepse i “tërë populli shqiptar punonte për Sigurimin shtetëror”, por mbi të gjitha edhe agjenti Hesi u jepte kordinata të sakata shqiptarëve, se ku do të zbrisnin vrasësit e paguar.

Xhafer Deva vdes në Palo Alto të Kalifornisë më 1978.

Si përfundim po e shënoi një aksiomë: Ai që punon kundër interesave të kombit të vet, aq më parë kur ai komb është në robëri, duhet të dihet se në tokën Arbnore, nuk ka as VARR për te, sikurse për Esad Pashën. E dikush po lufton sot, nepër “terr të natës për ta sjellë Xhafer Devën të vdekur në Kosovë”, të paktën, për momentin kaq mund të provohet, paskan thënë ideatorët e luftës për rehabilitim.

E politika që mbështetët në mashtrime, rrenën e ka pistë të propogandës.

Rajhu i Tretë dhe Jugosllavia e Tretë kishin plane identike por fuqi të ndryshme

Aty kah vitët 1985/86, në Beograd do të publikohet si gjysëm ilegal Memorandumi i Akademisë Serbiane. Ai dokument ogurzi me porosi nazifashiste, e kishte bazën në “Librin e kaltërt” i shkruar më 1976, për nevoja të kthimit të sistemit Rankoviqist jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë vendin, ku serbianët do ta kishin për çdo çështje fjalën e parë dhe të fundit. Por, këtë orientim pak kush e kishte kuptuar në vend, e askush jashtë Jugosllavisë nuk e kuptonte në fillim.

Në këto rrethana, më 1978 vdes Xhafer Deva, i cili numrohej se me veprimet e tij, do të jetë sërish një “kartë” shumë e dobishme në dobi të çështjës serbiane. E vërteta, Xhafer Devës, këtë epitet ia jepnin disa gjenralë serbian, të cilët mshifeshin pas komunizmit, sikurse uri nën dheun e zbutur. Sidomos, disa politikanë nga oligarkia finaciare në krye te të cilëve ishte venë Sllobodan Millosheviqi, do të rekrutohen me kohë në SHBA. Atje me dy priftërinjë serbian, nga SHBA dhe një nga Kanda, do t` ia fillojnë punës neofashiste të “shekullit” si e quanin ata.

Çka do të thot kjo?

Me kohë ky Shtab do ta rekrutoj edhe një dyzinë politikanësh të nivelit fundrrinave nga Klani i Zemunit dhe Klani i Surqinit. Kështu nga viti 1987 mozaiku i politikës neonaziste serbiane do të prefeksionohet duke iu bashkuar ideologjisë së re edhe shumë intelektual nga Univerziteti dhe Akademia. Sidomos në këtë bandë do të regrutohen disa fëmijë të oficerëve të lartë serbianë, prej të cilëve Bogosllovia Ortodokse serbe do të nxjerr liderë të kalibrit Kallabiqit, Lotiqit, Nikolla Velimiroviqit (prift) dhe më të egër si Arkan, Sheshel, Kapetan Dragan, Mlladiq, Llazareviq etj.
Me këta neonazistë në ball të orgjive vrsatare,në Beograd, Shtabi i Millosheviqit, shpresonte se Jugosllavia e Tretë do të jetë një shansë e fundit, drejtë krijimit të Serbisë Madhe. Në këtë rrugë asgjë nuk do ta pengojë Serbinë dhe neonacizmin e saj, përpos pushka shqiptare dhe ajo kroate, kishte deklaruar prifti nga Kanda. Prandaj, për ta “dërmuar dhe shkatërruar nacionalizmin shqiptar, ishte shtruar nevoja se: ‘duhej gjetur një personaalitet fanatik në ideologji, sikurse Xhafer Deva, për ta mbajtur në afërsi të bashkpunimit, duke i premtuar diçka personale, por edhe sa për mjegull edhe diçka “kombëtare”. Kështu loja do të fillojë, sikurse më 1941. Tash (1989), në rrafshin e zgjëruar sepse ishte në pyetje një trevë më e gjerë, që dikur quhej Dardani. E për t`u realizuar programi do të hyjnë në veprim ushtria, policia, partitë dhe mbi të gjitha kisha serbiane. Për çudi, kjo bandë BETIMIN do ta bëjë në Manastirin e Deçnait. Kështu, pikërisht atë trevë, nacionacizmi serbian e synon, krejtë me qëllim që së pari ta serbizojë e pastaj në hapin vijues t` i afrohet bregdetit Adriatik”.

Në këtë luftë “të shekullit” Kisha Ortodokse serbe do të provoj të përfitoj, duke e ftuar një Kuvend më 27 maj 1999 në Patrikanën e Pejës, krejtë me qellim për t`e pajtuar ORTODOKSINË DHE KATOLICIZMIN. Këtë manovër me kohë e kishte hetuar Vatikani dhe çëshjën e shekullit do ta minojë përbrenda. Madje, në Kuvendin e Beogradit ishin ftuar dhe iu përgjegjën ftesës edhe disa “meshihate” të fesë islame nga Rusia. Kështu, natën kur duhej të mbahej manifestimi i “unijatizmit” në Beograd, do të klithet nga një i ftuar se “mungon përfaqësuesi shqiptar ortodoks dhe katolik”.

E një maqedon që ishte i pranishëm do të klithë:

“Sikur ta fitonte pushtetin Xhafer Deva e jo Fadil Hoxha në Kosovë më 1945, sot atje do të kishim popullsi sllave , që në çdo epokë do ishte e gatshme me ia mësy Durrsit dhe Shën Gjinit”.

Po këtu nuk është fundi. I pres reagimet dhe ia fillojmë botimin e dokumenteve ku tradhtia e pronazistëve, shihet nga çdo pozitë, sepse re të zeza po i përgatitën Shtetit Kosovës, jo vetëm me këtë atentat klasik, por edhe me “Mini Shengenin” e Putinit, Vuçiqit dhe Edi Ramës”.

Prishtinë, më 5 qershor 2022

_____

  • Drini është i hapur rreth debatit të nisur nga historiani Prof. Dr. Hakif Bajrami rreth figurës dhe personalitetit të Xhafer Devës, andaj i mirëpret të gjithë ata që me fakte e argumente historike bëhen pjesë e këtij debati. Për ne në Drini është e rëndësishme që për temën të shkruhet vetëm bazuar në faktet historike dhe nuk dëshirojmë që as me aluzione të cënohet personaliteti i atij që për temën e caktuar ka pikëpamje tjetër. Secili bashkëpunëtor i Drinit e ka të drejtën absolute që me fakte ti përgjigjet tjetrit, qoftë edhe secilit prej udhëheqësve të portalit, kur mendon se nuk ia qëllojnë, por jo të fyej , të shfryhet dhe ta denigroj autorin e caktuar.
  • Nga ky këndvështrim duhet ta theksojmë qartë se Drini nuk merr ndonjë anë , por vetëm i trimëron të gjithë ata që kanë çka të thonë , të shtojnë e ta plotësojnë temën bazuar në faktografinë historike rreth figurës së Xhafer Devës apo të kujtdo tjetër, në mënyrë që të jipet një pasqyrë sa më e qartë e ngjarjeve të kohës dhe veprimtarisë së tij, duke i ndriçuar të gjitha aspektet e pandriçuara historike të kësaj periudhe.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Historiani Hakif Bajrami …po i beson nacizmit gjerman, e nuk po iu beson historianeve te tjere … ?!

    XHAFER DEVA ka qene super patriot SHQIPTAR … Kaq.

  2. Besoj se ka ardhe koha qe figurat historike te shkunden edhe njehere te fundit dhe te dalin ne drite ashtu sic jane. Me te gjitha te bardhat dhe te zezat e veta.
    Histori te cuditshme kbe shqiptaret, kur akteret e momenteve te ndryshme historike shenjohen ose si heronje ose si tradhetare.
    Keso faktesh kemi shume gjate periudhes se komunizmit.
    Tash eshte koha kur ndertohet profili i vertete e nje figure historike dhe vendoset ne pedistal dhe nuk preket me.
    Mjaft me me keso pro dhe kontra te gerditshme.

  3. Sadoqe Xhafer Deva mund te kete kontribuar ne ceshtjen kombetare,edhe yll te kish qene, fati i tij deshi te jete ne anen e gabuar te historise.
    Mirepo, personalisht nuk me pelqen kur njerezit etiketohen per dicka sidomos ne rastet e referencave ne deshmi. Deshmi te nje kahjeje te caktuar.
    Lufta e II boterore ishte me se paku lufte antifashiste dhe me se shumti lufte vellavrasese per pushtet.
    Nga ky aspekt aq sa duhet te fajsohet Deva per krimet ndaj konunisteve, aq duhet te fajsohen edhe partizanet ndaj krimeve ndaj nacionalisteve. Sepse ka krime te tilla sa te duash dhe nese duam te jemi te qete me historine tone duhet ti pranojme.
    Dhe krejt ne fund. Pse Deva nuk mund te jete pjese e historise sone. Ai duhet te jete, sepse duke ia njohur te bemat do tu mundesojme gjeneratave te reja qe te veprojne apo jo si ai!
    Historia franceze eshte perplot keso rastesh. Atje mesohen, madje u jane ndertuar permendore neper shesh,vetem e vetem per t’iu rikujtuar gjeneratave te reja se si nuk duhet te jene ne momentet e ngjajshme ne te ardhmen.
    Zoterinje, ta kuptojme qarte mendimi tim. Nuk mund te jete Isa Boletini dikush qe permendet pak ne historine e Kosoves dhe te jete figure markante ne ate Shqiperise (nuk po e ndaj ne baze teritoriale po kinceptuale)!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu