ARKIVI:
18 Prill 2025

    Festat e qershorit në Mërgatë 

    Shkrime relevante

    STOP krizës institucionale!

    Florim Zeqa Në të kaluarën dita e zgjedhjeve dhe dita e formimit...

    Fahri Xharra, intelektuali dhe atdhetari që dallon nga të tjerët

    Nga: Qamil Zekolli Fahri Xharra një njeri intelektual, poliglot,(shtatë gjuhë të huaja),...

    Lepuj me Isën, luan me Lumirin!

    Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e plandosën LDK-në 10.5...

    Kosova është një zonë zgjedhore, të bëhet me 5-7 zona zgjedhore!

    Sheradin Berisha * Një propozim për ndryshimin e ligjit zgjedhor! Pse Kuvendi i...

    80-vjetori i Masakrës së Tivarit(1945-2025), vendi i krimit të madh pa simbolin e kujtesës

    Nail Draga, Ulqin Në vendet më traditë demokratike me rastin e datave...

    Shpërndaj

    Me nxënëset Luela, Elona Fetaj, Eliza Kuqi dhe këngëtarja Hoxha, Malmö, 4 qershor 2022

    Sinan Kastrati

    Sinan Kastrati, Suedi

    1, 10 e 12 qershori 

    Fundi i vitit shkollor 2021/2022, ndarja nga nxënësit 

    Pjesa katërt (4) 

    Për fëmijët e Mërgatës çdo festë e manifestim është i mirëseardhur. Aty ata kanë mundësinë që të njihen me moshatarët e tyre dhe të tregojnë aftësitë në art, muzikë, poezi, vallëzim, përveç mësimit në klasë që është edhe një plotësim i mësimit.  

    Dhe kjo ishte madhështore, me fëmijët e shkëlqyeshëm në mësime. Të veshur mirë ata vraponin pa u lodhur në barin e parkur e hijet e pemëve. Ata/ato që festën edhe ashtu madhështore e bënin më madhështore, në këtë manifestim që ndoshta ishte më i madhi dhe i pari që bëhej në natyrë, në një park të njohur si Beijers Park-u. të qytetit të madh me disa (dhjetër) mijëra shqiptar. 

    Mëngjesi me diell e me një freki ere e aromë lulesh, erë deti, ishte edhe një shpresë se dita do të marrë e ngrohtë. 

     

    Elona Fetaj, Eliza Kuqi dhe këngëtarja nga Dibra, Hoxha. Malmö, 4 qershor 2022

    Në skenën në mes të parkut, Irma Libohova bente pregatitjet e fundit ndërsa femijët i kishin rrethua akrobatët e profesorin e tyre. Kështu e thirrnin ato një njeri më të moshuar, rrthe të 62-tave. Nuk mbeti mbrapa as Beqir Shaqiri dhe nxënëset e mia e fëmijët tjerë: Luela Fetaj, prezentuesja e programit, Luiza Kuqi, vallëtarja e talentuar, Eridon Fetaj, recitues e të tjerë.   

    Fëmijët i kishin marrë prindërit, e kundërta e ”Prindërit kishin marrë fëmijët” dhe vinin nga 4 e 6 pastaj, kur të vegjëlit shihnin ndonjë fëmijë tjetër, të njohur, shkëuteshin nga duart e nëns dhe me vrap shkonte e i tregonte diçka të ”rëndësishme”. 

    Me Liza Gjakovën, nxënëse e kl. parë, Malmö, 2 qershor 2022

    Kishte të tjerë që vraponin te skena e më afroheshin vetëm e vetëm që të më tregonin se akanë ardhur. 

    Kishte nxënës që ishin rritur e nuk i njihja, Emma e Olta apo nxënëse të para 5 viteve që më përshëndesini.  

    Kishte të tillë që nanat e tyre, i ”detyronin” të vinin e të më përshëndesnin. 

    Një pjesë e fëmijëve luanin në lojrat për fëmijë e, kishte vend edhe për ”tregëti”. Riza Sheqiri përveç vjershave që i lexoi, shiste edhe libra. Një tavolinë, nuk i zinte librat e Rizait në gjuhën shqipe e suedishte. 

    Edhe kësaj radhe, ishin caktua dy manifestime (shqiptare), të dyjat nga shqiptarët dhe të dyjat në të njëjtin qytet. Dallimi ishte se kjo, ku merrja pjesë dhe isha pjesë e organizimit edhe unë, mbahej në natyre.  

    Po kjo nuk është e vetmja ndarje. “Ndarjet” sikur janë bërë pjesë e jetës edhe në Mërgatë. Kishim dy oranazata të mëdha politike, të djathta e të majta, dy fonde, të 3%-it e të vendlindjes, dy “ushtri”, të LPK-së dhe FARK-un, dy shoqata, të “Kosovës” dhe “Liria” etj. E pse të mos ndahemi edhe kur festojmë Ditët e Fëmijëve ? Të tregohemi kush është më i zoti e kush ka ftua më shumë njerëz të zotët, nga Shqipëria e Kosova? 

    Lijana Thaçi, vizatim për mësuesin Sinan, Malmö, 2 qershor 2022

    Këto ndarje kishim edhe në luftëra, në Luftën e Dytë Botërore, Lëvizje e Luftë Antifashiste Nacional- Çlirimtare dhe ato të udhëhequra nga Balli Kombëtar. Dallimi ishte se njëra kishte si symbol drapërin dhe çekanin me fotot e marksitëve dhe Balli, me flamurin shqiptar.  

    Ndarje, mjerisht kishim dhe ende ka për ”Betejën e Kosovës” (1389) dhe ndarje e mospajtime kishim dhe kemi edhe për ”Luftën e Kosovës” (1998, 1999) 1*). 

    Derisa njëra pale mendon se Kosoa u çlirua nga UÇK-ja, pala tjetër, mendon me të drejtë se forcat policore e ushtarakeserbe  u karguan falë SHBA-së, Britanisë së  Madhe, Gjermanizë dhe aletatëve të tjerë të NATO-s.  

    Nganjëherë njeriu i (edhe i pa)ditur mëson më shumë nga një gazetar, analist me opinionet plot të vërteta se se nga historian. 

    Me Lejla dhe Lijana Thaçi, nxënëse, Malmö, 2 qershor 2022

    Kështu më ndodhi mua, kur rastësisht lexova në Revistën ”Drini.us” një shkrim, ta quaj shkrim por ishte shkrim me shumë të ”pa)njoura për ”veteranët” që protestuan para Kuvendit e Qeverisë së Kosovës, “Rreth protestës së “veteranëve” që meritat e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga ushtria dhe policia gjenocidale serbe, pas luftës ia lanë vetës!” 2*)  në rubrikën ”Debate”, Drini.us, 7 Qershor 2022 

    Ndoshta (s`)është  i mjaftueshëm vetëm titulli dhe brenda titullit i “veteranëve” që meritat e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga ushtria dhe policia gjenocidale serbe, pas luftës ia lanë vetës!”. 

    E vetmja ngjarje, ajo e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 3*), është e pranueshme për pjesën më të madhe të shqiptarëve, e cila u mbajt në Prizren, më 10 qershor 1878. Kjo Lidhje na ka bashkua deri vonë e do të na lidh e bashkoi edhe në të ardhshmen. 

    Edhe për LSHP, kishim mendua ta mbajmë një debat në Malmö e ta thërrasim drejtorin e Institutit të Historisë së Kosovës, Sabit Sylën 4*) por për shkak të ngarkesave e punëbve rreth pregatitjeve të Konferencës së mësuesve (28, 29 maj) dhe 1 Qershorit- Ditës së Fëmijëve (4 qershor 2022), u shtye për një kohë e qytet tjetër (dëgjova se do të mbahet në Stockholm)  

    Eridon Fetaj, nxënës dhe Irma Libohova, këngëtare, Malmö, 4 qershor 2022

    Për fund të kësaj pjese 

    Ndarja me nxënës ishte më e rënda që, unë e kisha provua disa herë në Kosovë. Si nxënës gjimnazi isha përjashtua. Si mësues letërise nuk më pranonin në punë ose më largonin e përjashtonin nga puna e më 1991 më përjashtuan nga puna për të mos më këthyer më në ish shtetin artificial të quajtur Jugosllavi. 

    Kur i tregova një ish mësuesit, tash miku im, se po largohem nga arsimi, Hysen Mulliqi nga Lluka e Epërme më shkruante: 

    -Sinan, amanet iu kam lënë fëmijëve që t`ma shkruajnë në drrasë vorrit ”Edhe sikur 100 herë të lindësha, vetëm profesionin e mësuesit do ta zgjidhja”. 

    Dhe nxënësit e mi më shkruajtën letra e më dhuruan lule e çokolada. Kishin ardhur edhe prindër me aparate fotografimi e fëmijët, mbanin lule e dhurata tjera. 

    Literatura e përdorur: 

    Lëvizja Nacional-Çlirimtare 

    Lëvizja Antifashiste Nacional-Çlirimtare (LANÇ)[1] 

    https://sq.wikipedia.org/wiki/L%C3%ABvizja_Nacional-%C3%87lirimtare 

    Balli Kombëtar 

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Balli_Komb%C3%ABtar 

    1*)Luftën e Kosovës” (1998, 1999) 

    Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Republikën e Kosovës (në atë kohë Republika Federale e Jugosllavisë) ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së), e cila filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor 1999. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje ajrore nga NATO (nga 24 marsi i vitit 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria e Shqipërisë. 

    Para Shtëpisë së LSHP, në Prizren, qershor 1979 (tash monumenti histrik nuk ekziston)

    Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, 1,008 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët civilë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara. 

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Kosov%C3%ABs 

    2*) “Rreth protestës së “veteranëve” që meritat e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga ushtria dhe policia gjenocidale serbe, pas luftës ia lanë vetës!”, në rubrikën ”Debate”, Drini.us, 7 Qershor 2022 dhe faqja e facebookit. 

    3*) Lidhja e Prizrenit (Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 1878) 

    Lidhja e Prizrenit, (turqisht: Prizren Ittifaki ose Ittihadi), ka qenë një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës. 

    Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke, shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare. Në pamundësi që Perandoria Osmane t’i shmangej traktateve, Sulltan Abdyl-Hamidi II thirri në Stamboll Sheh Mustafa Tetovën dhe Abdyl bej Dume-Frashërin në shenjë përkrahjeje; dhe u shkroi letra kadiut të Gjakovës Ahmet efendi Koronicës, myderrizit të Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut të Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa i dha urdhër komandantëve ushtarakë në vilajetet shqiptare që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.[1][2] 

    Qëndrimet fillestare të Lidhjes, në krye të komitetit qendror të së cilës ishte Iljaz pashë Dibra, u parashtruan në Kararname. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme. 

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Lidhja_e_Prizrenit 

    Letër mësuesit Sinan, Leona e Leoniti, Malmö, 8 qershor 2022

    4*) Sabit Syla, Drejtor në Institutin e Historisë-Prishtinë 

    https://ih-rks.org/biografia/SabitSyla.pdf 

    Vazhdon për Edi Ramën dhe Hashim Thaçin,kryeministrin e tashëm shqiptar dhe ish kryeministrin e Kosovës e harruar  

    Sinan Kastrati, Suedi  

    Malmö, 8 qershor 2022  

    sinan.kastrati@hotmail.com  

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu