ARKIVI:
24 Nëntor 2024

UÇK dhe NATO në gjeostrategjinë e luftës së drejtë

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami  

Përkujtojmë  luftën e lavdishme të UÇK-s dhe të NATO-s 

(Studim i lexuar në tubimin “MIQËT E NATO-s më 8 maj 2022 Në Prishtinë)

UBIQUE LUCTUS, UBIQUE GENTIMUS ET PLURIMA MORTIS IMAGO

(Çdo kund dhëmbje, gjithëkund vaj, më së shumti realitet i vdekjës totale!).

Mbi këtë realitet kur Kosova ishte shndërruar në gërmadha, kur në Kosovë okupatori i kishte siellë mbi 160 000 trupa: ushtarë, policë, paramlilitarë dhe mercenarë të te gjitha niveleve, të gjithë vrasës të fëmijëve me cucull në gojë, vrasësë të civiliëve, dhunues të femrave, bartës dhe djegës të kufomave duke i shpërndarë nepër Serbi, për të humbur gjurmë –të gjithë shqiptarë, patën filluar bombardimet e NATO-s, që në luftën 78 ditëshe i investoi për çlirimin e Kosovës 81 miliardë dollarë. Është më se e vërtetë se Kosova sot është e izoluar nga BE-ja dhe një masë nga NATO që nuk po lejohet të armatoset FSK në nivel modern. Është më se e vërtetë që BE sot ende nuk e ka në agejndë LIBERALIZIMIN e vizave për Kosovën.  Është mbi të gjitha e dhimbëshme që në Republikën e njomë të Kosovës miqët tanë Perendimor, po thuej se nuk INVESTOJNË asgjë. E ky realitet po i zhgënjen shqiptarët. Por, mbi këto plagët që i kishim, plus ato që po shtohen, ende nuk e kemi pyetur vetën se çka po bëjmë ne për vendin tonë. E vërteta, kur ishte koha për t` i rrokë ARMET për liri, mbi 70% e popullit ka pritë “diçka nga qielli”. Sikur është harruar sa pykat i janë bërë lyftës së UÇK nga saboterët e ndryshëm shqiptar, nga partitë “institucionaliste”, mbi të gjitha.

Shqiptarë, shikoni se si po lufton populli i Ukrainës dhe drejtuesi i saj sot, kundër një fuqie botërore. Rrënimet atje u përngjajnë rrënimeve në Kosovë. Por , lufat te ne (1998/99) dhe atje në Ukrainë sot (2022) , ka një dallim substancial se atje agreori nuk po bartë kufoma dhe fare pak civilë po vritën. Dhe të veni një fotografi me realitetin tonë, sidomos, ata që po kërcnohen nepër tubime se filani ishte figurë “historike” dhe nuk ka tjetër 1998/1999. Harrojnë këta “mercenarë të vegjël” se kush ia mbathi me helikopter deri në Beograd-Romë dhe Gjermani –Romë dhe prapa kërkohej: “Të ndalen bombardimet e NATO-s”, shih kur ishte i lirë.

E sot i drejtohemi Evropës, dilpomacisë saj, që mos të sillet si ajo e vjetra, që mos të na izolojë dhe trajtojë që të jemi prap një koloni serbiane, mos të provojë për të na i coptuar trojet si më parë. E them publikisht se kurrë më, populli i Gjergj Kastriotit, Adem Demaçit, Adem Jasharit (LEGJENDARIT që me familje i la civilizimt TESTAMENT se si duhet mbrojtur atdheu), Tahir Sinanit, Vllazërve Bytyçi dhe heronjëve të tjerë, se, nuk do të lejojnë asnjë lloj nënshtrimi.

E pse mos të thuhet se neve jemi popull kryengritës. Nuk thuhej kot nga populli: Se shqiptarët e kanë adet, nga një pashë me vra përvjet. Po, i kemi bërë 54 kryengritje kundër okupatorit osmanli deri më 1912. Po, i kemi organizuar 11 kryengritje (1913-1999) kundër okupatorit serbian. Po kryengritja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbetur në histori si ngjarje e admiruar, për tërë civilizimin botëror. 

Në kohën kur filluan bombardimet e NATO-s (24 mars 1999) në Kosovë kudo mbretëronte vuajtja, vaji dhe trishtimi, por, më së shumti peshonte mbi popullin tragjedia njerëzore. Lidhur me këtë, lufta e UÇK-ës dhe NATO-s na bëri që të shohim sot më shumë se dje dhe më afër se nesër. Së këndejmi, nga lufta e UÇK-ës dhe NATO-s mund të nxierrim një aksiomë se kishim të bëjmë me një model të ri, i paparë deri atëherë në histori e që si aksiomë, mund të quhet NEO LUFTË.

Në emër të Zyrës Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi, në emër të popullit të Kosovës përshëndetje të gjithë atyre drejtuesëve dhe zbatuesëve të LUFTËS së drejtë të NATO-s për 78 ditë (24 mars -10 qershor 1999), për ta mbrojtur dhe shpëtuar një popull që ishte projektuar nga pushtuesi serbian të shfaroset, e që ishin shqiptarët në trojet e veta stërgjyshore.Përshëndetje të gjithë luftetarëve të UÇK-ës  për luftën epokale të një populli të vogël me zemër të madhe. 

                                       Të pranishëm të nderuar 

 Në luftën 78 ditëshe NATO i përdori 1200 avionë. Prej tyre 731 ishin nën flamurin e SHBA, 14 me flamurin e Belgjikës, 18 me flamurin e Kandas, 33 me flamurin e Gjermanisë, 4 me flamurin e Hungarisë, 58 me flamurin e Italisë, 22 me flamurin e Holanës, 6 me flamurin e Norvegjisë, 3 me flamurin e Portugalisë, 8 me flamurin e Spanjës, 21 me flamurin e Turqisë, 39 me flamurin e Anglisë. Pilotët e NATO-s i bënë 35 000 fluturime, i hudhën 3000 raketa, i hudhën mbi objektet ushtarke të RFJ-ës 30 000 bomba. Në luftimet nga qielli nuk humbi jetën asnjë pilot, nuk u lëndua, sa kemi informata asnjë persona ndihmës, që do të thot se NATO është organizatë superprofesionale me teknologji admiruese për njerëzimin. Prandaj në emër të popullit shqiptar shprehim respekt dhe admirim për vendimin e drejtë dhe historik të burrshtetasëve si: Presidentit  Bill Klinton, Sekretares Madllin Ollbrajt, Toni Bler, Zhak Shirak, Xhimi Shea, Havier Sollana, Veslli Kllark etj. 

Të nderuar-Shumë tubime dhe takime nga nderkombëtarët janë mbajtur, për ta ndalur gjenocidin serbian mbi shqiptar, sidomos më 1998/1999. Në ato tubime që zakonishtë kanë përfunduar me moton e mistifikimit diplomatik: “Eja të bëjmë diçka, e të mos bëjmë asgjë”. Pra ka pasë edhe zhgënjime edhe humbje shprese, sepse në të shumtën e rasteve nuk kuptohej qëllimi i nazifashizmit serbian. Ky sllogan ka të bëjë me shumë diplomatë që vinin e shkonin në Kosovë, por që në shumë raste më shumë shpalosnin brenga se sa zgjidhje, për faktin sepse hapur  në disa raste ia mbanin krahun frazave diplomatike. E ne ishim në pozitë mjaftë delikate që mos t` i lëndojmë dhe të kërkojmë prej tyre vetëm drejtësi efektive, pra jo të kërkojmë që të shndërrohen në zabotues dhe në shumë raste zhgënjys të realitetit. Më në fund mikëpritëja jonë dhe atyre përfaqsuesëve që i kishim nepër metropolet e Evropës, si burrat dhe fenrat më të ndritura të kombit në: Bruksel, Londër, Berlin, Bern, Romë, Parisë, Vjenë, Zagreb, Lublanë e SHBA për të ndeshmuar  se shqiptarët janë të vëndosur për ta bërë luftën deri në çlirim, pa marrë parasysh çmimin, viktimat në njerëz dhe rrënimet e pronave që e bënte neonazizmi serbian. 

Në anën tjetër, në këtë përkujtim FALENDERUES dhe përkujtimor, nuk i harrojmë edhe ata 148 oficerë që erdhën nga Shqipëria Bregdetare, nuk e harrojmë ndihmën e popullit, për t` u bërë pjesë e UÇK,kuptohet me logjistikë, që do të mbetën në histori jo vetëm si heroizëm, por edhe si humanizëm dhe patriotizëm shkollor, i shkollës Nëna Tereze dhe shumë organizave humanitare. Lavdi të gjithë heronjëve të rënë për liri, lavdi luftës tyre të drejtë, lavdi popullit të Shqipërisë, popullit të Maqedonisë, popullit shqiptar të Malit Zi.Lavdi atyre shteteve dhe popujve që i strehuan dhe shpëtuan rrefuxhatët shqiptar nga sulmi nazifashit serbian, nga Evropa e deri në Australi.  

Nga historia e NATO-s 1949-1999, nuk mund të gjindet shembull më tipik human për t` i dalur krah një populli të okupuar duke e forcuar njëherit luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ngjarje do të shënoi HISTORI huamne, dhe do të mbetët shembulli se si një forcë që mund të quhet SUPERFUQI (NATO) i del për krah një populli të shtypur e të shfrytëzuar, i del krah një force ushtrake –UÇK-ës dhe popullit prej kah e kishte bimën, realitet ky që sot e përkrah çdo mendje e shkencës, humanizmit dhe filantropisë. 

E vërteta, të përkujtoish bashkpunimin NATO+UÇK, që është një element i ri në historinë botërore, është çështje shumë me interes politik, human dhe edukativ, për ata popuj që kanë kauzë të drejtë të derdhin gjakun për liri, duke i dal për ball një maiknerie shtetërore, që fetishizohej dhe përshkruhej si fantazmë, se është i fortë, madje i pamposhtur në shumë beteja, që i dedikohen tradisët, sepse shfryzohej forca e Fuqive evropiane dhe fundi pastaj  i atribuohej një populli ardhacak që quhen serbian (sllavë). Në realitet, në qarqet  profesionale të NATO-s dihej se Shqiptarët janë popull autokton, janë popull që i ka marrë armet dhe lufton për t` u çliruar, sepse nuk don më të jetojë  si koloni, në tokën e të cilit merret çdo gjë dhe nuk investohet asgjë. 

                        Të ndruar të pranishëm 

Në majet drejtuese të NATO-s dihej se Kosova ka pasë një autonimi substanciale dhe se ajo ishte përdhosë me vargojë gjaku nga 23 marsi 1989, prandaj kërkesa drejtuar shqiptarëve që ta pranojnë atë autonimi të zhdukur, nga ana e qarqeve Perendimore, është kuptuar shumë vështirë sepse okupatori kishte shfaqur opcione të reja, kuptohet taktike për të fituar në kohë, e me qëllim final për ta zhdukura popullin shqiptar: me planin taktik “PATKOI”,dhe me strategjinë klerofashiste: “Koridoret përplasëse”. Kundër këtyre planeve dhe programeve neofashiste në anën tjetër, ishte UÇK (organizatë ushtrake dhe politike shqiptare), që nuk pranonte  kurrfa autonomie, kurrfar Z4, kurrfar republike federative, kurrfarë autonomie substanciale, por ishte i rreshtuar që Kosova të ndërtohet në institucion shtet  i qytetarëve: shqiptarë dhe pakicave që jetojnë në te si të barabartë. 

Në fund duke iu falenderuar të gjithë drejtuesëve shtetëror të shteteve të NATO-s, të gjithë komandantët dhe pilotët ushtrak dhe ndhmësit e tyre, populli i Kosovës do të u jetë gjithëmonë mirënjohës, sepse ajo luftë e drejtë, i dha forcë dhe moral shtesë UÇK që të vazhdoi luftën e drejtë dhe ta mbaroi atë me fitore të merituar, e cila ka hyrë në histori si epokë e re si NEO LUFTË, për faktin se NATO dhe UÇK nuk kanë dëmtuar civilë, por kanë bërë luftë profesioanle dhe me konventa të Gjenevës.

Respekt dhe përulja para veprës madhore të NATO-ës, UÇK-ës, respketë dhe përulje para dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, para të gjithë atyre popujve që na ndihmuan, që neonacizmi serbian mos ta realizojë programin e shfarosjës së një populli të tërë.

Ka sot një soj shqiptarësh që bredhin nepër kafene dhe përgojojnë se ‘na ka okupuar NATO. Se kjo organizatë është shndërruar në policë të botës”, e trillime tjera, sikur të ishin serbian. Po dihet publikisht se ky soj i mjerimit politik ishte prezent edhe dje, pra po gjallëron edhe sot i pguar nga agjenturat serbe, dhe ruse, siriane dhe lakej të ngjyrave anarkiste dhe klerofashsite. Megjithëkëtë, krenaria dhe respekti për UÇK dhe NATO-n është në rritje , sespe sërish bota është në sporva të ndërlikuara  si rasti i Ukrainës. E duhet të gjithë gjithëmonë ta dijmë se NATO e pengoi KREMATORIJUMIN e planifikuar serbian mbi shqiptarë , më 1999. Prandaj,  edhe sot bota e civilizuar e sheh NATO-n edhe si organizatë HUMANE , që lufton sipas konvenrave të Gjenevës. 

Të mësojmë nga e kaluara, por më tepër të investohet në ardhëri në mënyrë që sot të shohim më larg se dje, dhe, më afër se nesër. 

  • Analiza i kushtohet Shaban Shalës nga Llapi, që më 1953 doli si trimat e shkollës Hasan Prishtinës për ta penguar shpërnguljën në Anadolli, për t` i luftuar të gjitha pazaret që ishin bërë dhe po bëheshin me tokat shqiptare!.           

Prishtinë, më 7 maj 2022         

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Intelektualët e vërtetë e kqyrin të vërtetën në sy, e thojnë dhe e shkruajn të vërtetën dhe vetëm të vërtetën pa marrë parasyshë se si e sa do ta përkrahin individ dhe çarçe të caktuara, një pjesë e të cilëve janë të verbër, të paditur, servil, qëllimkëqinjë, tendencioz, të shitur, antikombëtarë, “institucionalistë”, …..
    Që vepra e intelektualit të ket jetë të gjatë, i duhen: dija, dashja, sinçeriteti, dashamirësia, paqnshmëria, trajtimi real dhe i paanshëm, dhe shpesh e shumë shpesh sidomos trimëria, virtyt ky i cili gjatë gjithë periudhave kohore e sidomos gjatë atyre periudhave kur më shumë është dashur trimëri se sa dije fatkeqsishtë u ka munguar dhe ende sot e kësaj dite u mungon intelektualve Shqiptarë, andaj pikërishtë këtu do ta veqoja për kohën e sotshme intelektualin dhe dijetarin e nderuar, të respektuar e shumë lart të çmuar – sipas meje trim mbi trimat – autorin e këtij shkrimi.
    Kosova dhe Shqiptaria më shumë se kurrë dhe më shumë se sa bukë e ujë, ka nevojë për intelektual të këtij kalibri.
    Unë dëshiroj dhe uroj që Shqiptaria të ketë sa më shumë këso klae intelektuale.

    Për fund: “Në çdo pikë dhe në çdo presje pajtohem dhe jam në një mendje me ju që për mua jeni INTELEKTUAL I RRALLË që pa marrë parasyshë pasojat e thot të vërtetën dhe vetëm të vërtetën duke mos iu friguar as të sotmes dhe as të së ardhmes se dikush do të gjykoj për të pavërteta, për servilizëm, për munges të dijes e trimërisë”.

    Faleminderit për shkrimet tua të cilat të vetmen bazë mbi të cilën mbështeten e kanë shkencën.

  2. “Fortes fortuna adiuvat”( Fati i ndihmon trimat ose guximtaret) ?, “Pacta sun seranta”( Mareveshjet qe duhet njohur ose respektuar)?; apo, Ubi bene, ibi patria” ( Ku eshte mire ose qetesi, aty eshte atdheu im, yni)?….

    Sipas burimeve ose dokumentacioneve te shumeta historike ose historiografike: Historia dhe gjeografia nacionale, etnike, intogjene, autoktone ose autentike e shqiptareve, e tejkalon shifren e 99. OOO ose 1OO. OOO kilometrave katrore.

    Shih per kete, ne harmoni ose sinkroni optimale (mbi 75 %) te historise dhe gjeografise se lartepermendur nacionale dhe etnike te shqiptareve: Para “Konferences se Ambasadoreve” ne Londer (1913)- Italia, Gjermania ( Prusia) dhe “Dinastia e Habsburgeve” ( Austro-hungaria) si “modus vivendi” e ngriten dhe projektuan harten e re shtetrore, nacionale, etnike, historike dhe gjeografike te shqiptareve-prej me teper se 6O. OOO kilometrash katrore ( me Gjakoven dhe Shkodren si qendra ose epiqendra te shtetit te perbashket shqiptar), te cilen nuk e njohedn dhe s´e pranuan ruset, turqit, francezet dhe anglezet e manipuluar nga ruset, turqit dhe ferancezet, te cilin ishin ne favor te nje “vilajeti, apendiksi” ose shtetit te vogel shqiptar te kontrolluar nga turqit, ruset dhe te tjeret, me siperfaqe prej vetem 12 OOO ose 13 OOO kilometrash katrore.

    Ne baze te ndihmes dhe kontributit kolosal dhe titanik te gjermave, italianeve dhe austro-hungarezeve: Vetem Kosova-para konferences se ambasadoreve te Londres, i kishte me teper se 29 5OO kilometra katrore.

    Nderkohe qe me ndihmen e gjermaneve dhe italianeve ( te cilet disa historian, analist ose publicist te ceket, miop, daltonist, nihilist, konformist ose oportunist, i quajne nazi-fashist etj.) gjate periudhes kohore 1939-1945, u ngrite dhe formua Shqiperia Natyrale ose Etnike.

    Apo….!?

    Nese jam i gabuar, kedrkoj ndjese publike.

    Shumica e deshtakeve, shterrakeve, pesimisteve, demagogeve ose hipokriteve, akoma nuk e kuptojne faktin e njohur tragjikomik, kur ne castet ose momentet finale para suksesit ose triumfit te plote, ata hecin (cojne) dore nga lufta ose perpjekjet finale.

    “Medicus curat, natyrae sanat” ( Mjeku mjekon, nytyra sheron ose sanon.)

    Pacit shnet dhe mendje pjellore profesor H. Bajrami!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu