Cili është ndryshimi #midis një psikologu dhe një bisede me një mik/e?
Miqtë janë shumë të rëndësishëm. Miqësia përfshin gjithashtu gatishmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast vështirësish, por ekzistojnë të paktën pesë #dallime thelbësore midis miqësisë dhe #psikoterapisë.
1.Lloji i marrëdhënies që krijohet me një psikog/e lejon aktivizimin e një procesi të ndryshimit të personit, sepse zhvillohet sipas disa rregullave dhe përmes disa metodologjive specifike.
2.Psikologu nuk ka nevoja personale ndaj pacientit/es, përveç interesit profesional për ta ndihmuar atë, përmes aftësive të tij/saja profesionale, burimeve njerëzore dhe aftësive të komunikimit. Në vend të kësaj, miqësia është një marrëdhënie reciproke dhe simetrike, domethënë, të dy personat janë të përfshirë në nevoja të barabarta. Për rrjedhojë, një mik/e i/e mirë i përgjigjet kërkesës për ndihmë, sipas historisë personale të personit, vlerave, njohjes subjektive dhe mendimit personal. Sidoqoftë, askush prej nesh nuk arrin të jetë plotësisht i lirë në dhënien ose marrjen e këshillave, pasi përvoja personale do të ketë gjithmonë një peshë në interpretimin e fakteve. Disa intimitete dalin me vështirësi edhe me miqtë më të mirë.
3.Psikologu ka njohuri specifike se si njerëzit funksionojnë, cilat janë shqetësimet e tyre të mundshme psikologjike dhe cila është mënyra më e mirë për t’i kapërcyer ato.
4.Psikologu ka aftësi specifike dhe eksperincë se si të komunikoj mes njerëzve dhe mbi marrëdhënien e ndihmës. Kjo njohuri e shtyn atë të sillet me personin në mënyrën më të përshtatshme ndaj pacientit, në krahasim me atë që mund të bëjë një mik/e.
5.Psikologu e njeh veten sepse shpesh është dashur të kalojë nëpër një rrugë të brëndshme të vetë-njohjes edhe përmes psikoterapisë personale dhe mbikëqyrjes didaktike. Kjo i lejon atij/asaj të shmangë sjelljet personale në marrëdhëniet terapeutike, duke bashkëvepruar me pacientin/en vetëm sipas nevojave dhe problemeve të atyre që janë në psikoterapi.
Pra, qëndrimi, përgatitja dhe mjetet që një psikolog/e vë në dispozicion janë të ndryshme nga ato të një shoku/shoqeje.
Le ti lëmë lehtësinë dhe rëndësinë që meriton miqësisë: për të #zgjidhur problemet tona, ti drejtohemi profesionistit/es së fushës.
Miqësia #NUK mund të zëvendësojë dëgjimin terapeutik me një profesionist/e.
… Ndonjëherë është mirë të sqarohet!
Dhimbja e shpirtit duhet të mirëpritet me delikatesë, aty ekziston aftësia e një psikologu të mirë.
Një psikolog i mirë duhet të jetë i kujdesshëm për të respektuar #dhimbjen që i sjell pacienti, sepse analizat klinike nuk vijnë tek ne, radiografitë nuk arrijnë, rezonancat nuk arrijnë.
Tek ne njerëzit #vijnë shumicën e kohës të Lodhur, shumicën e kohës të Mposhtur dhe nuk ka asnjë trajtim objektiv,
çdo person duhet të ketë një trajtim të ndryshëm,
çdo person duhet të ndjekë rrugën e vet psiko-terapeutike,
ajo rrugë që do të #ndryshojë jetën e tij/saj.
Për të #gjithë njerëzit që Luftojnë për të Shëruar Plagët e Mëndjes dhe Shpirtit, për të gjithë ata që luftuan dhe Fituan#psikologu #shqetësimi #zgjidhja #ndryshimi
__________________
#PSIKOTERAPIA është #zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër #periudha të #vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim #vetë“.(#Copëza_psikoterapie)Në situata të shqetësimit figura e #psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjike
●●●●●●▬▬▬▬▬▬ ▬▬▬▬▬●●●●●●
Këshillimi me #psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh ! #Studio_Psikologjie-konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si #depresion #stres #atakpaniku #ankth #probleme_personale #probleme_me_fëmijët , një #moment_i_vështirë për tu kaluar apo #marrëdhënia_në_çift #çështjet_e_karrierës #vetë_respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. http://studiopsikologjie.al/
Konsultat në studio janë ndërprerë për shkak të covid19, vazhdojnë konsultat nga skype: studio.psikologjie, whatsApp, viber dhe nga telefon
Marrë nga:http://studiopsikologjie.al