ARKIVI:
26 Tetor 2024

Kosova përjetësisht mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s

Shkrime relevante

Sekretet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara , Antonio Guterres

Gani I. Mehmeti Nuk e di përse me hamendjen time, po mendoja...

Para çerek shekulli, 15 Tetor 1999: Reagimi nga Rusia kundër Zyrës për ATSH në Prishtinë që më dha Qeveria e Kosovës

ATSH- zyra - Kosovë-Pallati Rilindja-Behlul Jashari. Telexi i raportimeve nga 24maji...

Vjosa Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova mezi pret t’i zbatojë reformat e reja të KE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von...

Vizita e Ursula von der Leyen në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti kërkon heqjen e sanksioneve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i...

A kishte dorëzim armësh në katundet e rrethit të Malishevës?

Sinan Kastrati, Suedi ___ “Në Malishevë nuk ka pasur dorëzim armësh, por vetëm...

Shpërndaj

PRISHTINË, 11 Qershor 2022/ Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dërgoi sot këtë komunikatë:

Njoftim për media

Të dashur qytetarë të vendit,

Të nderuar miq ndërkombëtarë,

Me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Paqes, respektivisht 23 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, në cilësi të organizatorit, ju njoftojmë me agjendën e aktiviteteve të planifikuara, si në vijim:

11 Qershor

20:00 – Koncert muzikor i organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;

12 Qershor – Dita e Paqes

08:30 – Homazhe nga krerët shtetëror te varri i Presidentit Ibrahim Rugova;

08:40 – Homazhe nga krerët shtetëror te varri i Veprimtarit Adem Demaçi;

09:30 – Homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;

10:30 – Nderim i krerëve shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;

12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s!

Ejani të gjithë të përkujtojmë, nderojmë, evokojmë e festojmë së bashku!

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu